Iryna Farion Archives - Albeu.com

Vritet me armë zjarri ish-deputetja ukrainase
Një person i armatosur ka qëllouar për vdekje ish-deputeten nacionaliste të parlamentit ukrainas, Irina Farion, e njohur për fushatat e saj të hapura në favor të mbrojtjes së gjuhës ukrainase.

Policia ka nisur kërkimet për autorin që dyshohet se qëlloi për vdekje 60-vjeçaren në një rrugë në qytetin e Lviv.

Rasti është klasifikuar si “tentativë vrasje”, tha pak pas ngjarjes ministri i Brendshëm Ihor Klimenko.

“Viktima është në gjendje kritike dhe mjekët po luftojnë për t’i shpëtuar jetën”, shtoi ai pak minuta pasi Farion u qëllua në kokë.

Megjithatë, sipas mediave ukrainase, ish-deputetja dhe gjuhëtarja ukrainase nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë disa orë pas sulmit.

Lajmi u konfirmua më pas nga guvernatori i qytetit ukrainas Maksim Kozhitsky, ashtu si edhe nga kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sandovy.

Ndërkohë, për ngjarjen ka reaguar edhe Presidenti Volodymyr Zelensky, duke thënë se po ndjek hap pas hapi hetimet për arrestimin e agresorit dhe shtoi se dënon çdo formë dhune.

Sa i përket Farion, ajo iu bashkua partisë nacionaliste Svoboda (Liria) në 2005 dhe u zgjodh në parlament për herë të parë dhe të fundit në 2012.

Ajo ishte gjithashtu, anëtare e këshillit rajonal të Lviv dhe u bë e njohur për fushatat e saj për të promovuar gjuhën ukrainase dhe komentet e saj përçmuese për zyrtarët publikë rusishtfolës.

Në vitin 2018, kur Ukraina po luftonte me separatistët pro-rusë që kishin pushtuar territorin në Ukrainën lindore, ajo u bëri thirrje bashkatdhetarëve të saj që të godisnin në nofull të gjithë rusishtfolësit.

The post Vritet me armë zjarri ish-deputetja ukrainase appeared first on Albeu.com.