Islor Islami Archives - Albeu.com

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Lezhës, zbulohet arsyeja
Islor Islami, drejtor i policisë në Lezhë, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij drejtues, pas zbulimit të tre ambienteve për ushtrimin e lojërave të fatit në Laç dhe Milot.

Më herët, policia njoftoi se kishte arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim një tjetër pasi ushtronin lojëra fati në lokalet e tyre.

Njëri prej tyre ishte përshtatur edhe për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga u vunë Shkëlzen Preni 21-vjeç dhe Dorjan Medha 33-vjeç, dhe u procedua penalisht shtetasi S. Sh 61-vjeç pasi në një lokal në Laç, në pronësi të këtij të fundit u gjetën 8 makineta, 2 tavolina dhe sende të tjera për lojëra fati, si dhe sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza. Lokali bashkëadministrohej nga dy personat që u vunë në pranga Preni dhe Medha.

Po ashtu, u arrestua edhe shtetasi Ylli Veseli 45-vjeç, pasi në lokalin e tij në Milot, u gjetën 6 pajisje dhe sende me të cilat luheshin lojëra fati.

Në kërkim u shpall Pjetër Lleshi 31-vjeç, i cili gjithashtu e kishte kthyer lokalin e tij në Milot në një ambient për lojërat e fatit. Në të u gjetën 2 makineta, 1 tavolinë dhe sende për lojëra fati.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Rastet”.

Operacioni u zhvillua pas informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Zbulohen në Milot dhe në Laç, 3 raste ku kishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri.

Njëri prej ambienteve, gjithashtu i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 15 makineta, 3 tavolina për lojën “Poker”, sasi lënde narkotike Kokainë, shumë parash, si dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Arrestohen 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 (pronarë dhe/ose administratorë të ambienteve).

Bazuar në informacionet e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për disa raste ku ishin përshtatur ambientet për zhvillimin e lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Rastet”.

Gjatë operacionit u zbuluan 3 ambiente të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, dhe u konstatua se te njëri prej tyre gjithashtu përdoreshin dhe shiteshin lëndë narkotike. Konkretisht, për këto raste:

-u arrestuan shtetasit Sh. P., 21 vjeç dhe D. M., 33 vjeç, dhe u procedua penalisht shtetasi S. Sh., 61 vjeç, pasi në një lokal në Laç, në pronësi të shtetasit të proceduar, subjekt i cili dyshohet se bashkadministrohej nga 2 të arrestuarit, u gjetën 8 makineta, 2 tavolina dhe sende të tjera për lojëra fati, si dhe sasi lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza;

-u arrestua shtetasi Y. V., 45 vjeç, pasi në lokalin e tij, në Milot, u gjetën 6 pajisje dhe sende me të cilat luheshin lojëra fati;

-u shpall në kërkim shtetasi P. Ll., 31 vjeç, pasi në një ambient në pronësi të tij, në Milot, u gjetën 2 makineta, 1 tavolinë dhe sende për lojëra fati. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, vijojnë në subjekte dhe në ambiente të ndryshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

The post Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Lezhës, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.