Ivica Daçiq Archives - Albeu.com

Prokuroria kërkon paraburgim për Fehim Salin dhe shpalos dyshimet për spiunazh
<html><head></head><body>

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë që Fehim Salit t’i caktohet masa e paraburgimit. Ai u arrestua dje nën dyshimin për spiunazh.

Në dokumentin e paraqitur për caktimin e kësaj mase thuhet se Sali është shtetas i Kosovës, me kombësi serbe, ndërsa posedon gjithashtu shtetësi të Serbisë.

PSRK-ja pretendon se ekziston dyshimi i bazuar që Sali, me dashje dhe për përfitim material, ishte rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Republikës së Serbisë, i njohur si BIA. Sipas Prokurorisë, ai e kishte ndihmuar vazhdimisht këtë shërbim të huaj, duke zbatuar urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviç, i njohur me nofkën “Zheljko”.

Në kërkesë pretendohet se Sali kishte përcjellë të dhëna për zhvillimet politike në Kosovë dhe kishte identifikuar zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), duke i fotografuar ata. Ai dyshohet se kishte dhënë edhe informacione për persona që i përkasin sektit vehabi dhe për individë të tjerë, të cilët më pas ia kishte propozuar zyrtarit të BIA-s si objektiva të mundshëm për kontaktim dhe rekrutim.

Sali dyshohet gjithashtu për veprime të tjera që bien ndesh me interesat shtetërore të Republikës së Kosovës dhe që cenojnë e dëmtojnë rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të vendit.

Prokuroria Speciale, në kërkesën dërguar Gjykatës Themelore, vlerëson se me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, të përcaktuar në nenin 124, paragrafi 3 të KPRK-së.

</body></html>

The post Prokuroria kërkon paraburgim për Fehim Salin dhe shpalos dyshimet për spiunazh appeared first on Albeu.com.

Fjalët e Daçiqit konsiderohen thirrje për linçim dhe justifikim të krimeve të luftës
<html><head></head><body>

Një valë reagimesh të forta ka përfshirë rajonin pas deklaratës së ministrit serb të Brendshëm, Ivica Daçiq, i cili kritikoi ashpër serbët që po kontribuojnë në identifikimin e varrezave ku prehen shqiptarët e vrarë gjatë konfliktit në Kosovë.

Miodrag Vlahoviq, ish-shefi i diplomacisë së Malit të Zi, ka reaguar duke dënuar retorikën e Daçiqit, të cilën e konsideron si nxitëse urrejtjeje dhe një përpjekje për të justifikuar krimet e kryera në luftë.

Përmes një postimi në platformën X, Vlahoviq pyeti nëse ekziston ndonjë politikan aktiv, qoftë serbo-malazez, serb me prejardhje malazeze apo serb dhe malazez në Mal të Zi, që do ta dënonte hapur këtë gjuhë të neveritshme urrejtjeje, këtë ftesë për linçim dhe këtë justifikim të krimeve më monstruoze.

Nga ana tjetër, edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, shprehu kritika të forta ndaj qëndrimeve të Daçiqit. Ai akuzoi Serbinë se vijon të bllokojë procesin e ndriçimit të fatit të personave që u zhdukën me forcë gjatë luftës. Sipas Sveçlës, ky vend në një anë nuk pranon të ofrojë të dhëna për të zhdukurit, teksa në anën tjetër kërcënon dhe arreston qytetarët e vet që bashkëpunojnë për të gjetur varret. Gjithashtu, ai theksoi se Serbia lavdëron me memoriale njësi si Brigada 37, anëtarët e së cilës mbajnë përgjegjësi për masakrat e shumta në Kosovë.

Këto reagime erdhën pas një interviste të dhënë nga Daçiq për një televizion serb, ku ai kritikoi ashpër serbët që, sipas tij, zbulojnë vendet e varrezave masive para shqiptarëve dhe kroatëve. Daçiq shprehu shqetësimin se si do të veprohet me këta njerëz, duke i quajtur deklaratat e tyre budallallëqe të ndryshme.

Fjalët e tij janë parë nga kritikët si një orvajtje për të frikësuar dëshmitarët dhe për të penguar bashkëpunimin në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Kjo mbetet një ndër çështjet më të ndjeshme dhe të pazgjidhura pas luftërave në ish-Jugosllavi.

</body></html>

The post Fjalët e Daçiqit konsiderohen thirrje për linçim dhe justifikim të krimeve të luftës appeared first on Albeu.com.

Ministri i Jashtëm i Serbisë në SHBA, vizitë treditore në Uashington
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq do tvzhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës ku dhe do të takohet me Derek Chollet, këshilltar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit si dhe me Gabriel Escobar, të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Me anë të një njoftimi në zyrën e tij për mediat ai do tëqëndrojë në SHBA si dhe do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.

Këto takime vijnë pikërisht në kohën e intensifikimit të diskutimeve për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Albeu.com/

The post Ministri i Jashtëm i Serbisë në SHBA, vizitë treditore në Uashington appeared first on Albeu.com.