isa boletini Archives - Albeu.com

Kush e vrau Isa Boletinin dhe si e përshkruan Millovan Gjillas masakrën e 23 janarit 1916 në urën Ribnicës?
Më 23 janar 1916, në ditën kur malazezët po u dorëzonin kryeqytetin pa luftë austriakëve, urdhri për vrasjen e Isa Boletinit dhe njerëzve të tij nuk mund të shtyhej më tej.

Ekzekutimi i besohet një njësie ushtarake që kishte për qëllim mbajtjen e rregullit në qytet, deri në dorëzimin e tij trupave austriake.

Ja rrëfimi i Tafilit, nipit të Isa Boletinit, që i mbijetoi ngjarjes, sipas librit të Skënder Luarasit: “Nja 80 xhandarë kishin zënë pritë në të dyja anët e urës së Ribnicës, karshi prefekturës, afër kishës katolike. Unë me dy vëllezërit, sipas lajmërimit të kasnecit, po ktheheshim për në shtëpi, te axha (Isa), patrulla në krye të urës, që po priste ardhjen e axhës, na ndali. Kur oficeri urdhëron ndalimin, xhandarët me pushkët gati të qëllojnë pyesin: Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri ndërhyn duke u thënë: Mos shtini, nuk është asnjë nga këta!”.

Por që tre vëllezërit nuk kanë mundësi të lajmërojnë Boletinin për vendimin e malazezëve, pasi me përdhunë, nën kërcënimin e armëve mbyllen në një shtëpi dhe mbahen të bllokuar.

Në këtë kohë Isa Boletini, vet i tetë, kishte hedhur hapat e parë në dërrasat e urës së Ribnicës pa e dalluar se edhe nga pas krahëve xhandarët e mbyllën udhën që të mos kishte asnjë mundësi daljeje. “Një oficer komandues u kërkon shqiptarëve të dorëzojnë armët, por Isa Boletini kundërshton: Jo besa! S’ja kam dorëzue, as Krajlit, as Mbretit.

Dhe nxjerr armën. I pari që shtie ishte njëfarë Pero Buriqi nga Vasoviçi. Menjëherë flakë për flakë përgjigjet edhe Isa Boletini dhe të tijtë me nga dy revolverë në duar. Brenda disa minutave, të rrethuar nga të gjitha anët nga dhjetëra xhandarë, vriten të gjithë, Isa Boletini dhe dy të bijtë, Halili dhe Zahidi, që ishte student në Vjenë, dy nipërit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vëllait të Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi.

Nga ana tjetër mbetën të vrarë tetë xhandarë dhe plagosen dyfishi. Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezë të strehuar në prefekturën e qytetit”, rrëfen i mbijetuari.

Mekanizmi i një dredhie vdekatare

Çmimi për kokën e Isa Boletinit, krahut të djathtë të atit të pavarësisë së shqiptarëve kishte hyrë në analet ndërkombëtare. Vrasësit e kësaj legjende popullore ishin xhandarët malazezë. Ata që e prenë në besë ishin disa diplomatë francezë. Ishte janar i vitit 1916, pikërisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi, pothuaj pa hasur në asnjë rezistencë.

Qeveritarët e Malit të Zi, pa u turpëruar nga ky pushtim, pa u turpëruar prej faktit se nuk rezistuan deri në fund, u kujdesën gjithsesi të hiqnin qafe armikun e hershëm, shqiptarin e tmerrshëm, Isa Boletinin, të cilin e mbanin prej disa kohësh të izoluar. Sipas rrëfimeve të një të afërmi të Isa Boletinit, të pasqyruara në librin e Skënder Luarasit “Isa Boletini”, botim i vitit 1971, kthesa përfundimtare e jetës së shqiptarit të madh nis me përfshirjen e Kosovës nën Jugosllavinë, sipas vendimeve të fuqive më të mëdha të Evropës në takimin e Londrës më 1913.

Në vitin 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën dhe legjendës së rezistencës për bashkim kombëtar i mbetet të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve. Francezët afrohen dhe konsulli i tyre në Shkodër, Bikok, i thotë Isa Boletinit dhe njerëzve të tij që të shkojnë në Ambasadën Franceze në Cetinë, asokohe kryeqytet i Malit të Zi, nga ku do të merrnin vizë për të shkuar në ndonjë vend neutral. Pikërisht këtu nis edhe plani për ekzekutimin e shqiptarit të madh.

Njerëz të Boletinit kishin vënë re një lidhje të çuditshme të diplomatëve francezë me ata malazezë në Shkodër, por kjo do u vinte në mendje më pas. Gjithsesi Isa Boletini dhe shpura e tij mbërrijnë në Cetinë dhe më tej bëjnë një vizitë në ambasadën franceze, ku u tregohet një telegram i paraqitur si urdhër i ministrit të Jashtëm francez për t’i nxjerrë në një vend neutral.

Ndërkohë, anglezët, më bujarë, e ftojnë Boletinin ta marrin nën mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon “mikun që i hapi derën i pari”. Pak orë më pas, në mëngjes, Isa Boletini sheh se shtëpia ku bujte ishte rrethuar me xhandarë malazezë. Shqiptarët merren dhe dërgohen në Nikshiq, duke u mbajtur gjatë gjithë kohës nën survejim.

Të marrë në pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazezë u justifikuan se kishin pasur informata se Isa Boletini do të provokonte ngjarje për të djegur dhe plaçkitur qytetin. Sipas tyre, ai ishte vrarë duke sulmuar prefekturën në përpjekje me patrullat e ushtrisë.

Organizatorë të drejtpërdrejtë të vrasjes ishin ministri i Luftës, gjenerali Veshoviq, i kunati i Krajl Nikollës, komandanti i Përgjithshëm, gjeneral Janko Vukotiqi, ministri i Punëve të Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoricës, Ramadanoviçi e të tjerë.

Trupat e Isa Boletinit dhe njerëzve të tij u vendosën fillimisht në një dhomë të prefekturës, ku u bë edhe identifikimi. Varrimi u bë në Podgoricë dy ditë më pas me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve banorë të zonës.

Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti një fjalim para se arkivoli i Boletinit të futej nën dhe. Gjithsesi askush nuk besonte për vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e parë që lajmet e bënin të vrarë.

Po kështu nuk u besua dhe një komunikatë zyrtare e ushtrisë austriake, që jepte lajmin e vrasjes së tij “gjatë një përpjekjeje me malazezët”.

Si e përshkruan Millovan Gjillas masakrën në urën Ribnicës, Podgoricë

Nuk ka ndodhur shpesh që sllavët të shkruajnë me respekt për shqiptarët, aq më pak ata të jugut. Por duket madhështia e Isa Boletinit i ka kaluar caqet.

Millovan Gjillas, shkrimtari i njohur disident, në veprën e tij “Toka pa Drejtësi”, botuar në versionin anglisht në Nju Jork, në vitin 1958, shkruan me respekt për shqiptarin në këtë vepër të tijën, që shumë e kanë krahasuar të barasvlershme me “Donin e Qetë” të Shollohovit.

Ja si e sjell ai momentin e vrasjes së Boletinit: “Beteja e Isës me ushtarët e tij vullnetarë nuk kishte vazhduar shumë, pavarësisht heroizmit të rreptë të shqiptarëve. Nga kjo goditje kishte rënë udhëheqësi i tyre dhe besnikët e tij të devotshëm.

Njerëzit më të afërt të Isës ishin likuiduar dhe të tjerët ishin shpërndarë në katër anë. Isa Boletini ishte vrarë, por kishte luftuar trimërisht, madje për një kohë të gjatë, pavarësisht se kishte mbetur i vetëm në rrugë të madhe.

Ashtu, i plagosur, ishte ngritur në gjunjë dhe sado që nuk kishte fuqi për të mbajtur pushkën, qëllonte me revole që të paktën të vriste ndonjë prej armiqve para se të jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë, por nuk kishte pasur kohë të hapte zjarr. Një ushtar e kishte vënë në shenjë dhe Isa kishte rënë përdhe.

Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte vështruar me sytë e mëdhenj dhe të përgjakur, kishte thënë çka në gjuhën e tij amtare dhe në atë çast kishte dhënë shpirt. Babai e kishte marrë mauzerin e tij të gjatë me dorezë të stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin më të shtrenjtë. Për çudi edhe ne fëmijëve na vinte keq dhe ndienim hidhërim dhe kishim mbajtur zi për Isa Boletinin.

Edhe babait i vinte keq, megjithëse ai ishte krenar që ishte vrarë prej grupit të tij. Ky ishte një pikëllim i veçantë, ishte më tepër një admirim për një hero sypatrembur të Shqipërisë, që kishte luftuar deri në fund në një fushë të zhveshur, në mes të rrugës së madhe, pa iu lutur kërkujt dhe pa falur askënd, ashtu drejt në këmbë, i pambrojtur.

Admirimi për të bënte pjesë gjithashtu në pikëllimin tonë. Në qoftë se një njeri duhet të vdesë, do të ishte mirë të binte ashtu siç kishte rënë Isa Boletini. U kujtoftë për jetë nga ata që e panë dhe nga ata që kanë dëgjuar për të! Shumë më vonë ne i patëm treguar babait dhe e ngacmonim për këtë, se kishim lexuar që Isa Boletini kishte vdekur në Shkodër.

Babai nuk e pranonte një gjë të tillë. Por për të nuk kishte aq rëndësi nëse ky kishte qenë Isa Boletini vetë, apo ndonjë nga oficerët e tij, kryesorja ishte se shqiptarët që kishin luftuar në atë betejë dhe, sidomos prijësi i tyre, që nuk mund të ishte njeri tjetër veç Isa Boletini, ishte vrarë.

Babait i kishin thënë se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte për të, fakti i rënies së tij ishte provuar për jetë të jetëve me zjarrin e pushkëve”.

The post Kush e vrau Isa Boletinin dhe si e përshkruan Millovan Gjillas masakrën e 23 janarit 1916 në urën Ribnicës? appeared first on Albeu.com.

Studiuesi nxjerr dokumentet: Si Isa Boletini bashkëpunoi me serbët, kontributi për kombin shqiptar
Studiuesi i historisë Hasan Bello ka publikuar disa të dhëna interesante mbi lidhjet e Isa Boletinit me fuqitë rajonale gjatë fillimit të shekullit XX dhe sidomos me serbët.

Bello radhit disa raste ku sipas dokumenteve që ai i referohet, Boletini është mbështetur me armë dhe para nga serbët, ndërsa për një kohë, të afërmit e tij qendruan në Beograd.

Megjithatë thotë Bello, kjo nuk do të thotë se Isa Boletini nuk ka kontribute të rendësishme për çështjen kombëtare.

Postimi i Bellos:

Raportet e Isa Boletinit me Serbinë

Kulla e Isa Boletinit nuk ishte as 100 metra nga Manastiri i Sokolicës. Sipas burimeve historike duke nisur nga mesjeta, kujdestarët dhe rojtarët e këtij manastiri quheshin vojvodë.

Paraardhësit e Isasë për shkak të afërsisë me këtë manastir, ishin rojtarët kryesorë. Në vitet 50 të shekullit XIX Manastiri i Sokolicës u restaurua nga kisha serbe, e cila për mbrojtjen e tij pagoi gjyshin, babanë dhe më pas vëllanë e Isasë. Ndërsa duke nisur nga mesi i viteve 90 të shekullit XIX për mbrojtjen e tij u kujdes personalisht Isa Boletini.

Ai u përpoq ta përdorte këtë detyrë si mjet për të vendosur kontakte me politikën dhe diplomacinë serbe, e cila në këtë periudhë ashtu si sot përpiqet që t`i konsideroi këto objekte religjoze si tapi mbi të gjith territorin e banuar nga shqiptarë.

Prandaj gjatë kësaj kohe Beogradi do ta konsideroi Isa Boletinin si personalitetin numër një për realizimin e planeve të fshehta ekspansioniste.

Për këtë, qeveria serbe, nuk hezitoi të derdhte shuma të mëdha parash për Isanë dhe disa prijës të tjerë lokalë. Ajo shfrytëzoi pakënaqësinë dhe nxiti një sërë kryengritjesh antiosmane. Kjo edhe për shkak të politikave të gabuara të perandorisë dhe sidomos të xhonturqëve.

Për ta ilustruar këtë do t`i referohemi një dokumenti të nënkonsullit austro-hungarez në Mitrovicë, Tahy, drejtuar ministrit të Jashtëm kontit Berchtold.

Më 16 gusht 1912 ai raportonte se një nga udhëheqësit shqiptarë, që ishte komprometuar më rëndë në këtë drejtim, ishte Isa Boletini.

Pas djegies së kullës së tij në Boletin më 22 nëntor 1908, konfiskimit të të gjitha pronave në rrethin e Mitrovicës dhe shkatërrimit të pasurisë së tij në Banjë (Pejë) në marsin e vitit 1909, prej Xhavid Pashës, ai ishte krejtësisht pa mjete dhe i mbështetur vetëm në mikpritjen e miqve të tij.

Me rastin e vizitës së sulltanit Mehmetit në Kosovë në vitin 1911, Isai u fal duke iu kthyer një pjesë e pasurive. Për dëmet e pësuara nga xhonturqit, qeveria osmane e kompesoi me 500 lira.

Por sipas diplomatit austro-hungarez prej kësaj kohe dhe deri në arratisjen e tij që u bë në fillim të kryengritjes së vitit 1912, ai qëndroi në Boletin, duke bërë një shpenzim të tillë, që nuk ishte në proporcion me të ardhurat e tij.

Gjithashtu kishte rënë në sy edhe lidhja e tij intime me zëvendës mitropolitin serb të Mitrovicës, Popë Andjekon [konfident i konsullatës ruse të Mitrovicës dhe të Prishtinës, drejtues i propagandës serbe në Mitrovicë, vëllai i kandidatit serb për postin e mitropolitit në Prishtinë, si dhe me ish-komitin Bogdan Radenkoviç].

Nënkonsulli austro-hungarez në Mitrovicë, Tahy, informon ministrin e Jashtëm se më 10 qershor 1912, Isai ishte kthyer prej mbledhjes së Junikut në Boletin dhe kishte filluar të organizonte kryengritjen në Shalë, Llap dhe Golak. Më 11 qershor, ai kishte marë nga Serbia 140 pushkë mauzer dhe tetë ngarkesa me municion.

Ndërsa më 4 korrik kishte mbërritur një sasi tjetër me pushkë dhe municion prej Serbisë (160 pushkë mauzer dhe 30 arka me municion). Isai ishte njoftuar se Serbia lejonte që të transportohej municion tjetër, vetëm në rast se ai dilte personalisht në kufi. Pas kësaj, i shoqëruar nga ish-deputeti i Gjakovës Hajdar beu, tre bijve të tij më të rritur dhe nipit të tij, ai ishte nisur më 6 korrik për në Murgulja, ku ishte takuar me kapitenin e rojës së kufirit serb.

Por ndërsa Isai dhe Hajdar Beu u kthyen përsëri, bijtë dhe nipi i tij shkuan në Beograd.

Isai u deklaroi miqve në Mitrovicë, se ai i kishte dërguar të bijtë në Serbi, që në rast se atij do t’i ndodhte ndonjë gjë, fisi i tij mos të shuhej.

Nga raporti i diplomatit austro-hungarez del se, më 13 korrik në Mitrovicë kishte mbërritur gazetari rus Anton Berezovski. Më 14 korrik, ai zhvilloi një takim në konsullatën ruse; më 15 shkoi te konsulli serb në Prishtinë; më 16 u kthye përsëri në Mitrovicë dhe e kaloi ditën përsëri në konsullatën ruse. Më 17, i veshur me kostum shqiptar, i udhëhequr prej bujkut serb Timotije nga Selanca dhe një të besuari të Isait në Mitrovicë, Iljas Lusta, dhe të çifçiut të Isait, Miloja nga Rudara, ai shkoi tek Isa Boletini në Selanca, ku kaloi natën dhe të nesërmen u kthye përsëri në Mitrovicë.

Më 1 gusht u kthye nga Beogradi përsëri në Prishtinë nipi i Isait, Tafili dhe një nga bijtë e Isait, Halili, duke kaluar nëpër Prokuplje. Ndërsa më 11 gusht u kthyen nga Beogradi edhe dy bijtë e tjerë të Isait, Sulejmani dhe Mustafa. Ky i fundit kishte operuar atje gjëndrat skrofulose të ënjtura.

Sipas diplomatit austro-hungarez si Isai ashtu dhe bijtë e tij, që qëndruan në Beograd me shpenzimet e qeverisë serbe, dispononin të holla të konsiderueshme, për origjinën e të cilave nuk duhej që të kishte asnjë dyshim…

Kjo nuk do të thotë se Isai në momente të caktuara nuk ka kontribute historike.

The post Studiuesi nxjerr dokumentet: Si Isa Boletini bashkëpunoi me serbët, kontributi për kombin shqiptar appeared first on Albeu.com.

Sot, 107 vjet nga vrasja e Isa Boletinit
Isa Boletini, udhëhoqi forcat kryengritëse për çlirim nga pushtuesi Osman më 1912, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, e cila u copëtua në Konferencën e Londrës më 1913.

Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, në një familje me tradita patriotike. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë e qarqeve shoviniste fqinje.

Më 1901-1902 u vu në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë në Shqipëri. Udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtime-Carralevë më 1910, mbështeti kryengritjen antiosmane të vitit 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë, Mitrovicë, Podujevë dhe Prishtinë më 1912.

Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në ditët e Pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë, Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë.

Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”.

Isa Boletini ishte bërë i njohur edhe për atë që i kishte ndodhur në Londër, kur edhe pas kontrollit që i kishin bërë rojat kur hyri për të takuar ministrin e jashtëm, Eduard Grej, ai ia kishte dalë që njërin revolver ta fuste brenda. Greji kishte bërë shaka me Boletinin duke i thënë se “atë që se bëri ushtria osmane, e bëra unë”.

Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin, si dhe tre luftëtarë të tjerë.

Në korrik të vitit 2011, mbetjet mortore të Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, iu dorëzuan Komunës së Mitrovicës. Ato ia dorëzoi imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili 13 vjet pas rivarrimit nga Podgorica i ruajti në një vend të fshehur./KosovaPress/

The post Sot, 107 vjet nga vrasja e Isa Boletinit appeared first on Albeu.com.

Përkujtojmë heroin shqiptar, 106 vjet nga vrasja e patriotit Isa Boletini
Sot është shënuar 106-vjetori i vdekjes së patriotit të shquar shqiptar, Isa Boletini.

Boletini njihet si kryengritësi shqiptar i Vilajetit të Kosovës dhe pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit.

23 janari i vitit 1916, e gjeti të vrarë atë në një shkëmbim të zjarrit me serbo-malazezët në urën mbi lumin Ribnicë në Podgoricë. Isa Boletini u vra së bashku me 7 shoqëruesit e tij; me djalin Halilin (24), Seitin (18), katër kushëri dhe një mik nga Isniqi.

Isa, shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye grada dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e vitit 1910 dhe atë të 1912.

Pas ngritjes së Lidhjes së Prizrenit, Isa mori pjesë në betejën e Slivovës kundër forcave të rregullta osmane më 22 prill të vitit 1881. Manastiri i Sokolicës mbrohej nga Isa me të vëllain e madh, Ahmet Boletinin.

Ndodhitë e Mitrovicës kundrejt serbëve, Perandoria Ruse i vë kusht Stambollit hapjen e një konsullate ruse në Mitrovicë më 7 maj 1902.

Tutje më 29 shtator, raportohet se iu dorëzua autoriteteve osmane dhe se do të falej për të bëmat e tij. Më 24 nëntor mbërriti në Stamboll, ku u caktua në krye të dyfekxhinjve, siç ishte mënyra e qeverisjes e Sulltan Abdyl Hamidit për të bërë për vete krerë të zëshëm vendorë.

Gjithashtu iu dha vendimi për të filluar punimet te Fabrika e Gurëve të Mullinjve në Boletin, si dhe mori titullin Bej.

Ai u caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër.

Po ashtu, ai ka lind në kullën e familjes në fshatin Boletin, të Mitrovicës, vend i cili ishte i pabanuar, por i pasur sepse përballë Boletinit gjendet Bjeshka e Majdanit dhe guri i Majdanit, ishte i njohur si Gur i Mullirit.

Isa Boletini kishte 14 fëmijë 9 djem e 5 vajza. Fati i djemve të tij kishte qenë shumë tragjik, ku Musa është pushkatuar nga regjimi jugosllav në Mitrovicë, edhe Faiku është vrarë në luftë kundër forcave jugosllave në Bistricë të Shalës së Bajgores.

Ademi ishte i vrarë me atentat në Shkodër, ndërsa Zahiti i vrarë në Podgoricë, Pajaziti vdes në Nicë të Francës dhe Asllani është pushkatuar në burgun e Prishtinës.

Ishte ndër konspiruesit dhe organizatorët e kryengritjes së viti 1910 me Hoxhë Said efendiun, Nexhip bej Dragën, Hasan Prishtinën, Mehmet pashë Derallën, Rexhep Mitrovicën, Bedri Pejanin, Salih Gjukën dhe Idriz Seferin.

Isa me shumë krerë të tjerë të Pejës e Gjakovës mbajtën qëndrim ndaj trupave osmane, gjë që çoi drejt gjakderdhjesh dhe bombardimin të fshatrave shqiptare.

The post Përkujtojmë heroin shqiptar, 106 vjet nga vrasja e patriotit Isa Boletini appeared first on Albeu.com.