ish-zyrtarja Archives - Albeu.com

Gjykata e Apelit lë në burg Alda Klosin, nuk pranon masë më të lehtë sigurie
Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi, është lënë në burg nga Gjykata e Apelit. Klosi kishte kërkuar masë më të lehtë sigurie.

Ajo akuzohet për “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”.

NJOFTIMI I GJYKATES

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlërësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetases me iniciale A.K (Ç), e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore, parashikuar nga nenet 257/a/2, 287/1 dhe 305/b të Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datës15.12.2022, ku në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion” është vjedhur banesa e shtetases me iniciale A.K (Ç). Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorë të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetases me iniciale A.K (Ç), është shtetësja me iniciale R.D, e punësuar si pastruese së bashku me djalin e saj me iniciale H.D.

Me vendimin nr. 250 Akti, datë 07.02.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:

– Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore, ndaj personit nën hetim A.K(Ç), e dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore, parashikuar nga nenet 257/a/2, 287/1 dhe 305/b të Kodit Penal.

-Caktimin ndaj personit nën hetim A.K(Ç) masën e sigurimit “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale A.K(Ç), e cila kërkoi ndryshimin e vendimit, duke vlerësuar si të paligjshëm ndalimin dhe caktimin e një mase sigurimi të ndryshme nga ajo që ka vendosur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Seanca gjyqësore u zhvillua në mungesë të ankueses, në prezencë të mbrojtësit të zgjedhur prej saj, av.Ilirjan Muho.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 20.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irena Brahimi, vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 250 Akti, datë 07.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /albeu.com

The post Gjykata e Apelit lë në burg Alda Klosin, nuk pranon masë më të lehtë sigurie appeared first on Albeu.com.

Hyri në administratë me një apartament dhe doli me disa prona dhe 120 mijë euro, si u pasurua Alda Klosi për 6 vjet
Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi u arrestua ditën e djeshme, pasi pastruesja Rozeta Dobi dëshmoi se vjedhja në shtëpinë e saj ishte inskenuar.

Nga ky inskenim, fillimisht u deklarua se Klosit i ishin vjedhur 120 mijë euro në banesë, këto të padeklaruara.

Mirëpo, kur u emërua në administratën e lartë shtetërore në 2016, si drejtore në ministrinë e Financave Klosi kishte një pasuri modeste.

Ajo ishte bashkëpronare me të shoqin Altin Klosi në një apartament prej 47m2 katrorë në Tiranë, me vlerë 2,5 milion lekë, një automjet “Toyota Yaris” i vlerësuar 180 mijë lekë dhe disa llogari bankare me vlera të ulëta ose të papërfillshme, prej 7 eurosh apo 3,8 dollarësh.

Nga ana tjetër bashkëshorti kishte dhe një truall prej 1000 m2 katrore në periferi të Tiranës me vlerë 9 milion lekë, ku përfshihet dhe një ndërtim prej rreth 90 m2.

Vetëm një vit më pas Alda dhe Altin Klosi blenë një apartament në Tiranë prej 72 metrash katrorë me vlerë rreth 32 mijë euro, financuar pjesërisht nga një kredi prej 2 milion lekësh, 950 mijë lekë të tjera i kanë marrë borxh dhe nga një garanci financiare të një prone me qira.

Me kalimin e viteve pasuritë e Alda Klosit pësuan ndryshime të mëdha.

Tashmë e divorcuar, Alda Klosi bëhet papritur pronare e dy apartamenteve banimi në Lezhë, me vlerë gati 8 milion lekë që të dy.

Në të njëjtin vit ajo shlyen kredinë e marrë në 2017 për blerjen e apartamentit në Tiranë, dhe bëhet pronare me te drejta të plota.

Ndërkohë në vitin 2022, Alda Klosi deklaron se ka përfituar tre pasuri si trashëgimi ligjore nga familja. Por teksa ka deklaruar pronat e marra nga trashëgimia, ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë për të paktën 120 mijë eurot e vjedhura në shtëpi.

Kujtojmë që fillimisht Klosi deklaroi se shuma në fjalë ishte për kurimin e xhaxhait të saj që jetonte në SHBA, megjithatë ajo kishte detyrim ligjor që ta raportonte si gjendje “cash” në banesën e saj.

The post Hyri në administratë me një apartament dhe doli me disa prona dhe 120 mijë euro, si u pasurua Alda Klosi për 6 vjet appeared first on Albeu.com.