Iris Stalzer Archives - Albeu.com

U godit 13 herë me mjet prerës/ Kryebashkiakja gjermane në gjendje kritike për jetën, vajza e saj adoptuar, e dyshuara kryesore
Sulmi me thikë ndaj kryetares së zgjedhur të Herdecke, Iris Stalzer, ka shkaktuar tronditje në Gjermani. Ajo është shtruar në spital në gjendje kritike, pasi u godit me thikë në shtëpinë e saj.

Incidenti ndodhi mesditën e së martës. 57-vjeçari Iris Stalzer, e cila u zgjodh kryetare bashkie më 28 shtator dhe pritej të merrte detyrën më 1 nëntor, u gjet e mbuluar me gjak në shtëpinë e saj në North Rhine-Ëestphalia.

Sipas policisë, ajo ka 13 plagë me thikë në bark dhe shpinë, dhe u transportua me helikopter në një spital në Bochum, ku po lufton për jetën.

Mjekët raportojnë se Iris Stalzer, mbetet në gjendje kritike por të qëndrueshme, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale. 48 orët e ardhshme konsiderohen vendimtare për jetën e saj.

Kryetarja e bashkisë, u vu re nga djali i saj, i cili menjëherë njoftoi autoritetet. Fillimisht, djali pretendoi se nëna e tij ishte sulmuar “nga disa burra” në rrugë.

Megjithatë, policia nuk gjeti prova për të mbështetur këtë version.

Hetuesit po marrin në konsideratë mundësinë që autori i krimit të jetë një familjar i saj. Autoritetet kanë dërguar në paraburgim dy fëmijët e adoptuar të Stalzer, të moshës 15 dhe 17-vjeç, të cilët ishin në shtëpi në kohën e incidentit .

Edhe pse nuk janë ngritur akuza, policia tha se po heton të gjitha motivet e mundshme, duke përfshirë mosmarrëveshjet personale ose familjare.

Sipas transmetuesit publik ËDR, dyshimet fillimisht ranë mbi djalin 15-vjeçar, i cili u vendos me pranga për të parandaluar humbjen e provave.

Sipas fqinjëve u dëgjua një debat mes Stalzer dhe djalit të saj, përpara se të thirreshin shërbimet e urgjencës.

Më vonë, hetimet çuan te vajza 17-vjeçare e adoptuar, e cila dyshohet si autorja kryesore e sulmit.

Adoleshentja dyshohet se është përfshirë në një incident me thikë në një shkollë një vit më parë.

Ky element, megjithëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, po shqyrtohet si një pjesë e mundshme e enigmës së çështjes.

The post U godit 13 herë me mjet prerës/ Kryebashkiakja gjermane në gjendje kritike për jetën, vajza e saj adoptuar, e dyshuara kryesore appeared first on Albeu.com.