ish-asistentja Archives - Albeu.com

Kontroll, kërcënime dhe abuzime, rrëfimi tronditës i ish-asistentes së Jeffrey Epstein
Një grua që pretendon se ka punuar si asistente e financierit amerikan Jeffrey Epstein ka rrëfyer për BBC detaje nga vitet që, sipas saj, ka kaluar nën ndikimin e tij, duke e përshkruar marrëdhënien me të si një sistem të ndërtuar mbi kontrollin psikologjik, emocional dhe financiar.

Gruaja, e identifikuar me pseudonimin Anya për të ruajtur identitetin e saj, thotë se jetoi për disa vite në një nga apartamentet e Epstein në Manhattan, ku qëndronin edhe gra të tjera që punonin pranë tij.

Sipas dëshmisë së saj, pak ditë pas vdekjes së Epstein në vitin 2019, vëllai i tij Mark Epstein i kërkoi të largohej nga apartamenti. Mark Epstein ka mohuar më herët se kishte pasur dijeni për aktivitetet kriminale të të vëllait.

Anya thotë se ende po përpiqet të kuptojë atë që ka përjetuar gjatë viteve nën ndikimin e financierit. Ajo e përshkruan kontrollin e tij si një formë abuzimi që nuk ishte gjithmonë e dukshme.

“Ende po përpiqem të pajtohem me faktin se jam abuzuar për vite me radhë. Zinxhirët nuk ishin të dukshëm, por ishin aty”, ka rrëfyer ajo.

Sipas saj, Epstein kishte krijuar një rreth të ngushtë grash që vareshin prej tij në shumë aspekte të jetës dhe vendimet e tyre kontrolloheshin prej tij.

“Ai ishte si udhëheqësi i një sekti. Gjithçka sillej rreth tij”, është shprehur Anya.

Ajo tregon se gjithçka nisi kur ishte modele në Evropë. E lindur në Rusi dhe e rritur në një familje që i jepte rëndësi arsimit, ajo kishte ndërtuar një karrierë në industrinë e modës dhe kishte punuar për marka të njohura si Fendi dhe Chanel.

Sipas saj, njohja me Epstein erdhi përmes skautit të modeleve Daniel Siad, i cili i kishte premtuar mundësi të reja në botën e modës. Në atë kohë, Anya mendonte se po përballej me një mundësi të rëndësishme profesionale.

“Më parë pyesja veten çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të kisha hyrë atë ditë në agjenci. Sot besoj se ishte një kurth i planifikuar”, ka deklaruar ajo.

Avokati i Daniel Siad ka mohuar më herët se klienti i tij kishte dijeni për aktivitetet kriminale të Epstein.

Takimi i parë mes tyre u zhvillua në apartamentin e Epstein në Paris. Anya thotë se nuk u ndje e kërcënuar, pasi aty ndodheshin edhe gra të tjera. Sipas saj, Epstein u interesua për jetën personale, familjen dhe ambiciet e saj, duke krijuar përshtypjen se e kuptonte dhe e mbështeste.

Ajo rrëfen se për muaj me radhë ai e mbajti të lidhur përmes premtimeve për mundësi në industrinë e modës, ndërsa njëkohësisht kontrollonte mënyrën e paraqitjes së saj dhe i bënte komente për pamjen fizike.

Sipas dëshmisë së saj, për afro një vit ajo u përpoq të arrinte standardet që Epstein kërkonte për trupin e saj, duke besuar se kjo do ta ndihmonte në karrierë.

Më vonë, ajo zbuloi se disa prej premtimeve për kontrata modelingu nuk kishin qenë reale dhe se ishte mbajtur me shpresa të rreme.

“E kuptova se gjithçka kishte qenë një manipulim shumë i sofistikuar”, është shprehur ajo.

Anya rrëfen gjithashtu se pas një takimi me Epstein në Palm Beach, ku ai po vuante një dënim të mëparshëm, ajo përjetoi një situatë që e përshkruan si abuzim seksual. Sipas saj, reagimet e njerëzve përreth e bënë të dyshonte edhe te përjetimi i saj.

Ajo thotë se pikërisht kjo pasiguri dhe manipulimi emocional ishin ndër faktorët që e mbajtën të lidhur me Epstein për një kohë të gjatë.

The post Kontroll, kërcënime dhe abuzime, rrëfimi tronditës i ish-asistentes së Jeffrey Epstein appeared first on Albeu.com.