ishte Eljo Hato Archives - Albeu.com

Atentati në Bushat/ Dyshohet se tek “Audi” i blinduar ishte Eljo Hato, krahu i djathtë i Ervis Martinajt
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Bushat të Shkodrës, mbrëmjen e djeshme, ku pas një shkëmbim zjarri me armë, fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por 3 persona janë shpallur në kërkim, mes të cilëve dhe dy vëllezërit Prendi nga Bushati.

Sipas burimeve të policisë kriminale në Shkodër, automjeti tip “Audi” me targa gjermane, i cili është gjetur i braktisur në vendin e ngjarjes, ka të dhëna se është përdorur për një kohë nga Eljo Hato, person ky i shpallur në kërkim nga SPAK-u, lidhur me ngjarjen e plagosjes së Taulant Pepaj në muajin shkurt 2021 në Shkodër.

Gjithashtu, të dhënat policore tregojnë se mjeti për një kohë të gjatë është përdorur rregullisht nga Eljo Hato, e nisur mbi këto informacione policia e Shkodrës, ka ngritur dyshime të forta se brenda në “Audi”-n e blinduar që u sulmua me plumba kallashnikovi, ka qenë dhe Eljo Hato, mik i ngushtë i biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Hato i ka shpëtuar tre herë aksioneve të policisë dhe RENEA-s, ku herën e fundit forcat speciale i shkuan në shtëpi dhe i vranë dy qentë e banesës së tij.

Tashmë kërkimet për Haton vijojnë ende, por të gjitha aksionet nuk kanë sjellë ndonjë rezultat për lokalizmin e saktë dhe arrestimin e tij.

Autoritetet kanë dyshime konkrete se mes palëve ka pasur shkëmbim zjarri. Të dhënat tregojnë se personat që ndodheshin në “Audin” e zi të blinduar, po shkonin në fshatin Rranxa tek vëllezërit Prendi për t’u konfliktuar.

Por këta të fundit i kanë paraprirë një sulmi me armë, duke marrë masa të japin një kundërgoditje.

Besohet se njëri nga vëllezërit Prendi ka qëlluar me automatik, duke lëvizur me një motor.

Ndërsa dy persona të tjerë kanë lëvizur me një automjet tip “BMW”, e cila më pas është gjendur nga policia i braktisur.

Kjo makinë ka pasur dëmtime nga plumbat, duke krijuar përshtypjen e fortë se në vendin e ngjarjes ka pasur shkëmbim zjarri.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të përdorura nga disa armë të ndryshme.

The post Atentati në Bushat/ Dyshohet se tek “Audi” i blinduar ishte Eljo Hato, krahu i djathtë i Ervis Martinajt appeared first on Albeu.com.