ish presidenti nderron jete Archives - Albeu.com

U nda nga jeta në Berlin, trupi i ish-Presidentit Bujar Nishani pritet të mbërrijë në atdhe të martën
Trupi i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani pritet të mbërrijë në atdhe të martën e javës së ardhshme.

Pas vdekjes së tij, ditën e shtunë në Spitalin Universitar të Berlinit Charite, stafi mjekësor dhe të afërmit e të ndjerit po merren me procedurat e posaçme që mundësojnë sjelljen e trupit të ish-Presidentit të Republikës në atdhe, ku pritet t’i bëhen edhe nderimet e fundit.

Mësohet se procedurat mund të përfundojnë gjatë ditës së hënë dhe po të hënën rreth mbrëmjes trupi i tij do të niset drejt Tiranës dhe do të mbërrijë gjatë ditës së martë. Ish-Presidenti do të përcillet për në banesën e fundit nëpërmjet një ceremonie zyrtare.

Për këtë, Këshilli i Ministrave pritet të marrë një vendim të posaçëm, për t’i bërë ish-kreut të shtetit nderimet e duhura.

Bujar Nishani ndërroi jetë teksa po kurohej në spitalin universitar Charite në Berlin, një ndër spitalet më të njohur në Gjermani, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar, çka solli dhe vdekjen e tij të shtunën.

Për ndarjen e tij nga jeta pati një numër të madh mesazhesh ngushëllimi, jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga institucione të rajonit dhe ato ndërkombëtare.

Një vëmendje të veçantë, ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Nishani i kushtuan edhe mediat ndërkombëtare.

The post U nda nga jeta në Berlin, trupi i ish-Presidentit Bujar Nishani pritet të mbërrijë në atdhe të martën appeared first on Albeu.com.