irani Archives - Albeu.com

Khamenei u bën thirrje shteteve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit
Një mesazh me shkrim, që i atribuohet liderit suprem të Iranit, Mojtaba Khameneit, u publikua në kanalin e tij në Telegram më 30 gusht, ku u bëhet thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër atyre që ai i përshkroi si “armiqtë tanë të vërtetë”, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Mesazhi u publikua në kuadër të Javës së Unitetit Islamik, e cila shënon ditëlindjen e Profetit Muhamed.

Në të, udhëheqësve të vendeve të Gjirit u bëhet thirrje të bashkohen kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Khamenei nuk është parë në publik qëkurse, sipas raportimeve, u plagos në sulmet ajrore amerikano-izraelite rreth gjashtë muaj më parë, të cilat vranë babanë e tij dhe liderin e mëparshëm suprem, ajatollah Ali Khamenei.

Që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit, nuk janë publikuar deklarata të tij në audio apo video, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij fizike.

Shumë raportime të pakonfirmuara pretendojnë se ai ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump tha më 27 gusht se besonte se Khamenei ishte ende gjallë, por “i plagosur shumë rëndë”.

Mesazhi i fundit vjen vetëm disa ditë pas një mesazhi tjetër që i atribuohet Khameneit, në të cilin ai bëri thirrje të ndalej “shfaqja e dobësive” që do ta “dëmtonin kohezionin shoqëror” në Iran dhe do të ishin “ndihmesë e madhe për armikun”, ndërsa sanksionet amerikane vazhdojnë të godasin vendin.

Khamenei u kërkoi në mënyrë të veçantë udhëheqësve arabë të Gjirit të mendonin nëse “banditët pa identitet” do të kishin guxim të lakmonin t’i merrnin tokat dhe pasuritë e tyre, nëse popujt dhe qeveritë e Gjirit do të ishin “të bashkuar nën flamurin e Islamit”.

Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, monarkitë arabe të Gjirit e kanë parë ideologjinë revolucionare të Iranit, përfshirë retorikën e tij kundër monarkive dhe ndikimin rajonal, si kërcënim për sistemet e tyre politike.

Gjatë konfliktit të tanishëm, Teherani ka goditur shënjestra ushtarake amerikane dhe infrastruktura të tjera në shtetet e Gjirit, duke nxjerrë në pah tensionet mes Teheranit dhe fqinjëve të tij në Gjirin Persik./REL

The post Khamenei u bën thirrje shteteve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit appeared first on Albeu.com.

Koci: Washingtoni paralajmëron afrimin e Serbisë me Iranin
<html><head></head><body>

Analisti Melazim Koci ka komentuar deklaratat e kongresmenit amerikan Joe Wilson, një prej hartuesve të projektligjit “Srbija Act”, i cili ka kritikuar Serbinë për afrimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin gjatë drejtimit të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Sipas Wilsonit, Beogradi po largohet nga parimet e sundimit të ligjit dhe po krijon rrezik për stabilitetin e rajonit. Koci vlerëson se shqetësimi më i madh lidhet me akuzën se Serbia është afruar me “regjimin terrorist në Teheran”.

Kongresmeni republikan Joe Wilson e ka bërë këtë deklarim përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e akuzuar drejtpërdrejt qeverinë e Beogradit se, nën udhëheqjen e Vuçiqit, po forcon lidhjet me Rusinë, Kinën dhe Iranin, ndërsa “kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë”.

Koci thekson se kjo është hera e parë që një kongresmen amerikan shpreh publikisht një akuzë të tillë ndaj Beogradit. Ai ngre pikëpyetje mbi fushat ku është zgjeruar bashkëpunimi mes Serbisë dhe Iranit, duke përfshirë mundësinë që ai të lidhet edhe me furnizimin ose dërgimin e armëve drejt Iranit.

Projektligji “Srbija Act”, i paraqitur në Kongresin amerikan, kërkon ndër të tjera që Serbia të shkëputet nga lidhjet strategjike me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Postimi i plotë:

Washingtoni ngre alarmin për afrimin e Serbisë me regjimin terrorist të Teheranit.

Një prej hartuesve të projektligjit për Serbinë, “Srbija Act”, të depozituar në Kongresin amerikan, republikani Joe Wilson, ka reaguar edhe në rrjetet sociale.

Wilson deklaron se Serbia, nën drejtimin e presidentit Vuçiq, është distancuar nga sundimi i ligjit, është afruar me Rusinë, Kinën dhe Iranin dhe se qeveria e Beogradit “kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë”.

Vëmendje të veçantë tërheq pretendimi i kongresmenit amerikan se Serbia është afruar me “regjimin terrorist në Teheran”.

Një deklaratë e tillë publikohet për herë të parë nga një kongresmen amerikan ndaj Beogradit. Për këtë arsye shtrohet pyetja se në cilat fusha është thelluar bashkëpunimi mes Serbisë dhe Iranit dhe nëse ai përfshin furnizimin apo dërgimin e armëve drejt Iranit.

Ndërkohë, projektligji “Srbija Act”, i paraqitur në Kongresin amerikan, kërkon që Serbia të distancohet nga marrëdhëniet strategjike me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Mesazhi që vjen nga Washingtoni duket i qartë: Beogradit po i kërkohet të pozicionohet në përplasjen aktuale botërore. Koha e pretendimeve për një “neutralitet” të rremë duket se ka përfunduar.

</body></html>

The post Koci: Washingtoni paralajmëron afrimin e Serbisë me Iranin appeared first on Albeu.com.

Konflikti në Lindjen e Mesme/ SHBA-ja zotohet se do të vendosë “sanksionet më të ashpra” në histori ndaj Iranit
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin “sanksionet më të ashpra në histori” ndaj Teheranit dhe sugjeroi se planet për të rritur presionin ekonomik nënkuptojnë se sulmet e mëdha ushtarake amerikane ndaj Iranit ka pak gjasa të rifillojnë së shpejti.

“Është një goditje e dyfishtë. ⁠Kemi bllokadën [ndaj porteve iraniane] dhe do të kemi sanksionet më të ashpra në histori”, tha Bessent për rrjetin amerikan CNBC më 20 gusht. “Kjo do të funksionojë në Iran dhe ne do ta rrëzojmë këtë regjim”.

Komentet e Bessent erdhën një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi Iranin me “luftë ekonomike dhe izolim në një shkallë të jashtëzakonshme” dhe paralajmëroi se çdo shtet që i ofron mbështetje Iranit do të përballet me pasoja të rënda ekonomike.

Përveç presionit ndaj Teheranit, “ÇDO shtet që lejon institucionet e tij financiare, bizneset, aeroportet ose entitetet qeveritare të ofrojnë çfarëdo lloj mbështetjeje jetike për Iranin, do të përballet vetë me PASOJA TË JASHTËZAKONSHME ekonomike”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social në orët e vona të 19 gushtit.

“Ky do të jetë izolimi më i madh ekonomik i koordinuar në historinë e botës”, tha Bessent. “Dhe ne do t’u themi [aleatëve] se jeni ose me ne, ose kundër nesh”.

As Trumpi, as Bessent nuk dhanë shumë detaje.Bessent i tha CNBC-së se më 24 gusht do të mbajë një konferencë për media “për të folur saktësisht për atë që do të bëjmë”.

Teksa çmimet e naftës u rritën më 20 gusht, Bessent tha se beson se tregjet e naftës po “e keqinterpretojnë atë që nënkupton ky presion ekonomik. Nëse po ushtrojmë presionin maksimal ekonomik, atëherë kjo do të thotë se ka gjasa që të mos ketë rifillim të një operacioni kinetik në shkallë të gjerë”.

“Kinetik”, në këtë kontekst, i referohet veprimit ushtarak.

Paralajmërimet e Trumpit erdhën përmes një postimi në rrjetet sociale, në të cilin ai tha se Teherani ka dështuar të arrijë një marrëveshje me SHBA-në.

Ky postim erdhi disa orë pasi Trumpi tha se negociatat me Iranin mund të rifillonin “në një pikë”, por u shpreh i kënaqur me gjendjen aktuale, duke thënë: “Për momentin, mendoj se situata është shumë e mirë”.

Këto zhvillime vijnë pas skadimit të periudhës 60-ditore të negociatave, të përcaktuar në bazë të një memorandumi mirëkuptimi mes SHBA-së dhe Iranit, të nënshkruar në qershor. Memorandumi synonte të krijonte një kornizë për përfundimin e konfliktit, parandalimin që Irani të kishte një armë bërthamore dhe rikthimin e lirisë së lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit.

Shtetet e Bashkuara thonë se Irani e shkeli marrëveshjen e qershorit duke sulmuar anije tregtare në ngushticë gjatë korrik, duke nxitur rifillimin e veprimeve ushtarake amerikane. Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit nisi më 28 shkurt./REL

The post Konflikti në Lindjen e Mesme/ SHBA-ja zotohet se do të vendosë “sanksionet më të ashpra” në histori ndaj Iranit appeared first on Albeu.com.

Çmimet e naftës rriten ndërsa bisedimet për paqe mes SHBA dhe Iranit ngecin
Çmimet e naftës po qëndrojnë mbi 90 dollarë për fuçi, ndërsa bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mbeten në një ngërç. Brent tani po tregtohet në nivelin më të lartë në pothuajse një muaj, pasi tregtarët vlerësojnë një ndërprerje të zgjatur të rrjedhave të naftës përmes ngushticës së Hormuzit.

Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, tha të martën se Hormuzi do të mbetet i mbyllur derisa SHBA të përmbushë kushtet e Memorandumit të Mirëkuptimit të rënë dakord në qershor.

Mediat shkruajnë se kushtet përfshijnë heqjen e bllokadës së porteve iraniane, heqjen e sanksioneve të naftës dhe shkrirjen e aseteve iraniane. Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ka pasur ose planifikuar bisedime me Teheranin.

The post Çmimet e naftës rriten ndërsa bisedimet për paqe mes SHBA dhe Iranit ngecin appeared first on Albeu.com.

“Të paguajë për të gjithë njerëzit që ka vrarë”/ Trump kërkon kompensim nga Irani për viktimat dhe të plagosurit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se do të kërkojë që Irani të paguajë kompensim për personat që, sipas tij, janë vrarë ose plagosur rëndë nga Teherani. Sipas Reuters, deklarata e Trump vjen si përgjigje ndaj kërkesës së Iranit për kompensim për dëmet e shkaktuara nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump tha se tashmë edhe ai po kërkon kompensim nga Irani.

“Është një ide interesante sepse tani po kërkoj gjithashtu kompensim nga Irani, për të gjithë njerëzit që kanë vrarë dhe plagosur rëndë me bombat e tyre buzë rrugës dhe në shumë konflikte”, shkroi Trump.

Deklarata e presidentit amerikan erdhi pasi Irani tha gjatë fundjavës se ishte pranë një marrëveshjeje me Omanin për krijimin e korridoreve të reja të transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Megjithatë, Teherani ka përsëritur se për rihapjen e kësaj rruge strategjike duhet të plotësohen disa kushte, mes tyre kompensimi për dëmet e shkaktuara, heqja e sanksioneve dhe përfundimi i kërcënimeve ushtarake amerikane.

Trump përmendi gjithashtu sulmin ndaj anijes luftarake amerikane USS Cole, e cila u godit nga një sulm vetëvrasës në një port të Jemenit në tetor të vitit 2000. Sulmi vrau 17 marinarë amerikanë dhe plagosi më shumë se 30 të tjerë.

Sipas FBI-së, sulmi ndaj USS Cole iu atribuua Al-Kaedës. Trump kërkoi gjithashtu që Irani të paguajë kompensim për familjet e personave që, sipas tij, janë vrarë gjatë protestave antiqeveritare në Iran.

Presidenti amerikan deklaroi se qeveria iraniane duhet të kompensojë familjet e mijëra personave të vrarë gjatë protestave. Ndërkohë, grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar se autoritetet iraniane kanë vazhduar goditjen ndaj kundërshtarëve edhe gjatë konfliktit.

The post “Të paguajë për të gjithë njerëzit që ka vrarë”/ Trump kërkon kompensim nga Irani për viktimat dhe të plagosurit appeared first on Albeu.com.

Lufta në Lindjen e Mesme/ Trump: Po flasim me Iranin tani, diçka e mirë mund të ndodhë
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Irani kishte kërkuar bisedime të drejtpërdrejta dhe kontakte përmes ndërmjetësve për të ulur tensionet. Presidenti amerikan shprehu optimizëm për rrjedhën e negociatave, duke vënë në dukje se të dyja palët janë tashmë në një dialog domethënës.

Trump ia atribuoi dëshirën e Iranit për dialog presionit të fortë ushtarak që Uashingtoni ka ushtruar mbi Teheranin. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin veprime të forta ushtarake nëse bisedimet diplomatike nuk japin rezultate së shpejti.

Mediat shkruajnë se presidenti amerikan pezulloi sulmet ushtarake të mëparshme në kërkesë të vendeve që ndërmjetësonin për zgjidhjen e krizës diplomatike.

The post Lufta në Lindjen e Mesme/ Trump: Po flasim me Iranin tani, diçka e mirë mund të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Irani pretendon se ka përparim në bisedimet me Omanin për Hormuzin
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha më 26 korrik se është bërë “përparim” në diskutimet mes Iranit dhe Omanit, por nuk dha detaje të tjera.

Deklarata e tij erdhi pasi delegacioni i Omanit udhëtoi më 25 korrik për në Teheran për bisedime lidhur me menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit.

Baghaei tha se ditët e fundit në Teheran janë zhvilluar “disa runde bisedimesh” ndërmjet zëvendësministrave të Jashtëm të Iranit dhe Omanit, gjatë të cilave të dyja palët “shkëmbyen pikëpamje mbi parimet e përbashkëta dhe mekanizmat operacionalë për menaxhimin e kalimit të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, duke respektuar të drejtat sovrane të dy shteteve”.

Megjithatë, ai shtoi se “aktualisht nuk ka pasur asnjë ndryshim në statusin e lundrimit përmes ngushticës”.

Irani dhe Omani janë dy shtetet që kufizohen me pjesën më të ngushtë të Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës rëndom kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz.

Menjëherë pas shpërthimit të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin në shkurt, Irani praktikisht ndaloi pjesën më të madhe të trafikut detar nëpër ngushticë, duke kryer sulme ndaj anijeve ndërkombëtare.

Sulmet ndaj anijeve në Hormuz kanë shkaktuar çrregullime në tregjet globale të energjisë dhe e kanë bërë rihapjen e kësaj rruge ujore jetike një nga çështjet kryesore të negociatave që pasuan mes SHBA-së dhe Iranit.

Javëve të fundit rinisën luftimet, pasi SHBA-ja e akuzoi Iranin për sulme ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit, sulme që zhbënë një marrëveshje armëpushimi që u arrit në muajin qershor.

SHBA-ja ka thënë se Irani po e përdor këtë ngushticë si mjet presioni, duke argumentuar se ajo është një korridor ndërkombëtar që mbrohet nga e drejta ndërkombëtare./REL

The post Irani pretendon se ka përparim në bisedimet me Omanin për Hormuzin appeared first on Albeu.com.

Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron SHBA-në: Nëse na sulmoni në tokën tonë, ne do të përgjigjemi me forcë
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, u dërgoi një mesazh të qartë parandalimi Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke paralajmëruar se Teherani do t’i përgjigjet me forcë çdo sulmi ndaj territorit ose infrastrukturës së tij.

Sipas raportimeve të mediave të huaja kreu i diplomacisë iraniane theksoi se çdo veprim agresiv kundër Iranit do të provokonte nje përgjigje të fortë dhe vendimtare.

“Doktrina jonë e mbrojtjes është e qartë: Sy për sy. Çdo sulm ndaj Iranit, përfshirë infrastrukturën tonë, do të kërkojë një përgjigje të fortë dhe vendimtare”, tha ai.

Araghchi paralajmëroi gjithashtu se ata që ndihmojnë ose mbështesin një sulm të tillë do të konsiderohen gjithashtu objektiva legjitime, pavarësisht nga forma e ndihmës që ofrojnë.

“Ata që kontribuojnë në një akt të tillë agresiv, pavarësisht nga lloji i mbështetjes që ofrojnë, gjithashtu do të konsiderohen objektiva legjitime”, theksoi ai.

The post Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron SHBA-në: Nëse na sulmoni në tokën tonë, ne do të përgjigjemi me forcë appeared first on Albeu.com.

Presidenti Trump kërcënon të shkatërrojë një urë ose termocentral sa herë që Irani godet një anije në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti Donald Trump është shprehur këtë të mërkurë se SHBA-të do të “bombardojnë dhe shkatërrojnë një urë apo central elektrik” sa herë që Irani synon një anije që kalon Ngushticën e Hormuzit.

“Nga kjo pikë e tutje, sa herë që Republika Islamike e Iranit qëllon një anije në Ngushticën e Hormuzit, qoftë me raketë, dron apo ndonjë pajisje apo armë tjetër, Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë dhe shkatërrojnë NJË URË APO CENTRAL ELEKTRIK, duke përfshirë ato që ndodhen pranë ose brenda kryeqytetit të Teheranit”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan më parë ka kërcënuar se do të shënjestrojë infrastrukturën civile iraniane — gjë që mund të konsiderohet krim lufte — përfshirë edhe në një intervistë me Fox News javën e kaluar kur tha se SHBA-të do të “shkatërronin të gjitha urat (e Iranit) nëse ata nuk ulen në tryezën e bisedimeve dhe nuk negociojnë”.

Administrata Trump kreu natën e 11-të të sulmeve ajrore ndaj Iranit, duke zgjeruar fushëveprimin e sulmeve të saj ajrore në perëndim dhe jug të vendit, sipas mediave shtetërore iraniane.

Irani ka akuzuar SHBA-në se po përdor Malin Kazmë si justifikim për sulme të tjera, pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi të sulmonte centralin e dyshuar bërthamor nëntokësor.

“Fokusi obsesiv i Uashingtonit në Kolang Kouh (Mali Kazmë), ku nuk po zhvillohet asnjë aktivitet bërthamor, nuk është gjë tjetër veçse një pretekst i sajuar për agresion, shkatërrim dhe sabotim”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei.

Mali Kazma është një strukturë nëntokësore e fortifikuar rëndë e vendosur në qendër të vendit, rreth një milje në jug të impiantit të pasurimit të uraniumit në Natanz, i bombarduar më parë nga SHBA-të dhe Izraeli, duke e bërë atë një objektiv të vështirë për çdo operacion të mundshëm tokësor.

The post Presidenti Trump kërcënon të shkatërrojë një urë ose termocentral sa herë që Irani godet një anije në Ngushticën e Hormuzit appeared first on Albeu.com.

Trump kërcënon Iranin: Do ta paguani shumëfish për çdo ushtar amerikan të vrarë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se Irani do të përballet me pasoja të rënda për çdo ushtar amerikan të vrarë gjatë operacioneve ushtarake të fundjavës.

“Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, ata do ta paguajnë shumëfish për atë vrasje! Kjo direktivë i është përcjellë Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, Kryetarit të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Daniel Caine, dhe çdo Udhëheqësi në Ushtri,” shkroi Trump në Truth Social.

Deklarata e Trump vjen pasi ushtria e amerikane identifikoi sot dy ushtarë të vrarë në Jordani, teksa mbronin bazën nga sulme me raketa balistike dhe dronë.

Ndërkohë po kryhet një ekzaminim i mbetjeve mortore për të përcaktuar nëse ato i përkasin një ushtari të tretë, i cili rezulton ende i zhdukur pas sulmit.

Ndërkohë, në Irak një tjetër ushtarak amerikan humbi jetën pas një “shpërthimi të kontrolluar” të një droni iranian.

The post Trump kërcënon Iranin: Do ta paguani shumëfish për çdo ushtar amerikan të vrarë appeared first on Albeu.com.