Ish-deputet Archives - Albeu.com

Mbi 150 mijë euro në muaj nga buxheti për ish-deputetët përmes “pagës kalimtare”
Teksa qytetarët e Kosovës po përballen me rritje çmimesh dhe pasiguri ekonomike, nga buxheti i shtetit ndahen mbi 150 mijë euro në muaj për një skemë që kompenson ish-deputetët edhe pasi nuk janë më pjesë e Kuvendit.

Kjo skemë njihet si “pagë kalimtare” dhe u garanton ish-deputetëve pagesë mujore deri në 12 muaj pas mbarimit të mandatit, edhe në rastet kur nuk rizgjidhen dhe nuk mbajnë më asnjë funksion parlamentar.

Një skemë që i kushton miliona buxhetit

Nga legjislatura e fundit, e cila u konstituua më 11 shkurt dhe u shpërnda më 28 prill, një ish-deputet mund t’i kushtojë buxhetit të shtetit afërsisht 23 mijë euro brenda një viti, pa ushtruar asnjë detyrë në Kuvend.

Në këtë kohë, institucioni ligjvënës vazhdon të mos jetë funksional, pasi pritet konstituimi i ri mbi bazën e rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, të cilat ende nuk janë certifikuar.

Të dhënat e siguruara nga Kuvendi i Kosovës tregojnë se nga 120 deputetë gjithsej, 80 prej tyre kanë aplikuar në muajin maj për pagën kalimtare prej 1.914 eurosh.

Kjo shumë arrin në rreth 153 mijë euro në muaj nga buxheti i shtetit, ose afërsisht dy milionë euro në vit.

E mbështetur në ligj, por e diskutueshme etikisht

Paga kalimtare parashihet me ligj, pa marrë parasysh sa ka zgjatur mandati i deputetit apo faktin nëse ai nuk e ushtron më funksionin.

Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit përcakton se ish-deputetët mund ta marrin këtë kompensim derisa të sigurojnë të ardhura nga një burim tjetër ose pensioni, por jo më shumë se 12 muaj.

Organizatat që monitorojnë punën e Kuvendit vlerësojnë se legjislatura e fundit, e dhjeta me radhë, ka qenë joefektive.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), nga shkurti deri në prill, Kuvendi ka zhvilluar 24 seanca, kryesisht të jashtëzakonshme, me vendimmarrje të shpejtë dhe pa debat substancial.

Hulumtuesi ligjor në IKD, Melos Kolshi, thotë se edhe pse kjo pagesë është e ligjshme, ajo nxjerr në pah një hendek të dukshëm mes ligjit dhe etikës publike.

Sipas tij, shqetësimi kryesor lidhet me zbatimin pothuajse automatik të kësaj të drejte, në një kohë kur qytetarët po përballen me papunësi, rritje të kostos së jetesës dhe paga të ulëta.

Ai nënvizon se çështja nuk ka vetëm dimension ligjor, por edhe moral, duke theksuar se secili ish-deputet duhet ta vlerësojë vetë nëse e ka realisht të nevojshëm këtë kompensim.

“Nëse një ish-deputet ka mundësi të kthehet menjëherë në profesionin e tij apo ka burime të tjera të të ardhurave, atëherë përfitimi i pagës kalimtare vetëm pse e lejon ligji, është vështirë të arsyetohet nga pikëpamja etike”, thotë Kolshi për Radion Evropa e Lirë.

“E paarsyeshme në një ekonomi me sfida”

Nga këndvështrimi ekonomik, kjo skemë po shihet me edhe më shumë kritika.

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, e quan këtë pagesë të pajustifikueshme në rrethanat aktuale ekonomike të vendit.

Ai thotë se, megjithëse synimi është të ndihmohet tranzicioni i ish-deputetëve, një kosto prej rreth dy milionë eurosh në vit është vështirë të arsyetohet në një ekonomi që përballet me inflacion dhe papunësi.

“Dy milionë euro do të mund të orientoheshin në arsim, shëndetësi, mbështetje për të rinjtë, bursa studentore apo programe punësimi”, thotë Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, aktiviteti ekonomik në Kosovë është ngadalësuar, ndërsa inflacioni është rritur gjatë vitit të fundit.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se inflacioni në muajin maj ka arritur në 6.8 për qind, kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.

Në tremujorin e parë të këtij viti, ekonomia ka regjistruar rritje prej 5.4 për qind, por ekspertët vlerësojnë se një rritje njëshifrore nuk mjafton për të përmirësuar dukshëm mirëqenien e qytetarëve.

Papunësia vazhdon të mbetet në nivelin 10.9 për qind, ndërsa paga mesatare mujore është 713 euro.

Thirrje për ndryshim të bazës ligjore

Si Mehmeti, ashtu edhe Kolshi, vlerësojnë se baza ligjore duhet të rishikohet, por jo të hiqet krejtësisht kjo e drejtë.

Sipas Kolshit, thelbi i problemit nuk është ekzistenca e pagës kalimtare, por mënyra se si ajo është ndërtuar.

Ai propozon që afati 12-mujor të rishqyrtohet, veçanërisht kur mandatet parlamentare, në praktikë, mund të zgjasin shumë më pak.

Sipas tij, një model më fleksibil do të ishte më i drejtë dhe më proporcional me kohëzgjatjen reale të mandatit.

“Një periudhë fikse prej 12 muajsh mund të mos jetë gjithmonë e justifikuar, prandaj mund të shqyrtohet një afat më i shkurtër ose një model gradual që zvogëlon kompensimin me kalimin e kohës, varësisht se sa ka zgjatur legjislatura”, thotë Kolshi.

Mehmeti sugjeron që paga kalimtare të kufizohet nga 3 deri në 6 muaj, ose të lidhet më ngushtë me kohëzgjatjen e shërbimit parlamentar.

“Kjo do të rriste përgjegjshmërinë dhe transparencën në përdorimin e parasë së taksapaguesve… sepse, viteve të fundit, janë shpeshtuar ciklet zgjedhore, e rrjedhimisht edhe pagesat”, thekson ai.

Një skenë politike me zgjedhje të shpeshta

Në vetëm një vit e gjysmë, Kosova ka zhvilluar tri palë zgjedhje parlamentare, një tregues i paqëndrueshmërisë politike që ndikon drejtpërdrejt edhe në barrën financiare për shtetin.

Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i shpallë rezultatet përfundimtare deri në fund të muajit, e më pas pritet edhe konstituimi i Kuvendit të ri.

Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 22, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.

Njëzet ulëse janë të rezervuara për komunitetet pakicë, prej tyre dhjetë për serbët dhe dhjetë për komunitetet e tjera.

Nga legjislatura e fundit, 36 deputetë kanë mbetur jashtë Kuvendit, por numri përfundimtar i përfituesve të pagës kalimtare do të dihet vetëm pas formimit të Qeverisë, pasi disa deputetë pritet të emërohen ministra dhe të lirojnë mandatet. / REL

The post Mbi 150 mijë euro në muaj nga buxheti për ish-deputetët përmes “pagës kalimtare” appeared first on Albeu.com.