ishmt Archives - Albeu.com

ISHMT ngre alarmin: Ashensorët pa mirëmbajtje dhe inspektim përbëjnë rrezik serioz për qytetarët
Ashensorët, që çdo ditë përdoren nga mijëra qytetarë në pallate banimi dhe ambiente pune, vijojnë të përbëjnë një rrezik serioz kur nuk janë të regjistruar, nuk mirëmbahen dhe nuk inspektohen sipas ligjit.

Për këtë arsye, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), ka dalë me një apel publik, duke kujtuar se siguria e ashensorëve nuk është zgjedhje, por detyrim ligjor.

Sipas ISHMT-së, kuadri ligjor në fuqi për sigurinë e ashensorëve dhe administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa parashikon qartë përgjegjësitë e personave që administrojnë këto pajisje.

Administratorët apo shoqëritë administruese, janë përgjegjës për regjistrimin e çdo ashensori pranë ISHMT-së, për sigurimin e një kontrate të vlefshme mirëmbajtjeje me subjekte të kualifikuara, si dhe për kryerjen e inspektimeve periodike teknike sipas afateve të përcaktuara në aktet nënligjore.

Legjislacioni shqiptar, i harmonizuar me standardet europiane, kërkon që ashensorët të jenë të sigurt gjatë gjithë ciklit të përdorimit të tyre.

Për ashensorët në ndërtesa banimi dhe në bashkëpronësi, inspektimet periodike duhet të kryhen të paktën një herë në vit, ndërsa për ashensorët që përdoren në ambiente pune, kontrollet teknike janë më të shpeshta.

Pa këto inspektime dhe pa dokumentacionin përkatës, përdorimi i ashensorit konsiderohet i paligjshëm dhe potencialisht i rrezikshëm.

ISHMT thekson se mungesa e regjistrimit, e mirëmbajtjes së rregullt apo e inspektimeve periodike rrit ndjeshëm rrezikun e defekteve teknike dhe aksidenteve, duke vënë në rrezik përdoruesit e përditshëm.

Për këtë arsye, inspektorati ushtron kontrolle në terren dhe, në rast shkeljesh, mund të vendosë masa administrative, deri në ndalimin e përdorimit të ashensorit, nëse konstatohet rrezik serioz për sigurinë.

Apeli i ISHMT-së vjen në një kohë kur një pjesë e konsiderueshme e ashensorëve në vend, janë të vjetër ose nuk menaxhohen sipas kërkesave ligjore.

Institucioni u bën thirrje administratorëve dhe bashkëpronarëve që të tregojnë përgjegjësi, duke respektuar detyrimet ligjore, pasi siguria e ashensorëve nuk është vetëm çështje teknike, por një element thelbësor i mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve./ Monitor

The post ISHMT ngre alarmin: Ashensorët pa mirëmbajtje dhe inspektim përbëjnë rrezik serioz për qytetarët appeared first on Albeu.com.

Vdekja e 17-vjeçarit te “Club Orange”, reagon ISHMT: Pajisja nuk ishte ashensor prandaj s’kemi kryer inspektime
Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka reaguar pas verifikimeve në Club Orange në Sarandë, ku humbi jetën 17-vjeçari Antonio Delilaj.

Ky i fundit punonte si kamerier në klub.

ISHMT thotë se pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.

ISHMT shton se nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:

Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.

ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut”, njofton ISHMT.

The post Vdekja e 17-vjeçarit te “Club Orange”, reagon ISHMT: Pajisja nuk ishte ashensor prandaj s’kemi kryer inspektime appeared first on Albeu.com.

Bllokohen 2 mijë lodra në Tiranë, ISHMT: Rrezikonin jetën e fëmijëve
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bllokuar rreth 2 mijë lodra për fëmijë, pasi nuk plotësonin standardet europiane, pra të pamarkuara me CE. Sipas ISHMT, lodrat paraqesin risk potencial kimik për shkak të përmbajtjes së lartë të ftalateve, risk fizik duke shkaktuar mbytje, prerje apo dëmtime të tjera tek fëmijët.

Njoftimi:

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), në vijim të kontrolleve për mbrojtjen e konsumatorit, bllokoi një sasi të konsiderueshme artikujsh, kryesisht lodra ujore për fëmijë.

Trupat inspektuese nga kontrollet e ushtruara në kryeqytet bllokuan 21 artikuj të ndryshëm ose rreth 2 000 lodra për fëmijë duke përfshirë komerdare, topa, pistoleta uji, makina plastike, etj.

Nga inspektimi rezultoi se disa prej subjekteve tregtonin produkte që nuk plotësojnë standardet europiane, pra janë të pamarkuara CE, në shkelje  të ligjit nr. 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkte joushqimore”, i ndryshuar dhe V.K.M nr.262/ 2013 “Për sigurinë e lodrave”.

Njëkohësisht artikujt e bllokuar janë të listuara në sistemet e shkëmbimit të shpejtë të informacionit të Komisionit Europian (Safety Gate Portal), si produkte të rrezikshme me ndikim në shëndetin e fëmijëve.

Artikujt e ndaluar paraqesin risk potencial kimik për shkak të përmbajtjes së lartë të ftalateve, risk fizik duke shkaktuar mbytje, prerje apo dëmtime të tjera tek fëmijët.

ISHMT u bën thirrje konsumatorëve të kenë kujdes kur zgjedhin lodrat për fëmijë!

Markimi CE duhet të jetë i vendosur në mënyrë të paheqshme dhe me përmasa jo më të vogla se 5 mm.

ISHMT ka në fokus të punës së saj ndërgjegjësimin e subjekteve dhe informimin e tyre për zbatimin me korrektësi të ligjit, ndërsa rikujton detyrimet që rrjedhin prej tij, në mbrojtje të konsumatorëve dhe të konkurrencës së ndershme.

The post Bllokohen 2 mijë lodra në Tiranë, ISHMT: Rrezikonin jetën e fëmijëve appeared first on Albeu.com.