Iranian Archives - Albeu.com

Frymëzoi filmin “The Terminal”, ndërron jetë në aeroportin ku jetoi 18 vite iraniani
Mehran Karimi Naseri, irianiani mbi historinë e së cilit u bë filmi “The Terminal” me protagonist Tom Hanks, ka dhënë shpirt në aeroportin francez ku kaloi 18 vitet e jetës së tij. Nasseri ktheu një cep të vogël të aeroportit Charles de Gaulle në shtëpinë e tij në vitin 1988 dhe qëndroi atje deri në vitin 2006, fillimisht për shkak të një “ngërçi” ligjor dhe më pas me vullnetin e tij.

Pas disa vitesh, qeveria franceze i dha Naserit të drejtën për të jetuar në territorin e saj, por iraniani u kthye në “cepin” e tij disa javë më parë, ku edhe vdiq nga një atak në zemër, sipas raportimeve.

Mehran Karimi Naseri ka lindur në vitin 1945 në provincën Khuzestan të Iranit dhe së pari udhëtoi në Evropë për të gjetur nënën e tij britanike.

Ai kaloi disa vite në Belgjikë, pasi më parë ishte dëbuar nga disa vende të tjera, duke përfshirë Britaninë, Holandën dhe Gjermaninë, për mungesë të dokumenteve të duhura të udhëtimit. Më pas, ai udhëtoi për në Francë dhe u vendos në Terminalin 2F të Aeroportit Charles de Gaulle.

Në “shtëpinë” e tij të pazakontë, të mbushur me karroca me sendet e tij, Naseri i kalonte orët në një stol duke lexuar libra dhe gazeta dhe duke shkruar për jetën e tij në një fletore. Këto shënime formuan bazën për autobiografinë e tij të botuar në 2004.

Historia e tij tërhoqi vëmendjen e mediave dhe më pas zgjoi interesin e Steven Spielberg, i cili drejtoi filmin “The Terminal” me Tom Hanks dhe Catherine Zeta-Jones.

Për shkak të suksesit të madh të filmit, gazetarë nga e gjithë bota nisën të udhëtonin në Francë vetëm për të biseduar me Nasserin, i cili atëherë përdorte emrin “Sir Alfred”. Sipas Le Parisien, ka qenë një kohë kur iraniani jepte gjashtë intervista në ditë.

Edhe pse përfundimisht iu dha azil refugjatësh në vitin 1999 dhe u lejua të qëndronte në Francë, Naseri qëndroi në aeroport deri në vitin 2006, kur u dërgua në spital për shkak të sëmundjes.

Më pas Naseri ka jetuar për disa vite në një hotel, duke shfrytëzuar paratë e dhëna nga prodhimi i filmit, siç shpjegon Liberation. Një zyrtar i aeroportit tha se Naseri u kthye në aeroport disa javë më parë, ku qëndroi derisa ndërroi jetë.

The post Frymëzoi filmin “The Terminal”, ndërron jetë në aeroportin ku jetoi 18 vite iraniani appeared first on Albeu.com.

Vidhte të dhënat e anëtarëve të MEK, SPAK kërkon 10 vite burg për iranianin
Prokuroria e Posçame kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 10 burg për iranianin Bijan Pooladrag, pasi  akuzohet se vidhte të dhënat e anëtarëve të MEK nga telefoni i tyre.

Pooladrag u arrestua në tetor të vitit 2020, i akuzuar për spiunazh të anëtarëve të MEK.

Poolagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhëna kompjuterike të paautorizuara etj. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe ka qenë banor i kampit në Manëz. Polagrad vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë dyshohet se po planifikonte sulmin terrorist./albeu.com

The post Vidhte të dhënat e anëtarëve të MEK, SPAK kërkon 10 vite burg për iranianin appeared first on Albeu.com.

I dyshuar si spiun, SPAK kalon për gjykim dosjen e iranianit
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të premte ka mbyllur hetimet për iranianin e akuzuar për veprime me qëllime terroriste.

SPAK regjistroi procedimin penal në vitin 2019 dhe sot njoftoi se në përfundim të hetimeve të këtij procedimi penal është dërguar për gjykim i pandehuri Bijan Pooladrag.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.196 të vitit 2019, për veprat penale “Vepra me qëllime Terroriste”, “Organizata Terroriste”, “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”, të parashikuara nga nenet 230/a, 234/a , 265/a dhe 265/b të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve të këtij procedimi penal është dërguar për gjykim i pandehuri Bijan Pooladrag (shtetas nga Irani), pasi akuzohet se ka konsumuar elementet e veprave penale, “Kryerja e sherbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, “Organizata Terroriste”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve”, parashikuar nga nenet 230/ç ,234/a/2, 293/a/1, 293/b/1, 293/c/1 dhe 293/ç të Kodit Penal’, thuhet në njoftimin e prokurosisë.

The post I dyshuar si spiun, SPAK kalon për gjykim dosjen e iranianit appeared first on Albeu.com.

U hapte “rrugët” klandestinëve, zbulohet koka e grupit kriminal, siriani që “kamuflohej” si shqiptar
47 persona, nga të cilët 25 vetëm në Shqipëri, janë vënë në pranga gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të qenieve njerëzore nga vendet e lindjes së mesme drejt Bashkimit Europian. Hetimi u krye nga një skuadër e përbashkët hetimore e krijuar midis autoriteteve Shqiptare, Greke dhe Italiane.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5 000 deri në 10 000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin.

Abcnews.al ka zbardhur një nga episodet e trafikut të klandestinëve, që tregon se si zhvillohej trafiku nga Shqipëria drejt Italisë. Nga ky episod ka rezultuar se koka e trafikut të klandestinëve në Shqipëri është siriani Abu Ahmed Sulltan.

SKEMA

Më 23 prill 2020, një patrullë e Lecces, Itali, ka kapur 32 (tridhjetë e dy) emigrantë të paligjshëm, me kombësi Siriane, Egjiptiane, Palestineze dhe Irakiane, (ndër to gra me femijë). Pasi janë ndaluar, ata janë trasnportuar në qendrat e pritjes nga autoritetet policore italiane për identifikim. Në të njëjtën kohë, në brigjet shqiptare po gjurmohej një gomone, e cila dyshohej se kishte bërë transportin e këtyre emigrantëve nga Vlora, në drejtim të Italisë. Pas shkëmbimit të informacionit midis 2 shteteve, është bërë i mundur sekuestrimi i një mjeti lundrues tip gomone me, dy persona në bord.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Leccos, dhe Prokuroria e Posaçme ka rezultuar se personat e ndaluar kanë udhëtuar në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në Itali, me gomone, nëpërmjet detit dhe dy personat e arrestuar në flagrancë në Shqipëri janë pjesë e grupit kriminal që merrej me ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Dy personat e arrestuar në flagrance janë te dyshuarit Dushan Myfit Spahiu lindur dhe banues në Vlorë dhe Paulin Viktor Koçi lindur dhe banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se emigranti sirian, Abu Ahmed Sulltan, me banim në Tiranë,  është një ndër personat kryesorë të grupit të strukturuar kriminal, i cili siguron shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme, nëpermjet bashkëpunëtorëve të tjerë. Ai i ndihmon për të udhëtuar në mënyrë të paligshme nga Shqipëria në Itali dhe më pas në vendet e tjera të BE-së, kundrejt vlerës 4500-5000 euro. Në vijim të shkëmbimit të të dhënave me autoritetet italiane, është dokumentuar fakti se shtetasi sirian numrin e telefonit e kishte regjistruar në emër të shtetasit shqiptar Shpëtim Fili dhe kishte një rol kryesor në këtë rrjet.

Në vijim hetimet kanë vazhduar me përgjime telefonike, kryerje vëzhgimesh dhe përgjimesh ambientale në vende publike etj. Si person i dyshuar si dhe lidhje e shtetasit Abu Salltan është edhe shtetasi Hazem Arad, me origjinë siriane, me qëndrim në Tiranë. Ndërkohë, me date 26 maj 2020 në një televizion në Shqipëri është transmetuar një emision investigativ i cili kishte të bënte me trafikimin e emigranteve arabe drejt vendeve të BE-së.

Gjatë emisionit është evidentuar prania e një grupi kriminal i cili dërgonte emigrante arabë drejt vendeve të BE-së si dhe Italisë me gomone, ku njeri nga personat me rol kryesor në grup, ishte Ahmed Sulltan për të cilin Prokuroria po kryente hetime. Në pyetje janë marrë disa egjiptianë. Abobakr Allam, ka shpjeguar se ka ardhur në Shqipëri në muajin mars të 2020, bashkë me dy shokët e tij Ahmed dhe Salem për herë të parë ka takuar Alas Maluned me kombësi Egjiptiane. Pasi ka biseduar për mënyrën sesi do ikte në Itali, ka rënë dakord për të paguar një shumë prej 4500 euro për të shkuar në Itali nëpërmjet detit.

Ndërsa egjiptiani Ahmed Eissa, ka deklaruar se ka ardhur në Shqipëri muajin Janar të vitit 2020, pasi ka siguruar një vizë nga Ambasada e Shqipërisë në Egjipt. Pasi është pajisur me leje qëndrimi, ka filluar punë në Durrës në një kompani që merrej me konstruksione metalike. Pasi ka takuar Sulltan Ahmed, kanë rënë dakort me të që ai do i dërgonte në Itali. Në deklarimin e tij shtetasi Salem Shahabeldin ka shpjeguar se organizator i nisjes së tyre në vendet e BE-se ishte shtetasi Sulltan Ahmed.

Nga hetimet e kryera në Itali dhe Shqipëri, ka dyshime se organizator i këtij grupi kriminal për të ndihmuar emigrantët për të udhëtuar në mënyre të paligjshme nga Vlora për në brigjet Italiane është Abu Ahmed Sulltan. Në vijim të hetimeve është dokumentuar fakti se në të njëjtën datë që janë kapur 32 (tridhjetë e dy) emigrante të paligjshëm në zonën e Lecces, Itali, në Karaburun, është sekuestruar nje mjet lundrues tip gomone me dy persona në bordin e saj, dhe konkretisht personat ne hetim Paulin Koçi dhe Dushan Spahiu./abcnews.al

The post U hapte “rrugët” klandestinëve, zbulohet koka e grupit kriminal, siriani që “kamuflohej” si shqiptar appeared first on Albeu.com.

Ka 67 vite pa u larë dhe ha mbeturina: Iraniani gëzon shëndet të plotë
Një burrë 87-vjeçar, i cili nuk është larë prej 67 vitesh dhe ushqehet me mbeturina, ka habitur ekspertët e shëndetësisë, të cilët konfirmojnë se ai gëzon shëndet të plotë.

Amou Jaji, nga Irani, thotë se nuk lahet pasi mendon se po ta bëjë këtë gjë, do ta ndjekë tersi. “Daily Star” raporton se disa mjekë që shkuan ta vizitonin për qëllime studimore janë shprehur se çuditërisht, ai nuk ka asnjë sëmundje serioze apo baktere të dëmshme, pavarësisht stilit të tij të jetës aspak higjienik.

Ekspertët shkuan për të gjetur parazitë të ndryshëm që mund të jetonin në trupin e të moshuarit, por u kthyen duarbosh:

“Besojmë se ai është i shëndetshëm pasi duke jetuar kështu, ka forcuar jashtëzakonisht imunitetin. Ka ngrënë mbeturina dhe pi ujë nga pellgjet në rrugë, por nuk ka asnjë sëmundje të rëndë apo virus”.

The post Ka 67 vite pa u larë dhe ha mbeturina: Iraniani gëzon shëndet të plotë appeared first on Albeu.com.