Is Archives - Albeu.com

Planifikoi sulme në Evropë dhe SHBA, vritet një militant i IS-it
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se trupat e tij kanë vrarë një militant kryesor të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) në Siri më 19 shtator. Ky pjesëtar i IS-it u përshkrua si përgjegjës për planifikimin e sulmeve në Evropë dhe SHBA.

Agjencia kundërterrorizmit e Irakut tha se ka ndihmuar koalicionin në lokalizimin e militantit. Ai u identifikua si Omar Abdul-Qader, i njohur edhe me nofkën e luftës Abdul-Rahman al-Halabi. Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane tha se Abdul-Qader ishte “një operativ që paraqiste rrezik të drejtpërdrejt për SHBA-në”.

Agjencia irakiane për kundërterrorizëm tha se ai ishte kreu i operacioneve të huaja të IS-it. Ai ishte i përfshirë në bombardimin e Ambasadës iraniane në Bejrut më 2013, që shkaktoi vdekjen e më shumë se 20 personave. Në këtë sulm u vra edhe atasheu kulturor i Iranit, tha kjo agjenci.

“Ne nuk do të ndalemi në ndjekjen e terroristëve që synojnë të sulmojnë Shtetet e Bashkuara, forcat tona ose aleatët dhe partnerët tanë jashtë vendit”, tha komandanti i Komandës Qendrore amerikane, admirali Brad Cooper.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut – organizatë që monitoron luftën – tha se Abdul-Qader u vra gjatë një operacioni të kryer nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja në provincën siriane, Hama. Asnjë nga sulmet që ai kishte planifikuar nuk ishte realizuar.

Shefi i Vëzhguesit sirian, Rami Abdurrahman tha se Abdel-Qader, shtetas sirian, ishte i arrestuar në Liban dhe më pas u ishte dorëzuar autoriteteve të Damaskut kur në pushtet ishte presidenti sirian, Bashar al-Assad. Pas rrëzimit të Assadit nga pushteti dhjetorin e vitit të kaluar, Abdul-Qader iku nga burgu dhe ishte në arrati që atëherë.

IS-i dikur kontrollonte pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut, ku ekstremistët shpallën një kalifat më 2014. Ky grup njihej për veprime brutale në këto dy shtete, por edhe për planifikimin e sulmeve vdekjeprurëse në mbarë Lindjen e Mesme dhe në pjesën tjetër të botës. Ekstremistët u mposhtën në Irak më 2017 dhe në Siri dy vjet më vonë, por grupi ka ende celula që vazhdojnë të jenë aktive./REL

The post Planifikoi sulme në Evropë dhe SHBA, vritet një militant i IS-it appeared first on Albeu.com.