Ivi Kaso Archives - Albeu.com

7501-shin e miratoi PD/ Deklarata e Lamallarit shkakton debat te “Komisioni i Ligjeve”, Ivi Kaso përplaset me ministrin e Drejtësisë: Kërko ndjesë publike…
Këtë të martë, një deklaratë e bërë nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari në Kuvend, se ligji 7501 u miratua nga Partia Demokratike, është bërë objekt debati në Komisionin e Ligjeve.

Teksa sot në mbledhje raporton ministri, deputeti i PD-së, Ivi Kaso, pohoi se Lamallari duhej ta niste fjalimin e tij me një ndjesë publike, pasi kishte gënjyer.

Ai tha se nuk e ka miratuar PD-ja ligjin 7501.

“Do të ndalem te një pyetje. Ministri ka pak në këtë detyrë. Diçka që lidhet me ministrin dhe jo me periudhën e raportimit. Besoj se kjo seancë e ministrit, përveç raportimit, të kishte nisur me një ndjesë publike. Ai duke u bërë pjesë e një debati publik, ka dezinformuar. Ai ka pretenduar se ligji 7501 është miratuar nga PD dhe kjo nuk është e vërtetë. Jo vetëm nga paraqitja objektive e fakteve, në fall ministri u kap nga shtypi dhe jo nga opozita. Kjo deklaratë në kuadër të një deklarate politike s’do të bënte problem, por ministri përfaqëson institucionin më të lartë të Drejtësisë. Njerëzit e marrin për të vërtetë këtë deklaratë. Zoti ministër, a mendoni se i detyroheni një ndjesë opinionit publik për dezinfomin që bëtë se kush e miratoi ligjin 7501”?- tha Kaso.

Sakaq, ministri i Drejtësisë, theksoi se i ai i referohej një deklarate të 11 shkurtit të vitit 2014. Ndërsa shtoi se nuk dezinformuar asnjëherë publikun.

“Prej 8 vite e gjysmë jam pjesë e kësaj qeverie. Në asnjë moment nuk kam dezinformuar. I referohem fakteve. Mjafton që të shohësh një intervistë të 11 shkurtit 2014 ku merret përgjegjësia e atij ligji. Të merret dhe lexohet në mënyrë korrekte dhe jo të analizohet deklarata ime. Shqipëria europiane nuk është Shqipëria e problemeve të theksuara të pronës, apo ligjeve të shkruara gabim, por është vendi i ligjeve që përputhen me standardet e BE”, tha ai.

The post 7501-shin e miratoi PD/ Deklarata e Lamallarit shkakton debat te “Komisioni i Ligjeve”, Ivi Kaso përplaset me ministrin e Drejtësisë: Kërko ndjesë publike… appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i aktivistit, reagon PD: Protesta e djeshme shtoi panikun tek Rama
Gjatë një deklarate nga selia blu, sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso,  ka deklaruar se pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e së shtunës, ka shtuar dhe më shumë panikun e Edi Ramës.

Kaso u shpreh se janë arrestuar disa aktiviste, ndërsa është ndaluar edhe një mitur.

Sipas tij, pjesëmarrja në protestën e djeshme është një lajmërim për fitoren e zgjedhjeve më 11 maj. Po ashtu, Ivi Kaso paralajmëroi ministrin e Brendëshm, Ervin Hoxha se do te japë llogari.

“Qëllimi është një: Frikësimi i opozitareve pas panikut për protestën madhështore që lajmëroi mbrëmë fitoren e Partisë Demokratike më 11 maj. Por e historia ka treguar se demokratët nuk i kanë trembur kriminelët e diktaturës, aq më pak do i trembin fotokopjet e tyre Partia Demokratike i bën thirrje nipit të qoftëlargut dhe shërbëtorit të narkoshtetit të frenojë përdorimin e policisë kundër opozitës dhe ti përdorë kundër krimit”, tha ai.

Deklarata e plotë:

Pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e së shtunës, ka shtuar dhe më shumë panikun e Edi Ramës dhe sejmenëve të tij në qeveri dhe polici për humbjen që i pret në zgjedhjet e 11 majit.

Narkopolicia me urdhër të narkoregjimit ka arrestuar sot dhe mbrëmë menjëherë pas proteste dhjetëra të rinj aktivistë të Partisë demokratike dhe opozitës.

Komisariatet e Tiranës janë mbushur me të rinj dhe adoleshentë.

Engjëll Tafasi, i riu i arrestuar mbrëmë dhe te tjerë të ndaluar sot përfshirë edhe të miturin Amarildo Tuga janë prova se Hoxha i diktaturës së re e kupton rendin dhe sigurinë si përballje dhe eliminim të opozitës dhe të drejtës për tubim.

Qëllimi është një: Frikësimi i opozitareve pas panikut për protestën madhështore që lajmëroi mbrëmë fitoren e Partisë Demokratike më 11 maj. Por e historia ka treguar se demokratët nuk i kanë trembur kriminelët e diktaturës, aq më pak do i trembin fotokopjet e tyre

Partia Demokratike i bën thirrje nipit të qoftëlargut dhe shërbëtorit të narkoshtetit të frenojë përdorimin e policisë kundër opozitës dhe ti përdorë kundër krimit.

Të luftosh opozitën dhe të bashkëpunosh me organizatat kriminale është një krim që nuk harrohet dhe do të ndëshkohet.

Përndjekja e aktivistëve të opozitës ndërkohë që vijon persekutimi politik dhe burgosja e eksponentëve të larte të saj, nuk e tremb shpirtin opozitar dhe as e kthen nga rruga vrullin e fitores së 11 majit.

Ata që japin urdhra arrestimesh dhe ata që i zbatojnë me zell ato do të japin llogari pas 11 majit.

Të arrestuarve, ndaluarve, familjarëve të tyre dhe të gjithë demokratëve u bëjmë me dije se nuk janë vetëm. Gjithsecili prej tyre do të ketë mbrojtje ligjore dhe politike nga opozita.

Partia Demokratike e ka te qartë:

Programi i dhunës po ia le vendin Programit të Ndryshimit!

The post Arrestimi i aktivistit, reagon PD: Protesta e djeshme shtoi panikun tek Rama appeared first on Albeu.com.

“Vula e PD”, Ivi Kaso kërkesë gjykatës: Të mos pranohet ankimimi i Alibeajt
Përfaqësuesi ligjor i PDsë së Rithemelit, Ivi Kaso, ka paraqitur në seancën gjyqësore për vulën e Partisë Demokratike në Apel, kërkesën për rrëzimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt.

Avokati ka kërkuar lënin në fuqi të vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe njohjen e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 Dhjetor 2021.

Kujtojmë që më 18 dhjetor 2021, Berisha mblodhi Kuvendin e PD dhe aty u miratua një statut i ri, i cili i hapi rrugë Komisionit të Rithemelimit.

Statuti i dalë nga Kuvendi i 18 dhjetorit u dërgua në Gjykatën e Tiranës dhe kjo e fundit e aprovoi.

Por Enkelejd Alibeaj e dërgoi në Apel, duke kundërshtuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pasi e cilëson atë si të paligjshëm.

The post “Vula e PD”, Ivi Kaso kërkesë gjykatës: Të mos pranohet ankimimi i Alibeajt appeared first on Albeu.com.

Partia Demokratike: Beleri u dënua me prova false
Sekrtari për Çështjet Ligjore në PDIvi Kaso, tha sot para mediave se “në të gjithë këtë aferë të turpshme të eleminimit të kundërshtarit politik, SPAK ka “thyer rekordin” e tij: SPAK pranoi të shqyrtonte një ҫështje të cilën e gatoi me prova të falsifikuara policia “që duam” e Edi Ramës.

SPAK më tej, refuzoi të gjitha provat dërrmuese dhe kërkesat legjitime të kërkuara nga Fredi Beleri në seancë, edhe pse faktet tregonin katërcipërisht që cështja ishte e montuar, me dëshmi që nuk ekzistonin, mbi dokumenta që u provuan të ishin të falsifikuara.

Por nuk mbaron këtu: SPAK “u kujdes” të ushtronte presionin e duhur ndaj trupit gjykues, i cili refuzoi me gjakftohtësi të gjitha provat e ofruara nga mbrojtja, të cilat provonin se cështja ishte e sajuar dhe montuar vetem për qëllimin politik të rrëmbimit të Bashkisë së Himarës nga Edi Rama.

Ky proces kaq i mbrapshtë politik, ka frymëzues Edi Ramën dhe ekzekutor Policinë e Shtetit dhe SPAK. Qëllimi është rrëmbimi i tokave të himariotëve, masakra me tokat e bregut të detit, toka të cila do t`i vihen shpejt në dispozicion “investitorëve strategjikë” të Edi Ramës.

Për këtë kryetari i Bashkisë Himarë nuk duhet të lejohet të betohet, edhe pse është shkelje flagrante kushtetuese. Për këtë Fredi Beleri duhet të dënohet edhe pse provat e falsifikuara kundër tij janë qesharake. Për këtë SPAK del garant duke bërë atë cfarë kërkon interesi politik dhe ekonomik i klanit të Ramës.

Kjo aferë kaq banale dhe e shëmtuar flet shumë, jo vetëm për standardin e zgjedhjeve që mbahen në Shqipëri, por mbi të gjitha për “heronjtë tanë të antikorrupsionit”, që të bardhën e nxijnë dhe të zezën e fshijnë.

Këta heronj, që për opozitën kanë marrë kallashin dhe po e masakrojnë në emër të drejtësisë së re rilindase, për qeverinë që me korrupsionin e saj po copëton dhe shkatërron vendin, prodhojnë indulgjenca.

Ne jemi dëshmitarë të standardit shkatërrues që SPAK dhe gjyqsori i tij po aplikojnë. Ne shohim sesi ëndrra e merituar e shqiptarëve për drejtësi të pakapur është zhbërë. Ne shohim sesi proceset e SPAK janë qartazi politike dhe aspak drejtësie. Dhe si ne e shohin të gjithë shqiptarët.

Ne duam drejtësi sepse jemi shumë të interesuar për të, por nuk mund të heshtim kur na shesin sapunin për djathë.

Ne jemi këtu për të thënë të vërtetën, sado e hidhur të jetë ajo. Ne nuk do lejojmë që Shqipëria të zhbëhet nga Edi Rama dhe qeveria e tij. As nga instrumetat që ajo përdor për të nënshtruar opozitën.

Prandaj në 20 shkurt, të gjithë në shesh për ti thënë jo korrupsionit, jo keqqeverisjes, jo drejtësisë së kapur, jo rrënimit ekonomik dhe shpopullimit të vendit. O Sot, o Kurrë!

The post Partia Demokratike: Beleri u dënua me prova false appeared first on Albeu.com.

Me 938 vota pro, Sali Berisha rizgjidhet në krye të Partisë Demokratike
Sali Berisha u votëbesua gjatë Kuvendit të Sotëm që u mbajt në Pallatin e Kongereve. Ai kërkoi votën e demokratëve pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ivi Kaso, në një deklaratë për mediet, pas përfundimit të votive, bëri me dije se Berisha ëqshtë rizgjedhur në krye me 938 vota. Sakaq, 7 fletë votimi ishin të pavlefshme.

Gjithsej në sallë ishin 1203 votues, por vetëm 1000 prej tyre votuan.

Ivi Kaso: Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë.

Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra.

Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203.

Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit.

Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme.

Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë.

Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë.

/albeu.com

The post Me 938 vota pro, Sali Berisha rizgjidhet në krye të Partisë Demokratike appeared first on Albeu.com.

“Beteja” për PD-në, sot merret vendimi, Ivi Kaso: Gjykata të mos e pranojë padinë
Ka nisur senca për përkatësinë e vulës së Partisë Demokratike.

Në senacë po marrin pjesë përfaqëuses ligjorë të Berishës dhe rë Alibeajt.

Përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës, Ivi Kaso kërkon që gjykata të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjese e procesit.

Ivi Kaso: Të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjese e procesit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa thotë se vendimi i shkallës së marrë është marrë në shqyrtim gabim, Ndërsa përfaqësuesi i Berishës Ivi Kaso thotë se Gjykata të konstatojë mospranimin e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet.

Indrit Sefa: Ky nuk është momenti procedurial. Ne dy avokatët mendojmë që kjo gjykatë duhet t’i shqyrtojë të tërë elementët dhe pesë ditë më parë edhe shtesa mbi ankesën tonë.

Ivi Kaso: Ankimi nuk përmbush kushtet, Alibeaj nuk është përfaqësues i ndonjë pale në gjyqin që u mbajt në shkallën e Parë. Ligji procedurial parashikon çfarë është ankimimi. Neni 442 e thotë. Duhet të jesh palë për të patur mundësinë pra duhet pozita prceduriale e ankimuesit.

Kaso: Rezulton se nga përmbajtja e vendimit në shkallën e parë nuk la patur palë të tjera. Në rastin objekt shqyrtimi , vullneti i PD për të mos ushtruar ankim ndaj vendimit të marsit është i qartë, vullneti ka qenë i qartë.

Kjo seancë gjyqësore do të vendosë mbi fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, si edhe do të zgjidhë përfundimisht ngërçin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke ndarë kështu se cili nga kampet do të regjistrohet për zgjedhjet vendore nën siglën e PD-së.

Çështja do të shqyrtohet nga Elona Mihali e cila do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë caktuar gjyqtarët Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

Sot pritet t’i jepet fund konfliktit mes 2 grupeve për kontrollin e Partisë Demokratike. Gjyqtarët do të vendosin mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit 11 dhjetorit si legjitim.

Nëse Apeli do të lërë në fuqi vendimin e Zhukrit, do të jetë Sali Berisha ai që do të marrë kontrollin e Partisë Demokratike dhe do të futet në garë me kandidatët e dalë nga procesi i primareve. Por nëse Apeli do të rrëzojë vendimin e Zhukrit, do të jetë Alibeaj ai që do të futet në zgjedhje me logon e PD-së, ndonëse ai deri më tani ka prezantuar shumë pak kandidatë dhe për Tiranën, ku do të jetë më e fortë beteja elektorale, ende nuk ka një emër.

Nëse këtë ‘betejë’ e fiton Alibeaj, për të marrë pjesë në zgjedhje Berishës do t’i duhet t’i gjejë një mënyrë tjetër për t’u futur në zgjedhje, nën siglën e partive aleate. Që do të thotë do të përsëritet skenari i zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, në të cilat Berisha u fut bashkëpunoi me LSI-PDK, të cilët krijuan koalicionin “Shtëpia e Lirisë” dhe u futën në garë kandidatët e zgjedhur nga ish kryeministri..albeu.com/

The post “Beteja” për PD-në, sot merret vendimi, Ivi Kaso: Gjykata të mos e pranojë padinë appeared first on Albeu.com.

Plas sherri mes Kasos dhe Ngjelës: S’ke flokë, mos mu drejto mua ashtu. Demokrati: Po bëhesh barsoletë avokat
Ivi Kaso, Sekretari për  çështjet ligjore në Partinë Demokratike është përplasur mbrëmjen e djeshme me avokatin Spartak Ngjela.

Shkak i debatit u bë gjyqi për vulën e Partisë Demokratike.

Gjatë emisionit “Top Story” Kaso përmendi faktin se grupi i “Alibashëve” nuk është paraqitur në seancat gjyqësore, duke iu referuar deputetëve që mbështesin Alibeajn.

Gjithashtu, ai tha se ata kishin mundësinë t’i atakonin në gjyq mirëpo nuk e bënë një gjë të tillë. Këtu sekretari u përball me Ngjelën, i cili e kundërshtoi atë për çështjet ligjore.

Në një moment të bisedës Ngjela i përmendi Kasos diplomën e marrë nga ky i fundit nga Universiteti i Kristalit, gjë e cila solli dhe degradimin e debatit.

PJESË NGA DEBATI:

Kaso: Sështë nevoja fare të më drejtohesh mua me karagjozlliqe. Më tregon mua ti Kristalin.

Ngjela: Kujt i thua karagjozlliqe ti.

Kaso: Me karagjozlliqe, më tregon mua Kristalin ti. Kujt i tregon Kristalin? Ke bër shkollën në kohën e Enverit dhe më tregon mua ti Kristalin.

Ngjela: Je pa flokë.

Kaso: Si jam unë pa flokë?

Ngjela: Po.

Kaso: Po s’më duhen mua flokët që të të dal përballë.

Ngjela: Po duket sa të ka reflektuar te mëndja.

Kaso: Ah, kush flet për mëndje. O avokat po bëhesh barcaletë.

/Albeu.com.

The post Plas sherri mes Kasos dhe Ngjelës: S’ke flokë, mos mu drejto mua ashtu. Demokrati: Po bëhesh barsoletë avokat appeared first on Albeu.com.

Rikthimi i basteve, reagon PD: Rama kuzhineta e mekanizmin kriminal, luan bixhoz me fatet e vendit
Partia Demokratike ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama tha se po mendohet legalizimi i basteve online.

Në një deklaratë nga selia blu, Sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso tha se Rama dhe njerëzit që ai kishte mbledhur sot për dëgjesën publike, nuk janë “më shumë se bastexhinj të punëve dhe fateve të Shqipërisë në zyrat e shtetit që i dinë skuta kumari.”

Më tej, Kaso shtoi se ora e llogarisë po afrohet dhe rreziku që ata përbëjnë për Shqipërinë do u kthehet kundër.

Reagimi i plotë:

Në vitin 2013, Edi Rama me ministrin e tij, atëhere ‘kampion’, tashmë në burg, e kodonin si ‘fundi i marrëzisë’ operacionin për mbylljen e basteve.

Makina e madhe e propagandës u vu në shërbim të idesë se, ky hap ndërmerrej për të pastruar qytetin, për të shpëtuar Shqipërinë, nënat e motrat e saj, për t’i lënë burrat “që të shkonin në darkë në shtëpi te gratë”.

Pas nëntë vitesh në pushtet, Edi Rama me ‘klanin e babëzisë’ kthehen në vendin e krimit me këngën e një avazi të ri.

Sot thonë: Bastet janë të mira. Të kthehen bastet. Rrofshin bastet!

Partia Demokratike e neverit qëndrimin hipokrit, haluçinanat dhe hajdutëror të Edi Ramës. Kur ai bën, njëherë si gardian i familjes dhe vlerve të saj, dhe një herë si ‘kampion i ideve liberale’, nuk është as njëra as tjetra.

Ai është kuzhineta në mekanizmin kriminal që sundon sot Shqipërinë. Një kuzhinetë që e lëviz karrocerinë e punëve të shtetit dhe parave publike në drejtim të të vëllait, shokëve të tij dhe ‘çunave problematikë’ të të gjitha ngjyrave.

Sot i kishte mbeldhur të gjithë vasalët në një dëgjesë turpi, për të bërë, asgjë më shumë se dhënien e licencës Olsit të familjes. Figurantët e sotshëm, dhe ai bashkë me ta, nuk janë më shumë se bastexhinj të punëve dhe fateve të Shqipërisë në zyrat e shtetit që i dinë skuta kumari.

Duam t’i kujtojmë zotërisë së tij, që ua kushtonte nënave dhe motrave mbylljen e basteve se, sot nëpër Shqipëri ka shumë nëna dhe motra veshur në të zeza nga përplasja që nisi në vitin 2013 mes grupeve rivale në këtë biznes.

Me politikën “hëngshin kokat!” Edi Rama ka prodhuar një shtet ku terrori është një fakt, dhe krimi një skedinë ku rendi dhe siguria e humbin përherë ndeshjen.

Me qaravitjen hipokrite me ‘nënat dhe motra’, Edi Rama nuk ka patur ndërmend shqiptarët, por të vëllanë.

Partia Demokratike i kujton Edit, Olsit dhe të gjithë kumarxhinjve, se ora e llogarisë së tyre po luhet në sytë e popullit.

Pasuria që i ka fryrë deri te qerpikët nuk do t’i shpëtojë dot.

Rreziku që ata përbëjnë për Shqipërinë do t’u kthehet kundër.

The post Rikthimi i basteve, reagon PD: Rama kuzhineta e mekanizmin kriminal, luan bixhoz me fatet e vendit appeared first on Albeu.com.

Ndryshime në statutin e 11 dhjetorit, Ivi Kaso: do të rregullohen hapsirat bosh në PD
Propozimet e para nga baza e demokratëve për ndryshime statutore vijnë për drejtuesit e tyre të sapozgjedhur, me parimin një anëtar, një votë.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, tregon se Kuvendi i 30 prillit pritet që të sjellë një sërë ndryshimesh nga statuti i 11 dhjetorit, që lidhen me përbërjen e Këshillit Kombëtar të PD-së:

“Kanë ardhur propozimet nga degët për një traditë të PD-së, që parashikon që kryetarët e degëve, për shkak se janë zgjedhur me një anëtar, një votë, do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar.

Ka pasur edhe propozime të karakterit teknik, për të rregulluar ato hapësira që janë lënë bosh, që kanë të bëjnë me organizimin e partisë”.

Ky kuvend pritet që të vendosë edhe mbi datën e re në të cilën anëtarësia do të thirret për të zgjidhur kryetarin e ri të demokratëve: “Kushtet janë pjekur për të përcaktuar modalitetin për kryetarin e ri, afatet kohore që do të zhvillohet gara, për të vendosur dhe fushatën që do të mbajnë kandidatët për kryetar e deri te data e finalizimit të këtij procesi”.

Prej javësh, demokratët janë përfshirë në një proces të rinovimit të institucioneve në bazë, që duhet të përfundojë deri në Kuvendin e 30 prillit./albeu.com

The post Ndryshime në statutin e 11 dhjetorit, Ivi Kaso: do të rregullohen hapsirat bosh në PD appeared first on Albeu.com.

Gjyakta pranoi ankimimin e Alibeajt, “Rithemelimi”: Nuk duhet të merret në shqyrtim
Pasi Gjykata e Tiranës mori në shqyrtim kërkesën e Enkelejd Alibeajt për  për të ankimuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu vendimet e Komisionit të Rithemelimit të 11 Dhjetorit.

Pas këtij vendimi, ka dalë në një deklaratë për shtyp Ivi Kaso, përfaqësues i “Komisionit të Rithemelimit”.

“Njohja e Kuvendit është vendim i ligjshëm dhe kjo palë që pretendon të përfaqësojë PD e kundërshton. Me provat që janë në dosjen gjyqësore, nuk mund të mos njihet statute i 11 dhjetorit.

I ashtëquajturi ankim nuk përmbush asnjë nga kriteret ligjore, personi që ka paraqitur kërkesën nuk është palë, dhe as përfaqësues legjitim të ndonjë pale për shqyrtimin e ceshtjes.

Në bazë të ligjit, Gjykata duhej sot vetëm të verifikonte nëse ankimi është firmosur nga pala e autorizuar dhe sipas vendimarrjeve të njëpasnjëshme të Gjykatës së Lartë, Apeli duhet të rrëzonte këtë kërkesë.

Limiti standard është mbajtur nga gjyqtarja Blerina Muça, kërkesa jonë për të qenë pjesë e procesit në Kuvendin e Korrikut, ajo e refuzoi, edhe sot bëri të njëjtën gjë.

Nuk është ky vendimi i parë i marrë nga Gjykata e Tiranës, këto palë nuk duhet as të merren në shqyrtim e jo më të pranohet kërkesa e tyre. Pala që përfaqësohet nga deputeti Alibeaj, nuk ka qenë palë në process dhe si e tillë nuk legjitimohet. Ky vendim është pranuar dhe vetë nga pala e cila sot pretendon se ka të drejtë të ankimojë”, tha ai./albeu.com

The post Gjyakta pranoi ankimimin e Alibeajt, “Rithemelimi”: Nuk duhet të merret në shqyrtim appeared first on Albeu.com.