IPK Archives - Albeu.com

Policia e Kosovës mohon pretendimet e Listës Serbe për rrahjen e një serbi, rasti kalon në hetim nga IPK-ja
<html><head></head><body>

Akuzat e Listës Serbe se zyrtarë policorë kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari serb në veri të vendit janë mohuar nga togeri i Policisë së Kosovës, Erduan Baliqi. Ai bëri të ditur se Inspektorati Policor i Kosovës tashmë po i heton këto pretendime.

Një qytetar serb nga veriu i Kosovës, i identifikuar në disa raportime si Nenad Raskoviq, ka deklaruar se është sulmuar dhe keqtrajtuar fizikisht nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Pohimet e tij janë shpërndarë nga mediat në Beograd dhe në rrjetet sociale të eksponentëve politikë serbë, ndërsa Lista Serbe ka reaguar duke akuzuar policinë për përdorim të dhunës ndaj tij.

Në një deklaratë për KosovaPress, Baliqi tha se Policia e Kosovës nuk disponon informacione që i mbështesin pretendimet e personit në fjalë apo ato të Listës Serbe.

Sipas tij, policia nuk ka të dhëna se ndaj ndonjë personi është përdorur forcë. Megjithatë, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar, autoritetet kanë marrë informacion se një person kishte kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, pasi në media u publikua pretendimi i personit se ishte rrahur nga policia, është njoftuar menjëherë Inspektorati Policor. Zyrtarët e IPK-së kanë dalë në vend dhe po trajtojnë rastin, ndërsa ky institucion do të zhvillojë hetime lidhur me pohimet e palës, deklaroi Baliqi.

Togeri konfirmoi gjithashtu se policia kishte ndërmarrë veprime në pjesën veriore të vendit gjatë mbrëmjes. Ai shpjegoi se Policia e Kosovës merr vazhdimisht informacione për mundësinë e gjetjes së armëve në lokacione të ndryshme.

Baliqi theksoi për KosovaPress se policia ka operuar në atë zonë, por nuk ka asnjë informacion që zyrtarët policorë të kenë ushtruar forcë ndaj ndonjë personi. Sipas tij, të dhënat për armatim të mundshëm nuk mund të shpërfillen dhe policia ka detyrimin t’i verifikojë ato.

Gjatë ditëve të fundit, Policia e Kosovës ka kryer aksione në rajonin e Zubin Potokut. Bazuar në informacionet e publikuara, gjatë këtyre operacioneve janë zbuluar dhe sekuestruar armë në lokacione të ndryshme.

Mediat serbe kanë raportuar se Raskoviqi pretendon se policia i ka kërkuar pa të drejtë një armë. Kontrollet policore, ndërkaq, janë zhvilluar mbi bazën e informacioneve për armë që mund të ishin fshehur.

Është pohuar gjithashtu se të dhëna për posedim armësh kishte edhe në rastin e Raskoviqit dhe se ekzistonin dyshime për armë të padeklaruara që nga periudha e luftës. Disa pretendime të tjera, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, e ndërlidhin çështjen edhe me dyshimet për armë që mund të kenë lidhje me krimet e luftës të kryera në rajon.

Këto zhvillime ndodhin në një periudhë kur në zonën e Kalludrës, në Zubin Potok, janë kryer gërmime në kuadër të kërkimeve për mbetjet mortore të personave të vrarë gjatë luftës së viteve 1998–1999. Në atë zonë dyshohet se mund të ketë një varrezë masive.

Operacionet e Policisë së Kosovës në rajonin e Zubin Potokut gjatë ditëve të fundit kanë përfshirë kontrolle dhe veprime të mbështetura në informacione për armë të mundshme të fshehura në zona të ndryshme.

Në disa deklarime publike, pretendimet për rastin e Raskoviqit janë ndërlidhur edhe me zhvillimet e fundit të sigurisë në veri, si dhe me operacionet që policia po zhvillon në këtë pjesë të vendit.

Deri tani nuk ekziston asnjë përfundim zyrtar që ta vërtetojë ose ta hedhë poshtë pretendimin se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë përdorur dhunë ndaj qytetarit.

Hetimi i Inspektoratit Policor pritet të përcaktojë rrethanat e ngjarjes dhe të sqarojë nëse gjatë operacionit policor është ushtruar forcë ndaj personit në fjalë.

</body></html>

The post Policia e Kosovës mohon pretendimet e Listës Serbe për rrahjen e një serbi, rasti kalon në hetim nga IPK-ja appeared first on Albeu.com.

IPK report highlights a series of shortcomings at the Detention Center in Rahovec
The Kosovo Police Inspectorate has identified hard and potentially dangerous objects at the Detention Center in Rahovec, posing a risk both to detainees and to police officers. In the published report, the IPK also found that the level of hygiene at this center is unsatisfactory.

The detention center is located behind bars, in the basement of the police station in Rahovec, where people suspected of criminal offenses are taken and mainly held for 48 hours.

A few weeks ago, the IPK carried out an inspection at this center, and the findings show that the situation is not good.

According to the report, hygiene conditions in general were assessed as unsatisfactory.

“Hygiene conditions in the rooms were assessed as inadequate, as food waste was found in the rooms (yogurt bottles, water bottles, used paper, etc.), while the toilets and sinks are not cleaned sufficiently. The mattresses and pillows are stained and there is a lack of sheets to cover the mattresses. In general, the level of cleanliness inside the Center’s facilities is not adequate. The station has two civilian employees engaged as cleaners and uses a contract for cleaning blanket covers in holding centers in Kosovo Police facilities. Despite these capacities, the level of hygiene inside the Center’s facilities is assessed as unsatisfactory.”

The report also highlights another, even more serious concern.

“During the inspection, the IPK encountered such dangerous items inside the Detention Center’s facilities. In the laundry room within the Detention Center’s premises, the door of which was found open, hard objects were found (a concrete brick, shovel, table, chair, cables and other hard metal objects). The presence of equipment and hard objects that are potentially dangerous poses a serious risk to the safety of detainees and supervising officers at the Center. Although the removal of dangerous items from these areas had been recommended in the past, the inspection reflects a failure to act toward raising the security standard.”

As a result, seven recommendations were sent to the responsible institutions. In a written response, the Gjakova Regional Police said that four of them were implemented immediately, while three others are being implemented in cooperation with other police units, Dukagjini reports.

Lawyer Meshar Selimaj said that similar conditions are found not only in Rahovec, but also in other detention centers at police stations.

“So it is not only the one in Rahovec, but also the one in Gjakova and many other centers that need attention, and from what we have seen during this time, the way these detention centers have been managed has left much to be desired, which fortunately have not lasted more than 48 hours, so the people who stayed there had the good fortune, amid this bad situation, not to remain there for more than 48 hours,” he said.

At the end of last year, at this police station in Rahovec, a detainee had managed to escape after forcing open the door of the detention room, but was later quickly caught by police officers and returned there again.

The post IPK report highlights a series of shortcomings at the Detention Center in Rahovec appeared first on Albeu.com.

Raporti i IPK-së evidenton një sërë mangësish në Qendrën e Ndalimit në Rahovec
<html><head></head><body>

Inspektorati Policor i Kosovës ka identifikuar në Qendrën e Ndalimit në Rahovec objekte të forta dhe potencialisht të rrezikshme si për personat e ndaluar, ashtu edhe për zyrtarët policorë. Në raportin e publikuar, IPK ka konstatuar po ashtu se niveli i higjienës në këtë qendër nuk është i kënaqshëm.

Qendra e ndalimit ndodhet pas grilave, në bodrumin e stacionit policor në Rahovec, aty ku dërgohen personat e dyshuar për vepra penale dhe mbahen kryesisht për 48 orë.

Pak javë më parë, IPK zhvilloi një inspektim në këtë qendër, ndërsa gjetjet tregojnë një gjendje jo të mirë.

Sipas raportit, kushtet higjienike në përgjithësi janë vlerësuar si të pakënaqshme.

“Kushtet higjienike në dhoma janë vlerësuar si jo të duhura, pasi në dhoma janë hasur mbetje ushqimore (shishe jogurti, shishe uji, letër e përdorur, etj.), ndërsa tualetet dhe lavamanët nuk pastrohen sa duhet. Dyshekët e jastëkët janë të njollosur dhe ka mungesë të çarçafëve për mbulim të dyshekëve. Në përgjithësi, niveli i pastërtisë brenda hapësirave të Qendrës nuk është i duhur. Stacioni ka të angazhuar dy punonjës civil si pastrues dhe shfrytëzon kontratën për shërbime të pastrimit të mbulojave në qendrat e mbajtjes në objektet e Policisë së Kosovës. Pavarësisht këtyre kapaciteteve, niveli i higjienës brenda hapësirave të Qendrës vlerësohet në nivel jo të kënaqshëm.”

Raporti ngre në pah edhe një shqetësim tjetër, edhe më serioz.

“Gjatë inspektimit, IPK ka hasur në mjete të tilla të rrezikshme brenda hapësirave të Qendrës së Ndalimit. Në dhomën e lavanderisë brenda hapësirës së Qendrës së Ndalimit, dera e së cilës është hasur e hapur, janë hasur mjete të forta (tullë betoni, lopatë, tavolinë, karrige, kabllo dhe mjete tjera të forta metalike). Prania e pajisjeve dhe objekteve të forta, që janë potencialisht të rrezikshme, përbën rrezik serioz për sigurinë e të ndaluarve dhe zyrtarëve mbikëqyrës në Qendër. Edhe pse në të kaluarën është rekomanduar largimi i mjeteve të rrezikshme nga këto hapësira, inspektimi pasqyron mosveprim në drejtim të rritjes së standardit të sigurisë.”

Si rezultat, institucioneve përgjegjëse u janë dërguar shtatë rekomandime. Në një përgjigje me shkrim, Policia rajonale e Gjakovës ka bërë të ditur se katër prej tyre janë zbatuar menjëherë, ndërsa 3 të tjera janë në implementim në bashkëpunim me njësi të tjera të Policisë, transmeton “Dukagjin”.

Avokati Meshar Selimaj ka thënë se gjendje të ngjashme nuk hasen vetëm në Rahovec, por edhe në qendra të tjera të ndalimit nëpër stacione policore.

“Pra nuk është veç ajo në Rahovec por është e Gjakovës dhe qendra shumë tjera që kanë nevojë për përkujdesje dhe me aq sa kemi parë gjatë këtyre kohëve ka lënë shumë për të dëshiruar mënyra se si janë menaxhuar këto qendra të ndalimit të cilat për fat të mirë nuk kanë zgjat më shumë se 48 orë pra personat që kanë qëndruar aty e kanë pasur fatin e mirë në mesin e kësaj të keqe që të mos qëndrojnë më shumë se 48 orë”, ka deklaruar ai.

Nga fundi i vitit të kaluar, në këtë stacion policor në Rahovec, një person i ndaluar kishte arritur të arratisej pasi hapi me forcë derën e dhomës së ndalimit, por më pas u kap shpejt nga zyrtarët policorë dhe u kthye sërish aty.

</body></html>

The post Raporti i IPK-së evidenton një sërë mangësish në Qendrën e Ndalimit në Rahovec appeared first on Albeu.com.

IPK njofton hetim zyrtar për pretendimet ndaj policëve gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se do të hetojë pretendimet sipas të cilave zyrtarë policorë kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht personat e ndaluar gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, afër Prishtinës, më 28 qershor.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL), IPK-ja tha se, edhe pse nuk ka marrë asnjë ankesë, procedurat hetimore do të nisin sipas detyrës zyrtare.

Gjatë aktivitetit të Vidovdanit në Gazimestan, Policia e Kosovës ndaloi 37 persona. Për 36 prej tyre, Gjykata Themelore në Prishtinë ka ngritur akuza për “shkaktim të trazirave dhe cenim të rendit dhe qetësisë publike”, ndërsa vendimi pritet të bëhet i ditur më 1 korrik. Ndërkohë, një person tjetër është dënuar me gjobë.

Avokati Nikolla Todoroviq tha se të akuzuarit janë kryesisht serbë nga Serbia dhe nga vende të rajonit, duke shtuar se dokumentet e tyre personale janë konfiskuar deri në shpalljen e vendimit.

Çdo 28 qershor, serbë nga Kosova, Serbia dhe vende të rajonit mblidhen tradicionalisht në Gazimestan, afër Prishtinës, për të përkujtuar betejën kundër Perandorisë Osmane më 1389.

Pas këtij rasti, në opinion qarkulluan pretendime se disa nga të ndaluarit janë përballur me keqtrajtim fizik dhe psikologjik nga disa zyrtarë policorë, të cilët, sipas këtyre pretendimeve, i kanë qëlluar me shuplaka, i kanë rrahur, ofenduar e poshtëruar, si dhe i kanë detyruar të brohorasin “Kosova Republikë”.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i vërtetojë këto pretendime në mënyrë të pavarur.

Për këtë çështje ka nisur hetim sipas detyrës zyrtare edhe Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, i cili ka kërkuar informacione nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit që lidhen me ndalimin e disa dhjetëra personave në Gazimestan.

Po ashtu, Avokati i Popullit i Serbisë, Zoran Pashaliq, i është drejtuar Avokatit të Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, me kërkesë që, brenda kompetencave të tij, të zhvillojë urgjentisht hetime për të gjitha rrethanat e ndalimit të një numri më të madh qytetarësh të përkatësisë etnike serbe pas shënimit të Vidovdanit në Gazimestan.

“Avokati i Popullit ka kërkuar nga zoti Qelaj që të përcaktojë nëse gjatë privimit nga liria, ndalimit dhe fillimit të procedurave për kundërvajtje janë respektuar standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtën për liri dhe siguri, të drejtën për t’u informuar për arsyet e privimit nga liria, të drejtën për qasje te mbrojtësi, të drejtën për një gjykim të drejtë, si dhe ndalimin e diskriminimit mbi çfarëdo baze”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtin njoftim bëhet e ditur se Avokati i Popullit i Serbisë, lidhur me këtë rast, u është drejtuar edhe institucioneve të Bashkimit Evropian në Bruksel, ambasadave të vendeve të Quint-it, si dhe Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Prishtinë.

Reagim për rastin ka pasur edhe nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe, e cila theksoi se pretendimet për keqtrajtim fizik dhe psikologjik ndaj personave të ndaluar duhet të hetohen.

“I bëjmë thirrje Avokatit të Popullit, Inspektoratit Policor, organeve kompetente gjyqësore dhe prokuroriale, si dhe misioneve ndërkombëtare, veçanërisht OSBE-së dhe EULEX-it [Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë], që, në përputhje me mandatet e tyre, të sigurojnë një verifikim të plotë, të pavarur dhe profesional të të gjitha rrethanave”, thuhet në njoftimin e Dioqezës.

Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën i ka dënuar ndalimet e kryera gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, duke i cilësuar ato si “akt të turpshëm dhe të papranueshëm të represionit”.

Gazimestani në Kosovë njihet edhe për fjalimin që mbajti aty në vitin 1989 udhëheqësi i atëhershëm i Serbisë, Sllobodan Milosheviq. Ky fjalim përmendet shpesh si një hyrje në konfliktet e armatosura që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. / REL

The post IPK njofton hetim zyrtar për pretendimet ndaj policëve gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan appeared first on Albeu.com.

Police Inspectorate reacts after clash between two police officers, suspension requested
The Kosovo Police Inspectorate has recommended the suspension of two police officers who are suspected of being involved in a fight with each other inside the South Police Station in Pristina.

According to the IPK, the initial investigative actions carried out by this institution have raised suspicions that last night, two police officers, while performing their official duties in the premises of the South Police Station, were involved in a dispute with one another and are suspected of the criminal offense “Assault”.

For this case, the IPK has proposed to the Kosovo Police the suspension of the two police officers who are being investigated as suspects.

“Any action by police officers that may undermine police integrity or may negatively affect the professionalism of the Kosovo Police will be treated with full seriousness by the Kosovo Police Inspectorate,” the IPK said in its response.

“The IPK investigators are in constant coordination with the Basic Prosecution in Pristina, while the case will be handled through regular procedure,” the IPK concludes.

The post Police Inspectorate reacts after clash between two police officers, suspension requested appeared first on Albeu.com.

IPK reagon pas përplasjes mes dy policëve, kërkohet pezullimi i tyre
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rrahje mes vete brenda Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

Sipas IPK-së, veprimet e para hetimore të zhvilluara nga ky institucion kanë nxjerrë dyshime se mbrëmë, dy policë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në objektin e Stacionit Policor Jugu, janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin dhe dyshohen për veprën penale “Sulm”.

Për këtë rast, IPK i ka propozuar Policisë së Kosovës pezullimin e dy zyrtarëve policorë që po hetohen si të dyshuar.

“Secili veprim i zyrtarëve policorë që mund të cenojë integritetin policor ose mund të ndikojë negativisht në profesionalizmin e Policisë së Kosovës do të trajtohet me seriozitet të plotë nga Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në reagimin e IPK-së.

“Hetuesit e IPK-së janë në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kurse rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, përfundon IPK.

The post IPK reagon pas përplasjes mes dy policëve, kërkohet pezullimi i tyre appeared first on Albeu.com.