ish-kryeinspetor Archives - Albeu.com

Arrestimi i ish-kryeinspektorit të Elbasanit, policia jep detaje
Ish-kryeinspektori i Inspektoratit vendor të Elbasanit dhe një person tjetër janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia pasi janë konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje në zonën e llixhave në Tregan të Elbasanit

Policia bën me dije se është vënë nën hetim A. Z., 34 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë inspektor në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes të Territorit, i cili dyshohet se ka favorizuar ndërtimin pa leje të objektit me dy kate me sipërfaqe 1200 m katror.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Llixha”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ndërtimeve pa leje, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Arrestohet në flagrancë, për shpërdorim detyre, ish-kryeinspektori i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan dhe 1 shtetas që ndërtonte pa leje një objekt prej 1200 metër katror në zonën e llixhave, Elbasan.

Procedohet penalisht dhe një inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. Q., 38 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ish-kryeinspektor i Isnpektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan dhe N. K., 50 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndërtonte pa leje.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. Z., 34 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë inspektor në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes të Territorit, bashkia Elbasan.

Nga hetimet e kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik–Financiar në DVP Elbasan, në lidhje me një ndërtim pa leje në sipërfaqe të madhe ndërtimore në zonën e llixhave, Njësia Administrative Tregan, Elbasan, është dyshuar për korrupsion nga punonjësit e institucioneve shtetërore, kryesisht të Inspektorateve të Mbrojtjes së Territorit që mbulojnë qarkun Elbasan.

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me këtë rast ka rezultuar se në muajin janar dhe shkurt 2021 të jetë bërë ndërtim pa leje me sipërfaqe 1200 m katror, në dy kate, nga shtetasi N. K., në vendin e quajtur “Llixha”, dhe në vijim të jetë aplikuar për legalizim tek AKSH.

Po nga hetimet dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tyre, shtetasit M. Q. dhe A. Z., të kenë favorizuar këtë shtetas për të kryer ndërtimin pa leje.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ndërtim i paligjshëm./albeu.com

The post Arrestimi i ish-kryeinspektorit të Elbasanit, policia jep detaje appeared first on Albeu.com.