ish-krerët e UÇK-së Archives - Albeu.com

Prokuroria kërkoi 180 vite burg për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së, Albin Kurti reagon gjerë e gjatë: Po synohet përmbysja e së vërtetës
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi Prokuroria e Hagës kërkoi 180 vite burg të ish-krerëve të UÇK, 45 vite për secilin.

Përmes një reagimi publik, LVV thotë se kjo kërkesë e prokurorisë nuk është akt për kërkimin e drejtësisë, por një politikë që synon të përmbysë rendin e së vërtetës. Sipas kësaj force politike, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, Jugosllavia e Millosheviçit kreu gjenocid në Kosovë dhe UÇK luftoi duke mbrojtur popullin e Kosovës.

Më tej në reagimin e saj, Lëvizja Vetëvendosje thekson se kërkesat për dënime maksimale nuk synojnë drejtësinë, por përbëjnë ndërhyrje politike që zhvendosin përgjegjësinë nga agresori te viktima. Sipas LVV-së, po tentohet të kriminalizohet lufta çlirimtare dhe vetë akti i çlirimit, duke e paraqitur rezistencën ndaj okupimit si krim.

“Andaj formulimi dhe kërkesa për dënim për krime kundër njerëzimit ka si referencë Gjyqet ku janë dënuar figura të nivelit më të lartë politik dhe ushtarak si Hermann Göring dhe udhëheqës të tjerë nazistë, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq për krimet në Bosnje e Hercegovinë, Jean Kambanda dhe Jean-Paul Akayesu për gjenocidin në Ruandë, Nuon Chea dhe Khieu Samphan për krimet e Khmerëve të Kuq në Kamboxhia, Dominic Ongëen dhe Ali Kushayb për krimet në Afrikë, si dhe dhjetëra ish-diktatorë, gjeneralë dhe zyrtarë shtetërorë të dënuar në Argjentinë, Gjermani, Francë e vende të tjera, duke konsoliduar parimin se krimet kundër njerëzimit janë krime pa afat parashkrimi dhe se përgjegjësia penale ndërkombëtare është individuale, pavarësisht pozitës apo funksionit shtetëror të autorëve.

Kush nga pjesëtarët e drejtuesit e UÇK-së i ngjan të përshkruarve më lart? Asnjëri dhe askush. Serbia ishte pushtuesja, ushtruesja e dhunës shtetërore, e apartheidit dhe e gjenocidit. Populli shqiptar ishte subjekti mbi të cilin u ushtrua kjo dhunë. Ky është fakti politik e historik themelor, pa të cilin çdo procedurë juridike shndërrohet në farsë. Gjykata Speciale, duke u marrë ekskluzivisht me luftën çlirimtare dhe jo me aparatin shtetëror serb të krimit, e përmbys këtë raport dhe prodhon një barazi të rreme mes atij që shtyp dhe atij që çlirohet”, thuhet në reagimin e bërë.

Reagimi i plotë i LVV:

Kërkesa e prokurorisë për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk është një akt për kërkim drejtësie por një politikë që synon ta përmbysë rendin e së vërtetës. Jugosllavia e Serbisë së Millosheviqit ka kryer gjenocid në Kosovë. Kjo është e vërteta. UÇK ka luftuar kundër planeve dhe veprimeve gjenocidale duke mbrojtur popullin me gjithë forcën në dispozicion. Kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënime prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është një kërkesë neutrale drejtësie, por një ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe të historisë. Këtu nuk po gjykohen individë të shkëputur nga konteksti, por po tentohet të gjykohet vetë akti i çlirimit. Ky është një proces që e zhvendos vëmendjen nga agresori te viktima dhe e paraqet rezistencën ndaj okupimit si krim, ndërsa okupimin si sfond të heshtur.

Pretendimi se “shënjestrimi” paskësh qenë produkt i një fushëveprimi të gjerë të komanduar nga drejtues të UÇK-së është një operacion diskursiv që synon ta zëvendësojë kontekstin politik të luftës me një skemë penale abstrakte: hierarki, urdhër, përgjegjësi. Kjo logjikë e shkëput dhunën nga okupimi dhe e trajton rezistencën si projekt kriminal të organizuar, duke e zhvendosur konfliktin nga raporti real agresor–i shtypur në një narrativë teknike të fajit individual.

Duke pretenduar se dënon “persona konkretë”, Prokuroria në fakt synon ta dënojë kuptimin kolektiv të çlirimit, ta depolitizojë luftën dhe ta shndërrojë emancipimin liridashës në krim të përhershëm që “nuk vjetrohet kurrë”. Kjo është përpjekje për ta ngrirë historinë në një aktakuzë, ku krimet e një shteti gjenocidal pushtues relativizohen, ndërsa rezistenca e të përjashtuarve e të shtypurve kriminalizohet si kërcënim ndaj regjimit e rendit që kanë prodhuar dhunën. Nuk ka se si të ketë pasur plane individuale për krime kundër njerëzimit, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur kurrë, në asnjë rrethanë, plane të tilla. Krimet kundër njerëzimit nuk janë veprime të izoluara, por kërkojnë aparat zbatues ose strukturë shtetërore dhe mekanizma sistematikë dhune. Asnjë njësi e UÇK-së nuk ka pasur ndonjëherë si synim, dhe as nuk ka vepruar, sipas një metode të tillë monstruoze.

Krimet kundër njerëzimit, siç i njeh e drejta penale ndërkombëtare, nuk janë akte të rastësishme apo devijime individuale, por forma ekstreme të dhunës së organizuar: shfarosje, vrasje masive, deportime, skllavëri, torturë, përdhunim, persekutim dhe zhdukje me forcë, të kryera si pjesë e një sulmi të përhapur ose sistematik kundër popullatës civile. Historia e drejtësisë ndërkombëtare nga Nurembergu te tribunali për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën, e deri te Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe juridiksioni universal i gjykatave kombëtare, ka ndëshkuar pikërisht aparate shtetërore të krimit dhe udhëheqje politike e ushtarake që e kishin shndërruar dhunën shfarosëse në politikë zyrtare. Ky standard tregon qartë se krimet kundër njerëzimit lidhen me pushtet, sistem dhe planifikim, jo me luftëra çlirimtare, dhe se përgjegjësia penale, megjithëse individuale dhe pa afat parashkrimi, presupozon ekzistencën e një makinerie shtypëse që Ushtria Çlirimtare e Kosovës kurrë nuk e ka pasur.

Andaj formulimi dhe kërkesa për dënim për krime kundër njerëzimit ka si referencë Gjyqet ku janë dënuar figura të nivelit më të lartë politik dhe ushtarak si Hermann Göring dhe udhëheqës të tjerë nazistë, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq për krimet në Bosnje e Hercegovinë, Jean Kambanda dhe Jean-Paul Akayesu për gjenocidin në Ruandë, Nuon Chea dhe Khieu Samphan për krimet e Khmerëve të Kuq në Kamboxhia, Dominic Ongëen dhe Ali Kushayb për krimet në Afrikë, si dhe dhjetëra ish-diktatorë, gjeneralë dhe zyrtarë shtetërorë të dënuar në Argjentinë, Gjermani, Francë e vende të tjera, duke konsoliduar parimin se krimet kundër njerëzimit janë krime pa afat parashkrimi dhe se përgjegjësia penale ndërkombëtare është individuale, pavarësisht pozitës apo funksionit shtetëror të autorëve.

Kush nga pjesëtarët e drejtuesit e UÇK-së i ngjan të përshkruarve më lart? Asnjëri dhe askush. Serbia ishte pushtuesja, ushtruesja e dhunës shtetërore, e apartheidit dhe e gjenocidit. Populli shqiptar ishte subjekti mbi të cilin u ushtrua kjo dhunë. Ky është fakti politik e historik themelor, pa të cilin çdo procedurë juridike shndërrohet në farsë.

Gjykata Speciale, duke u marrë ekskluzivisht me luftën çlirimtare dhe jo me aparatin shtetëror serb të krimit, e përmbys këtë raport dhe prodhon një barazi të rreme mes atij që shtyp dhe atij që çlirohet. Pretendimi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ndërmarrje kriminale është jo vetëm i pavërtetë, por edhe një tentativë për ta zhveshur nga historia luftën çlirimtare dhe për ta reduktuar atë në çështje penale individuale. UÇK-ja ishte shprehje kolektive e një populli të përjashtuar nga rendi politik, që u ngrit për të fituar të drejtën elementare për ekzistencë, liri dhe barazi. Kriminalizimi i kësaj përpjekjeje është kriminalizim i vetë emancipimit.

Kjo gjykatë nuk erdhi nga një nevojë e brendshme për drejtësi, por nga një projekt ndërkombëtar i ndërtuar mbi raporte politike, presione diplomatike dhe interesa gjeopolitike, ku Rusia, Serbia dhe aleatët e saj kanë pasur rol aktiv.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka kundërshtuar këtë proces që nga fillimi e madje edhe para fillimit, sepse drejtësia nuk mund të jetë selektive, njëetnike dhe e ndërtuar mbi shtrembërimin e historisë. Një drejtësi e tillë nuk shëron plagë, por i thellon ato. Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron e qartë dhe pa ekuivoke: çlirimi nuk është krim, rezistenca nuk është ndërmarrje kriminale dhe historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet nga aktakuza që i shërbejnë narrativës së agresorit. Drejtësia e vërtetë fillon aty ku emërtohet saktë pushteti i dhunës gjenocidale dhe njihet legjitimiteti i luftës për liri. Pa këtë, çdo vendim është vetëm një formë tjetër e padrejtësisë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

9 shkurt 2026

The post Prokuroria kërkoi 180 vite burg për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së, Albin Kurti reagon gjerë e gjatë: Po synohet përmbysja e së vërtetës appeared first on Albeu.com.

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së/ Prokurorja e Hagës kërkon 45 vite burg për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin
Këtë të hënë, në Gjykatën Speciale në Hagë, nisën deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.

Prokurorja Kimberly West, ka thënë se nuk kërkohet dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por për personat e akuzuar, duke kërkuar 45 vjet burgim.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe një vendim të vetëm prej 45 viteve, mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”, tha ajo.

Ajo ka pretenduar se 100 persona janë vrarë dhe qindra tjerë janë abuzuar, në dhe rreth 50 plus kampeve të ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Kjo çështje ka të bëjë me qëllimin e katër të akuzuarve për të fituar dhe ushtruar kontroll në gjithë Kosovën. Kjo vendosmëri për kompetencë dhe fuqi u has me diçka, dhe kjo kishte të bënte me persona që kishin dalë si kundërshtarë ose përcaktoheshin se ishin bashkëpunëtorë me forcat serbe, ose zyrtarë serbë, ose që nuk mbështesinin synimet e UÇK-së”, u shpreh West.

Sipas saj, shpesh aty përfshiheshin persona të lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, persona romë dhe serbë.

“Në mënyrë që ta arrinin qëllimin e tyre, këta persona të akuzuar kanë kryer krime kundër kundërshtarëve të tyre të perceptuar për të pasur kontroll në gjithë Kosovën”, shtoi ajo.

Ndërkohë, Prokurori Alan Tieger përsëriti se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ishin në vijën e parë të UÇK-së prej fillimit dhe kishin rol të rëndësishëm.

Tieger përmendi që të dy kanë shkuar në Zvicër më 1994 dhe deri më 1998, janë kthyer në Kosovë çdo 3-4 muaj dhe kanë qëndruar aty për disa javë secilën herë.

“Thaçi dhe Veseli kanë pasur detyra të rëndësishme gjatë asaj kohe, të mbanin kontakte, të sillnin armë, përfshirë shtatë prej 12 RPG-ve që u përdorën në sulmet e sinkronizuara ndaj 12 stacioneve policore serbe në shtator të 1997-ës”, tha ai, sipas REL.

Sipas tij, Thaçi e fitoi reputacionin e personit që lidhi luftëtarët në Kosovë dhe planifikuesit që jetonin në mërgim.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

The post Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së/ Prokurorja e Hagës kërkon 45 vite burg për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin appeared first on Albeu.com.