Ish-anetari i Bandes se Durresit Archives - Albeu.com

Ndjekje “këmba-këmbës” e Fation Muratit, si ra në gjurmët e policisë ish-anëtari i bandës së Durrësit
Shoqërimi i Endrit Doklës më datën 8 tetor ndodhi pas informacioneve policore se ai lëviztë me një person të shpallur në kërkim. Sipas te dhënave që disponon Ora News agjentet e policisë kanë ndjekur për tre ditë Fatjon Muratin deri në momentin që u ndalua së bashku më ish anëtarin e bandës së Durrësit. Murati është mbajtur nën vëzhgim me dyshimet se mund të këtë dijeni për vrasjen e trefishtë në Fushë Krujë por edhe për arsenalin e armëve që u zbulua në periferi të Tiranës.

Fatjon Murati i arrestuar nga policia si i implikuar në dy bazat e armatimeve te zbuluara në periferi të Tiranës, u mbajt në vëzhgim për 3 ditë derisa agjentët e krimeve të rënda e ndaluan atë në zonën e ‘Bulevardit’ të Kasharit.

Ndjekja e lëvizjeve të 31-vjeçarit nisi, pasi Murati u paraqit në komisariatin e Krujës ku së bashku me mikun e tij Gentian Reçin për të dhënë deklarime për masakrën e 17 korrikut në mbikalimit të Fushë Krujës.

Pasi Murati dhe Reçi ka dhënë deklarimet e tyre në Komisariatin e Krujës, është urdhëruar mbajtja e tyre nën vëzhgim dhe raportimi në polici për çdo lëvizje.

Policia kriminale mesditën e 8 tetorit dispononte informacionin se Fatjon Murati po lëvizte më një person me precedent penal.

Në momentin e ndalimit Murati ndodhej me 26-vjeçarin Reçi, Endrit Doklen dhe familjarë të tij në këtë makinë që po shikoni në foto. Ka qenë pikërisht ish numri dy i bandës së Durrësit ai që i ka komunikuar agjenteve të policisë se po shkonin te një drekë familjare.

Ndalimi është bërë rreth orës 16 të së shtunës ndërsa burime bëjnë me dije se krahas makinës së blinduar ku lëvizte Dokle, Murati e Reçi një tjetër automjet i shoqëronte.

Kjo makinë është shmangur sapo ka vënë re prezencën e policisë e cila ishte pozicionuar në këtë zonë për kontrolle.

Në drejtorinë e Tiranës gjatë marrjes në pyetje të personave të ndaluar prezent kanë qenë edhe krerët më të lartë të policisë Kriminale.

Burime nga polica e Tiranës bëjnë më dije se Dokle do të merret sërish në pyetje në vazhdën e hetimeve që po ndiqen. Për këtë arsye ai u ka komunikuar zyrtarëve të policisë një adresë të saktë banimi ku po qëndron më qëllim që efektivet e policisë të gjejnë në momentin që mund ti duhet drejtësisë.

Kujtojmë që Fatjon Murati u shpall në kërkim policor me 17 gusht ku dhe kërkimi i përfundoi më 17 shtator.

Por provat e reja të administruara nga hetuesit për sa i përket armëve të gjetura shtynë policinë për arrestimi e tij./OraNews

The post Ndjekje “këmba-këmbës” e Fation Muratit, si ra në gjurmët e policisë ish-anëtari i bandës së Durrësit appeared first on Albeu.com.