ish-kreret e UCK Archives - Albeu.com

A po e shohin ndeshjen e Kosovës ish-krerët e UÇK në Hagë? Ja çfarë thotë Gjykata Speciale
Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen historike për kualifikim në Kampionat Botëror përballë Turqisë. Të gjithë sytë janë kah ndeshja, dhe vëmendja është e jashtëzakonshme. Si në mediat e Kosovës, ashtu edhe në mediat ndërkombëtare.

Ndeshjen e Kosovës do të mund ta shikojnë edhe krerët e UÇK-së në Hagë. Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Speciale, e cila ka bërë të ditur se ata kanë mundësi të shohin kanale shqip, dhe mund të shikojnë sipas dëshirave.

“Të akuzuarit kanë qasje në një televizor të përbashkët, dhe secili prej tyre ka edhe një televizor personal. Të gjitha televizionet ofrojnë disa kanale në gjuhën shqipe. U takon atyre të vendosin nëse dëshirojnë të shikojnë televizor dhe çfarë zgjedhin të shikojnë”, – thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.

Kombëtarja e Kosovës sot luan për histori. Luan për Kampionat Botëror. Sytë e të gjithë shqiptarëve janë në Prishtinë.

Ndeshja me Turqinë pritet ta përcaktojë kombëtaren që shkon në Botëror.

Kjo gjë ka bërë që mediat më prestigjioze në botë, po shkruajnë për mundësinë që vendi ynë, mund të shkruajë histori.

Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, “Kosova e vogël kërkon historinë e Kupës së Botës me ndeshjen vendimtare kundër Turqisë”.

Reuters e ka përshkruar rritjen graduale të ekipit të Kosovës dhe arritjen e saj në finale të play-offit, dhe shkrimi është përcjellë nga shumë mediume ndërkombëtare.

Kosova ka qenë edhe në qendër të The Guardian, BBC e mediave të tjera të huaja.

Kurse, kombëtares së Kosovës, një artikull të veçantë ia ka dedikuar gazeta italiane, Corriero dello Sport.

“Përzierje rrënjësh, largimesh, rikthimesh dhe fëmijësh të shpërndarë nëpër Evropë. Kosova ëndërron Botërorin e saj të parë dhe sot ajo Amerikë nuk duket më aq e largët. Fitorja dramatike në Sllovaki, një 4-3 që i dha edhe më shumë peshë ambicieve, ka ndezur përfundimisht entuziazmin e një kombëtareje të re si shtet, por tashmë e pasur me histori, identitet dhe përkatësi.

Më shumë se një kombëtare, Kosova është pothuajse një hartë gjeografike sentimentale. Nga 23 të grumbulluarit, 13 kanë lindur jashtë dhe vetëm 10 në vend. Zvicra, Gjermania, Suedia, Kroacia, madje edhe Belgjika: harta e Kosovës kalon nga aty, nga bijtë e diasporës të rritur larg, por që kanë mbetur të lidhur me një fanellë që për shumë prej tyre përfaqëson diçka shumë më të thellë se thjesht futbolli.

Është një skuadër e ndërtuar mbi dy shpirtra: ai i atyre që kanë qëndruar dhe ai i atyre që janë larguar. Dhe ndoshta pikërisht kjo është pika e saj më e fortë”, shkruhet në artikull.

“Corriere dello Sport” shkruan se nuk është rastësi që Kosova, edhe pse një realitet ende i ri në futbollin ndërkombëtar, ka ndërtuar tashmë një identitet të vetin. Nuk ka thellësinë e të mëdhenjve, por ka entuziazëm, intensitet dhe një motivim të veçantë.

Për Kosovën kanë shkruar edhe mediat në Spanjë si “AS”, “Kicker” në Gjermani, e mediat në Hungari. Trajneri i Kosovës, Franco Foda, është shprehur optimist për fitore ditën e djeshme.

“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativ dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar.

Padyshim që vërehet se është ngjarje shumë e rëndësishme. Kurrë s’ka pasur kaq shumë gazetarë. Po luajmë për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Është mirë që jemi të motivuar, por ta mbajmë “kokën në vend”.

Foda shtoi se i njeh të gjitha dobësitë dhe forcat e Turqisë dhe që Kosova është e përgatitur për të gjitha mundësitë, përfshirë kohën shtesë dhe penalltitë.

“Natyrisht nuk do ta zbuloj taktikën që do ta zbatoj në lojë. E rëndësishme është që i njohim forcat dhe dobësitë e Turqisë. Nesër të përformojmë me idetë dhe parimet tona. Turqia është e fortë si në lojë ashtu edhe në kombinime. Loja e tyre bazohet në pasime të shkurtra, por me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi në kundërsulm.

90 apo 120 minuta? Nuk jam parashikues i të ardhmes, ndoshta edhe do të ketë penallti. Me rëndësi është që jemi të përgatitur për të gjitha mundësitë”.

Në konferencë foli gjithashtu edhe sulmuesi Vedat Muriqi, i cili u shpreh se është krenar ë është kapiteni i Kosovës në këtë duel historik.

“Jam krenar që jam kapiten i Kosovës në finalen historike, jemi të qetë dhe kemi atmosferë të shkëlqyeshme. Shpresojmë që nesër të kemi sukses”, tha ai. Kosovë-Turqi zhvillohet sot nga ora 20:45. /Nacionale

The post A po e shohin ndeshjen e Kosovës ish-krerët e UÇK në Hagë? Ja çfarë thotë Gjykata Speciale appeared first on Albeu.com.

Protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë/ Azgan Haklaj: Askush s’mund ta perëndojë diellin e Ushtrisë Çlirimtare, drejtësi për ta
Pas Prishtinës e Tiranës, këtë të shtunë në Shkup, u mbajt protesta e radhës për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në gjykatën e Hagës për krime lufte.

Mijëra protestues u mblodhën për më shumë se një orë në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytetin maqedonas, duke kërkuar drejtësi për 4 ish anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare që luftuan kundër serbëve.

“Çlirimtarët duhet të nderohen, jo gjykohen”, ishte një nga pankartat e mëdha që “mbuluan” sheshin që mban emrin e heroit kombëtar shqiptar.

Të pranishëm ishin edhe figura politike shqiptare në RMV, por edhe nga Kosova.

Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj, teksa mori fjalën e tij, theksoi se dielli i UÇK-së nuk mund të perëndojë, duke shtuar se duhet të vendoset drejtësi për ata që mbahen në Hagë.

“Të dashur bashkëkombës, të dashura motra dhe vëllezër, bij dhe bija të një historie, të një gjuhe, të një gjaku, të një qëndrese. Një rilindas i madh thoshte se me shkronja bëhet alfabeti dhe me alfabet shkruhet kombi. Po të mos ishte alfabeti shqip, ne do të shuheshim. Ky është i paprekshëm dhe tri shkronjat më të arta të alfabetit shqip janë UÇK. Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, që dhanë jetën për lirinë e kombit.

Kur bie burri dhe perëndon dielli, mbyllet dera dhe ashtu u duk pas arrestimit në Hagë. Asgjë nuk mund ta perëndojë diellin e UÇK, është fotosinteza e kombit shqiptar. Ndaj të gjitha rrugët e trojeve etnike të sjellin këtu në Shkup së bashku me ne shpata e Gjergj Kastriotit, lutja e Nënë Terezës, pushka liberatorë e Adem Jasharit. Askush nuk mund të njollosë UÇK e lavdishme. Drejtësi për çlirimtarët”, tha ai para protestuesve.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, u shpreh se UÇK nuk ka qenë kurrë kriminale, por një forcë çlirimtare që mbrojti kombin dhe qytetarët e saj.

“UÇK ka qenë një ushtri çlirimtare që mbrojti kombin e vet dhe qytetarët e saj. Ne jemi këtu për të ngritur zërin, siç e bëjmë në çdo protestë, duke bashkuar shqiptarët siç bëri edhe Skënderbeu në kohët më të vështira. Kjo gjykatë është formuar nga një individ i çmendur, i cili në vitin 2011 ngriti një rezolutë në Parlamentin dhe Këshillin e Evropës, duke pretenduar se UÇK ka kryer krime. Por ne jemi këtu për të treguar se e vërteta është ndryshe”, tha Gucati.

E pranishme në protestë ishte edhe vajza e Nuri Mazarit, ish ushtarit të UÇK, i njohur edhe si “Komandanti Struga”. Shqipdona Mazari tha se UÇK-ja ishte përgjigja e një populli që nuk e pranoi kurrë zhdukjen.

“Çdo fytyrë këtu është gurthemel i lirisë sonë. Unë si bij dëshmori qëndrojë para jush me një emocion, ndjenjë përgjegjësi dhe plagë e pashërueshme. Emocioni im është simfoni krenarie. UÇK-ja është përgjigja e një populli që nuk e pranoi kurrë zhdukjen dhe ata që e udhëhoqën nuk ishin kurrë kriminel”, tha Mazari.

The post Protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK që mbahen në Hagë/ Azgan Haklaj: Askush s’mund ta perëndojë diellin e Ushtrisë Çlirimtare, drejtësi për ta appeared first on Albeu.com.

Vazhdon gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë  vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëce të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Pritet vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit Frederick Abrahams.

Abrahams po dëshmon për raportet që ai dhe kolegët e tij i kishit përgatitur në periudhën e luftës në kuadër të punës në Humans Right Watch.

Në gjykatë është bërë e ditur se ato raporte kishin cituar Qendrën për të Drejtën Humanitare në shkrimet ku burim ishin mediat serbe. Vet dëshmitari kishte deklaruar se Humans Right Watch kishte të njëjtën metodologji pune me Qendrën për të Drejtën Humanitare.

Avokati britanik, Ben Ememrson, ka paraqitur dokumentet ku shihet burimi i raporteve të Humans Right Watch.

The post Vazhdon gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Vijon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, flasin dëshmitarët e parë
Sot fillon procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sipas kalendarit në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, seanca pritet të fillojë në orën 09:00. Seanca pritet të transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për publikun. Seanca të tilla pritet të ketë më 11, 12 dhe 13 prill. Seanca pritet të ketë më pas më 17, 18, 19 dhe 20 prill.

Më 4 prill 2023 ka filluar gjyqi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së pas më shumë se dy vjetësh.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte njoftuar Gjykatën Speciale më 23 korrik për hetimin penal ndaj katër krerëve të UÇK-së.

Ndërkaq, në prill të 2022, ZPS-ja ka paraqitur aktakuzë të ndryshuar, ku i ka zgjeruar akuzat për krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë dhe Semetisht.

Personat që janë ndaluar dhe dërguar në këto zona përshkruhet se ishin serbë, bashkëpunëtorë të tyre ose përkrahës të LDK-së./express

The post Vijon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, flasin dëshmitarët e parë appeared first on Albeu.com.

Si u mbrojtën sot ish-krerët e UÇK-së?
Në Hagë, sot fjalën e kishte mbrojtja e krerëve të UÇK-së, ndaj të cilëve ka nisur dje gjykimi për krime lufte. Përveç mbrojtjes, kanë folur edhe Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi.

Pas dy vjet e gjysmë prej kur ishin arrestuar, ka nisur gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Të katërt akuzohen për krime lufte, me kualifikimin nga prokuroria si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Në ditën e parë të gjykimit, të hënën, fjala ishte te Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ka shpalosur akuzat ndaj të katërtëve. ZPS është fokusuar të dëshmojë se UÇK-ja ka funksionuar në mënyrë hierarkike dhe Shtabi i Përgjithshëm ka pasur fuqi dhe kompetenca ekzekutive.

Sot ka folur mbrojtja, nisur nga ajo e ish-udhëheqësit politik të UÇK-së, Hashim Thaçit.

Avokati kryesor i tij, Gregory Kehoe, është fokusuar në demantimin e Prokurorisë për “mirëorganizimin” dhe funksionimin strikt të UÇK-së, sipas hierarkisë. Ai ka prezantuar video e deklarata që dëshmojnë se klienti i tij nuk ka pasur kompetenca ekzekutive, nuk ka marrë vendime mbi UÇK-në dhe nuk ka pasur kontroll mbi të.

Ndër figurat kryesore që avokati i Thaçit i ka përmendur vazhdimisht është veprimtari Adem Demaçi, që ka qenë përfaqësuesi politik i UÇK-së. Sipas mbrojtjes së Thaçit, ndikimin për vendime politike në UÇK e kishte Adem Demaçi dhe komandantët e shtatë zonave operative të ushtrisë.

Për ta ilustruar këtë, avokati Kehoe është ndalur te procesi i Rambujesë, ku ka ekspozuar dhjetëra deklarata, përfshirë të top diplomatëve evropianë dhe amerikanë, që kishin treguar se Thaçi nuk po mund ta nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë, pasi nuk e kishte bekimin e bashkëluftëtarëve dhe të Demaçit.

“Sa i takon aftësisë së Thaçit për të nënshkruar marrëveshjen e Rambuje, kjo vihet në dyshim nga një sërë faktorësh. Faktori i parë është se duhej të ekzistonte njëfarë aprovimi nga Adem Demaçi. Adem Demaçi ishte përfaqësuesi i përgjithshëm politik dhe autoriteti suprem politik i UÇK-së. Gjatë konferencës në Rambuje u largua për të shkuar në Slloveni, që t’i merrte miratimin dhe mbështetjen e Demaçit”, tha tha Kehoe.

Pasi e kreu mbrojtja, fjalën e mori ish-Presidenti Thaçi.

Ai nisi adresimin e tij duke shprehur keqardhje për secilën viktimë të luftës në Kosovë, pa marrë parasysh etninë.

“Sot po nisim një rrugëtim së bashkë, rrugëtim drejt së vërtetës dhe drejtësisë. Këto janë parime të çmuara për mua, janë gurthemeli i demokracive dhe paqes. Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment që ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj luftë të tmerrshme pavarësisht përkatësisë etnike fetare apo politike. Viktimat nuk marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Padrejtësia nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza”, ka thënë Thaçi.

Në aktakuzën e ngritur ndaj ish-krerëve të UÇK-së, por edhe në prezantimin e djeshëm, Prokuroria në Hagë përmendi vazhdimisht aktivistë të LDK-së, që pretendon se janë ndaluar, kërcënuar e keqtrajtuar nga krerët e UÇK-së për shkak të aktivitetit politik të tyre.

Thaçi tha se mes shqiptarëve, kundërshtarët e vetëm ishin forcat serbe, si për krahun e LDK-së, ashtu edhe të UÇK-së.

“Kundërshtarët tonë ishin ushtria policia dhe paramilitarët serbë të kalitur në fushatat e tyre të vrasjeve në Bosnje. Të nderuar, si rezistenca paqësore dhe e armatosur kishte synim lirinë, pavarësinë dhe rendin demokratik të Kosovës. Pa atë rezistencë gjithëpopullore, Kosova s’do të ekzistonte fare. Qytetarët e Kosovës s’donin luftë, ishin të përkushtuar për paqe. Lufta u imponua. Kosova ishte në anën e drejt të historisë”, ka theksuar tutje.

Thaçi tha se po të ishin gjallë top diplomatët botërorë të kohës së luftës, do të dëshmonin në mbrojtje të tij. Përmendi edhe Demaçin dhe ish-Presidentin Rugova.

“Me vjen keq që s’mund të dëgjojmë dëshmitë e znj. Albright, [Ish-sekretare amerikane], sekretarit [britanik] Robin Cook, senatorit Rober Dole, Richard Holbrook-ut, shefit të parë të UNMIK-ut, presidentit Ibrahim Rugova, Fehmi Aganit e Adem Demaçit. Ata do të kishin dëshmuar për mua, për atë që kam thënë dhe bërë gjatë asaj kohe shumë të rëndësishme në historinë e lirisë”, tha Thaçi.

Ndërkaq, shtoi se shume burrështetas të nivelit të ngjashëm janë të gatshëm të dëshmojnë pro tij.

Ish-udhëheqësi i Inteligjencës në UÇK, që viteve të fundit në liri ishte kryeparlamentar i Kosovës, Kadri Veseli ishte prezent në sallë edhe sot, por nuk u deklarua.

Në emër të mbrojtjes, akuzave të Prokurorisë iu kundërpërgjigj avokati Ben Emmerson.

Ai u fokusua t’i tregojë Prokurorisë akuzat, sipas tij, të pabazë që s’ndërlidëshin fare me klientin e tij.

Emmerson tregoi disa prej rasteve ku Veseli akuzohet, por, siç thotë avokati, ai as nuk ka qenë prezent as nuk ka ndërlidhje me të. Përmendi komunikatat e lëshuara nga UÇK-ja, që Emmerson thotë se as nuk i ka shkruar as nuk i ka shtyrë Veseli dhe po ashtu disa qendra të ndalimit në zona të ndryshme operative, si ajo e Jabllanicës në Dukagjin, që avokati thotë se nuk kishte qenë, as s’kishte të bënte me to Veseli.

Veseli me bashkëluftëtarë akuzohet nga Prokuroria edhe për ndalim dhe keqtrajtim të aktvistëve të LDK-së, dhe, për këtë u përgjigj sot avokati britanik.

“Ky është një mendim krejt i ndryshëm nga ajo që ka ndodhur në terren, ku shumica e mbështetësve të UÇK-së ishin në fakt anëtarë të LDK-së. Tani, konflikte, dallime në mendime ka pasur, si në çdo rast kur bashkohen dy forca politike. Por asnjëherë nuk ka pasur një politikë përndjekjeje ndaj LDK-së”, tha Emmerson.

Ndryshe Avokati Emmerson, gjatë elaborimeve që bëri tha se disa individë e kishin rritur rolin e tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për qëllime politke ose siç tha ai për tema të ditës.

Më pas foli ish-Inspektori i UÇK-së, Rexhep Selimi. Fjalën e nisi me rrëfimin e tij si student i Universitetit të Prishtinës, për të dalë të ngjarjet që rodhën gjatën gjithë viteve të ‘90-ta.

Prokuroria në nisjen e gjykimit, për t’i mbështetur akuzat e saj, ka publikuar disa sekuenca të ndryshme të deklarimeve të Selimit, edhe sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, kundër kundështarit të tij politik, Thaçit.

Sot, Selimi tha se nuk duhet t’i përdorën si prova juridike dallimet politike që kishin të akuzuarit.

“Gjithmonë kam thënë dhe e përsëris. Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë. Dallimet dhe opinionet mes nesh nuk duhet të përdorën si fakte juridike, e po ashtu kundër neve të bashkakuzuarve. Kam shumë besim se të gjithë së bashku do ta nxjerrim të vërtetën e UÇK-së se jemi të pafajshëm. Unë bashkë me bashkëluftëtarët e mi do të kthehemi”, tha Selimi.

Seanca u mbyll me fjalën e mbrojtjes së Selimit, ndërkaq nesër flet mbrojtja e ish-Zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, që ishte sot në sallë. Ndonëse nuk foli, ne mediat kosovare patën vëmendjen reagimet e tij, i cili, në një moment qau kur po shihte pamjet e krimeve ndaj shqiptarëve në Kosovë, që i kishte lëshuar një prej ekipeve të mbrojtjes. /Express/

The post Si u mbrojtën sot ish-krerët e UÇK-së? appeared first on Albeu.com.

Përfundon dita e dytë e gjykimit kundër ish-eprorëve të UÇK-së
Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit kanë përfunduar deklaratat e tyre mbyllëse, teksa më 5 prill pritet që të deklarohet edhe ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit.

Gjatë ditës së dytë të gjykimit, trupit gjykues iu drejtuan dy të akuzuarit: Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi.

Më poshtë mund të gjeni të përmbledhur ditën e dytë të gjykimit:

-Mbrojtja e Hashim Thaçit tha se klienti i tyre nuk ka pasur fuqi komanduese mbi UÇK-në, e as nuk ka ushtruar pushtet efektiv si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme

-Mbrojtja e Kadri Veselit tha se ndaj tij nuk ka asnjë provë e dëshmitarë që e lidh me krimet e pretenduara në aktakuzë

-Sipas mbrojtjes së Rexhep Selimit, në aktakuzë nuk ka aludime se ai ka urdhëruar ndonjë krim të pretenduar

-Gjatë fjalimit para trupit gjykues, ish-eprori i UÇK-së, Hashim Thaçi, tha se ndien keqardhje për të gjitha viktimat dhe sërish u shpreh i pafajshëm.

-Thaçi tha se ky gjykim ka shfajësuar atë, UÇK-në dhe popullin e Kosovës me pretendimet për trafikim organesh

-Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, gjatë fjalimit të tij para trupit gjykues tha se ai nuk ka frikë nga drejtësia, por “nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë”, duke shprehur bindjen se në fund të procesit gjyqësor do të dëshmohet pafajësia e tij

The post Përfundon dita e dytë e gjykimit kundër ish-eprorëve të UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Përfundon seanca e parë e gjyqit ndaj ish-udhëheqësve të luftës, nesër flasin avokatët
Është mbyllur seanca e sotme gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se nesër do të vazhdojë gjykimi me deklaratat hyrëse të avokatëve të të akuzuarve.

“Sot mbyllim seancën publike. Takohemi nesër më 4 prill në orën 09:00 paradite për të vazhduar me deklaratat hyrëse të Mbrojtjes. Fillojmë me Mbrojtjen e Thaçit”, tha Smith.

Prokuroria sot pati pesë orë kohë që ta paraqes deklaratën hyrëse. Në të, pati shumë akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

The post Përfundon seanca e parë e gjyqit ndaj ish-udhëheqësve të luftës, nesër flasin avokatët appeared first on Albeu.com.

Protesta në Hagë për gjykimin e ish-krerëve të UÇK, babai i Granit Xhakës mban fjalim: Po tentohet të dënohet historia
Gjykata Speciale ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë jashtë saj një numër i madh shqiptarësh nga diaspora, por edhe të tjerë që kanë udhëtuar nga Kosova po protestojnë para kësaj gjykate duke kërkuar drejtësi.

Në mesin e të pranishmeve është edhe Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur kosovar që luan për Arsenalin, Granit Xhakës.

Ragip Xhaka i cili ishte i burgosur politik gjatë pushtimit serb, ka mbajtur një fjalim para protestuesve ku tha se po synohet të dëmtohet historia.

https://zebra.cdnja.co/v/51/51NKN.mp4?token=F4eEDO8d0PGul06cMyp9qw&expires=1680516989

“Sot këtu jemi për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezerit tonë. Këtu jemi para një gjykate të padrejtësisë për të ngritur zërin ku po tentohen të gjykohen luftëtarët  e lirisë. Të nderuar bashkatdhetar këtu po tentohet ë dënohet historia jonë e lavdishme”, ka thënë ai.

Të dielën në Prishtinë është mbajtur një marsh i madh ku është kundërshtuar Gjykata Speciale e cila sot ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. /Express

The post Protesta në Hagë për gjykimin e ish-krerëve të UÇK, babai i Granit Xhakës mban fjalim: Po tentohet të dënohet historia appeared first on Albeu.com.

Nis gjykimi në Hagë i ish-udhëheqësve të UÇK-së, pritet të thirren rreth 140 dëshmitarë
Ditën e sotme në Gjykatën e Hagës nis gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për katër akuza për krime lufte dhe gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit.

Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Pas marshimit që u mbajt një ditë më parë në Kosovë, ku mijëra njerëz u mblodhën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, një tjetër protestë është thirrur sot para Gjykatës Speciale.

Ish-krerët akuzohen për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftuan se është planifikuar që deklaratat hyrëse të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit.

“Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave. Gjithashtu kundër secilit prej të akuzuarve janë ngritur katër akuza për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm dhe arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme”, thuhet në komunikatën e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Pretendohet se krimet u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në Aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale individuale për këto krime.

Sipas njoftimit, në aktakuzë parashtrohet se krimet për të cilat janë ngritur akuzat u kryen së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 dhe ndodhën në disa vende në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në veri të Shqipërisë.

Sipas të dhënave të dhomave të specializuara, në proces do të dëshmojnë 140 persona. Trupi Gjykues ka bërë të ditur se paraqitja e provave në gjykim, duke përfshirë edhe thirrjen e dëshmitarëve, do të fillojë më 11 prill 2023.

Aktualisht, në Gjykatën Speciale është duke vazhduar gjyqi edhe ndaj ish-pjesëtarit tjetër të UÇK-së, Pjetër Shala. Ndërsa, në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Speciale e kishte shqiptuar dënimin e parë për krime lufte. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Më herët, nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë./Albeu.com/

The post Nis gjykimi në Hagë i ish-udhëheqësve të UÇK-së, pritet të thirren rreth 140 dëshmitarë appeared first on Albeu.com.

Nesër në Hagë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: Po kalojnë diçka të tmerrshme, betejë me mikun
Kryeministri Edi Rama, në Itali ka dhënë një intervistë mbi procesin gjyqësor ndërkombëtar në Hagë për pesë nga drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama është shprehur se ka diçka që nuk shkon me këtë proces, duke shtuar se mbetet i mahnitur nga sensi më negativ, nga fakti që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizje çlirimtare popullore, jo i një ushtrie të organizuar, por i një rebeli ndaj një regjimi brutal që synoi të spastronte etnikisht shqiptarët në Kosovë akuzohen së bashku si kriminelë.

Më tej ai tha se ajo që po u ndodh 5 ish-drejtuesve të UÇK është diçka e tmerrshme, duke e cilësuar gjyq me mikun jo me armikun.

Sa i takon protestës së sotme në Kosovë ndërsa vetë ishte me presidentin Vuçiç në Itali, Rama tha se ishte një rastësi.

Intervista:

– Zoti kryeministër, nesër është një ditë e rëndësishme për kombin shqiptar, sa i takon pikënisjes së një procesi gjyqësor ndërkombëtar në Hagë për pesë nga drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Çfarë komenti keni ju për këtë?

Kryeministri Rama: Komenti im është i njohur. Nuk besoj se ka diçka të re për të thënë, por sigurisht që sa herë krijohet mundësia për ta përsëritur duhet përsëritur që ka diçka shumë të madhe që nuk shkon me këtë proces dhe pa dashur fare të paragjykoj aspektin që ka të bëjë me drejtësinë dhe me pavarësinë e një gjykate, e cila është formuar me votën e Parlamentit të Kosovës, thjeshtë mbetem i mahnitur nga sensi më negativ, nga fakti që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizje çlirimtare popullore, jo i një ushtrie të organizuar, por i një rebeli ndaj një regjimi brutal që synoi të spastronte etnikisht shqiptarët në Kosovë akuzohet, akuzohen së bashku si kriminelë. Njeriu që vetë Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara dhe deri dje një nga figurat kryesore të senatit amerikan Joe Biden e pagëzoi si Xhorxh Uashingtoni i Kosovës, është sot prej tanimë një kohe të gjatë prapa hekurave, i marrë si president në detyrë dhe i mbyllur brenda pa akuzë për një periudhe 1 vjeçare, gjë që është jashtë çdo lloj imagjinate, në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe kombëtare dhe do duhet të përballet me një proces, që mua më bën të mendoj mos vallë ky do jetë fati i presidentit Zelenski pas 10 vjetësh. Edhe pse përsëri ka një ndryshim, gjithsesi. Presidenti Zelenski është komandanti i një ushtrie të rregullt, Hashim Thaçi ishte komandanti i një lëvizjeje çlirimtare, e cila mori emrin Ushtri Çlirimtare, por e cila ishte larg së pasuri një zinxhir komandimi të atillë që mund të ngrihen akuza të kësaj natyre. Dhe kur kam parë sesi rusët filluan të flasin për trafik organesh në Donbass dhe sesi filluan të hidhen tezat e para të krimeve të luftës edhe nga ana ushtrisë ukrainase, kam thënë Zoti na ruajttë se mund ta shikojmë edhe këtë hero që sot të gjithë e admirojnë, para një gjykate.

– Zoti kryeministër, “Liria ka emër” ishte një nga tubimet më të mëdha që ka ndodhur në Kosovë ditët e fundit, një tubim që ka bërë bashkë, jo vetëm politikën, por shoqërinë civile, komunitete fetare në Kosovë. E ndërkaq, ju jeni sot këtu pranë presidentit Aleksandër Vucic. Ka një domethënie kjo?

Kryeministri Rama: Kjo është një rastësi e plotë, se ne jemi këtu në ditën e hapjes së panairit të madh VinItaly, një nga panairët më të mëdhenj të botës dhe më i madhi i Europës së bashku me atë në Dusseldorf nëse s’gabohem për të prezantuar prodhimet tona, diçka e re që s’ka ndodhur kurrë më parë edhe natyrisht që është rezultat dhe i bashkëpunimit në kuadrin e Ballkanit të Hapur dhe është një koincidencë e plotë, por nga ana tjetër, me presidentin Vucic janë ulur, kanë diskutuar dhe kanë ndër vepruar të gjithë liderët e Kosovës, përfshirë edhe kryeministrin aktual se kështu duhet të jetë, s’ka sesi të jetë tjetër dhe kjo në raport me atë që ndodh nesër është larg së qeni e lidhur, pasi ajo që ndodh nesër nuk është një proces ose një fazë e re e një procesi që zhvillohet në Serbi. Zhvillohet në Hagë nga një trupë, e cila supozohet që të përfaqësojë botën demokratike të lirive e të të drejtave, supozohet të mishërojë të drejtën ndërkombëtare, të drejtat dhe liritë e njeriut, kartat e të tjera e të tjera, dhe që më mirë të mos flas më shumë sepse realisht shumë gjëra mund të them.

– Në prag të mbajtjes së seancës nesër për 5 drejtuesit kryesorë të UÇK, orët e fundit ka patur incidente në Mitrovicën e veriut. Keni patur mundësi të komunikoni me presidentin Vucic në lidhje me këtë situatë atje?

Kryeministri Edi Rama: Kemi qenë aty gjatë gjithë kohës dhe faktikisht pa ndikime të jashtme, por jemi përfshirë në diskutime me guvernatorin e Venetos, me ministrin e Jashtëm italian. Nesër presim këtu kryeministren e Italisë. Këto tre vende dhe ne jemi të ftuarit e nderit të këtij panairi. Natyrisht, që ky është një proces i komplikuar. Incidentet dhe përplasjet nuk kanë munguar, por ama nga ana tjetër, gjatë gjithë këtij procesi gjërat kanë ecur përpara.

Sot, kemi kryeministrin e Kosovës dhe Presidentin e Serbisë që janë në një fazë të avancuar të procesit të normalizimit dhe siç e thashë më parë e siç e kam edhe shkruar, takimi i fundit me Albinin ka qenë një takim që më ka bërë shumë të besoj se jemi në një fazë pozitive dhe prandaj dhe unë e mbështes plotësisht kryeministrin e Kosovës në këtë përpjekje. Nuk i kuptoj fare ata të cilët e konsiderojnë tradhtar. Natyrisht për gjëra të cilët dhe për të cilat ai i ka konsideruar tradhtar të tjerët më përpara por kjo nuk ka asnjë lidhje se këto janë gjëra krejt të ndara. Si kryeministër i Kosovës ai po bën gjënë e duhur. Unë jam tërësisht në mbështetje të tij dhe të këtij procesi dhe kam shumë besim që ky proces do të konkludojë e besoj shumë që edhe kjo marrëdhënie mes Serbisë dhe Shqipërisë, Shqipërisë dhe Serbisë  ka ndikimin e vetë pozitiv në atmosferën e procesit.

– Mendoni që situata në gjyq nesër do të ndikojë e do t’i ndikojë kryeministrit të Kosovës një tjetër qasje sa i takon dialogut me Serbinë?

Kryeministri Edi Rama: Nuk më duket se nga ana e kryeministrit të Kosovës ka ndonjë lidhje shkak pasojë me atë që ndodh në Hagë dhe kryeministri i Kosovës është i fokusuar në punët e tij, në axhendën e tij, në procesin e normalizimit, kështu që nuk shoh lidhje shkak – pasojë, aq më tepër që në rolin e kryeministrit të Kosovës, ai duhet respektojë plotësisht pa asnjë diskutim procesin e drejtësisë atje pavarësisht se ç’mund të mendojmë e ç’mund të na vijë nga shpirti  e gati të na plasi shpirtin për atë drejtësi atje, por nuk kemi pse bëjmë komente.

– Çfarë urimi keni ju për 5 drejtuesit më të lartë të UCK në këtë rrugëtim me drejtësinë ndërkombëtare?

Kryeministri Edi Rama: Ajo që po kalojnë ata është diçka që mund ta përkufizojmë me fjalën “e tmerrshme”, por nga ana tjetër ata janë njerëz që e kanë sfiduar atë si të thuash sensin e përgjithshëm edhe më parë, e kanë sfiduar në mënyrë shumë ekstreme kur kanë guxuar, jo vetëm ta mendojnë, por dhe të veprojnë për të pavarësuar Kosovën, atëherë kur askush as nuk e qaste fare si ide e kanë guxuar t’i japin idesë së pavarësimit të Ibrahim Rugovës dimensionin e luftës së armatosur. Pra, diçka aq heroike të cilën sot shumëkush e harron sepse nganjëherë kështu është jeta, nganjëherë kështu janë njerëzit dhe nganjëherë politika dhe cinizmi i errin sytë shumëkujt e nuk janë të gjithë fatkeqësisht që e mendojnë sot se pa Hashim Thacin e pa ata që janë atje dhe pa heronjtë, dëshmorët dhe protagonistët që dhanë jetë ose jo për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sot askush nga ata që i japin gojës pa fre nuk do kishin gojë fare sepse nuk do t’i linte njeri të hapin gojën, kështu që kjo është ecuria e proceseve jetësore, por nga ana tjetër unë kam shumë admirim për forcën, për durimin, për kokëfortësinë pse jo të Hashimit dhe të atyre për t’ia dalë edhe në këtë betejë që është po aq e barabartë sa ishte beteja me armikun atëherë edhe pse nuk është një betejë me armikun, është një betejë me mikun, është tjetër gjë kjo.

Faleminderit!/albeu.com

The post Nesër në Hagë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: Po kalojnë diçka të tmerrshme, betejë me mikun appeared first on Albeu.com.