Ismail Zeneli Archives - Albeu.com

Donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje! Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli! Pjesë e grupit të trafikut të drogës të Ervin Matës e Eralbi Breçanit
Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli, i akuzuar si një nga pjesëmarrit e grupit kriminal të Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit për trafikun e drogës, ku bënte pjesë edhe Erzen Breçani.

Policia informon se ekstradimi i tij drejt vendit tonë u bë dje ( 22 gusht 2024)

Ismail Zeneli, alias (Luan Sadria, i datëlindjes 15.11.1974, lindur në Kukës dhe banues në Valencia/Spanjë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendim penal Nr. 124, datë 17.11.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg, për veprat penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në formën e veçante të bashkëpunim, atë të Grupit të Strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga Organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.”, parashikuar nga nenet 80, 283/a 28/4,333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Zeneli akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të trafikut të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut dhe në disa vende të Europës. Gjithashtu ai akuzohet se ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qellim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela  të cilët jetonin në Britani.

SPAK ka regjistruar procedimin penal nr.78 viti 2023 dhe ne kuadër te këtij procedimi, ne bashkëpunim me Eurojust, Europol, dhe agjencitë ligj zbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane kane zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptare te përfshire ne aktivitet kriminal ne Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe ne disa vende evropiane. Gjithashtu hetimet janë kryer dhe ne lidhje me disa ngjarje kriminale te mëparshme te ndodhura ne Shqipëri. Ne kuadër te këtij procedimi është i dyshuar shtetasi Ismail ZENELI datëlindja 15.11.1974 i cili ka koordinuar me bashkëpunëtoret e tij, ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qellim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela.

Zeneli financuesi i drogës në Brazil

SPAK i kërkoi Spanjës ekstradimin e Ismail Zenelit në dhjetor 2023, pasi e akuzon se ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës (Brazil). Ai bënte të mundur nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti i Valencias në momentin kur ajo arrin në këtë port e transportuar me kontenier.

Një bashkëpunim Ismail Zeneli ka patur edhe Artan Sulejmanin, i cili nuk evidentohet në komunikimet në grup në aplikacionin “Sky”, por më datë 13.01.2020 nga biseda me Ismail Zenelin del në pah si bashkëpunëtor dhe pjesë e ngarkesës me lëndë narkotike dhe në dijeni se më kë po organizon trafikun Ismaili. Zeneli është arrestuar dy ditë më parë (30 nëntor) nga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradimi drejt Shqipërisë për tu përballur me drejtësinë, pasi ndaj tij ka dhe një masë sigurie nga Gjykata e Posaçme arrest me burg.

Gjithashtu ky shtetas koordinon me bashkëpunëtoret e tij për trafikimin e lendeve narkotike nga vendet e Amerikës se Jugut për ne portet kryesore evropiane, veçanërisht ne Valencia/Spanje. Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin me nr. 124 date 17.11.2023 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest ne burg” për ketë shtetas për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, “Trafikimi i lendeve narkotike” e kryer ne formën e veçante te bashkëpunimit, atë te “Grupit te strukturuar kriminal” ,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 80, 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 te Kodit penal, informoi sot policia e shtetit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë Interpolit, me Interpol Madrid/Spanjë, u bë i mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Lajmi ne perditesim…

The post Donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje! Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli! Pjesë e grupit të trafikut të drogës të Ervin Matës e Eralbi Breçanit appeared first on Albeu.com.

“Daje po me merakos”, “Na fiku me u tërheq”, grupit s’ka kush i kalon ngarkesën me drogë, biseda e djalit të Breçanit me bashkëpunëtorët
“Metamorfoza 2” goditi një grup kriminal të dedikuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine. Mes të arrestuarve është edhe Erzen Breçani, ndërsa djali i tij Eralbi është shpallur në kërkim.

Sakaq, në dosjen hetimore që disponon Albeu.com, janë zbardhur edhe mesazhet mes anëtarëve të grupit kriminal.

Biseda e përgjuar, që mban datën 6 dhjetor 2020, zhvillohet mes Eralbi Brecanit, Ismail Zenelit, Besmir Murtati si edhe një shtetasi që në dosje përshkruhet me inicialet, D.P, por për hetuesit është ende i paidentifikuar.

Nga bisedat e transkriptuara në dosje, duket se grupi kriminal ka probleme me dërgesën për shkak se personat që ia kishin marrë përsipërs kalimin e saj pa probleme, janë tërhequr.

Pjesë nga dosja:

Me date 06.12.2020, duke filluar nga ora 06:38 deri ne orën 21:20 zhvillohet bisede në grup chat-in me numër #D***P:214, ndermjet perdoruesit HFNERI i identifikuar si Ismail Zeneli, perdoruesit S7DEGI, i identifikuar si Eralbi Brecani, perdoruesit et V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati dhe perdoruesit te D****P, i paidentifikuar.

Ata kane diskutuar rreth nxjerrjes se lendes narkotike, ku dyshohet se është nje sasi prej 10 kg dhe vlera eshte 1o milion euro. Perdoruesit komunikojne me njeri-tjetrin, pasi shtetasi Ismail Zeneli, personi pergjegjes per axjerrjen, ka problematika lidhur me personat qe do nxjerrin lenden, pasi ata jane terhequr dhe ne chat grup ka nisur debati reth kësaj situate, ata shkembejne mesazhet:

“HFNERI–Mjesi quna si jeni ajeni mire? Tani pak a shume e dini situaten se si asht bo ktu per pune qe ma kaloj (D****P). Une t’ju them te drejten ne fillim doja t’ja beja si nder (D****P) pastaj u terhoqa se ky grupi im nuk e benin dot ke MSC…..pyeta nji perfaqesus te nji grupit tjeter dhe mthan kemi mundesi me e bo diskutova tek perqindja dhe ram ne dakord …problemi esht ktu se e kan kerkuar edhe ca te tjer ket pune dhe e kan marre vesh te gjithe.  Tani une numrin e kutise ma ka kaluar pika sia kam kaluar njeriut te gjalle se e di se kta pune jan me shume probleme dhe nuk due ge ina ndodhe asnji dem fizik apo economik Me kryesorja per ne jan demet fizike (njerzit). ktij grupit ktu qe me e moren persiper ju ka hy frika se mos demtohen ngage ju ka ardhe si pune edhe nga ane tjeter. Une ju thash I zoti punes dhe i mallit ka ardhe ktu mthujni se kush esht ineresuar tjeter kush. Por nuk me than. mthan ne terhiqna nuk probleme kaq. Nuk dona probleme me than. Une po te pres ktu (D****P) dhe po flasim nga afer nuk ju bona ma lutje %nuk asht pune tek %me kupton problemi asht se e kan marre vesh shume njerz…

V6FGL7–Hello dajlok si je mire. Daja ato te shikojn si esht me mire per To se dhe me prish pun sdum. Kur tvi pika fol nga afer dhe bejm pun vet pa mare vesh njeri me canta.*D****p*-Si kalut. Daje pse jan terheg ato? Nga puna?..

S7DEGI-Po po me u prish esht …. po kur po marojn.

HFNERI–Kalojme pak ne tem pune (D****p). Kta jan ka friksohen oj per gio tjeter….*D****P*).-O daje. Po at di shteti ate pun ajo del re manifest me te kuge…

HFNERI–I kan shrujt edhe nnji tjeter nga Madrit…(D****p)–Po shum mir. Thuj atyre tna isjellin ne tavolin kto ge ikan shkrujt…

HFNERI–I kan pyet eboni dot…*D****p*).- Mbase ato sdun me e bo me ne se ije me shpi ai ge e ka shkrujt jo se kan frik.

HFNER I–Une ju thash shok.(D****p)–O daj. Si quhen ne sky kto qe i kan shkrujt. Se po na cmenin. Kush jan kto njerez qe shkrujn…(D**#*P)…Ato po dun me vjedh kutin edhe kto nuk tregojn si quhen…

HFNERI-I kam vetem une te dhonat…(D****p)-O daj edhe pak arrin Kutia. Jan justifikime ato ge thojn ato…HFNERI–Ju kam than te tjert jan ka falsin kot.*D****p*)-

Mbasi ai tjetri i thot te jap 50% se ai gratis e ka normal edhe ktyre i intereson me e bo me ato na rrejn ne kot. Daje po me merakos ky muhabet. Se e moren persiper punen ke tio i thash e kemi mbyl si deal me kte grup…

HFNERI–Pz edhe mua me shume se tu…*D****p*).-Si e shef situaten. Situaten. A ka ndonje zgjidhje. Esht justifikim koti kjo ge thojn ato. E din tjer po kerkojn tjer. Ato nese jan burra tna thon kush jan kto tjeret…

HFNERI–Po pra ate ju thash une kush jan. Po thot smund japim info. Por uj thash bonja uj per qdo gio pergjigiem une ju thask. Nga ora 20:30 do takona prap sonte. Mos fol me kan deri ka darka. Shohim a do kemi noj skronce. Kta

kan hall mos ti kap shteti. Mos te humbin njerzit… D****P).Po jo mer daj. Kush esht ai qe djeg me shtet robt dun me fitu lek. Jo me e djeg…

HFNER-Per giona tjera ja u mbaj une per siper. Ju thash ktyne..

*D****p*)-Po me duket se kto po dredhin muhabetin se po i intereso me shum ne ane tjeter. Daje boja falt te krym thuj ne e mbylim deal me ju. Mbaro punen thuj. Ca qeka ky muhabet me ndro ti mu thuj ne moment fundit. 10 milion euro ne kuti thuj. Ti terheqesh si te do bytha. Aty o e nxjerr o kapesh. Po kur mer 30% si i bi. Jan 100 buk 3 milion euro. Se na fiku me u terheq…

HFNERI–Ore do bej qmos me ta. Sa lek tju afroj???? Merru pak me ka permend %. Mu nuk me ka permend %. Une rash ndakord me ta. Nuk besoj se asht ky problemi. Pju them 40% vetem exjerrnja. Tash se fundi pju them. Kshtu par. 40%. Vec ma boni si pune… (D****p)Pff..

HFNERI-Por nuk besoj se asht ky problemi. Dajlok. Trust me…

(*D****p*-Po dal keq edhe me njerzit se ithash her me 30.

HFNERI–Ska tboj %. Une ne 20:30 kam takim me ta. Edhe u la me dit…

*D****p*)Ok..

S7DEGIO (D****p). Vetem ti behet puna. Tios. Un asgje ziu nese ngel me pagujt me shum. Se giynaf…

HFNERI– Fola me nji nga kta shoket dhe e kemi lon per neser prap i takim tjeter. Do perdorin te gjitha myrat dhe forcat qe kemi mthan me shpetuar si pune. Shohim neser..”

The post “Daje po me merakos”, “Na fiku me u tërheq”, grupit s’ka kush i kalon ngarkesën me drogë, biseda e djalit të Breçanit me bashkëpunëtorët appeared first on Albeu.com.

“Kam për të ja u q* gratë”, i shumëkërkuari nga Kukësi kërcënoi oficerin e Shërbimit Informativ pasi i bllokoi telefonat: Për kry të fëmijëve…
Në dosjen hetimore të SPAK të siguruar nga Albeu.com, jepen të dhëna për mënyrën se si grupi i kokainës transportonte telefonat e posaçëm të koduar në mënyrë që të zhvillonin bisedat sekrete midis tyre.

Në këtë përgjim të zbardhur nga Sky Ecc, jepen bisedat mes Ismail Zenelit dhe Bashkim Sadrisë, ku Zeneli i shpreh shqetësimet për bllokimin e tyre në doganë.

Në të njëjtat biseda, tregohet edhe mënyra se si Bujar Gërmizi (Ajeti) nga Kukësi ndaj të cilit janë ngritur disa akuza, kërcënon një punonjës të Shërbimit Informativ.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Me datë 09.09.2020, në orën 14:34:31, Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me CC4RE2 dhe i kërkon adresën e “Mulit” për ti dërguar telefonat që ka diskutuar me datë 06.09.2020. Konkretisht, shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet me këtë përmbajtje: “…A je mire…Am jep adresen e Mulit…Ti nis telat…Ose pja nis Bashkimit ne tiran… Po…Le se ja marre vet pra… Harrova…Ja nise bakes…Do tnis tre tel…Ore bakes Urimit…Do ja nis…Ok..”. Muli dyshohet të jetë shtetasi Flamur Hasan Sadria, i datëlindjes 18.01.1968, që është bashkëshorti i Lumnije Veli Sadria, motrës së Bujar Ajetit. Por, ndërkohë shtetasi Ismail Zeneli i nis telefonat tek vëllai i tij Bashkim Sadria, të cilit në mesazhe dyshohet që i referohet me emrin “Bakja”, pasi me datë 13.09.2020 në orën 11:39:32, shtetasi Ismail Zeneli i dërgon mesazhe Bujar Ajetit: “….Kta dy dit i merr bakja telat dhe ti sjell…Po…”.

Me datë 19.09.2020 në orën 12:09:51, Ismail Zeneli kontakton CC4RE2 dhe e njofton që aparatet telefonik të kriptuar me CHIPHR kanë mbërritur në Tiranë dhe janë në regjim doganor, bashkëlidhur i dërgon edhe fotografi të mandatit të dërgesës me postë ku marrës është Bashkim Sadria.

Shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet: “…O mik si tkam nuk te kam than gjo se te prit ha sot ha neser per tel…I ka bllokue dogana mik…E per at pune…Smund te kam than gjo…Jan tel ne shipni o mik po i ka majt dogana…”

Në orën 16:31:56, CC4RE2 komunikon me përdoruesin V40G80 duke i dërguar mesazh zanor dhe i tregon rreth një ngjarje që ka ndodhur këtë ditë, ku shtetasi Bujar Ajeti ka ndaluar funksionar të agjencive ligjzbatuese dhe i ka kërcënuar.

Ai në mesazhe shkruan: “…Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti q* fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robq*r, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për Amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash……. .qe kon ai Luan E. i Shikut me to, atëherë gjasme kishte hap kofanon sikur po ishte tu i shit makinën me i hotel ai Luani mtrrtrr, me të i thash hë më ça bone u lodhe a mirë, aaa ça je tu bo i tash, hiç vlla ja kena kohë, po ti prej ka je më i them ktyne, mos prej Tirane, thash o Luan po çdeshe kshu motërq* ti, se kam për të ja u q* gratë thuj i ash, o ai u çu, o ti qi motrën tash mos e hap gojën hiç thash, s’lash gjo pa i thon robq* thash….”.

V40G80 i kthen përgjigje me mesazh zanor në orën 16:34:11: “me kë ke, ke me Lulin, pate Lulin me vete ëë…?” Lidhur me këtë episod, veprimet e shtetasit Bujar Ajeti përshkruhen edhe nga shtetasi Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023./albeu.com

The post “Kam për të ja u q* gratë”, i shumëkërkuari nga Kukësi kërcënoi oficerin e Shërbimit Informativ pasi i bllokoi telefonat: Për kry të fëmijëve… appeared first on Albeu.com.

“Sigurimi i kushteve për vrasje” dhe “trafik droge”, SPAK zbardh akuzat për grupin kriminal! 4 në pranga, 6 në kërkim
SPAK ka zbardhur akuzat që rëndojnë ndaj 4 personave të arrestuar mbrëmjen e djeshme dhe 6 të tjerëve të shpallur në kërkim.

Më datën 20.11.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, kanë ekzekutuar urdhrat për ekzekutimin e vendimit penal nr.124,  datë 17.11.2023, për 4 shtetas, konkretisht për shtetasit Erzen Bercani,  Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajetin.

Në kërkim u shpallën shtetasit Ismail Zeneli, Artan Sulejmani, Albert Prenga,Bajram Grabova, Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit dhe Ervin Mata.

Ndërsa për oficeren e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, Jonida Babameto, u vendos masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Ndaj tyre rëndojnë 7 akuza

1- “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “

2- Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,

3-“Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”,

4-“Trafikimi i narkotikëve”,

5-“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,

6- “Grupi i strukturuar kriminal”,

7- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 28.04.2023 procedimin penal nr.78 të vitit 2023, për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 278, 283,  283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;

Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;

Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erwitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;

Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;

Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë;

Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre.

Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit në nivel të lartë, të cilat cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit.

Është dokumentuar përfshirja e punonjësve të policisë në grupe kriminale.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.124, datë 17.11.2023 ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale “arrest në burg” për 10 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale, konkretisht për shtetasit I.Z, B.A, D.Gj, E.B, B.M, A.S, A.P, B.G, E.B, E.M dhe masën e sigurimit personal për shtetasen J.B.

Më datën 20.11.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, kanë ekzekutuar urdhrat për ekzekutimin e vendimit penal nr.124, datë 17.11.2023, për 4 shtetas, konkretisht për shtetasit E.B., B.M., D.Gj. dhe B.A.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.

Shënim: Cilido prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post “Sigurimi i kushteve për vrasje” dhe “trafik droge”, SPAK zbardh akuzat për grupin kriminal! 4 në pranga, 6 në kërkim appeared first on Albeu.com.