Ish-shefi i shërbimit të inteligjencës së Bosnjës futet Archives - Albeu.com

Ish-shefi i shërbimit të inteligjencës së Bosnjës futet në “listën e zezë” të SHBA-së
Osman Mehmedagiq, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë i Bosnjë dhe Hercegovinë, është futur në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara më 15 mars.

Ky vendim është publikuar në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit.

Në “listën e zezë” amerikane është futur edhe Dragan Stankoviç,  dhe më pas drejtor i Administratës së Republikës Sërpska për Çështje të Pronës dhe Gjeodezisë.

Ndërkaq, personi i tretë i sanksionuar nga SHBA-ja është Edin Gaçanin, i cili thuhet se është “një prej trafikantëve më të mëdhenj në botë të drogës”.

“Tre individët e sanksionuar paraqesin kërcënim për stabilitetin rajonal, besimin institucional dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike në Ballkanin Perëndimor”, tha Brian E.Nelson, nënsekretar i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shënjestrojnë ata që përfshihen në korrupsion dhe minojnë marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës që janë krijuar si pjesë e Marrëveshjes për Paqe të Dejtonit”, tha Nelson.

Sipas Thesarit amerikan, Mehmedagiq si drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Bosnjës, kishte keqpërdorur kompaninë shtetërore të telekomunikacionit në favor të Partisë për Veprim Demokratik (SDA), një prej partive më të mëdha në vend.

“Mehmedagiq përdori BH Telecom për të mbledhur të dhëna të telefonave mobilë të politikanëve të Bosnjë e Hercegovinës që nuk ishin të lidhur me SDA-në. Ai po ashtu instruktoi një person për të ndjekur një zyrtar qeveritar të lidhur me partinë opozitare të entitetit të Republikës Sërpska”, u tha në njoftimin e SHBA-së.

Mehmedagiq, po ashtu thuhet se ka përdorur pozitën e tij, kërcënimet dhe lidhjet në mënyrë që të detyrojë kandidatët e Osmork, një grup i partive civile nga Bosnja, që të mbështesin SDA-në. SHBA-ja tha se ka informacione të besueshme se ai ka bashkëpunuar me rrjetet kriminale për të pasuruar veten dhe partinë e tij.

Më herët SHBA-ja kishte vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të lartë të SDA-së, Asim Sarajliq, Fadil Novaliq dhe Amir Zukiq.

Më 2015, Këshilli i Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës e emëroi Mehmedagiqin në postin e drejtorit të përgjithshëm të agjencisë së inteligjencës me sugjerimin e Denis Zvizdiq, kryetarit të Këshillit të Ministrave, që atëbotë ishte pjesë e SDA-së.

Ndërkaq, sipas njoftimit Dragan Stankoviq, në kohën kur ishte ushtrues detyre i drejtorit dhe më pas drejtor i Administratës për Çështje të Pronës dhe Gjeodezisë në Republikën Sërpska – agjencisë përgjegjëse për Ligjin e pronës – në prill të vitit 2022, kishte vënë në pikëpyetje rendin kushtetues të Bosnjës, duke përkrahur këtë legjislacion, që sipas SHBA-së, minon Marrëveshjen e Dejtonit.

“Ligji për pronën e Republikës Sërpska është përpjekje për të uzurpuar fuqinë shtetërore të Bosnjës mbi pronën shtetërore që gjendet në Republikën Sërpska, duke shkelur vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës dhe ndalesën për posedimin e pronës shtetërore të vendosur më 2005 nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë”, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Sa i përket Edin Gaçanin, SHBA-ja e përshkroi si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në botë. Uashingtoni tha se ai është lider i Kartelit Tito i Dino, ku përfshihen anëtarë të familjes së tij dhe miq nga Bosnjë e Hercegovina.

Ky kartel, përveç trafikimit të narkotikëve në shumë shtete, është përfshirë edhe në pastrimin e parave dhe ka lidhje me grupin e organizuar kriminal Kinaah, një organizatë kriminale transnacionale që është sanksionuar më herët nga SHBA-ja.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se Gaçannin është sanksionuar për pjesëmarrje në aktivitete apo transaksione që materialisht kanë kontribuar ose kanë paraqitur rrezik në shpërndarjen ndërkombëtare të narkotikëve apo prodhimit të tyre.

Personat e sanksionuar përballen me ngrirje të të gjitha aseteve që mund të kenë në SHBA apo që janë në pronësi ose kontrollohen nga persona amerikanë./rel/

The post Ish-shefi i shërbimit të inteligjencës së Bosnjës futet në “listën e zezë” të SHBA-së appeared first on Albeu.com.