ironizon Archives - Albeu.com

Berisha ironizon deklaratën e Kumbaros: Ministri i thënshin, vetëm në kriminale të Edi Ramës mund të gjenden të tillë…
Ditën e sotme, në një postim në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, lidhur me zhvillimin e turizmit në qytetin e Gjirokastrës.

Berisha ka publikuar një video ku shfaqen deklaratat e ministres Kumbaro, në të cilat ajo bën krahasime mes turizmit në Gjirokastër dhe atij në Spanjë.

Këto krahasime, kreu demokrat i ka cilësuar si ‘qesharake’. Në mesazhin e tij shoqërues, Berisha ka përdorur tone të ashpra, duke vënë në pikëpyetje profesionalizmin e ministres dhe duke e lidhur atë me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

“Ministri i thënshin! Vetëm në kriminale të Edi Ramës mund të gjenden të tillë! Turp!”, shkruan Berisha.

The post Berisha ironizon deklaratën e Kumbaros: Ministri i thënshin, vetëm në kriminale të Edi Ramës mund të gjenden të tillë… appeared first on Albeu.com.

Nga portokallet te turizmi/ Auron Tare ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk është ariu rus që po na shqetëson pyllin, por çakenjtë tanë
Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, studiuesi Auron Tare, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe të eksponentëve të tjerë të Partisë Socialiste se pas protestave fshihen agjentë të huaj, fillimisht Irani e së fundmi Rusia.

Tare teksa ka ndarë një bisedë nga një takm me Sergej Hrushov, djalin e ish-liderit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov ka bërë një paralelizëm mes periudhës kur Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës, prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe marrëdhënieve jo të mira me Rusinë.

Studiuesi deklaron se Shqipëria si në periudhën e diktaturës dhe tani, vuan nga ideja se bota rrotullohet rreth vendit tonë dhe të gjithë mendojnë sesi të dëmtohet vendi.

Po ashtu, ai thotë se këto janë deklarata që sa herë ka probleme të cilat nuk i zgjidhin dot shpikin armiq të jashtëm.

Shkrimi i plotë:

“Rusët dhe Ariu”

Profesor Sergej Hrushov më priste përpara hyrjes së Universitetit të Rhode Island. Kisha bërë një udhëtim të gjatë për ta takuar. Më shtynte një kureshtje e vjetër, të dëgjoja jo vetëm kujtimet për të atin, Nikita Hrushovin, ish-udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik, por edhe ç’mund të dinte ai për Shqipërinë, atë vend të vogël që, sipas zakonit tonë të hershëm, e kemi përfytyruar gjithnjë si boshtin rreth të cilit rrotullohet historia e botës.

Pasi u përshëndetëm, më tregoi udhën. E ndoqa pas. Profesori hapat i kishte të ngadalshëm, por mendjen të kthjellët.

Sapo u ulëm, e pyeta për vizitën që i ati kishte bërë në Shqipëri.

“E mbaj mend”, – tha. “Isha djalosh, por më kujtohet mirë. Babai qëndroi afërsisht tri javë.”

Tri javë! M’u duk një kohë e pazakontë.

Ç’mund të bënte për tri javë në Shqipëri udhëheqësi i një superfuqie? – e pyeta.

Profesori buzëqeshi.

“Ishte thjesht kureshtar. Donte ta njihte vendin. Për më tepër, e pritën me nderime të mëdha.”

Nuk i shpëtova tundimit.

“Megjithatë, më vonë Enver Hoxha e akuzoi se donte ta shkatërronte Shqipërinë. Thoshte se Hrushovi kërkonte t’i linte shqiptarët pa bukë, duke i këshilluar të mbillnin portokalle në vend të grurit.”

Profesori qeshi lehtë, me atë qeshjen e njerëzve që e kanë dëgjuar shumë herë marrëzinë politike.

“Kur e ndihmoja babanë të përgatiste kujtimet, më ka përmendur Shqipërinë. Nuk e çmonte Hoxhën. E quante mosmirënjohës dhe të dhënë pas madhështisë së vet. Por më thuaj, për ç’arsye Bashkimi Sovjetik do të donte ta dëmtonte Shqipërinë? Ç’interes kishte? Shqipëria ishte një vend i vogël, për të cilin në Moskë dinin fare pak”, – pushoi pak dhe, pasi piu një gllënjkë kafe, vazhdoi – “Babai mendonte se klima juaj ishte e përshtatshme për agrume. Portokallet e mandarinat kishin treg të sigurt. Grurin mund ta merrnit me shkëmbim. Për Bashkimin Sovjetik, furnizimi i Shqipërisë me grurë nuk përbënte asnjë barrë. Prandaj, akuza se donte ta linte Shqipërinë të vdiste urie ishte, në rastin më të mirë, një fantazi politike”.

Koha, siç ndodh rëndom, e ka dhënë gjykimin e vet. Sot Jugu i Shqipërisë nuk njihet për arat me grurë, por për plantacionet e agrumeve që mbulojnë kodrat e fushat.

Pastaj e pyeta:

Po përse sovjetikët nuk e rrëzuan Hoxhën?

Profesori më vështroi me sytë e tij blu.

“Biri im, Bashkimi Sovjetik kishte halle shumë më të mëdha sesa të merrej me Shqipërinë. Mos vallë mendoni se nuk mund ta rrëzonte një diktator provincial, po ta kishte vërtet atë qëllim?”

Kjo bisedë më është kujtuar këto ditë, kur në Tiranë dëgjojmë se pas protestave fshihet dora e rusëve.

Duket sikur historia ka vetëm një zakon, ndryshon dekorin, por lë të njëjtët aktorë.

Dikur thuhej se rusët donin të na shkatërronin me portokalle, sot thuhet se duan të na shkatërrojnë turizmin.

E megjithatë, pyetja e profesorit mbetet po aq e thjeshtë, sa edhe e pakëndshme:

Përse Rusia do të kishte një interes kaq të madh për Shqipërinë?

Mos vallë Kremlini nuk fle natën nga vizitat e kryeministrit shqiptar në Ukrainë?

Apo nga premtimet e Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar nja dy shkolla atje?

Mos vallë Putinin nuk e zë gjumi se Zelenski (lideri i korruptuar sipas agjencive të inteligjencës amerikane) nderoi maminë tonë me Medaljen e Princeshës Olga?

Nuk jam njohës i gjeopolitikës dhe nuk marr përsipër të jap mësime për punët e mëdha të botës. Por një gjë më duket e qartë, fuqitë e mëdha nuk harxhojnë energjitë e tyre për mite provinciale. Kur kanë interesa të mëdha, veprojnë, kur nuk kanë, na lënë të merremi me hijet që krijon vetë imagjinata jonë.

Shqipëria ka vuajtur gjatë nga një sëmundje e vjetër, bindja se bota zgjohet çdo mëngjes duke menduar për ne. Është një mendjemadhësi që e kemi trashëguar prej propagandës, jo prej historisë.

Çuna, ndoshta nuk është ariu rus ai që na trazon pyllin.

Mbase pyllin tonë e trazojnë më fort çakenjtë tanë, që sa herë u mungon një përgjigje për hallet e vendit, nxitojnë të shpikin një armik të largët. E kur pylli zbrazet, kur qytetarët varfërohen dhe besimi shuhet, fajin e kërkojnë gjithmonë diku larg, te Ariu.

The post Nga portokallet te turizmi/ Auron Tare ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk është ariu rus që po na shqetëson pyllin, por çakenjtë tanë appeared first on Albeu.com.

Kuvendi Kombëtar/ PD ironizon Ramën me Inteligjencë Artificiale: Nuk jam Skënderbeu i Elisës! Kam kushtuar vetëm 100 euro, jo si Diella 4 milionë euro
Këtë të shtunë, Partia Demokratike, i nisi punimet e Kuvendit Kombëtar, duke prezantuar një avatar të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të krijuar me Inteligjencë Artificiale.

Përmes “fjalës” së heroit kombëtar, PD ironizoi qeverinë e kryeministrit Rama duke theksuar se ka kushtuar vetëm 100 euro, jo si ministrja virtuale që sipas selisë blu, ka kushtuar 4 milionë euro.

“Unë jam Skënderbeu. Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj, As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës. Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve. Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike. Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro.

Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë: që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar. Në fund, më lejoni që t’i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo besëlidhje, jo vetëm e Ripërtëritjes, por edhe e Anti-Vjedhjes!”.

The post Kuvendi Kombëtar/ PD ironizon Ramën me Inteligjencë Artificiale: Nuk jam Skënderbeu i Elisës! Kam kushtuar vetëm 100 euro, jo si Diella 4 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Edi Rama: Imagjinoni ku do të ishim me molotovarët, votat na duheshin për integrimin dhe për forcën që të realizonim negociatat
Në Asamblenë e PS të mbajtur në Elbasan, kryeministri Edi Rama, tha se votat i duheshin PS-s, jo për karrike por për të realizuar negociatat. Ai tha se deri tani janë kaluar 27 ligje në funksion të negociatave për integrimin në Bashkimin Europian.

Kryeministi ironizoi protestën e opozitës, duke thënë se, “Imagjinoni ju t’i kishim molotovarët se ku do ishim sot”.

“Ne kemi kaluar 27 ligje që ishte një paketë vetëm për negociatat. Ne i kemi në tavolinë të gjitha detyrat. Janë pafund…Imagjinoni ju t’i kishim molotovarët se ku do ishim sot, do na ishte bllokuar parlamenti, jo me vota për me buzëqeshje…Pra do vinim vërdallë si ajo shprehja që thotë duke i gjëmuar bishtit tonë,. Ndaj duheshin ato vota, ndaj ne duhet t’i puthim duart të gjithë atyre që na dhanë ato vota jo për karrige, por për atë forcë që ne të realizonim negociatat”, tha Rama.

The post Edi Rama: Imagjinoni ku do të ishim me molotovarët, votat na duheshin për integrimin dhe për forcën që të realizonim negociatat appeared first on Albeu.com.

Saimir Korreshi: I keni kategorizuar deputetët, ne fshatarëve s’na vjen radha, nuk pret spitali i Lushnjes kur ta ketë terezinë shoqja ministre për interpelancë
Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i rikujtoi kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, se ka bërë një kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, duke theksuar se duhet marrë në konsideratë.

Teksa mori fjalën në Kuvend, ai ironizoi teksa tha se deputetët janë kategorizuar në Kuvend, duke shtuar se “fshatarëve” nuk iu vjen radha.

Sipas tij, situata në Spitalin e Lushnjes, nuk pret derisa ministrja e Shëndetësisë, të mund të mbajë interpelancën e kërkuar prej tij në Kuvend.

“Korreshi me nder jush jam bërë edhe unë një kërkesë për interpelancë me shoqen ministre të punëve të shëndetit. Janë kategorizuar këtu deputetët, ne fshatarëve nuk na vjen radha? Kujtohet para ’90, kur mbaja radhën për vaj guri, kur më vinte mua radha nuk kishte më vajguri.

Edhe kjo pjesa e interpelancës po në të njëjtin nivel jeni. Në Lushnje nuk pret situata se kur do ta ketë terezinë ministrja. Ajo ka ca batuta të bukura e thotë në fund të vitit por deri atëherë nuk premton situata për spitalin e Lushnjes“, u shpreh Korreshi.

The post Saimir Korreshi: I keni kategorizuar deputetët, ne fshatarëve s’na vjen radha, nuk pret spitali i Lushnjes kur ta ketë terezinë shoqja ministre për interpelancë appeared first on Albeu.com.

Deputeti Saimir Korreshi ironizon ministren e Shëndetësisë: Gratë po lindin shkallëve se në maternitet s’ka ashensor, nuk hyhet në Europë kur në pediatri burrë e grua e bëjnë me radhë…
Këtë të enjte, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kërkuar ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, për të dhënë sqarime për problematikat në spitalet shqiptare, duke u ndalur në Lushnje, zona nga ai vjen.

Në Kuvend, Korreshi ironizoi duke thënë se në Europë nuk futesh nëse në spitale mungojnë produktet elementare.

Sipas tij, në maternitetin e Lushnjes dhe në pediatri nuk ka ashensor, ndërsa nuk funksionojnë as aparaturat e nevojshme.

“E keni numrin e telefonit ti thërrisni njëherë asaj ministres së Shëndetësisë?! Se vërtete ka ikur ne Europë ajo dhe na kishte nxjerrë video nga Europa, por dua t`i them që nuk hyjet e Europë pa pambuk, jod dhe doreza nëpër spitalet shqiptare. Nuk hyhet në Europë kur nuk punon mamografia në Lushnje. Nuk hyhet në Europë kur nuk eko në Lushnje për të bërë ekzaminime gjatë lindjeve. Po i çojmë në Fier dhe po na dalin lushnjarët të gjithë fierake. Nuk hyhet në Europë kur grafia del si foto pa blic. Nuk ka ashensor për t`u ngjitur në katin e tretë në maternitet dhe gratë lindin shkallëve. Nuk ka ashensor te pediatria, ku urgjenca është në kat të katërt, burrë e grua e bëjnë me radhë nga dy kate se japin shpirt rrugës”, deklaroi Korreshi.

The post Deputeti Saimir Korreshi ironizon ministren e Shëndetësisë: Gratë po lindin shkallëve se në maternitet s’ka ashensor, nuk hyhet në Europë kur në pediatri burrë e grua e bëjnë me radhë… appeared first on Albeu.com.

Saimir Korreshi ironizon gjendjen e Pediatrisë në Spitalin e Lushnjes: Merrni ombrellë kur të shkoni (VIDEO)
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar me ironi për gjendjen e Pediatrisë në Spitalin e Lushnjes, duke publikuar në rrjetet sociale pamje ku dallohet lagështirë dhe rrjedhje uji në ambientet e pavionit.

Në postimin e tij, Korreshi ironizon situatën duke u bërë thirrje qytetarëve që, sipas tij, të tregojnë kujdes kur vizitojnë Pediatrinë dhe të marrin edhe çadër me vete.

“Kujdes kur të shkoni në Pediatrinë e Spitalit në Lushnje. Ju lutem merrni dhe ombrellë me vete”, shkruan deputeti, duke e shoqëruar reagimin me pamje nga ambientet e brendshme të spitalit.

Më tej, ai vijon ironinë duke iu referuar asaj që e quan “reformë të thellë në shëndetësi”, duke paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjes në shkallë, pasi pavioni i Pediatrisë ndodhet në katin e katërt.

Sipas Korreshit, lagështira dhe kushtet e krijuara përbëjnë rrezik për pacientët, prindërit dhe stafin mjekësor.

The post Saimir Korreshi ironizon gjendjen e Pediatrisë në Spitalin e Lushnjes: Merrni ombrellë kur të shkoni (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Paloka ironizon Ramën: Çfarë ndodhi o mret, si do e lësh Evropën sot pa leksionet e tua?
Ditën e sotme, në një reagim në rrjete sociale, deputeti demokrat, Edi Paloka, ka ironizuar anulimin e pjesëmarrjes së Ramës në “Samitin e Zgjerimit të BE-së” që pritet të mbahet këtë të martë në Bruksel.

Paloka pyet me ironi se çfarë ka ndodhur me kryeministrin, nisur nga fakti se deri më tani ende nuk dihen arsyet përse kreu i qeverisë nuk u nis drejt Brukselit.

Paloka ngre pretendime se qeveria ka qënë në mbledhje deri në 4 të mëngjesit, nisur nga zhvillimet më të fundit lidhur me Veliajn, megjithatë kjo sipas tij nuk e ndalon Ramën të shkojë drejt Brukselit, pasi ky i fundit ka charter dhe avionë privatë.

“Atëherë çfarë ndodhi “o mret”?! – shkruan Paloka.

Reagimi i Palokës:

E pra , çfarë ndodhi o “mret”?!

Si do e lesh Evropën sot pa leksionet e tua ?!

E di që keni ndejt në mbledhje qeverie deri në 4 të mëngjesit, po ti këtë se ke problem, i fut dy viza dhe je prapë “në formë”.

Të thuash që të iku avioni…prape se thua dot se ti ke charter dhe shkon kur e si të duash!

Atëherë çfarë ndodhi “o mret”?!

The post Paloka ironizon Ramën: Çfarë ndodhi o mret, si do e lësh Evropën sot pa leksionet e tua? appeared first on Albeu.com.

VIDEOLAJM/ “Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave
Seanca e sotme parlamentare, është shoqëruar me debate dhe tensione. E parashikuar të ishte maratonë, zgjati vetëm 20 minuta, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan që kryeministri Rama të prezantonte programin.

Pas miratimit me 82 vota të programit qeverisës dhe kabinetit të ri të propozuar nga Kryeministri Edi Rama, tensionet në sallën e Kuvendit u përshkallëzuan.

Opozita reagoi me ironi, duke përdorur slogane të epokës komuniste për të sulmuar mënyrën se si mazhoranca po e drejton vendin.

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, ishte thirrja ironike që u dëgjua në sallën e Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës protestuan për mënyrën e miratimit pa debat të programit dhe kabinetit të ri.

Për të shprehur revoltën, deputetët opozitarë hodhën rregulloren e Kuvendit drejt foltores dhe drejt vendeve ku ishin të ulur ministrat dhe kryeministri Edi Rama.

The post VIDEOLAJM/ “Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave appeared first on Albeu.com.

Flamur Noka ironizon Yuri Kim: Na quajti “barngrënës”, vetë përfundoi si “dele e zezë”
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar për lajmet e pushimit nga puna të ish- ambasadores Yuri Kim nga Departamenti i Shtetit.

Noka u kujtoi demokratëve, ditën kur ish-ambasadorja Yuri Kim i ka quajtur barngrënës dhe sipas tij, sot ajo përfundoi si dele e zezë.

“Bota me rrota shoqja Kim. Kjo që i quajti barngrënës #demokratët antisorosistë, përfundoi si dele e zezë. Yuri Kim pjesëtare e Deep State, tashmë një ish”, shkruan Noka.

The post Flamur Noka ironizon Yuri Kim: Na quajti “barngrënës”, vetë përfundoi si “dele e zezë” appeared first on Albeu.com.