ivan toney Archives - Albeu.com
Ivan Toney akuzohet për sulm në një klub nate në Soho, paraqitja në gjykatë më 24 shtator
Ivan Toney, sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, është vënë nën akuzë për një sulm të dyshuar në një klub nate në Soho. Policia Metropolitane e Londrës njoftoi të premten se 30-vjeçari do të paraqitet para gjykatës muajin e ardhshëm, ndërsa ngjarja lidhet me një incident të ndodhur më 6 dhjetor të vitit të kaluar në një klub nate në Rrugën Wardour.
Gazeta britanike The Sun publikoi pamje nga arrestimi i futbollistit dhe raportoi se përplasja nisi pasi një tifoz tentoi ta kapte Toneyt për të realizuar një fotografi. Një person që pa ngjarjen tregoi se si u zhvillua incidenti.
Dëshmitari tha se Toney kaloi pranë një tavoline ku ndodhej një grup djemsh. Njëri prej tyre e identifikoi duke thënë: “Ky është Ivan Toney” dhe u përpoq ta kapte nga qafa për një foto. Sipas dëshmisë së dhënë për The Sun, futbollisti iu përgjigj: “Largohu prej meje, largohu prej meje”, përpara se ta godiste me kokë njërin prej të rinjve.
Policia bëri të ditur se Toney u akuzua të enjten, më 31 korrik, për sulm që ka shkaktuar dëmtime trupore. Ai është thirrur të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster të enjten, më 24 shtator.
Futbollisti, i cili aktivizohet për klubin saudit Al-Ahli dhe realizoi 42 gola gjatë sezonit të kaluar, e ka pranuar akuzën.
“Ivan e pranon akuzën dhe, megjithëse i tronditur, mezi pret mundësinë për ta pastruar emrin e tij në gjykatë”, deklaroi një zëdhënës i Toneyt.
Toney ishte pjesë e përfaqësueses së Anglisë që fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës të këtij viti. Trajneri Thomas Tuchel e aktivizoi fillimisht vetëm në minutën e fundit të gjysmëfinales kundër Argjentinës, ndërsa në sfidën për medaljen e bronztë e vendosi në formacionin titullar. Anglia triumfoi ndaj Francës me rezultatin 6-4.
Seanca gjyqësore do të zhvillohet dy ditë përpara përballjes së Anglisë me kampionët e botës, Spanjën, në Wembley. Kjo do të jetë ndeshja e parë e tyre në Grupin A3 të Ligës së Kombeve.
</body></html>
The post Ivan Toney akuzohet për sulm në një klub nate në Soho, paraqitja në gjykatë më 24 shtator appeared first on Albeu.com.
Rrugëtimi me baltë drejt lavdisë: 20 lojtarët e Anglisë që prekën fundin për të mbërritur në majat e Botërorit
<html><head></head><body>
Vetëm një ndeshje e ndan Kombëtaren e Anglisë nga finalja e Kupës së Botës 2026, megjithatë historia e shumicës së lojtarëve të grumbulluar nga Thomas Tuchel nuk ka zanafillë në arenat prestigjioze të Ligës Premier.
Prej 26 futbollistëve të përzgjedhur për turneun botëror, plot 20 prej tyre kanë provuar më parë ashpërsinë e kategorive inferiore angleze, ndërsa një pjesë e tyre kanë njohur edhe realitetin e futbollit gjysmëprofesionist, shumë kohë përpara se të shkelnin në skenën më madhështore të sportit.
Ky realitet dëshmon se shtegu drejt suksesit rrallëherë është i shtruar, pasi një numër i konsiderueshëm i protagonistëve aktualë të “Tre Luanëve” kanë kaluar sezone të tëra në impiante të thjeshta dhe me skuadra larg qendrës së vëmendjes mediatike.
Jordan Pickford, gardiani i portës titullare, kaloi në gjashtë periudha huazimi që përshkuan gjithë piramidën e futbollit anglez. Ai u aktivizua në Ligën Kombëtare (shkalla e pestë), në Kategorinë e Katërt, të Tretë dhe të Dytë, derisa siguroi një pozicion të qëndrueshëm te Sunderland dhe më vonë u shndërrua në zgjedhjen e parë të portës së Anglisë.
Një trajektore të ngjashme ndoqi edhe Dean Henderson, që numëron paraqitje në Ligën Kombëtare si dhe në Kategorinë e Katërt, të Tretë e të Dytë. James Trafford, nga ana tjetër, u brumos në Kategorinë e Tretë me fanellat e Accrington Stanley dhe Bolton Wanderers, përpara se të shpërthente me Burnleyn në Kategorinë e Dytë.
Në repartin e prapavijës, emra si John Stones, Marc Guehi, Trevoh Chalobah, Ezri Konsa, Reece James, Djed Spence dhe Jarell Quansah i hodhën hapat e parë në Kategorinë e Dytë ose të Tretë, aty ku grumbulluan përvojën e nevojshme që më vonë i transferoi në klubet e mëdha të vendit.
Një rast veçanërisht motivues është ai i Dan Burn, i cili dikur punonte në një supermarket për të plotësuar buxhetin, ndërkohë që luante në Ligën Kombëtare. Në moshën 34-vjeçare, ai shijon tani debutimin në Kupën e Botës me kombëtaren angleze.
As yjet e sulmit nuk e patën rrugën më të lehtë. Kapiteni Harry Kane veshi fillimisht uniformën e Leyton Orient në Kategorinë e Tretë, e më pas ato të Millwall dhe Leicester City në Kategorinë e Dytë, përpara se të shndërrohej në ikonë te Tottenham.
Jude Bellingham i mjaftoi një sezon i vetëm me Birmingham City në Kategorinë e Dytë që të bindte Borussia Dortmundin për ta blerë. Ndërkaq, Ollie Watkins zbriti deri në Ligën Kombëtare, për të kaluar më pas në Kategorinë e Katërt, më vonë në të Dytën dhe përfundimisht të ngjitej në elitë.
Ivan Toney kaloi shumë vite në Kategorinë e Katërt dhe të Tretë me disa formacione, derisa shpërtheu te Brentford në Kategorinë e Dytë dhe fitoi të drejtën e fanellës kombëtare. Edhe Anthony Gordon, sot pjesë e Barcelonës, pati një eksperiencë jo fort të lumtur në Kategorinë e Dytë te Preston North End, ku e humbi vendin e titullarit pas një ndryshimi në stolin e trajnerit.
Kontrasti vjen vetëm nga gjashtë futbollistë të ekipit aktual që nuk kanë shkelur kurrë në kategoritë e ulëta angleze: Nico O’Reilly, Declan Rice, Kobbie Mainoo, Bukayo Saka, Marcus Rashford dhe Noni Madueke — ky i fundit luajti në kategorinë e dytë holandeze me ekipin rezervë të PSV-së, jo në Angli.
Rruga e kësaj gjenerate të kombëtares angleze dëshmon qartë se arritjet madhore nuk burojnë gjithmonë nga akademitë e privilegjuara apo debutimet e hershme në Ligën Premier. Për shumicën e nxënësve të Thomas Tuchel, udha që i çoi në gjysmëfinalen e Kupës së Botës kaloi fillimisht në terrenet e vështira dhe sfidat e ashpra të kategorive të fundit të futbollit anglez.
</body></html>
The post Rrugëtimi me baltë drejt lavdisë: 20 lojtarët e Anglisë që prekën fundin për të mbërritur në majat e Botërorit appeared first on Albeu.com.
Alarmohen skuadrat e mëdha angleze, Brentford ul çmimin e Ivan Toneyt
Ivan Toney është një nga sulmuesit më të kërkuar në Ligën Premier dhe ai pritet të largohet në fund të sezonit nga Brentford.
Pasi ka kaluar dënimin për baste, Toney është rikthyer të luaj dhe në 13 ndeshje këtë edicion ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër.
Top klubet angleze si Chelsea, Arsenal, Manchester United apo edhe West Ham e Newcastle po luftojnë për t’i siguruar shërbimet e tij.
Brentford e ka vlerësuar yllin e tyre me një shifër të pabesueshme prej 100 milionë eurove, por klubi anglez ka bërë një zbritje të madhe tani.
Sipas raportimeve të fundit nga media të ndryshme në Angli, Brentford ka ulur kërkesat për ta lënë të lirë Toneyn dhe tani kërkon 58 milionë euro për largimin e sulmuesit.
Kjo ka alarmuar skuadrat e interesuara për lojtarin që po kërkojnë sa më parë t’i sigurojnë shërbimet e tij.
Vet 28-vjeçari ka deklaruar se dëshiron largimin nga Brentford për të bërë një hap para në karrierë dhe ulja e çmimit nga klubi do ta lehtësojë largimin e tij. /Telegrafi/
The post Alarmohen skuadrat e mëdha angleze, Brentford ul çmimin e Ivan Toneyt appeared first on Albeu.com.
As Chelsea as Arsenali, Ivan Toney i befason të gjithë me klubin e ardhshëm
Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney, është në linjë për të bërë transferimin tek klubi ku më së paku pritej në Premier Ligë.
Bëhet fjalë për West Hamin, që raportohet se tashmë kanë marrë avantazhin mbi ekipet tjera për të siguruar shërbimet e reprezentuesit anglez.
Toney pak kohë më parë iu rikthye futbollit pasi vuajti dënimin prej tetë muajsh për shkak të bastëvenieve.
Që prej rikthimit Toney ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim dhe kjo bëri që të marrë ftesën nga Anglia aty ku edhe e kishte gjetur golin.
Teksa shumë persona kanë menduar se Toney do të bënte hapin e radhës në një ekip si Arsenali, Chelsea apo Liverpooli, sipas raportiemve të fundit duket se e ardhmja e tij po shkon drejt West Hamit.
Gazetari Peter O’Rourke nga Football Insider ka thënë se ka një mundësi të madhe që Toney t’i bashkohet West Hamit.
“Ka një mundësi të mirë që Ivan Toney mund të përfundojë tek West Hami. Do të ishte një blerje e madhe”.
“Ka shumë zëra për Arsenalin që janë të interesuar për Toneyn, por sipas informacioneve të mia interesimi i tyre është zbehur dhe ata po shikojnë lojtarë të tjerë”, është shprehur ai. /Telegrafi/
The post As Chelsea as Arsenali, Ivan Toney i befason të gjithë me klubin e ardhshëm appeared first on Albeu.com.
Jurgen Klopp ka treguar bisedën që pati me Ivan Toney pas ndeshjes ndaj Brentfordit
Jurgen Klopp ka zbuluar se ai ka pasur një ‘bisedë të mirë’ me sulmuesin e Brentfordit, Ivan Toney, pasi Liverpooli mposhti skuadrën e tij me rezultat 4-1 të shtunën.
Toney, i cili ka qenë në një formë mbresëlënëse që prej rikthimit të tij pas tetë muajsh dënim për bastvënie, ka treguar aftësitë e tij pasi ka shënuar golin e katërt në pesë ndeshjet e fundit në duelin ndaj Liverpoolit.
Megjithatë, Liverpooli mori një fitore komode në fund, kjo falë golave nga Darwin Nunez, Alexis MacAllister, Mohamed Salah dhe Cody Gakpo.
Pas ndeshjes tekniku gjerman u pa duke shkëmbyer disa fjalë me Toneyn dhe më vonë foli rreth këtij momenti në konferencën për shtyp.
“Ishte më shumë si një buzëqeshje në drejtim të tij, ai është një futbollit i ndërlikuar, e përdora një fjalë ndryshe por me të vërtetë është e ndërlikuar që të luash ndaj tij natyrisht”, ka thënë Klopp fillimisht.
“A kam të drejtë që ai është tifoz i Liverpoolit? Ai nuk ka turp që ta thotë këtë?”, pyeti Klopp gazetarët.
“Atëherë pra mund ta pranojë edhe unë. Ne biseduam pak rreth asaj dhe ai më uroi fat për kohën time që kam kaluar këtu, shumë lojtarë ma thanë këtë. Ishte një bisedë e mirë. E kisha një të tillë edhe me Vitaly Janelt gjithashtu”, përfundoi tekniku gjerman./Telegrafi/
The post Jurgen Klopp ka treguar bisedën që pati me Ivan Toney pas ndeshjes ndaj Brentfordit appeared first on Albeu.com.
Arsenali me ofertë të fundit për Ivan Toneyn
Ivan Toney vazhdon të jetë prioritet i Arsenalit dhe afati kalimtar veror do të përcaktojë të ardhmen e sulmuesit të Brentfordit.
Topçinjtë janë në dijeni se do ta kenë të vështirë ta transferojnë lojtarin, pasi rivali i tyre nga Liga Premier kërkon mbi 100 milionë euro.
Arsenali do të ishte i gatshëm të paguante afro 70 milionë euro, siç raporton Daily Mirror, por që Brentfordi kërkon edhe 30 milionë më shumë.
Me atë çmim minimal të blerjes, Arsenali do të duhet të kërkojë forma të tjera negocimi me Brentfordin për të ulur çmimin e blerjes së sulmuesit anglez.
Gunners nuk janë të vetmit në garë për Toneyn, pasi edhe Chelsea e Manchester Uited i duan shërbimet e tij.
Lojtari ka kontratë deri në vitin 2025, andaj shuma prej 100 milionë euro do të ulet ndjeshëm në verë me lojtarin që tashmë ka kërkuar largimin nga Brentfordi. /Telegrafi/
The post Arsenali me ofertë të fundit për Ivan Toneyn appeared first on Albeu.com.
Sulmuesi i Premier Ligës do të largohet në verë, e konfirmon trajneri
Koha është tani, Ivan Toney është gati të largohet nga Brentford. Sulmuesi anglez, i cili u rikthye pak javë më parë pas një skualifikimi të gjatë për shkelje të rregullave për bastet e futbollit, do të jetë një nga emrat e nxehtë të merkatos së verës.  Trajneri i skuadrës së Premier League tashmë e ka kuptuar se futbollisti do të largohet.
“Është pothuajse e qartë se Ivan Toney do të shitet këtë verë. Ne gjithashtu e dimë se sa vlen. Nuk mendoj se ka shumë sulmues më të mirë se ai në botë për momentin. Ai është një sulmues shumë i aftë që është në moshën më të mirë për një futbollist. Personalisht do të preferoja që Toney të qëndronte, por një ditë mund të jetë kënaqësi ta shoh atë në një ekip të madh. Këtë dimër ne në fakt nuk kishim asnjë ofertë për të, por do të habitesha nëse nuk do të kishte klube të interesuara brenda disa muajsh” – Tha tekiku  Thomas Frank për Tipsbladet.
Toney, i shënjestruar nga Arsenali dhe Chelsea, në një intervistë të fundit tha: “Nuk mund të parashikosh kurrë se kur do të jetë koha e duhur për t’u transferuar diku tjetër, por mendoj se është e qartë që unë dua të luaj për një klub të madh”. /balkanweb/
The post Sulmuesi i Premier Ligës do të largohet në verë, e konfirmon trajneri appeared first on Albeu.com.
Manchester United po përgatit transferimin sensacional të Ivan Toneyt
Manchester United është në konkurrencë të ashpër për të siguruar nënshkrimin e Ivan Toneyt, sulmuesit të Brentfordit, i cili pritet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.
Në moshën 27-vjeçare, Toney u rikthye në fushë këtë të shtunë në përplasjen mes Brentford dhe Nottingham Forest, pasi ishte pezulluar që nga maji për shkelje të rregullave të basteve të Federatës së Futbollit.
Me një paraqitje të jashtëzakonshme sezonin e kaluar, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë pesë asistime në 25 paraqitje, Toney ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve elitare, duke përfshirë Arsenalin dhe Chelsean.
Sulmuesi ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur për një klub të madh, dhe megjithëse Brentford duket se heziton ta lërë atë të largohet në janar për më pak se 100 milionë euro, kontrata e tij skadon në verën e vitit 2025, gjë që mund ta bëjë të vështirë mbajtjen e tij.
Gazetari Dean Jones tregon se, përveç Arsenalit dhe Chelseat, edhe Manchester United po monitoron nga afër situatën e Toney. Edhe pse spekulohet për mundësinë e një kontrate të re, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim në lidhje me këtë. Me largimin e Anthony Martial në fund të sezonit, Manchester United po kërkon të forcojë frontin e tyre sulmues dhe mund të hyjë në ofertë për sulmuesin e Brentford.
Toney, i cili ka shënuar 68 gola dhe ka dhënë 21 asistime në 124 paraqitje për Brentford që nga ardhja në vitin 2020, është bërë një objektiv i lakmuar në treg. Me intensifikimin e garës për nënshkrimin e tij, si Manchester United ashtu edhe Tottenham Hotspur po ndjekin zhvillimet. /Telegrafi/
The post Manchester United po përgatit transferimin sensacional të Ivan Toneyt appeared first on Albeu.com.
Ivan Toney i ‘mashtroi’ të gjithë me lëvizjen gjeniale që bëri para se të shënonte gol, kjo ka bërë që tifozët të flasin
Një tifoz ka zbuluar atë që Ivan Toney ka bërë para se të shënonte në duelin ndaj Nottingham Forest dhe kjo ka bërë që tifozët të flasin pas ndeshjes.
Kjo ishte ndeshja e parë e 27-vjeçarit, që prej suspendimit të tij prej tetë muajsh nga Federata Angleze e Futbollit, për thyerje të rregullave për bastvënie.
Në një distancë afër 20 metra, Toney ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje të dënimit, e cila përfundoi në cepin e djathtë të portierit Matt Turner.
Por, një tifoz ka parë momentin para se 27-vjeçari të ekzekutonte gjuajtjen e lirë dhe ai veprim i tij ka gjeneruar mjaft diskutim në rrjetet sociale.
Teksa ishte duke e parë pozicionimin e murit të mbrojtjes nga kundërshtari, Toney shfrytëzoi mundësinë të lëvizte topin në të djathtën e tij, në mënryë që t’i krijohej një pamje më e mirë e golit.
Toney më pas e largoi shenjën e bërë me sprej nga gjyqtari, për të fshehur pozicionin e ri të topit, para se të bëhej gati të gjuante.
Pamjet tregojnë se ai e bëri këtë ani pse gjyqtari ishte shumë afër, por ai ishte e qartë se nuk vërejti ndonjë gjë të parregullt, teksa nuk kishte as protesta nga lojtarët kundërshtar./Telegrafi/
Ivan Toney adjusting the position of the ball after the wall had been positioned and set: pic.twitter.com/rKLx795xMs
— Caño Football (@CanoFootball) January 20, 2024
The post Ivan Toney i ‘mashtroi’ të gjithë me lëvizjen gjeniale që bëri para se të shënonte gol, kjo ka bërë që tifozët të flasin appeared first on Albeu.com.
Ivan Toney rikthehet me gol pas suspendimit për shkak të basteve, festimi i tij i emocionoi të gjithë
Ivan Toney ka shënuar gol në rikthimin e tij tek ekipi i Brentfordit për herë të parë që tetë muaj dhe atë e festoi duke falenderuar një pjesëtar të familjes.
Toney u rikthye në ekipin e Brentfordit pas suspendimit prej tetë muajsh për thyerje të rregullave për bastëvënie, dënim ky që i përfundoi këtë javë.
Ai u rikthye me stil, duke shënuar gol brenda 20 minutave të para të ndeshjes, për të barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Nottingham Forestit.
Toney shënoi nga gjuajtja e lirë nga një distancë prej 20 metrash, duke lënë pa asnjë shans portierin mysafir Matt Turner.
Gjatë momentit të festimit, Toney mori në duar një bluzë nga një anëtar i stafit të Brentfordit, ku thuhej: “Për ty, xhaxha Brian”.
Ani pse nuk ka luajtur që një kohë të gjatë, interesimi i disa klubeve të mëdha evropiane për të siguruar shërbimet e Toney, nuk është zbehur asnjëherë.
Klubet si Chelsea dhe Arsenal kanë shprehur interesim të madh për të marrë nënshkrimin e 27-vjeçarit, i cili edhe vet personalisht ua ka konfirmuar dëshirën drejtuesve të klubit që në një të ardhme të afërt të largohet nga Brentfordi. /Telegrafi/
The post Ivan Toney rikthehet me gol pas suspendimit për shkak të basteve, festimi i tij i emocionoi të gjithë appeared first on Albeu.com.