ish sigurimi i shtetit Archives - Albeu.com

Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për hapjen e dosjeve
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj ranë sot dakord për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Alibeaj prezantoi amendamentet për projektligjin “Për informacionin të klasifikuar” “sekret shtetëror”. Sipas propozimit të tij dosjet nuk do të jenë më sekret.

Nga ana tjetër me vendim të Partisë Socialiste, certifikatat e dhëna nga komisionet Bezhani e Mezini, do të jenë të pavlefshme.

Ndërkohë kundërshti ka pasur nga Partia e Lirisë, e cila pretendoi se kryeministri Edi Rama po e përdor Autoritetin e Dosjeve për të sulmuar kundërshtarët e tij në politikë./albeu.com/

The post Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për hapjen e dosjeve appeared first on Albeu.com.

“Dosjet e ish-sigurimit”, Shqipëria ende larg ndarjes me të shkuarën
Në Shqipëri debatet mbi të shkuarën komuniste vijojnë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rënia e diktaturës.

Historianët vërejnë se pengesat për zbardhjen e saj, kanë ardhur më së shumti nga politika, që sipas tyre, nuk ka qenë e interesuar për shkak të kompromentimit të mjaft figurave të saj në regjimin totalitar.

Debati për dosjet e ish-sigurimit të shtetit u rihap, pas një shkrese dërguar parlamentit, pak kohë më parë, nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, ku thuhej se ish-presidenti Ilir Meta figuronte në dokumentet e krijuara nga ish-sigurimi. Zoti Meta e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, ndërsa shumica e majtë dhe opozita kanë paraqitur disa nisma ligjore në lidhje me dojset e ish-policisë sekrete të komunizmit, duke ndezur debat të ri për një çështje të vjetër.

Në Shqipëri edhe pse kanë kaluar mbi 3 dekada nga rrëzimi i regjimit komunist, ndarja me të shkuarën përbën sërish një sfidë për shoqërinë. Rasti më i fundit, ai i ish-presidentit të Repbulikës Ilir Meta, që sipas një shkrese dërguar kuvendit nga Autoriteti për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, figuron në dokumentat e krijuara nga ish-sigurimi, është shembulli më flagrant, që shoqëria shqiptare ende vazhdon të përballet në mënyrë të ashpër me të shkuarën, pa mundur ta zbardhë plotësisht dhe në mënyrë të besueshme atë. E nëse në mjaft vende ish-komuniste të bllokut të lindjes në Europë, ky proçes ka përparuar me sukses, në Shqipëri hijet e së kaluarës sipas historianëve, janë shfaqur në shumicën e rasteve si shantazh politik i njërës palë ndaj tjetrës.

“Jemi duke u marrë me atë që vetë sigurimi dhe politika e asaj kohe krijuan dhe vendosën si strukturë të vetën, shantazhin dhe kompromentimin. Ne akoma nuk po ndahemi nga këto vese të shoqërive totalitare edhe pse kanë kaluar 32 vjet. Kur flitet për dosjet, për hapjen e tyre dhe për elementët që kanë qenë pjesë e strukturës përkatëse më shumë flitet për të bërë shantazh, për mendimin tim, se sa për të bërë drejtësi”, tha për Zërin e Amerikës Gjon Boriçi, historian.

Drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë Jonila Godole, i tha Zërit të Amerikës, se ndarja më të shkuarën komuniste në Shqipëri, nuk u shoqërua me ndryshim të elitave, gjë që sipas saj e vështirësoi edhe më tej këtë proçes.

“Në Shqipëri nuk pati ndryshim të elitave në vitet 90, për fat të keq. Elitat e vjetra kaluan nga një regjimi komunist, në demokraci, duke marrë poste të rëndësishme. Po flas për elitat në politikë, në kulturë në akademi të shkencave etj. Ndaj dhe ato nuk kanë qenë të interesuara që të zbardhej në mënyrë objektive historia dhe e shkuara. Por nga ana tjetër, ka qenë dhe vetë shoqëria shqiptare, e cila nga bejeta për mbijetesë pas vitit 1990, nuk i dha prioritet të shkuarës duke menduar që e ardhmja do t’i kurojë vetë plagët, por në fakt kjo gjë nuk ndodhi”, u shpreh për Zërin e Amerikës Jonila Godole, Drjtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë.

Në këto tre dekada në Shqipëri janë bërë disa përpjekje ligjore mbi pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë, por sipas studiuesve ato kanë qenë mekanizma që i kanë shërbyer më së shumti, partisë në pushtet, për të goditur kundërshtarët politikë, ose ata në rradhët e saj. Në vitet 1995 dhe 1997, u ngritën dy komisione për pastërtinë e figurës, që njihen si komisioni Mezini dhe Bezhani. Ato pajisën me çertifikatë pastërtie rreth 800 zyrtarë. Në vijim pati edhe disa përpjekje të tjera ligjore, por pa sukses, për të mbërritur tek ligji i vitit 2015, që sanksionon të drejtën e çdo të interesuari të informohet për dokumentat e ish-sigurimit të shtetit. Pranë këtij autoriteti, përveç shërbimit diplomatik, policisë dhe organeve të reja të drejtësisë, asnjë institucion tjetër nuk ka detyrim ligjor të kërkojë informacion për të zgjedhurit apo emëruarit e tij, nëse figurojnë ose jo të lidhur me sigurimin e shtetit.

Drejtuesja e Autoritetit për Informimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula, i tha Zërit të Amerikës, se në vijimësi i ka kërkuar Kuvendit ndryshime ligjore që sanksionojnë detyrimin e verifikimit të çdo kandidati për detyra të larta, por dhe personave që propozohen për dekorime dhe medalje.

“Verifikimi mund të ndodhë, nga institucionet nga pushteti vendor nga partitë, por nuk është i detyrueshëm. Disa institucione i sjellin disa jo. Dy partitë kryesore nuk i kanë sjellë kandidatët për verifikim, ndërkohë që i kanë sjellë partitë e vogla, të cilat nuk janë aq prezente në parlament. Do ishte e udhës që të gjithë institucionet, partitë, dhe pushteti vendor të kalojë në filtrin tonë. Dhe propozimi ynë përmes vetëdeklarimit të kandidatëve për pushtetin vendor ose qëndror në zgjedhje të jetë i detyrueshëm. Institucioni më pas do marrë kohën e vet të bëjë verifikimin. Ajo që vihet re është se pavarësisht motivit për të cilin ne e zbatojmë ligjin dhe zbardhim dokumentet dhe informacionet ia japim publikut, natyrisht politika kërkon ta përdorë për interesat e veta. Nga ana tjeter dhe media shpeshherë është sipërfaqësore dhe nuk shkon thellë në hulumtime. Media dhe politika na bëjnë sfidë, por ajo që bëjmë ne, zbardhja e dokumentave, është një punë që e bëjmë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne duam që publiku shqiptar të njohë të dhënat, të njohë kandidatët për detyra të larta dhe të votojë i lirë, i qetë dhe i informuar. Të votojë për njerëz që janë ta pashantazhueshëm. Duhet kuptuar që pa informacion debati për të shkuarën nuk është i plotë ”, i tha Zërit të Amerikës Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Një prej mangësive serioze që has Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, sipas Zonjës Sula, lidhet me pengesën ligjore për të verifikuar personat që janë pajisur në të shkuarën me çertifikatë pastërtie nga dy kominsionet Mezini dhe Bezhani. Këtu bën pjesë dhe rasti i ish-presidentit Meta. E vënë në lëvizje nga një indicie përmes, autoriteti pak kohë më parë i nisi një shkresë kuvendit, ashtu si dhe për 5 raste të tjera më herët, se ishte vënë në dijeni për ekzistencën e një dokumenti që e lidhte ish-krytarin e shtetit me ish-sigurimin e shtetit

. Autoriteti sugjeronte heqjen e nenit nga ligji për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, që ndalon verifikimin e personave të çertifikuar nga dy komisionet e mëparshme

. Verfikimi i para 20 viteve me atë tani, sipas kryetares së autoritetit Gentiana Sula, është më i saktë për shkak të një arkive më të plotë, si dhe mundësisë së një hulmutimi më të thellë si pasojë e modernizimit të saj.

“Ne kemi patur dyshimet tona, administruam të gjithë arkivin e tyre. Praktikat që kanë sjellë në këto vendime ne i kemi marrë diku të paplota, diku pa firmë, pa vulë, pa relacione të hollësishme. Komisionet Mezini dhe Bezhani thjesht kanë bërë verifikimin përmes institucioneve të tjera, në atë kohë i ka bërë SHIK-u dhe Minstria e Brendshme verifikimet, ndërsa në rastin tonë arkiva është e gjitha këtu dhe kjo krijon një mjet të rëndësishëm për besimin, pasi jep instrumentin këtu në dorë. Ndërkohë deri dje thuhej “ka dosje individi” dhe përmendej fjala dosje me një emër e kujt është dosja, ndërsa sot objektivi ynë është që përmes dosjes të shkohet tek dokumentet që ka brenda në dosje dhe përtej saj të shkohet tek dhënat që prodhohen brenda në dokument. Pra pa e disponuar arkivën nuk e bën dot këtë analizë. Ne kemi dhe arkivën por dhe stafin e specializuar, gjë që i ka munguar dy komisioneve të mëparshme”, thotë Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ish-Presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë çdo mundësi të përfshirjes së tij me sigurimin e shtetit dhe ka njoftuar se do të padisë Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit, për shkelje të rënda dhe të qëllimshme të ligjit, siç thotë ai, në shërbim të shantazhit politik për llogari të kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër shumica e majtë ka dorëzuar në parlament dy nisma ligjore që përkojnë me propozimet e Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit.

Praktikisht bëhet fjalë për një ndërhyje në Kodin Zgjedhor ( kërkon shumicë të cilësuar 84 vota, që shumica e vetme nuk i ka) që detyron partitë të verifikojnë kandidtët për deputetë, kryetar bashkie dhe të këshillave vendor dhe vetë kanditatët të plotësojnë një formular vedeklarimi, si dhe shfuqizimin e nenit në Ligjin për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, që ndalon verifikimin e personave që kanë marrë çertifikatë pastërtie nga dy komisionet e mëparshme qe ushtruan aktivitetin e tyre në vitet 90. Historiani Gjon Boriçi i sheh pozitivisht nismat ligjore në funksion të ndarjes me të shkuarën.

“Nuk mendoj se duhet të jetë problem marrja e çertifikatës së pastërtisë për këdo që kërkon të jetë aktiv në jetën publike. Përse duhet të ketë problem të tregojë që është i pastër dhe të tregojë që e meriton të jetë një qeveriatr i mirë, një ligjvënës i mirë, e kështu më radhë. Është nisëm shumë pozitive, për mendimin tim, por ajo duhet t’i shërbejë drejtësisë dhe jo individëve për qëllime personale”, theksoi historiani Gjon Boriçi.

Krahas propozimeve të shumicës edhe PD ka paraqitur në kuvend një projektligj për deklasifikimin e dosjeve të sigurimit të shtetit, nga viti 1944-1990. Studiuesit thonë se në këto 3 dekada mjaft politikanë dhe zyrtarë të kompromentuar e kanë parë politikën si mburojë dhe kanë krijuar barriera të forta për verifikimin e pastërtisë së figurës në raport më sigurimin e shtetit. Historianët vërjenë me keqardhje se vonesat dhe paqartësitë në këtë proçes kanë dëmtuar në mjaft raste edhe historinë e vendit, duke e lënë atë peng në duart e politikanëve./VOA/

The post “Dosjet e ish-sigurimit”, Shqipëria ende larg ndarjes me të shkuarën appeared first on Albeu.com.

Kuvendi kërkesë kreut të Autoritetit të Dosjeve: Publiko emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e administratës publike
Debati për gjetjen e dosjes së përndjekjes së Filip Talos, ku mendohet se ndodhet dhe procesverbali me firmën e personave që e kanë spiunuar për arratisjen jashtë vendit, tensionoi situatën politike në mbyllje të sesionit parlamentar.

Qytetari në fjalë ka kërkuar informacione mbi përndjekjen që i është bërë nga Sigurimi i Shtetit, ndërsa ajo që u interpretua më pas me inicialet I.M. ishte debati që e lidhte me ish-Presidentin.

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula, kërkoi ndryshime ligjore, ndërkohë që nisur nga ky rast, Kuvendi përmes një rezolute i kërkon Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të bëjë publike listën e ish sigurimsave të shtetit.

“Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022 të angazhohet në këto drejtime: që të publikojë në faqen zyrtare online të Autoritetit, për aq sa lejohet nga kuadri ligjor, listën e individëve që kanë rezultuar si bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit dhe që janë pjesë e administratës publike”, thuhet në rezolutën për vlerësimin e Autoritet të Dosjeve.

Kuvendi vlerëson veprimtarinë e Autoritetit për Informimin për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të garantuar realizimin e një procesi të rregullt ligjor, në funksion të identifikimit dhe rikuperimit të trupave të atyre që u zhdukën ose u ekzekutuan gjatë komunizmit.

Gjithashtu në rezolutë përmendet:

“Përshkallëzimi i veprimtarisë së Autoritetit me zhvillimin e tryezave ndërinstitucionale në lidhje me hartimin e akteve nënligjore që do të përcaktojnë autoritetet përgjegjëse dhe mënyra e mbrojtjes dhe ruajtjes së vendvarrimeve të identifikuara ose të dyshuara.

Gjithashtu, Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022 të angazhohet në këto drejtime: Të vijojë angazhimin për hartimin e draftit të aktit nënligjor, i cili do të përcaktojë autoritetet përgjegjëse dhe mënyrën e mbrojtjes dhe ruajtjes së vendvarrimeve të identifikuara ose të dyshuara duke dhënë kontribut në përcaktimin e detyrave të AIDSSH-së në këtë proces, por edhe më gjerë, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e tjera shtetërore qendrore dhe vendore.

Autoritetit të dosjeve i kërkohet që të vijojë përpjekjet për dorëzimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nga Arkivi i Sistemit të Ministrisë së Brendshme, në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me autoritetet publike dhe arkivat për zbatimin e detyrimeve ligjore.

Të intensifikojë bashkëpunimet me institucionet qeveritare për qartësimin e fatit të të zhdukurve në komunizëm, në komunikimin me familjet, grupet e interesit, pushtetin lokal, organizatat ndërkombëtare. Të intensifikojë punën për deklasifikimin e dosjeve, duke përjashtuar ato që cenojnë sigurinë kombëtare dhe të vijojë me digjitalizimin e tyre”.

REZOLUTA E KUVENDIT PËR VEPRIMTARINË E AUTORITETIT TË DOSJEVE

Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022 të angazhohet në këto drejtime:

Të vijojë angazhimin për hartimin e draftit të aktit nënligjor, i cili do të përcaktojë autoritetet përgjegjëse dhe mënyrën e mbrojtjes dhe ruajtjes së vendvarrimeve të identifikuara ose të dyshuara, duke dhënë kontribut në përcaktimin e detyrave të AIDSSH- së në këtë proces, por edhe më gjerë, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e tjera shtetërore qendrore dhe vendore;

Të vijojë përpjekjet për dorëzimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nga Arkivi i Sistemit të Ministrisë së Brendshme, në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me autoritetet publike dhe arkivat për zbatimin e detyrimeve ligjore’

Të intensifikojë bashkëpunimet me institucionet qeveritare për qartësimin e fatit të të zhdukurve në komunizëm, në komunikimin me familjet, grupet e interesit, pushtetin lokal, organizatat ndërkombëtare;

Të bëjë funksional sistemin e arkivit digjital për lehtësim të procesit të kërkimit dhe konsultimit me dokumentet arkivore sipas standardeve ndërkombëtare;

Të bashkëpunojë ngushtë me ISKK-në sa i takon shfrytëzimit të dokumentacionit arkivor sipas parashikimeve ligjore, me qëllim garantimin e mundësisë për shqyrtimin e dokumenteve nga ana e studiuesve, duke mbështetur kërkimin shkencor gjatë rishqyrtimit historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit;

Të intensifikojë bashkëpunimin me institucione homologe të huaja, me qëllim përthithjen e eksperiencave më të mira nga veprimtaria e tyre;

Të intensifikojë punën për deklasifikimin e dosjeve, duke përjashtuar ato që cenojnë sigurinë kombëtare dhe të vijojë me digjitalizimin e tyre;

Të publikojë në faqen zyrtare online të Autoritetit, për aq sa lejohet nga kuadri ligjor, listën e individëve që kanë rezultuar si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe që janë pjesë e administratës publike./Panorama/

The post Kuvendi kërkesë kreut të Autoritetit të Dosjeve: Publiko emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e administratës publike appeared first on Albeu.com.

Berisha “hap kartat”: Historia e vërtetë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane është falsifikuar nga Edi Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se marrëdhëniet e vërteta shqiptaro-amerikane janë falsifikuar nga kryeministri Rama.

Në reagimin e tij Berisha është shprehur se ka vendosur që të paraqesë me foto dhe video të gjitha momentet më thelbësore të këtyre marërdhënieve në 100-vjetorin e tyre.

Komentet Berisha i ka bërë përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Berishës:

Historia e vërtet e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në 31 vitet e fundit në foto dhe video!

Miq, për shkak të fallsifikimit banal dhe censurimit si në kohërat e vjetra, të historisë se marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga Edi Rama, neobllokmenët e tij dhe mafia e George Sorosit, vendosa te flas dhe të paraqes për ju çdo ditë në foto dhe video të gjitha momentet më thelbësore të këtyre marrëdhënieve në 100 vjetorin e tyre.

Me 22 Maj 1991, foto historike me Ismail Kadarenë dhe Azem Hajdarin të ftuar nga Kongresi i SHBA ne seance dëgjimi para bashkryetarëve te Komisionit te Helsinkit, Senatorit Denis De Concini dhe Kongresmenit Steny Hoyer e disa kongresmenëve dhe senatorëve anëtarë të këtij komisioni në një sallë të mbushur plot me zyrtarë amerikan dhe bashkatdhetarë tanë, duke dëshmuar para tyre per masakrën e 2 Prill 1991 në Shkodër dhe gjendjen në Shqiperi.

Me këtë akt historik SHBA mbeshtetën haptas opozitën shqiptare.

Në gusht të vitit 1991, Denis De Concini kishte vizituar Shqipërinë dhe në takim i kishte kërkuar Ramiz Alisë lirimin e të burgosurve politik, lejimin e pluralizmit politik. Ai kishte kërkuar gjithashtu, per shkak te shkrimeve te mia, të më takonte edhe mua, natyrisht regjimi e mashtroi senatorin dhe nuk me njoftoi per kërkesën e tij.

ps: sot Edi Rama ka 97% të të gjithë pushtetit ne Shqipëri nga 88% që kishte Ramiz Alia në maj të vitit 1991.

Këtu më poshtë keni fjalen time jo të plotë në këtë seancë.

Fjala e Dr. Sali Berisha

“Aty ku ka varreza ka Ringjallje”

F.Nietzsche

“Z. Kryetar, Të nderuar Kongresmenë dhe Senatorë, Zonja dhe Zotërinj, Forcat Demokratike të Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe e gjithë opozita janë mirënjohës për Kongresin, Qeverinë dhe popullin e Shteteve të Bashkuara që na ftuan të paraqitemi me këtë dëshmi, për herë të parë te ky tempull i lirisë dhe demokracisë. Shqiptarët po kalojnë kohë të ndryshme, dhe shpresa mbetet shpëtimi ynë i vetëm, ftesa juaj paraqet një tregues të qartë se ne nuk jemi më një popull i harruar, ose thënë më mirë si selfforgotten-vet-harruar. Ne jemi të inkurajuar dhe shpresojmë, sepse Shtetet e Bashkuara mbeten themeli i demokracisë.

Udhëtimi për në këtë tokë të madhe jep optimizëm dhe forcë për të gjithë ata që luftojnë për demokracinë, veçanërisht për ne shqiptarët. Asnjë komb indigjen në Evropë, nuk ka vuajtur më shumë sesa kombi shqiptar, Gjatë historisë së tij mijëravjeçare, ka përjetuar okupim barbar, dramat e mëdha , periudha të gjata të errëta, gjenocidet, masakrat dhe torturat, dhe ndarja si asnjë komb tjetër. Kur e pyes veten pse ky komb i ynë i është dashur të vuajë kaq shumë, më pëlqen të kujtoj historinë e Jobit, i cili i mbijetoi testit të fatkeqësive të përsëritura, por kurrë nuk mori një përgjigje për pyetjet e tij. Sigurisht, ky nuk është vendi për të rishikuar historinë e kombit shqiptar, por dëshiroj t’ju kujtoj se gjatë këtij shekulli, asnjë komb nuk ka vuajtur aq sa kombi im.

Gjatë dy dekadave të para të këtij shekulli, kombi ynë u nda në dy, gjysma e territoreve tona u jepeshin vendeve fqinje.

Sidoqoftë, gjatë periudhës 1920-, shqiptarët luftuan për të dhe themeluan shtetin më demokratik në Ballkan. Por sundimtarët e frikësuar të vendeve fqinje përmbysën qeverinë demokratike të Shqipërisë dhe, në të njëjtën kohë, mashtruan demokracinë në të gjithë rajonin. Nga viti 1945 e deri më sot; domethënë, gjatë 45 viteve të fundit, shqiptarët kanë vuajtur nën diktature komunistë,e cila ka qenë një nga diktaturat më të këqija në Evropë. Historia e shqiptarëve, sot na kujton një nga shkrimtaret e njohura amerikane Helen Adams Keller i cila thotë për një popull : “të shurdhër dhe të verbër qysh nga foshnjëria”. Keller, nuk i referohej shqiptarëve, por në kontekst të rrjedhave të kohës, përfundimisht thënja e tij rimori dëgjimin dhe vizionin e saj- te ne Shqiptarët. Kurimi i saj kaloi në faza të vështira, ashtu si Shqipëria, e cila pas 45 vjetësh diktaturë tani është në procesin e ringritjes së saj – “të shurdhër dhe të verbër qysh nga foshnjëria”.

Por përpara se ajo të bashkohet me familjen e kombeve demokratike, Shqipëria, ashtu si shkrimtarja juaj e madhe do të duhet të përjetojë vuajtje dhe krizë të mëtutjeshme për shumë arsye, disa prej të cilave unë do t’i listojë këtu. Së pari, Shqipërisë i mungon një traditë e një demokracie pluraliste; se dyti përvojat e Shqipërisë jane nën feudalizëm dhe socializëm totalitar; së treti, krijimi pas Luftës së Dytë Botërore të diktaturës së pamëshirshme të Enver Hoxhës, e cila në shumë aspekte e tejkaloi diktaturën e përshkruar nga George Orëell në veprat e tij. Ky regjim izoloi vendin, gjë që bëri që bota të harrojë se Shqipëria madje ekzistonte. Numri i të burgosurve politikë dhe viktimave, liria e ndërgjegjes së të cilve u shkel në Shqipëri ishte më i madh se në çdo vend të Evropës Lindore.

Kjo dëshmon jo vetëm shkallën e lartë të shtypjes, por edhe faktin që shqiptarët iu përgjigjën okupimit bolshevik Stalinist në të njëjtën mënyrë që ata iu ishin përgjigjur pushtimeve të tjera gjatë historisë së tyre të gjatë. Eshtë mëse e vërtetë që ata nuk ishin në gjendje të organizoheshin, por, siç thoshte Nietzsche, ku ka varre, ka ringjallje. Dua të theksoj se ishin vuajtjet, torturat dhe burgosjet e aq shumë njerëzve që përfundimisht dhanë ndryshimin demokratik që filloi më vonë në Shqipëri sesa në vendet e tjera të Evropës Lindore. Kishte shumë faktorë vendas dhe të huaj që çuan në këto ndryshime, deri te qenia më e rëndësishme: fryma e Helsinkit; zhvillimet në Evropën Lindore, dhe ngritja në pushtet e Mikhail Gorbachev. Mospajtimi i inteligjencës shqiptare, e cila, megjithëse nuk ishte aq e zëshme sa homologët e saj në Evropën Lindore, luajti një rol jetësor, veçanërisht gjatë 3 viteve të fundit : “Dhe, revoltat e forcave demokratike, atyre që luftonin për liri e demokraci, në Shkodër, Kavaje Tirane, Fier dhe Vlorë, të cilat përfaqësonin një shprehje të qartë të pakënaqësisë popullore nga regjimi totalitar, me gjithë brutalitetin e regjimit që përdorte veglat e tij për ti shkatërruar dhe mbajtur gjallë komunizmin, u zgjua dhe u ngritë për të përmbysur komunizmin më të ëgër në botë që ishte Shqipëria.

Trazirat e nisura nga qytetarët dhe lëvizja studentore në Dhjetor 1990 përfaqësuan sfidën e parë të hapur dhe cliruan Shqipërinë, nga sundimtarët e saj për 45 vjet. Kështu, nën presionin e fortë të brendshëm dhe nxitjen e huaj demokratike, Partia në pushtet Partia Punës së Shqipërisë, u detyrua të iniciojë reforma dhe të sanksionojë pluralizmin politik. Dhe, në kushte të tilla lindi partia jonë, partia e parë opozitare e Shqipërisë, Partia Demokratike. Që nga fillimi i saj, Partia Demokratike, është dashur të luftojë me një parti e cila për rreth 50 vjet kishte trajtuar çdo individ me ide të pavarura si tradhtar, armik, duke i nënshtruar kundërshatarët e sa me; pushaktime, tortura cnjerëzore, dënimin e kundërshtarve me burgim të gjatë, dhe interrnimet masive në kampet e punës së detyrueshme. Në lëvizjet e para në Shqipëri, për liri e demokraci, menjëherë, Partia Komuniste filloi një fushatë dhune dhe terrori kundër Partisë Demokratike, e cila arriti kulmin e saj me masakrën në Shkoder më 2 prill. Në zgjedhjet e 31 Marsit, Partia Demokratike fitoi një fitore të pjesshme. Ajo fitoi 75 vende. Zbardhur nga Beqir Sina dhe publikuar nga ne Bota sot me dt 27 gusht 2019.”

Ps ky eshte fjalimi im i parë në Kongresin e SHBA.

The post Berisha “hap kartat”: Historia e vërtetë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane është falsifikuar nga Edi Rama appeared first on Albeu.com.

Dalja e emrit të Metës si ish-sigurims, “shpërthen” Bushati: Këtu kush nuk i bën goj*re Ramës do përgojohet!
Analisti Andi Bushati ka reaguar me tone të ashpra ndaj daljes së emrit të ish-presidentit Ilir Meta në dosjet e Autoritetit të Dosjeve si ish-sigurims.

Bushati është shprehur se këto janë lojëra të Edi Ramës dhe sipas tij, kush nuk i bën gojore Edi Ramës do të përgojohet.

Komentet Bushati i ka bërë në emisionin “Open” në Neës24, ku ishte i ftuar.

Pjesë nga biseda në studio:

Dritan Hila: Pa bërë kërkesë mund ta deligjitimojë. Edhe Berisha dy ditë pasi tha nuk njoh parlamentin i erdhi non-grata. bëhet kërkesa dhe pastaj nga përgjigja e Autoriteti shqyrtohet…

Andi Bushati: Po të jenë bythlëpirës të marsit prapë janë të turpshme, Kjo vjen erë e qelbët politike.

Fatos Lubonja: Përtej të gjithave këtu ka disa shkelje ligjore . Një njeri si Ilir Meta që tashmë është qytetar, nuk mundet që për një qytetar me një email nga një anonim ti t shkosh ta çosh në parlament qe është qytetar deri më sot. nuk qëndron nga ana ligjore. Autoritet ka kërkuar SPAK të hetojë për atë që ka dërguar email. A mendojmë dot ne që ky që ka çuar email është i panjohur, apo i çmendur. Kush ka pasur akses mbi këto dosje. Kush është ky njeri dhe çfarë qëllimi ka pasur. Pra nuk mund të mendojmë që ky është njeri i ndershëm, por na shkon se është intrigë. Autoriteti e çuar në parlament menjëherë. Përse e bëjnë publike…këtu e ke shumë të vështirë të mendosh që kjo nuk është një gjë e qepur që rrjedh nga të gjitha anët. Gjëja duket se është politike. Ajo që kërkojmë dhe duhet ta kërkojmë është të hetohet sa ka shkelje ligjore, cili është ky personi çfarë qëllimi ka pasur dhe sa e vërtetë është. Por sikur të mos jetë e vërtetë dhe e sajuar ky është skandal i paparë dhe kjo do na tregojë që ky është një regjim që nuk rrëzohet me shtetin e së drejtës. nëse këta kanë sajuar një gjë të tillë prite o Zot se çfarë mund të ndodhë nesër.

Andi Bushati: Ka nga ata që mendojnë që po të ishte sot Meta pjesë e qeverisë qoftë e Berishës apo edhe Ramës do kishte ndonjë autoritet leshi që mund ta bënte këtë gjë… Këta që u skandalizuan që Lulzim Basha ishte agjenti i serbëve, i ke dëgjuar sot, jo se mbaroi halli nuk i duhet më Ramës spiun Lulzim Basha tani Edi Ramës i duhet spiun Meta…Këtu ka një makineri që kush nuk i bën autokratit gojore do përgojohet….

The post Dalja e emrit të Metës si ish-sigurims, “shpërthen” Bushati: Këtu kush nuk i bën goj*re Ramës do përgojohet! appeared first on Albeu.com.

I doli emri si ish-sigurims, reagon Partia e Lirisë: Kryetari jonë nuk ka lidhje me shtetasin I.M (VIDEO)
Teksa ditën e sotme Autoriteti i Dosjeve u shpreh se politikani i lartë I.M, i cili rezulton si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit është ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar edhe Partia e Lirisë.

Përmes sekretares për marrëdhëniet me publikun, Silva Cakës, Paria e Lirisë ka theksuar se shtetasi I.M nuk është ish-presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë kujtojmë që vetë Meta është shprehur se Autoriteti i Dosjeve do të dalë zbuluar si Autoriteti i Manipulimeve./albeu.com/

The post I doli emri si ish-sigurims, reagon Partia e Lirisë: Kryetari jonë nuk ka lidhje me shtetasin I.M (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

U akuzua si ish-sigurims, zbulohet regjistri i klasës së ish-presidentit: Tre “I.M” dhe një tjetër Ilir Metaj në klasën e tij (FOTO LAJM)
Ditën e djeshme, Autoriteti i Dosjeve njoftoi se nga një informacion i marrë në mënyrë anonime dhe pas verifikimeve të bëra prej tyre, ka rezultuar se një politikan i lartë me inicialet I.M ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ndërsa ditën e sotme, përmes një shkrese të dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë, Autoriteti i Dosjeve theksoi se bëhej fjalë për Ilir Metën.

Meta reagoi sot për mediat duke thënë se fillimisht një veprim i tillë ishte një vetëvrasje morale e Autoritetit të Dosjeve, ndërkohë që theksoi se vetë ai njihte “ja 40-50 Ilir Metaj”, madje disa prej tyre i kishte patur edhe në grup kur studionte në fillim të viteve ’90 në Fakultetin e Ekonomisë.

“Unë në atë kohë kam qenë vetëm sekretar i rinisë së Fakultetit të Ekonomisë i zgjedhur që në vitin e dytë se isha pothuajse me të gjitha dhjeta po dhe kisha aftësi si lider që atëherë, e bëja organizime e kjo ishte merita ime kryesore.

Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj që njoh unë e njëri është dhe deputet.

Në klasën time kemi qenë dy Ilir Metaj, po edhe tjetri jam i sigurt që s’ka qenë. Autoriteti i manipulimit dhe kriminalizimit të dosjeve ka një përgjegjesi të madhe se për nevoja personale të Ramës shkatërron përfundimisht besimin e tij në publik e krijon shqetësime te shumë njerëz që në të kaluarën kanë bërë një gabim e janë prekur e tani mund t’u dalin emrat që kanë fëmijë, kanë krijuar familje e ky është përgjegjësi e Autoritetit të Dosjeve”, tha Meta për mediat.

Më poshtë gjendet një fotografi e regjistrit të klasës së ish-Presidentit në Fakultetin e Ekonomisë ku duket se gjendet edhe një person tjetër me të njëjtin emër dhe mbiemër (Ilir Mero Metaj) si edhe po ashtu dy studentë të tjerë që kanë inicialet I.M, krahas Ilir Metës që njohim të gjithë./albeu.com/

The post U akuzua si ish-sigurims, zbulohet regjistri i klasës së ish-presidentit: Tre “I.M” dhe një tjetër Ilir Metaj në klasën e tij (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Dosja e politikanit I.M që shërbente në Sigurimin e Shtetit, vjen reagimi i Fatmir Mediut
Deputeti Fatmir Mediu është shprehur se duhet vendosur që personat që kanë qenë pjesë e strukturave të Sigurimit të Shtetit në të kaluarën, të mos kenë mundësi të jenë pjesë e nivelit të lartë të funksionarëve të sotëm.

Komentet Meta i ka bërë përmes një deklarate të dhënë për mediat, pas takimit me Lindita Nikollën lidhur me të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Dosjeve.

Mediu tha se nuk duhej të abuzohej me emra politikanësh ndërsa shtoi se uronte që kjo të mos ishte vetëm një kauzë politike.

Fatmir Mediu: Unë vlerësoj punën e Autoritetit të Dosjeve. Duhet diskutuar në mënyrë që ata persona kanë qenë pjesëtarë të këtyre strukturave të kaluarën, të mos kenë mundësi të jenë pjesë e nivelit të lartë të funksionarëve të sotëm publikë. Por nuk duhet të abuzojmë me emra politikisht.

The post Dosja e politikanit I.M që shërbente në Sigurimin e Shtetit, vjen reagimi i Fatmir Mediut appeared first on Albeu.com.