Ish-deputeti i Vetëvendosjes Archives - Albeu.com

Kërçeli kritikon mundësinë e drejtimit të LDK-së nga Përparim Rama: Partia, sipas tij, po “jepet me qira” dhe mund të përfundojë si patericë e PDK-së
Ilir Kërçeli, ish-deputet i Vetëvendosjes, ka reaguar ashpër ndaj debatit që po zhvillohet për mundësinë e propozimit të Përparim Ramës në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Përmes një postimi në Facebook, Kërçeli e ka përshkruar një zhvillim të tillë si një “fenomen” të pazakontë në politikë, duke shprehur dyshime për mënyrën se si po zhvillohet përzgjedhja e udhëheqësit brenda partisë, përcjell “Bota sot”.

Ai ka ngritur dilema edhe për faktin nëse një figurë e tillë duhet të vihet në krye të një partie me traditë të gjatë, duke lënë të kuptohet se, sipas tij, LDK-ja po përballet me mungesë alternativash të brendshme dhe orientimi politik.

Postimi i plotë

Nëse Përparim Rama propozohet për kryetar të LDK-së, atëherë kemi të bëjmë me një fenomen që meriton të hyjë në librat e politikës botërore.

Në zgjedhjet për kryetar, të gjithë anëtarët e LDK-së do të kenë të drejtë vote, përveç vetë kandidatit për kryetar, sepse ende nuk është anëtar i partisë që synon ta udhëheqë.

Shpresoj që, pasi të zgjidhet kryetar, puna e tij e parë të jetë plotësimi i formularit të anëtarësimit në LDK.

Por pyetja që shtrohet është: për çka i duhet LDK-së një personazh si Rama?

A nuk i ka vet profesorët e saj, intelektualët e saj, politikanët veteranë dhe brezin e ri të politikanëve që për vite me radhë kanë mbajtur barrën e partisë?

Nëse një parti me historinë, traditën dhe strukturën e LDK-së nuk arrin ta gjejë kryetarin brenda vetes, atëherë problemi nuk është te kandidati, por te vetë partia.

Kjo vetëm sa e konfirmon atë që e kam thënë gjatë fushatës: LDK-ja nuk po drejtohet më nga anëtarët e saj, por po jepet me qira. Tashmë nuk po kërkohet as që qiramarrësi të jetë pjesë e shtëpisë; mjafton t’i pëlqejë çelësi.

E në fund, mbetet vetëm një pyetje: a po zgjedh LDK-ja një kryetar për ta forcuar veten, apo po përgatitet të bëhet zyrtarisht patericë e PDK-së, tashmë edhe me letra?

The post Kërçeli kritikon mundësinë e drejtimit të LDK-së nga Përparim Rama: Partia, sipas tij, po “jepet me qira” dhe mund të përfundojë si patericë e PDK-së appeared first on Albeu.com.