IT Archives - Albeu.com

Shqipëria ka numrin më të lartë të të diplomuarve në IT, por më të keqpaguarit në rajon
Sektori i Teknologjisë së Informacionit (IT) në Shqipëri, është ndër më pak konkurruesit mes vendeve të Europës në zhvillim, sipas indeksit të Konkurueshmërisë së IT-së, përpiluar nga Emerging Europë.

Shqipëria renditet në vendin e 21, mes 23 vendeve, duke marrë një vlerësim total 36.37 pikë në 4 seksione (Talenti, Infrastruktura e IT-së, Ndikimi ekonomik dhe Mjedisi i Biznesit), shumë më poshtë Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit.

Shqipëria renditet e 21-ta në kategorinë e Talenteve me rezultatin 10.06, duke reflektuar sfidat e vendit për përmirësimin e arsimit në IT dhe zhvillimin e fuqisë punëtore.

Megjithatë, iniciativa të tilla si futja e kodimit në shkolla dhe zgjerimi i programeve të shkrim-leximit dixhital po ndihmojnë në ndërtimin e një themeli për rritjen e ardhshme.

Sistemi arsimor i Shqipërisë, po përqendrohet gjithnjë e më shumë në kurse të lidhura me IT-në dhe numri i studentëve që hyjnë në këtë fushë po rritet vazhdimisht.

Në vitin 2022, Shqipëria pa një progres të rëndësishëm në arsimin e IT, me një kulm prej 8293 studentësh të IT të regjistruar, dhe shumica e këtyre studentëve morën pjesë në programe bachelor dhe kurse.

Shqipëria renditet e dyta për numrin e të diplomuarve në IT për 100 mijë banorë. Por nga ana tjetër, ata që punojnë në këtë sektor janë ndër më pak të paguarit në rajon.

“Për këtë vit, vendet kryesore për nga numri i studentëve të TIK-ut për 100,000 banorë të moshës 15-64 vjeç janë Kosova, Serbia dhe Estonia, të ndjekura nga Letonia dhe Ukraina.

Në vitin 2022 kishte 372 studentë TIK për 100,000 banorë të moshës 15-64 vjeç në të gjithë rajonin. Ukraina, Shqipëria dhe Estonia janë në krye të listës së numrit të të diplomuarve për 100,000 banorë të moshës 15-64 vjeç në 2022”, thuhet në raport.

Paga mesatare bruto e njerëzve të punësuar në TIK në të gjithë rajonin është 2,115 euro, që është pothuajse 14.3 për qind (ose më shumë se 264 euro) më shumë se një vit më parë.

Pagat më të larta janë ende në Lituani dhe Estoni, si në 2020 dhe 2021, të ndjekura nga Çekia; ndërsa pagat më të ulëta janë në Azerbajxhan, Shqipëri dhe Kosovë. Mesatarisht, Lituania, Estonia dhe Çekia ofrojnë paga pothuajse 48 për qind më të larta se ato në Europën në zhvillim në tërësi, ndërsa Azerbajxhani, Shqipëria dhe Kosova mesatarisht kanë paga që janë më shumë se 2.5 herë më të ulëta se mesatarja e rajonit.

Infrastruktura e IT-së: Transformimi dixhital në progres

Infrastruktura e IT-së e Shqipërisë renditet e 15-ta, me notën 8.52. Vendi ka bërë hapa të rëndësishëm në zgjerimin e infrastrukturës dixhitale, të mbështetur nga iniciativa të ndryshme qeveritare që synojnë përmirësimin e lidhjes me internetin dhe rritjen e aksesit në shërbimet dixhitale.

Pavarësisht se është relativisht e vogël në krahasim me vendet e tjera në Evropën në zhvillim, Shqipëria ka plane ambicioze për të modernizuar infrastrukturën e saj IT.

Projektet kryesore përfshijnë laboratorët inteligjentë në shkolla, zgjerimin e shërbimeve dixhitale dhe promovimin e qeverisjes elektronike.

Deri në vitin 2023, mbi 95 për qind e aplikimeve për shërbime publike po dorëzoheshin online nëpërmjet portalit e-Albania, duke treguar angazhimin e vendit për të përqafuar transformimin dixhital.

Ndikimi ekonomik: I qëndrueshëm por në rritje

Shqipëria renditet e 19-ta në kategorinë e Ndikimit Ekonomik, me notën 8.19.

Ndërsa sektori i IT në Shqipëri, është ende në zhvillim, vendi ka bërë përparim të dukshëm vitet e fundit, veçanërisht në eksportet e IT.

Eksporti i shërbimeve të TI-së, përfshirë shërbimet kompjuterike, është rritur vazhdimisht, me vlerën e eksporteve të shërbimeve të IT-së që është rritur nga 68.4 milionë euro në 2018 në 155.3 milionë euro në vitin 2022. Kjo paraqet një rritje të ndjeshme të kontributit të IT-së në ekonominë kombëtare.

Sektori i IT-së në Shqipëri vazhdon të tërheqë investime të huaja, veçanërisht nga kompanitë që kërkojnë zgjidhje me kosto efektive në zhvillimin e softuerit dhe shërbimet e IT.

Qeveria ka prezantuar politika që synojnë krijimin e një mjedisi të favorshëm për investitorët e huaj, veçanërisht në sektorin e IT, i cili pritet të kontribuojë më shumë në ekonomi në vitet e ardhshme.

Mjedisi i biznesit: Mbështetje për startup-et dhe inovacionin

Shqipëria renditet e 19-ta në kategorinë e Mjedisit të Biznesit, me notën 9.60. Ndërsa vendi ende përballet me sfida në tërheqjen e investimeve në shkallë të gjerë, ekosistemi i tij fillestar po evoluon me shpejtësi.

Programet qeveritare si Albania Tech dhe iniciativa të ndryshme sipërmarrjeje, po nxisin inovacionin dhe mbështesin rritjen e bizneseve fillestare.

Shqipëria ka prezantuar disa strategji për të përmirësuar mjedisin e saj të biznesit, duke përfshirë stimujt tatimorë për firmat e IT dhe rritjen e mbështetjes për sipërmarrjet e drejtuara nga teknologjia.

Strategjia kombëtare e sigurisë kibernetike (2020-25), nënvizon më tej angazhimin e qeverisë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për lulëzimin e bizneseve të IT./Monitor

The post Shqipëria ka numrin më të lartë të të diplomuarve në IT, por më të keqpaguarit në rajon appeared first on Albeu.com.

Drogë e sende të paligjshme/ “Kam nja dy shokë, të bëjmë ndonjë lek”, si ra Prokuroria e Tiranës në gjurmët e bazës së falsifikimit
Prokuroria e Tiranës ka goditur një bazë të prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme, ndërsa në pranga ka rënë punonjësi i IT-së në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Bëhet fjalë për shtetasin Zhaklin Loli.

Si ra prokuroria e Tiranës në gjurmët e e bazës së falsifikimit;

Sipas informacioneve, nga ana e specialistëve  nga ana e specialistëve të seksionit për krimin ekonomik, janë marrë informacione se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit, nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetit.

Pas këtyre informacioneve nga ana e Prokurorisë janë kryer vëzhgime dhe fotografime të ambientit ky kryheshin falsifikimet duke përdorur agjentë të infiltruar.

Biseda e agjentëve të infiltruar;

Personi i autorizuar-Alo. O vëlla

Denisi-o vëlla

Personi i autorizuar-Ça po bën si je?

Denisi: Mirë si je ti?

Personi i autorizuar- ja sa dola nga dentisti, mbarova fare. Ça bërë ti? Alo.

Denisi: Ok vëlla. Po marr atë mikun po i jap numrin tënd e të them ça ore të nisësh fiks. Mund të nisësh edhe tani direkt nëse do.

Personi i autorizuar-Po pra un gati jam. Thash të nisesha. Thuaj ti, ma konfirmoi dhe që të ashtu

Denisi: Po pra do ta konfirmoj që të mos presësh atje.

Pjesë tjetër nga biseda:

Denisi: Po mirë o vlla është faji im; ok është faji im; ça të them unë.

“322” – O vlla po ai Thanasi ça më tha mua ai ta nxjerr çik telefon Thanasin. Se ça më ngatërroi, kush është thanasi mo vlla?

Denisi: Ça rëndësi ka kush është Thanasi, prit aty të mbarosh punë.

“322”-Jo se më tha ta nxjerr në telefon

Denisi: Po ku di unë për kë të ka folur o burr. Ai takon njëqind veta në ditë.

Vazhdon biseda;

Zheni: Shiko tashti është e…

“322”- Po Po. E po ça donte Thanasi që m’the?

Zheni: Ça donte Thanasi?

“322” Ti më the foli Thanasit

Zheni: Jo bre donte te fliste Thanasi që të qetësoheshe një çik ti,

“322”- A për kte punë kshu.

“322”- E kam nja dy shokë o burrë të bëjmë ndonjë lek”. Ka ndonjë lek për mua, na gjej nanji

Zheni: Nuk e di se, e dëgjon kte nuk është se… thuaj sa të duash ti e di pazarin.

“322” E di pra e di po…

The post Drogë e sende të paligjshme/ “Kam nja dy shokë, të bëjmë ndonjë lek”, si ra Prokuroria e Tiranës në gjurmët e bazës së falsifikimit appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore: Shqipëria në mesin e vendeve me rritjen më të lartë të “eksportit” të IT
Segmenti i shërbimeve të informacionit dhe teknologjisë (IT), është aktualisht kategoria me rritjen më të shpejtë të tregtisë ndërkombëtare.

Një studim global nga Banka Botërore, referoi se gjatë periudhës 2010–22, shërbimet e IT-së u rritën me 12 për qind në vit, duke tejkaluar të gjitha kategoritë e tjera të shërbimeve, dhe Shqipëria ishte në mesin e vendeve që pa zgjerim më të shpejtë vitet e fundit.

Në rang global në vitin 2022, shërbimet e IT, u bënë kategoria e tretë më e madhe e eksporteve të shërbimeve, menjëherë pas transportit dhe udhëtimeve.

Vendet në mbarë botën po përqafojnë sektorin e shërbimeve të IT-së si një shtytës i ri i rritjes, diversifikimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës me paga të larta.

Ndër vendet me të ardhura të mesme të larta, 6 nga 10 performuesit më të mirë janë nga Evropa dhe Azia Qendrore rajoni, duke përfshirë Shqipërinë, Armeninë, Gjeorgjinë, Kazakistanin, Moldavinë dhe Malin i Zi, raportoi Banka Botërore.

Në këto vende eksportet e shërbimeve të IT pësuan rritje vjetore nga 30 për qind në 130 për qind gjatë 2019–2022.

Banka Botërore referon se në Shqipëri në vitin 2022 numëroheshin 539 kompani të teknologjisë dhe informacionit.

Eksportet e këtij grupi arritën në 88 milionë USD, teksa investimet në këtë sektor kapën vlerën e 150 milionë dollarëve.

Teknologjia dhe përdorimi saj morën hov gjatë dhe pas pandemisë Covid-19 në vendet me të ardhura të mesme ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Ndër vendet me të ardhura të ulëta, Madagaskari dhe Uganda, ishin dy shtetet e vetme që raportuan rritje të eksporteve të në teknologji dhe informacion.

Eksportimi i shërbimeve IT, po zgjeron shtrirjen dhe ndikimin global në krijimin e bizneseve të reja teknologjike.

Për vendet e pasura me burime, por pa dalje në det dhe me të ardhura më të ulëta, eksportet e shërbimeve të IT-së ofrojnë perspektiva dhe mundësi për t’u diversifikuar dhe integruar në ekonominë globale.

Për shumicën e shteteve eksportet e shërbimeve IT, po krijojnë vende pune të mirë-paguara.

Banka Botërore vlerëson se digjitalizimi, është mundësia transformuese e kohës sonë. Sektori IT po bëhet promotor i inovacionit, rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës.

Vlera e shtuar në sektorin e shërbimeve të IT-së, u rrit me 8 për qind në vit gjatë viteve 2000–2022, gati dy herë më shpejt se ekonomia globale.

Punësimi në shërbimet e IT-së u rrit me 7 për qind në vit, gjashtë herë më e lartë se totali i punësimit global.

The post Banka Botërore: Shqipëria në mesin e vendeve me rritjen më të lartë të “eksportit” të IT appeared first on Albeu.com.

Në 2021 lulëzoi ndërtimi, hotelet, bizneset e shëndetit dhe IT, falimentuan lokalet e tregtia me pakicë
Viti 2021 ka qenë i mbarë për pak aktivitete ekonomike, ndërsa ka rezultuar i vështrë për shumë të tjerë.

Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor”, tre ishin aktivitetet ekonomike që panë një rritje të ndjeshme, teknologjia e informacionit, bizneset e shëndetit dhe ndërtimi e aktivitetet e lidhura me të, si dhe hoteleria.

-Numri i bizneseve të reja (shtesa neto) në aktivitetin e “shërbimeve të teknologjisë së informacionit” ishte 625, duke shënuar hapjet më të larta nga të gjitha aktivitetet e tjera ekonomike në vend. Në raport me vitin e mëparshëm rritja ishte 39%. Ne vetëm pak vite, numri i kompanive në këtë fushë është dyfishuar, duke i kaluar 2 mijë.

Në shumë shtete të botës, po konstatohet lulëzimi i përdorimit të teknologjive të reja informatike, si për aplikacionet e shitblerjeve online, të kontrollit shëndetësor në mënyrë informatike dhe të aplikacioneve për lojëra virtuale, etj.

Tendenca ka rritur ndjeshëm kërkesën për developer (zhvillues) në mbarë botën. Prania e dixhitalizimit në çdo fushë të jetës, zgjerimi i tregtisë online, konferencat virtuale që duket se do të vazhdojnë edhe pas pandemisë, nevoja për integrimin e të dhënave dhe analizën e tyre në kohë reale, po kërkon gjithnjë e më shumë profesionistë në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Edhe për Shqipërinë, interesi është i lartë për ta shfrytëzuar si një treg të shërbimeve nga të tretët, siç po raportohet nga shumë biznese të fushës.

Sipërmarrjet, si gjithnjë, janë të parat që nxitojnë të kapin trendin dhe të mos e lënë këtë mundësi t’u ikë nga duart, si dhe të përshtaten me realitetin e ri, ndonëse dhe ky segment po haset me mungesën e fuqisë punëtore, për shkak të niveleve të larta të emigrimit të të rinjve.

Edhe aktiviteti i “Riparimit të kompjuterëve” dhe artikujve personale dhe familjarë shënoi rritje të numrit të bizneseve me 13.7%, duke i kaluar 3 mijë.

-Pandemia krijoi probleme të mëdha në vend, si në drejtim të shëndetit të popullatës, ashtu dhe të tendencës së konsumit e punësimit. Por, për bizneset e lidhura me aktivitetin e shëndetit 2020-a dhe 2021-shi kanë qenë vite të arta.

Kryerja e analizës dhe kërkesat për testet përpara udhëtimeve nxitën hapjen e shumë pikave të laboratorëve në vend. Në vitin 2021 u shtuan neto 301 subjekte të aktivitetit të shëndetit, me një rritje prej 8.3%, në raport me vitin e mëparshëm.. ndërsa në dy vitet e pandemisë u hapën gjithsej 440 subjekte të reja në këtë fushë. Numri i bizneseve të këtij aktiviteti po i afrohet 4 mijëve.

-Teksa Shqipëria po bëhet një destinacion i preferuar turistik dhe kufizimet u lehtësua, aktiviteti i akomodimit shënoi një rritje të shpejtë. Në vitin 2021 u shtuan 262 njësi të reja akomoduese, duke arritur në total në 1633.

-Ndërtimi dhe aktivitetet e lidhura me të vijuan ecurinë pozitive edhe në vitin 2021, pasi ishin nga të paktat që shënuan rritje në vitin pandemik 2020. Aktivitetet e “Punime të specializuara ndërtimi” dhe “Ndërtimi i ndërtesave” shtuan përkatësisht 262 dhe 185 biznese të reja.

Të “falimentuarit”

Biznesi i tregtisë me pakicë po vuan si tkurrjen e konsumit ashtu dhe konkurrencën nga rrjetet e organizuara të pakicës. Në vitin 2021 u mbyllën 1000 subjekte në këtë aktivitet, me rënie 3.1%. megjithatë, ky aktivitet vijon të mbizotërojë në vend, me 31 mijë subjekte, ose 26% të totalit.

Baret dhe restorantet vijuan të kenë një vit negativ në 2021, ndonëse kufizimet u lehtësuan dhe aktiviteti ekonomik u gjallërua. Në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Në vend kanë gjithsej 15.5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës (shih grafikun: Numri total i subjekteve, sipas aktivitetit ekonomik, 2021).

Numri i bizneseve në vend u rrit vetëm me 1.1%

Në total, në vend u shtuan rreth 1300 subjekte të reja në vitin 2021, sipas të dhënave të INSTAT, me një rritje vjetore prej 1.1%, ndonëse u hapën 15 mijë biznese të reja, por mbi 13.5 mijë të tjera u mbyllën ndërkohë.

Ekonomia shqiptare, sipas INSTAT është e fokusuar kryesisht në aktivitetin tregtar dhe shërbime të tjera. Ndërmarrjet me aktivitet tregtar numërojnë 29,9% ndaj totalit të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2021. Aktiviteti tregtar realizon edhe xhiron vjetore më të madhe në ekonomi, me 39,6%.

Rreth 85,6% e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar dhe kontributi i tyre llogaritet në 21,7% në punësim dhe 17,8% në realizimin e xhiros vjetore./Monitor

The post Në 2021 lulëzoi ndërtimi, hotelet, bizneset e shëndetit dhe IT, falimentuan lokalet e tregtia me pakicë appeared first on Albeu.com.