Ish-shefi i AKI Archives - Albeu.com

Rrëmbeu mësuesit turq, dënohet ish-kreu i AKI-së në Kosovë
Ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, është dënuar me katër vjet e tetë muaj burgim për dëbim të paligjshëm të gjashtë shtetasve të Turqisë që kishin leje qëndrimi dhe leje pune në Kosovë.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prej ku iu shqiptua dënimi, u tha se Gashi shpallet fajtor për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës thuhet se Gashi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke mos i përmbushur detyrat sipas kompetencës, duke rekomanduar revokimin e lejeve të qëndrimit dhe mosdhënien e lejes për njërin prej tyre, “për arsye se kinse ata paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, fakt që nuk është provuar fare në procedurë të zbatuar në bazë të ligjit”.

Në anën tjetër, nga akuza janë liruar ish-drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Valon Ramadani, dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare, Rrahman Sylejmani.

Aktakuza u ngrit pasi më 29 mars të vitit 2018, përmes një aksioni të gjerë të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në orët e hershme të mëngjesit u arrestuan gjashtë shtetas turq.

Dëbimi i tyre është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova.

Arrestimit dhe dëbimit i parapriu revokimi i lejeve të tyre të qëndrimit, për të cilin veprim më vonë gjykata tha se ishte i jashtëligjshëm.

The post Rrëmbeu mësuesit turq, dënohet ish-kreu i AKI-së në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Ish-shefi i AKI: Shërbimi sekret serb tentoi ta vras Hashim Thaçin në vitin 2014
Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ka thënë se shërbimet e intelegjencës së Kosovës e kanë parandaluar një atentat ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, më 2014 në ndeshjen e parë të kombëtares së Kosovës.

Ai thotë se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë bërë punë të vazhdueshme në parandalimin e aksioneve të shërbimeve sekrete serbe.

“Institucionet e sigurisë kanë qenë shumë të përgatitura për këto lojëra në territorin e Kosovës. Ju kujtohet në vitin 2009 ndalimi i agjentëve të BIA-s. Më 2014 kur është bërë ndeshja e parë e Kosovës kemi parandaluar një sulm që ishte nisur nga shërbimi sekret serb ndaj titullarëve tonë që të prishej ajo atmosferë festive”, tha ai në Pressing në T7.

Ai tregon se si ishte përgatitur sulmi që për cak kishte Thaçin.

“Me metoda të tilla. Metodologji e njëjtë që të kryhej atentat ndaj titullarëve tonë në ndeshjen e kombëtares së Kosovës. Ishte punësuar një snajper nga forcat elitare serbe dhe i cili pastaj, në bashkëpunim me shërbimet partnere, nuk e kishte mohuar shërbimi serb që ishte planifikuar diçka e tillë. Me partnerët tonë kishim dërguar mesazh në Serbi që të ndalohej kjo dhe të arrestohej ai. Ai ishte arrestuar”, tregon ai.

“Ishte snajper me përvojë në Bosnjë, Kroaci”, përfundoi Smakaj./Gazeta Express/

The post Ish-shefi i AKI: Shërbimi sekret serb tentoi ta vras Hashim Thaçin në vitin 2014 appeared first on Albeu.com.