Itineraret më të bukura për udhëtime me makinë Archives - Albeu.com

Gjermani: Itineraret më të bukura për udhëtime me makinë
Kështjella madhështore dhe qytete mesjetare gjen përgjatë së ashtuquajturës Rruga Romantike e Gjermanisë, e cila lidh qytetin e Vyrcburgut (Würzburg) me Fysen (Füssen) në Bavari, rrëzë Alpeve.

Rruga prej 400 kilometrash kalon përgjatë lumenjsh të qetë, pyjesh dhe vargmalesh mbresëlënëse për të arritur në destinacionin e saj përfundimtar në kështjellën ikonike Neuschwanstein.

Rruga Alpine e Gjermanisë

Rruga piktoreske alpine gjermane përshkon 450 kilometra në Gjermaninë Jugore nga Liqeni i Konstancës në Liqenin Königssee.

Ju do ta shijoni shumë këtë itinerar, i shpallur si itinerari më i vjetër turistik i Gjermanisë, që përshkon rrugën e tij përmes livadheve alpine, luginave dhe peizazheve dramatike malore.

Rruga e Kështjellave

Rruga e Kështjellave të Gjermanisë e themeluar në vitin 1954 dhe që çon nga Manheim nëpërmjet Heilbronn-it në Nuremberg, do t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni kthyer prapa në kohë.

Ajo kalon përgjatë disa ndërtesave historike më mbresëlënëse të Gjermanisë, mes tyre Kalaja e Nurembergut, disa prej të cilave datojnë shekuj më parë. E përkryer për adhuruesit e historisë dhe kulturës!

Rruga e Verës në Baden-Wurttemberg

Rruga e verës prej 500 kilometrash në Baden-Wurttemberg është një kënaqësi për adhuruesit e verës. E themeluar në vitin 1954 ajo kalon nëpër zona ku kultivohet vera në rajonin buzë Pyllit të Zi (Schwarzwald).

Kjo rrugë ofron pamje spektakolare vreshtash dhe luginash të praruara nga dielli, si kjo pranë Kaiserstuhl. Përgjatë kësaj rruge gjenden edhe kantina dhe bare të shumta tërheqëse që ofrojnë verë.

Rruga e Limes

Shekuj më parë ushtarët romakë patrullonin në këtë segment të mbrojtjes kufitare që ndante Perandorinë Romake nga territori i fiseve gjermane. Sot Limes është regjistruar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Kjo rrugë ofron pamje spektakolare vreshtash dhe luginash të praruara nga dielli, si kjo pranë Kaiserstuhl. Përgjatë kësaj rruge gjenden edhe kantina dhe bare të shumta tërheqëse që ofrojnë verë.

Rruga e Limes

Shekuj më parë ushtarët romakë patrullonin në këtë segment të mbrojtjes kufitare që ndante Perandorinë Romake nga territori i fiseve gjermane. Sot Limes është regjistruar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Rruga gjermane e vullkaneve, 280 kilometra e gjatë, ofron një mundësi unike për t’i zbuluar ato dhe për të mësuar më shumë rreth gjeologjisë së planetit tonë. Liqeni Laacher, për shembull, është një liqen vullkanik.

Gjurmë të Trashëgimisë Industriale të Gjermanisë

Furrënalta jashtë përdorimit, galeritë e minierave dhe shinat e trenave mbulojnë Luginën Ruhr të Gjermanisë, ish-zemrën industriale të vendit.

Shumë prej këtyre vendeve janë sot nën mbrojtje si monumente kulture. Ndiqni gjurmët e Trashëgimisë Industriale të Gjermanisë për të vizituar disa nga këto relike magjepsëse të së kaluarës.

Rruga Përrallore

Kjo rrugë 600 kilometra e gjatë u krijua në vitin 1975 dhe që kalon përmes disa nga vendeve më të magjepsura që mund të imagjinoni në veriperëndim të Gjermanisë.

Pjesë e itinerarit është kështjella e Sababurgut, që thuhet se ka frymëzuar përrallën e Bukuroshes së Fjetur të vëllëzerve Grimm dhe Bremenin, ku zhvillohet historia e Muzikantëve të qytetit.

Rrugë të Mbuluara nga Kurorat e Pemëve

Rrugët e mbulura nga kurorat e pemëve shtrihen në një gjatësi prej pothuajse 3.000 kilometrash në të gjithë Gjermaninë, duke kaluar nëpër 10 rajone të ndryshme dhe ofruar një mundësi të shkëlqyer për të shijuar fshatrat e larmishëm dhe të gjelbëruar të Gjermanisë.

Nëse ndiqni këtë itinerar mund të shkoni nga Rügen në verilindje të Gjermanisë, deri në liqenin e Konstancës në jugperëndim.

Shtëpitë me trarë druri

Kjo rrugë shtrihet gjatë gjithë rrugës nga grykëderdhja e Elbës deri në liqenin e Konstancës. Shtëpitë me trarë druri që gjenden në Celle janë një nga shumë prej pikave kryesore të turit.

Gjatë rrugës mund të shijoni jo vetëm një arkitekturë të mrekullueshme, por edhe parqe romantike, vende historike dhe kuzhinë fantastike./DW/

The post Gjermani: Itineraret më të bukura për udhëtime me makinë appeared first on Albeu.com.