ipard Archives - Albeu.com

Abuzimet me fondet e IPARD, pyetet në SPAK administratori i “CMC”, Reni Ashiku
Ditën e sotme, Reni Ashiku, është paraqitur në SPAK për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet për abuzimet me fondet e IPARD.

Ashiku është admninistrator i kompanisë Converse Management Consulting (CMC), shoqëri e cila ofron shërbime konsulence edhe në fushën e agrobiznesit.

Hetimet lidhen me menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, një skemë mbështetëse e Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

Në këtë çështje është e kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

The post Abuzimet me fondet e IPARD, pyetet në SPAK administratori i “CMC”, Reni Ashiku appeared first on Albeu.com.

PD: Fondet e IPARD shkuan për njerëzit e pushtetit, investitorët strategjikë dhe personazhe të krimit
Ditën e sotme, zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku u shpreh se fondet e IPARD, janë vjedhur nga minsitrja e Ramës dhe ortakët.

Vangjeli tha se këto fonde në vend që t`u shkonin fermerëve, kanë gostitur oligarkët dhe patronazhistët.

Gjithashtu, ajo shtoi se për këtë BE ka bllokuar fondet për fermerët shqiptarë dhe ka kërkuar që të kthehen mbrapsht disa milionë euro të fondeve të mëparshme.

Ajo paraqiti disa emra të cilët i konsideoi si përfituesit e këtyre fondeve, të listuar ndër emrat e publikuar nga AZHBR.

DEKLARATA:

Të dashur qytetarë,

Një lajm që ndoshta u ka shpëtuar, në serialin e gjatë të megavjedhjeve dhe megaskandaleve të qeverisë Rama, është se parlamenti i Lindës së bindur, rrëzoi kërkesën e PD për mocion me debat për fondet e IPARD, të cilat sipas OLAF, krahut investigativ të BE, janë vjedhur nga minsitrja e Ramës dhe ortakët e saj, dhe në vend që tu shkonin fermerëve, kanë gostitur oligarkët dhe patronazhistët.

Për këtë BE ka bllokuar fondet për fermerët shqiptarë dhe ka kërkuar që të kthehen mbrapsht disa milionë euro të fondeve të mëparshme.

Në vijim po paraqesim për publikun disa nga përfituesit e këtyre fondeve, të listuar ndër emrat e publikuar nga AZHBR. Këta emra janë edhe arsyeja se pse Parlamenti e refuzon mocionin me debat të PD.

Të lidhur me inceneratorët

Sokol Tusha vëllai i Drejtorit të Veliajt Taulant Tushës i arrestuar për Inceneratorin e Tiranës përfitoi 196 mijë euro nga fondet e IPARD.

Petrit Tare ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës me subjektin “Bloom Fruits” shpk, përfitoi 251 mijë euro. KLSH në 2014 kallëzoi në prokurori për shpërdorim detyre Petrit Taren në lidhjen e marrëveshjes me “Integrated Technology Services” të Klodian Zotos.

Basilika e Shën Mëhillit denoncuar nga znj.Monika Kryemadhi me 2 punëtorë e lidhur me ish deputetin e PS Alqi Bllako dhe inceneratorin e Fierit përfitoi 931 mijë euro, si dhe “Bioplant” shpk denoncuar po nga M. Kryemadhi përfitoi 234 mijë euro

Zyrtarë dhe ish zyrtarë publik

Balkan Trans Albania Shpk me pronar Rodolf Xhillari konsull i Izraelit në Shqipëri përitues 538 mijë euro

KAVALJON shpk pronar Elvis RROSHI përfituar 135 mijë euroI.N.C.A NORD FISH SHPK Alban Zusi Ish zv Ministër i Bujqësisë 673 mijë euro

Mazllëm Çeliku këshilli bashkiak Klos 209 mijë euro

Albania Piemonte Shpk Orjeta Myzeqari 236 mijë euro

Ndrec Llusku i PSD 116 mijë euro

Loreta Tozaj ish drejtore e Hipotekës Vlorë investimi 113 mijë euro

Nari Lundër pronar Ardian Tufa, Administrator i Njësisë Administrative Farkë ka përfituar 222 mijë euro

Investitorë strategjikë, kocesionarë dhe kompani të cilat fituan kontrata rindërtimi dhe tendera etj

Company Riviera 2008 Shpk e rindërtimit dhe tenderave përfituar 810 mijë euro nga IPARD.

Coast to Coast Invetitori Strategjik Gjikuria 189 mijë euro

DONI FRUITS Shpk përfitoi 924 mijë euro me pronarë Marin Gjonaj fituesi i fitues në ankandin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Gjoricë të Bulqizës, më parë i shpallur në kërkim nga policia për ferma Bitcoin dhe Ejup Ahmeti i cili sipas Erjon Braçes vononte pagesat e bujqve për produktet që u kish marrë.

Kronos Konstruksion Shpk përfitoi 541 mijë

Vëllezerit Hysa zotërues të 3 koncesioneve me dosje në SPAK e Prokurori përfituan nga programi 31 mijë euro

Dolenc Shtepani pronari i ish medikamenta kompani farmaceutike 548 mijë euro

Këta janë disa prej tyre, por ka edhe të tjerë, madje me precedentë penalë të denoncuar nga mediat.

Arbër Çekaj, ka përfituar 264 mijë dollarë nga fondet BE-së, përmes Ministrisë së Bujqësisë, për ndërtimin e 9 dhomave frigoriferike në Maninas, për ruajtjen e frutave, ambjentet e ndërtuara me fondet e BE i përdorte për kokainën që trafikonte.

Gjergj Luca i Rozafës me aplikues Andon Nako një tjetër person i arrestuar për vjedhje, kanë përfituar në total 1.3 miliard lekë.

Agron Metvelaj, subjekt i ligjit anti-mafia i arrestuar në maj të vitit 2012, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar nga Interpol Roma “për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik të lëndëve narkotike”.

Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja’, me aktivitet kryesisht në trafikun e drogës, rezulton në listë e përfituesve të fondit të BE për bujqësinë, me 294 mijë euro për ndërtimin e një sere në Dërmenas të Fierit.

Shumica e kompanive përfituesve janë krijuar dhe rregjistruar si subjekte tregtare pikërisht në periudhën e aplikimit për përfitimin e fondeve tregues i cili krijon dyshime të arsyeshme se kanë patur garanci për shpalljen e tyre fitues.

Ndërsa një pjesë tjetër e subjekteve si kompani ndërtimi, investitorë strategjikë, zotërues të një ose disa koncesioneve në fushën e energjisë, servise makinash etj, nuk kanë patur asnjë lidhje me objektin për të cilin kanë përfituar para nga programi.

Kjo ngre gjithashtu dyshimin e fortë e të arsyeshëm se janë dakortësuar paraprakisht dhe garantuar nga AZHBR për përfitimin e këtyre fondeve të BE, dhe kanë shtuar objektin e veprimtarisë në rregjistrat e QKB pikërisht në ose përreth kohës së aplikimit e marrjes së këtyre pagesave.

Nëse Linda e parlamentit të Edit nuk guxon ta njollosë qeverinë që i ka dhënë postin, po SPAK-u i Dumanit, do të jetë i publikut apo i partisë? Do të veprojë apo… me kismet!?

The post PD: Fondet e IPARD shkuan për njerëzit e pushtetit, investitorët strategjikë dhe personazhe të krimit appeared first on Albeu.com.

BE zbardh mashtrimin me fondet e IPARD në Shqipëri: Kontratat ishin false, paguan përqindje të lartë që të fitonin!
Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, e njohur zakonisht si OLAF, ka zbardhur mashtrimin me fondet e programit IPARD në Shqipëri, një skandal që shpërtheu një vit më parë dhe “i hëngri kokën” ministres së Bujqësisë Frida Krifca, e cila më parë kishte qenë dhe drejtuese e AZHBR-së.

OLAF është një organ i mandatuar nga Bashkimi Evropian (BE) për mbrojtjen e interesave financiare të vendeve të unionit dhe u vu në lëvizje nga një denoncim i dërguar nga Shqipëria, ku tregohej skema e vjedhjes së fondeve për bujqësinë dhe dhënia e tyre personave me pushtet, ose të lidhur me qeverinë.

Në faqen zyrtare të këtij institucioni të BE është publikuar një pjesë e raportit për abuzimin me fondet.

OLAF sqaron se aplikantët për IPARD II ishin të detyruar të paguanin një përqindje të madhe të grantit të tyre për kompanitë konsulente të “përzgjedhura paraprakisht”, të cilat më pas do të lehtësonin kontratat me Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë (AZHBR), e cila shpërndante fondet.

Pas një sërë hapash komplekse hetimore, përfshirë kërkimet mjeko-ligjore dixhitale të dokumenteve të lidhura me marrësit e IPARD II, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve.

Këto parregullsi përfshinin:

– Aplikantëve u kërkohet të paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale;

– Kontratat që jepen pa konkurrencë, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta false që dorëzohen);

– Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian të konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë euro, si të papërshtatshme.

Programi u krijua për të ndihmuar në modernizimin e sektorit bujqësor shqiptar në përputhje me standardet e BE-së dhe arritjen e progresit drejt anëtarësimit në BE .

OLAF rekomandoi më tej që BE të parandalojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm.

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit ka hetuar akuza serioze që përfshinin keqpërdorimin e fondeve të BE-së nga Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit për Zhvillimin Rural (IPARD II) në Shqipëri.

Nisur nga aktivitetet e mundshme kriminale të zbuluara gjatë hetimit, OLAF i dërgoi edhe një kopje të gjetjeve të saj autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë./Ec.europa

The post BE zbardh mashtrimin me fondet e IPARD në Shqipëri: Kontratat ishin false, paguan përqindje të lartë që të fitonin! appeared first on Albeu.com.

Miliona euro nga IPARD, peng i abuzimeve
Shtatë muaj më parë, pas dyshimeve për korrupsion, Komisioni Evropian i pezulloi Shqipërisë miliona euro grante për bujqësinë nga programi IPARD. Autoriteteve shqiptare iu deshën 5 muaj kohë për t’i dorëzuar raportin “llogaridhënës” KE-së, i cili vijon shqyrtimin e tij prej dhjetorit. Nga vendimi ekstrem për ndërprerjen e fondeve, AZHBR vijon të identifikojë projekte me shkelje.

Faktoje mësoi se 23 prej tyre refuzojnë të kthejnë fondet e përfituara. Komisioni Evropian këmbëngul që autoritetet vendase ta trajtojnë seriozisht çështjen.

Esmeralda Topi

Anila Denaj u rikthye në qeveri për të drejtuar ministrinë e bujqësisë, dy muaj pas pezullimit të miliona eurove grante që Shqipëria merrte si mbështetje për bujqësinë nga Bashkimi Evropian përmes programit IPARD.

Në korrik, Komisioni Evropian ndrepreu pagesat për IPARD II dhe njëkohësisht ‘ngriu’ IPARD III. Kur Brukseli lajmëroi vendimin ekstrem Shqipëria po bëhej gati të niste programin IPARD III, që parashikonte 146 milionë euro mbështetje në bujqësi.

“…komisioneri, nëpërmjet drejtorisë së bujqësisë të KE, ka adresuar lënien në pritje për IPARD 3, i cili ka 9 nëntë programe, kërkon një institucion zbatues më të fortë, që të mësojë nga gabimet në IPARD 2 dhe të bëhet gati për 3-shin.”, deklaroi ministrja e bujqësisë Anila Denaj, gjatë një interviste televizive pak kohë pas marrjes së detyrës.

Ku jemi sot?

Autoriteteve shqiptare iu deshën 5 muaj punë që të përpilonin një raport të detajuar mbi këtë çështje. Ministria e Bujqësisë i tha Faktoje se po bashkëpunon me strukturat e BE-së për plotësimin e kërkesave dhe kushteve që duhet të përmbushen.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nëpërmjet strukturave menaxhuese dhe zbatuese të Programit IPARD, ka përgatitur një raport të detajuar me një plan masash për adresimin e problematikave dhe rritjen e kapaciteteve institucionale per sigurimin e metejshem te zbatimit te kushteve dhe kritereve të Marrëveshjes Sektoriale dhe Marrëveshjes Financiare”, theksoi në një përgjigje për Faktoje, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Raporti i detajuar që referojnë autoritetet shqiptare është dorëzuar pranë Komisionit Evropian fundvitin e shkuar.

“Autoritetet shqiptare i dhanë përgjigjen Komisionit Europian më 20 dhjetor 2023. Shërbimet përgjegjëse të Komisionit aktualisht po analizojnë informacionin e dhënë për të vendosur për hapat e mëtejshëm.”, i tha Faktoje Olof Gill, zëdhënës për tregtinë dhe bujqësinë pranë Komisionit Evropian.

Në pritje të hapave pasues, Brukseli nuk harron të ripërsërisë thirrjen ndaj institucioneve në Shqipëri që ta trajtojnë çështjen me seriozitet.

“Duke qenë se kemi të bëjmë me paratë e taksapaguesve të BE-së, presim që autoritetet shqiptare ta marrin shumë seriozisht këtë çështje.”, thekson Gill duke shtuar:

‘Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale edhe në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet. Meqenëse procedura është në vazhdim e sipër, nuk mund të jepet asnjë informacion i mëtejshëm.’

Shtohen debitorët, AZHBR kërkon paratë

Vendimi ekstrem ndaj Shqipërisë, vuri në lëvizje edhe Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. AZHBR iu ka kërkuar kthimin e parave të gjithë përfituesve të programit IPARD II që rezultojnë me shkelje të kushteve të kontratës.

Të dhënat e siguruara nga Faktoje përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se 23 prej subjekteve përfituese refuzojnë të kthejnë shumat e përfituara duke u listuar si borxhlinj nga AZHBR.

Nga verifikimi i fundit i Faktoje, kjo listë është shtuar me 10 biznese të cilat kryesisht kishin marrë para për investime në agroturizme.

IPARD ‘oksigjen’ për bujqësinë

Përmes programit IPARD II, i cili u zbatua gjatë viteve 2014 dhe 2020, Shqipëria përfitoi mbi 71 milionë euro fonde. Nga ana tjetër, Shqipëria priste të përfitonte 146 milionë euro të tjera përmes IPARD III.

“Fondet IPARD ishin i vetmi burim oksigjeni për bujqësinë shqiptare, pasi mbështetja buxhetore është e papërfillshme. Institucionet duhet të marrin përgjegjsitë që ju takojnë në mënyrë që Komisioni Evropian të çel këto fonde sërish dhe sa më parë.”, thotë Eduard Sharka, kryetar i Shoqatës së Fermerëve.

Ndërsa ekspertja Esmeralda Ballesha shton se në këto kushte, kërkohet më shumë mbështetje buxhetore për bujqësinë.

“Do të duhet që fondet kombëtare të cilat fillojnë të jenë të aksesueshme në fillim të vitit t’i bëhet një rishikim në bazë të nevojave reale që ka ky sektor, nëse do të duam që ai të jetë ende një sektor prioritar.”, argumenton ajo.

Por ndonëse, bujqësia mori goditje nga pezullimi i fondeve IPARD, buxheti i këtij viti jo vetëm që nuk u rrit, por është ulur.

Në këto kushte, Eduard Sharka që përfaqëson shoqatën e fermerëve i druhet një viti të vështirë.

“Pas tre vitesh stanjacion, viti 2024 do të jetë edhe më i vështirë. Braktisje nga fermerët dhe ulje e ndjeshme prodhimi, sepse në këto kushte bujqësia mund të konsiderohet me plotë gojë e braktisur.”, shprehet ai.

Sektori i bujqësisë këtë vit do të marrë të paktën 9% më pak financime se një vit më parë. Fondet për Ministrinë e Bujqësisë rezultojnë 14,1 miliardë lekë nga 15,6 miliardë lekë që ishin në 2023. Dhe shkurtime të mëdha janë pikërisht në fondet akorduar fermerëve dhe zhvillimit rural. Nga 10 miliardë lekë që ishte vlera e masave kombëtare mbështetëse të prodhimit bujqësor në 2023, këtë vit janë planifikuar 7,1 miliardë lekë, rreth 30% më pak.

Përfundim

Në 14 korrik, Komisioni Evropian informoi qeverinë shqiptare se kishte ndërprerë grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të dyshimeve për korrupsion.

“Që nga korriku 2023, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve IPARD për Shqipërinë. Aktualisht, ndërprerja prek shpenzimet e bëra gjatë tremujorit të parë, të dytë dhe të tretë të vitit 2023”, pohon për Faktoje Olof Gill, zëdhënës për tregtinë dhe bujqësinë pranë Komisionit Evropian.

Ndërprerja e fondeve IPARD II u bë në një kohë që Shqipëria priste të niste programin e mbështetjes në bujqësi IPARD III me 146 milionë euro grante.

“Njëkohësisht, Komisioni Evropian vuri në pritje fondet për të gjitha masat e programit IPARD III,” përfundon reagimin e tij Gill.

Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha vendet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian. Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante./faktoje

The post Miliona euro nga IPARD, peng i abuzimeve appeared first on Albeu.com.

Abuzimi me fondet e IPARD, Soreca: Qeveria shqiptarë të veprojë seriozisht, ato janë paratë e taksapaguesve të BE
Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca  ka komentuar vendimin për të pezulluar fondet e BE për bujqësinë në Shqipëri.

Në një intervistë për Zerin e Amerikës, Soreca u shpreh se qeveria shqiptare duhet të veprojë shumë seriozisht, pasi ato janë para të taksapaguesve të vendeve të BE.

Sipas tij, ndërprerja e fondeve është bër për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.

Pyetje: Një pyetje, lidhur me çështjen e programit IPARD II. Në një përgjigje për “Zërin e Amerikës” Delegacioni shprehet se raporti i është dorëzuar autoriteteve shqiptare dhe se pret prej tyre që ta marrin shumë seriozisht këtë çështje. Çfarë do të thotë kjo, çfarë realisht prisni nga autoritetet shqiptare?

Ambasadori Soreca: Ju e dini që Komisioni Evropian ka marrë një raport nga OLAF, e ka vlerësuar dhe më pas ia ka transmetuar kërkesën e tij autoriteteve shqiptare duke u kërkuar atyre të marrin masa deri në fund të vitit. Mbi këtë bazë, Komisioni Evropian do të vlerësojë se cilat do të jenë hapat e ardhshme. Megjithatë, ndërkohë, për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian, siç e dini, pagesa e IPARD II dhe rekomandimi për IPARD III janë ndërprerë. Pse? Sepse po flasim për para të taksapaguesve të BE-së, prandaj duam që kjo çështje të merret shumë seriozisht. Prandaj presim që qeveria shqiptare të veprojë shumë seriozisht për trajtimin e kërkesës së Komisionit, në mënyrë që nëse kjo kërkesë plotësohet, të mund të rinisim këtë program shumë të rëndësishëm që ka prodhuar përfitime konkrete për qytetarët shqiptarë dhe të ndihmojmë një nga fushat më të rëndësishme të ekonomisë së Shqipërisë: bujqësinë. /VOA

The post Abuzimi me fondet e IPARD, Soreca: Qeveria shqiptarë të veprojë seriozisht, ato janë paratë e taksapaguesve të BE appeared first on Albeu.com.

Abuzimi me fondet e BE, Zëri i Amerikës: BE ka pezulluar IPARD III
Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Europian i tha Zërit të Amerikës se Komisioni Europian ka lënë në pritje, fillimin e zbatimit të Programit IPARD III në mbështetje të bujqësisë shqiptare. Vendimi pason ndërprerjen në muajin korrik të rimbursimeve në kuadër të IPARD II, pas hetimeve të ndërmarra mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e këtij programi. Raporti i hartuar nga zyra europiane kundër mashtrimit, OLAF, i është dorëzuar autoriteteve shqiptare, prej të cilave, Komisioni thotë se pret që ato ta marrin shumë seriozisht këtë çështje

Kur në korrik të këtij viti Komisioni Europian njoftoi ndërprerjen përkohësisht të rimbursimeve ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II, Ministria e Bujqësisë e trajtoi rastin si një çështje të karakterit administrativ.

Ndonëse Brukseli e bënte të qartë se masa ishte marrë pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e këtij programi, nga autoritet gjithçka u paraqit si “procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara”.

Këtë qasje mbajti në parlament dhe ministrja e Bujqësisë në atë kohë, Frida Krifca, ish drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) e cila administron fondet e e programit europian. Pas më pak se dy muajsh, zonja Krifca u la jashtë kabinetit qeveritar

Hetimi nga OLAF-i ka përfunduar, dhe Komisioni Europian ia ka paraqitur atë autoriteteve shqiptare të cilat kanë të drejtën e mos-pranimit dhe të justifikimit apo ofrimit të fakteve kundërshtuese. “Pasi Komisioni të marrë një përgjigje nga autoritetet, do të vlerësojmë nevojën për çdo veprim të mëtejshëm. Duke qenë se kemi të bëjmë me paratë e taksapaguesve të BE-së, presim që autoritetet shqiptare ta marrin shumë seriozisht këtë çështje”, shkruhet në përgjigjen që Delegacioni Europian në Tiranë i dha Zërit të Amerikës.

Situata nuk duket aq e e thjeshtë sa ç’janë përpjekur ta paraqesin autoritetet shqiptare. Sepse ndërprerjes së fondeve të IPARD II, i është shtuar dhe pezullimi i nisjes së zbatimit të fazës tjetër IPARD III, me një vlerë mbi 140 milion euro.

“Që nga korriku 2023, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve IPARD për Shqipërinë. Aktualisht, ndërprerja ka të bëjë me shpenzimet e bëra gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2023. Njëkohësisht, Komisioni Evropian ka vënë në pritje miratimin për të gjitha masat IPARD III. Këto janë masa parandaluese të përkohshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian”, shpjegohet në përgjigjen e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Zëri i Amerikës ju drejtua Ministrisë së Bujqësisë për informacion mbi pozicionin e palës shqiptare lidhur me Programin Ipard III, por mori një përgjigje të drunjtë, ku nuk jepet asnjë shpjegim, sikur gjithshka po ndjek një rrjedhë normale.

Në fakt, autoritetet shqiptare kishin parashikuar që IPARD III të niste që në janar, por atyre nuk u është dhënë ende besimi i detyrave të zbatimit apo riakreditimi. Qëndrimi i Brukselit është fare i qartë: “Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet”.

Në raport progresin e këtij viti për Shqipërinë, kur flitet për “Mbrojtjen e intereave finaciare të BE-së”, vihet në dukje se vendi ka bërë përparim të pakët në këtë fushë dhe se “duhet të përmirësojë bashkëpunimin me Komisionin Evropian për hetimet”.

Në vitin 2022, u raportuan 71 raste të parregullsive dhe mashtrimeve të dyshuara në programet IPA dhe IPARD. Sipas dokumentit, “Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet e saj në krijimin e një historiku të qëndrueshëm në bashkëpunimin në hetime, duke ofruar, ndër të tjera, asistencë efektive operacionale për hetuesit e OLAF-it”.Hetimet e Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit, nisën pas denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike. Përfaqësuesit e Zyrës europiane kryen disa misione në Shqipëri, duke bërë verifikime në zyrat e AZHBR-së, si dhe duke analizuar dokumentacionin e rasteve të dyshuara, që kishin përfituar nga fondet europiane./VOA

The post Abuzimi me fondet e BE, Zëri i Amerikës: BE ka pezulluar IPARD III appeared first on Albeu.com.

Si përfunduan paratë e BE-së për bujqësinë te miqtë e pushtetit, zbulohen skemat
Emisioni “Në shënjestër” këtë të mërkurë u trajtua çështja e fondeve IPARD II të menaxhuara nga AZHBR, nisur nga pezullimi i fondeve BE dhe hetimet nga OLAF dhe SPAK për këtë çështjeje.

“Në shënjestër” ka intervistuar persona që kanë aplikuar, ekspertë si dhe ka analizuar të dhënat për kompanitë që kanë përfituar nga këto fonde.

Dokumentari, pjesa e dytë:

Por çfarë është programi IPARD II prej 94 milionë euro, dhe si AZHBR ua shpërndau, këtë grant, klubit të miqve të pushtetit?

Deri aty, duke i ndërruar edhe drejtimin fondeve, të cilat nga qëllimi për të ndihmuar fermerët e vëgjël dhe të mesëm, shkuan për bujtina dhe restorante, disa prej të cilave nuk u ndërtuan kurrë, te biznesmenët e oborrit të qeverisë.

Vetë programi IPARD,  i iniciuar që nga viti 2018, supozohet se është një mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga fondet e BE-së.

Të paktën ky është qëllimi i shkruar në letra, ku 75 përqind të këtij fondi e asiston Bashkimi Evropian dhe 25 përqind e mbulon qeveria shqiptare.

Pra, nga 94.6 milionë euro, 71 milionë euro vlerësohen se janë kontribut nga Komisioni Evropian dhe 23.6 milionë euro janë donacion nga shteti shqiptar.

Por ndërsa Shqipëria ishte bërë gati këtë vit të përfitonte grandin e tretë të projektit IPARD, Komisioni Evropian, në mënyrë jo edhe aq papritur, vendosi pezullimin e këtij projekti.

Në dyshimet për korrupsion me fondet e dhëna nga BE për bujqit dhe fermerët, dhe afera në shpërndarjen e tyre.

Duke pezulluar kështu, të paktën përkohësisht, grantin e tretë prej 146 milionë euro. Kjo edhe pas një hetimi që ndërmori OLAF, Zyra Evropiane kundër Mashtrimit.

Dyshime që mund të çojnë deri në pezullimin e programit IPARD III, ku ata që rrezikojnë të jenë më të humburit, janë fermerët e vërtetë, ata të cilët të vetmen mundësi që kanë për zhvillimin e tyre, janë këto fonde.

Por le të shikojmë me radhë kush janë disa nga përfituesit e këtij projekti dhe cila është lidhja e tyre me qeverinë aktuale. Elvis Roshi, dikur kryetar i Bashkisë së Kavajës në vitet 2011-2016.

Zyrtari që fshihte 5 emra, i cili u largua nga detyra pas zbulimit nga Prokuroria e Tiranës, të skedës së tij kriminale jashtë Shqipërisë. Kryebashkiaku, që pas të dhënave të mbërritura nga organet e drejtësisë në Zvicër dhe Itali, iu ndërpre mandati për shkak të falsifikimit të formularit të dekriminalizimit dhe fshehjes së një dënimi të dhënë nga drejtësia në Itali, për veprën penale të përdhunimit, të kryer në vitin 1995.

Roshi që më pas u dënua nga Gjykata e Tiranës me 60 orë punë në komunitet, për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit. Por që duket se ky dënim dhe këto precedentë penalë nuk e penguan aspak Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ti jepte dy grante të majme.

Pavarësisht se personat e dënuar për vepra të rënda penale e kanë të ndaluar të marrin fonde shtetërore apo të partnerëve evropianë. Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’, edhe pse Roshi deri këtë kohë nuk njihej për pasionin e tij për bujqësinë, ai nuk e pati aspak të vështirë të përfitojë si fillim një grant të mirë nga AZHBR.

Nga ekstraktet rezulton se në vitin 2019, ai ka themeluar kompaninë ‘Kavaljon’. Dhe po në këtë vit ai ka aplikuar në AZHBR, në programin IPARD, ku fillimisht ka fituar një grant prej 70.189 euro, me qëllim ndërtimin e një sere diellore. Fill pasi fitoi këtë grant ai aplikoi sërish në AZHBR, dhe mori në vitin 2021 edhe një grant prej 180.309 euro.

Këtë herë me qëllim rikonstruksionin e një godine për transformimin në bujtinë, por ndryshe nga sa përfitoi fondet, Roshi dikur ish-benjamini i kryeministrit Rama, duket se nuk i përdori fondet për qëllimet për të cilat i kishte marrë.

Shpejt AZHBR, do t’i kërkonte kthimin e shumës totale prej 250.487 euro, por ish-kryebashkiaku edhe më sot nuk e ka kryer kthimin e tyre. Por Elvis Roshi, nuk është zyrtari i vetëm i lidhur me pushtetin aktual, që përfitoi nga grantet e BE-së për fermerët….

Xheni Gjikuria, administratore e kompanisë, ‘Coast to Coast’ përfitoi rreth 204 mijë euro grant për restaurimin e 5 banesave në fshatin Dhërmi, të cilat do ti shndrronte në bujtina. Gjikuria është bashkëshortja e Florenc Gjikurisë, një biznesmen i njohur, qe e krijoi kompaninë në vitin 2009 bashkë me Jorgji Rucin.

Kompani që ka ndryshuar disa herë aksionerë por që tashmë zotërohet në masën 100 për qind nga Xheni Gjikuria.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural i ka kërkuar kompanisë ‘Coast to Coast’, të kthejë paratë e përfituara, por kompania ka refuzuar.

Ndaj për këtë arsye AZHBR i është drejtuar gjykatës me qëllim marrjen mbrapsht të parave.

Mënyrë kjo mesa duket për të minimizuar përmasat e skandalit. Që tashmë po hetohet nga SPAK, jo vetëm pas raportit final të OLAF që ka në duar Prokuroria e Posaçme, por edhe pas kallëzimit të Nismës ‘Thurje’.

Ku AZHBR, konfirmoi për emisionin “Në Shënjestër” se u ka kërkuar kthimin mbrapsht të parave 17 personave apo subjekteve që kanë përfituar në shkelje, ndërsa në total janë evidentuar me problematika 82 përfitues.

Dyshimet se fondet e IPARD, u grabitën nga njerëz me të shkuar kriminale, është edhe fakti se nga 510 kompani që aplikuan në AZHBR, 126 kompani rezultojnë se i përkasin kësaj kategorie. Njerëz me të shkuar të errët, apo të lidhur me politikën, si edhe biznese të falimentuara dhe skema nepotike familjare përfitimi.

Ndërkohë që 50 prej tyre rezultojnë se janë krijuar pikërisht në vitet 2018-2021. Koha kur fillon dhe merr jetë edhe programi IPARD në Shqipëri.

Eduard Sharka:

Në disbursimin e fondeve të IPARD ka pasur korrupsion, këtë e ka vërtetuar hetimi i OLAF sepse OLAF bëri një vizitë blic në zyrat e AZHBR ka sekuestruar celularë dhe kompjutera dhe pa mbaruar hetimi kishin indicia  që diktuan Komisionin Europian të mari masën e paprecedentë të pezullimeve të fondeve IPARD. Ministria e Bujqësisë u mundua ta kalonte si procedurë rutinë jo nuk është rutinë, është precedent i parë në Europë. Ka patur korrigjime të fondeve, ka patur rikthim, ka patur gabime në shumë shtete, por që Komisioni Europian të pezullojë disbursimin e fondeve IPARD është rasti i parë.

Ish-kreu i Sindikatës së Fermerëve, Eduard Sharka, thotë më tej për emisionin ‘Në Shënjestër’, duke renditur arsyet, se fermerët e vërtetë, ata që janë të regjistruar, e kanë thuajse të pamundur të përfitojnë nga skema e IPARD.

Ndërkohë që të vetmit që kanë përfituar janë kompanitë e mëdha të biznesit të lidhura edhe me pushtetin.

Ndërsa qëllimi i IPARD është të ndihmojë fermerin e vogël dhe atë të mesëm.

Në dijeninë tuaj, nga eksperienca cilat janë problemet me IPARD

Eduard Sharka:

Në rast se do definonim me termin fermer, bujqit që janë paisur me nipt fermeri, që janë bujq të vegjël dhe të mesëm në lidhje me përfitimet nga skemat IPARD do të thosha që ligjërisht është e pamundur sepse që të aplikosh në skemat IPARD nuk mund të aplikosh me NIPT fermeri.

Po marr një shembull për ta kuptuar më qartë. Në rast se një bujk apo fermer ka 5 dylym sera primitive edhe do që të bëjë sera bashkëkohore sepse janë të dosmosdoshme për të krijuar product më të mirë dhe qëllimi I fondeve IPARD është që të rrisë standardin e produketeve shqiptare, ti afrojë drejt standardeve europiane dhe për ndërtimin e serave është një nga masat që financohen nga programi IPARD. Ai fermeri, duhet të shkojë…është i paisur me NIPT fermeri, por nuk vlen, duhet të shkojë të paiset me NIPT tregtar në QKR. Ndryshimet në këtë moment janë: ai duhet të paguajë sigurime shoqërore që fermeri i ka facultative, ai duhet të paguajë kosto administrative për NIPT tregtar….  Pra 70.000 që janë paisur me NIPT fermeri ligjërisht e kanë të pamundur të aplikojnë me skemat IPARD.

Në skemat IPARD aplikojnë vetëm ata që janë paisur me NIPT tregtar dhe kjo ka përjashtuar fermerët e vegjël dhe të mesëm nga përfitimet nga këto fonde.

Por lidhjet e përfituesve të IPARD me pushtetin, janë nga të dyja krahët e politikës. Sipas portalit amphora.al, Libonike Nurellari, dikur ishte një këshilltare bashkiake në Bashkinë Poliçan, për Partinë Demokratike, e cila që prej vitit 2006 merret me vreshtari dhe tregtimin e verës.

Në Programin IPARD ajo rezulton se mban rekordin e granteve të përfituara, me 4 projekte të mbështetura, me vlerë totale 383.185 euro. Duke u cilësuar një rekord më vete, përsa i përket përfitimit të këtyre granteve.

Por ish-kreu i Sindikatës së Fermerëve, zbulon edhe një tjetër skemë zhvatje, me fondet e IPARD.

Atë nëpërmjet zyrave të konsulencave, që sipas tij nuk janë askush tjetër, përveçse zyrtarë të AZHBR-së.

Eduard Sharka:

E para ju keni dëgjuar në media ka qenë publike që kanë përfunduar në gjykatë disa mashtrues që bënë rolin e sekserit për të përfituar fonde IPARD dhe kanë marrë me qindra mijra euro paradhënie nga sipërmarrës që donin të përfitonin nga këto fonde.

E dyta, në rast se do kishit mundur të verifikonit disa dosje të përfituesve në skemat IPARD atje do të gjeni fatura konsulence me 20% të vlerës se investimit që do të thotë në rast se investimi është 500.000 euro do të gjeni fatura konsulence me 100.000 euro. Këto zyra të lidhura me AZHBR përveç se merrnin këtë 20% e kanë marrë dhe të zbardhur në kuptimin… e kanë marrë në rrugë gjasme legjitime, por nuk ka shance, nuk gjen rast tjetër ne Evropë që fatura e konsulencës për të përfituar nga skema IPARD të jetë 20% e vlerës së financimeve apo vlerës së investimit. Që është një indicia që pot ë shikoni do gjeni lidhjet e këtyre studiove me punonjës të AZHBR apo me titullarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Vladimir Çela është një fermer, i cili as nuk ka pasur mundësinë të aplikojë në programin IPARD.

Dhe kjo, jo se ai nuk ka dashur ta bëjë një gjë të tillë. As sepse ai nuk e do tokën. Por sepse procedurat dhe dokumentet që kërkohen janë të tilla, sa ai nuk do kishte kurrë mundësi të aplikonte.

Vladimir Çela, fermer

A ke aplikuar ndonjëherë për IPARD, pse nuk aplikon, cilat janë procedurat….

Jo nuk kemi aplikuar për arsye se duhen dokumentacione, koha nuk po na premton duhen bërë projekte gjëra, duhen financim nga vetë fermeri është 6o me 40%. Ne nuk i kemi aq të ardhura që ti japim.

Keni pasur dëshirë të aplikoni, përtej procedurës?

Dëshira është  shumë e madhe sepse këto serat ne punojmë me shumë vështirësi se janë sera të vitit 85 dhe kam aq dëshirë që serat ti kem sa më të larta që të bëj prodhim sa më të mirë. Këtu prodhojmë me vështirësi të mëdhaja nga kushtet që është sera. Kam shumë dëshirë që të bëjë një serë, e kam endërr që të bëjë një serë të tillë po nuk e arrij dot që ta bëj.

Cilat janë vështirësitë?

Po duhen dokumentacione, duhen që të vesh nëpër zyra andej, do bësh projekte gjëra. Tani unë si fermer nuk ja dal dot se unë duhet të jem pranë bujqësisë këtu, ti shërbej bimës. Nuk mund të iki unë dhe të merrem me dokumentacione të le këtë, se kur të vij unë këtu ka problem të tjera pastaj bima. Kjo do shërbyer do vaditur do spërkatur, do pleruar. Me pak fjalë duket të jesh i pranishëm se duhet serat nga fryn era, Ka punët e veta bujqësia, ka procedurat e veta dhe nuk arrin dot se  ka goxha procedura dokumentacioni çfarë kemi dëgjuar dhe nga të tjerët.

Çela është një fermer që jeton me tokën në zonën e Karbunarës në Lushnje.  Dhe këtu nuk mund të thuash që toka nuk prodhon, apo se në fushën e Myzeqesë, të cilësuar dikur si hambari i Shqipërisë, nuk ka njerëz punëtorë. Nëse i shikoni këto toka djerrë, mos mendoni që këtu nuk ka fermerë. Apo njerëz punëtorë që nuk e duan tokën.

Mjafton të vish këtu, në këto toka, në fund të sezonit dhe të shikosh se si prodhimi hidhet kanaleve sepse nuk ka treg shitje, për të kuptuar se si fondet për bujqësinë, në Shqipëri, përfundojnë te një grusht shokësh të lidhur me pushtetin.

Kur e pyet Vladimirin, nëse di ndonjë fermer tjetër që ka përfituar nga grantet e IPARD, ai thotë gati me siguri se të paktën në zonën e tij, nuk njeh ndonjë të tillë.

Vladimir Çela:

Në zonën time dhe kudo po në zonën këtu ku jetoj unë në Karbunarë në mënyrë absolute asnjëri s’ka aplikuar dhe asnjëri s’ka fituar.

Nuk arrijnë dot. Mendimi është nuk arrijnë dot për arsye të procedurave dokumentacionit se asnjë fermer nuk mund të arrijë dot që të merret me dokumentacionin a tyre se ka goxha procedura çfarë kemi dëgjuar. Duhet goxha dokumentacion. Parregullsi? Si mund ta them parregullsi, përderisa një njeri nuk e merr mundimin të aplikojë do të thotë që është shanci 0. Nuk arrin të aplikojë. Unë ça di këtu në zonën time një fermer që të ketë aplikuar apo të ketë bërë një serë nga IPARD. Nuk di  që  të bredhësh këtë serë e ka bërë IPARDi

E dinë ata. Janë të verifikueshme kush e ka fituar, dihet se kush janë. Unë po ta kisha fituar unë, dihet që unë jam fermer prej 30 vitesh. Unë nuk kam përfituar dhe se kam marrë mundimin që të aplikoj.

Duhet që vetë shteti institucioni sipas zonave të na mbledhi e të thotë, po kush është fermer, filani… Kam 30 e kusur vite që merrem me bujqësi dhe këto sera janë të vitit 85 Dëshira dhe ëndrra ime është që të kem një sere modern që të prodhojë një prodhim sa më të mirë dhe sa më të bollshëm, Me këto kushte po prodhojmë po vështirësitë.

Sipas ekspertit të bujqësisë, Eduart Sharka. edhe vetë fermerët janë të bindur se ata nuk kanë asnjë mundësi për të përfituar nga këto grante.

Aq sa edhe ata, edhe pse e dinë që ndërprerja e fondeve të BE-së është në dëm të tyre, janë më të lumtur që këto grante të mos vazhdojnë, se sa të shpërndahen në këtë formë korruptive të deritanishme.

Eduard Sharka:

Unë doja t’ju jepja një opinion të fermerëve, mbas daljes së skandalit të abuzimit me fondet IPARD dhe mbas kontrollit të Komisionit Europian nëpërmjet zyrës së OLAF, fermerët thanë më mirë ti ndërpresin, pas vendimit të Komisionit që I pezulloi sepse ne s’kemi përfituar gjë. Flas për këtë target grup fermerësh që janë të pajisur me NIPT fermeri, sepse të përfitosh nga skemat IPARD duhet të jesh biznes duhet të shkosh në studio që japing konsulenca, duhet të bësh një plan biznesi 5-10.000 Euro. Procedura, një dosje për një fermer të vogël dhe të mesëm është e pamundur ta kompletojë.

Pra duhet shumë përgatitje?

Shpenzime edhe angari edhe është pothuajse e pamundur. Ka pasur abuzime me këto fonde. Unë do t’ju jap disa indicia që vërtetojnë: Por kur kanë kaluar afro 3 muaj nga pezullimi i fondeve të IPARD II, dëmi duket i konsiderueshëm.

Por a janë këto kompanitë e vetme përfituese në shkelje, apo ky është vetëm fillimi i hetimit të nisur nga SPAK?

Ajo që ngre dyshimin se fondet e IPARD, u grabitën është edhe faktin se nga 126 kompani të marra në analizë, 50 prej tyre rezultojnë se janë krijuar pikërisht në vitet 2018-2021. Koha midis fillimit të aplikimit të programit IPARD në Shqipëri dhe periudhës, kur zyra e OLAF në BE, nis hetimin për mashtrim me këto fonde.

Ndërsa të dhënat tregojnë se paratë e IPARD në pjesën më dërrmuese të tyre kanë shkuar te kompanitë e mëdha në treg.

Madje, ka raste kur subjekte të ndryshme kanë përfituar edhe 2 apo 3 grante nga fondet e BE-së.

Me çfarë padrejtësish dhe parregullsish janë përballur?

Eduard Sharka: Po marrim skemat IPARD që është një fond shumë i vogël, 30 milion euro në vit që shkojnë për skemat mbështetëse. Parimi i shpërndarjes së këtyre fondeve është kush aplikon i pari përfiton i pari.

NË 2022 APLIKUAN 6000 fermerë për të përfituar në blegtori dhe vija e kuqe ishte te numri 3000, fituan 3000 që aplikuan të parët.

Në skemën e naftës 15% dhe pse u shpallën fitues kishin aplikuar Brenda afatit, plotësonin kriteret por mbaroi fondi dhe nuk përfituan.

Ne si sindikatë kemi lobuar dhe kemi çuar disa projektligje që kaluan në komisionet parlamentare dhe u rrëzuan nga maxhoranca që ishin për të eliminuar këto handikape. Ne thjesht morëm praktikat më të mira të rajonit, morëm nga ligji për bujqësinë I Maqedonisë së Veriut dhe kërkuam që të inkorporoheshin në ligjin për bujqësinë të Shqipërisë për të hequr këtë parimin kush aplikon I pari  përfiton I pari. Këto tavane dhe dysheme që kush ka mbi 10 gjethë përfiton dhe kush ka nën nuk përfiton, kush ka mbjell mbi 1 hektarë grurë përfiton kush mbjell nën 1 hektarë nuk përfiton që janë nivele që përjashton shumë fermerë nga përfitimi i mbështetjes shtetërore për bujqësinë.

Bujqësi pa ndihmën e shtetit është postulat botëror nuk ka në asnjë vend të botës.

Midis përfituesve të mëdhenj të fondeve të IPARD, janë dhe dy kompani lider në fushën e tregtimit të qumështit dhe të nënprodukteve të tyre.

Të cilat kanë përfituar respektivisht nga 924 mijë dhe 799 mijë euro grante.

Ku sipas ekspertëve, pjesën më të madhe të fondeve të përfituara e kanë marrë pikërisht këto kompani që janë të lidhura me pikat e grumbullimit dhe fabrikat e përpunimit të qumështit.

Ndërkohë që fermerët të cilët prodhojnë 95 përqind të qumështit në vend në fermat e vogla, pothuajse e kanë të pamundur të përfitojnë nga fondet e IPARD.

Por çfarë do të ndodhë me bujqësinë shqiptare dhe fermerët, në rast se Komisioni Evropian dhe BE në këtë rast, vendos përfundimisht të mbyllë rubinetin e fondeve të IPARD.

Si do të ndikojë kjo te fermerët?

Eduard Sharka: Në sektorin e bujqësisë është një dëm shumë i madh, ka qenë i vetmi financim për të ripërtëritur teknollogjinë apo për investime në bujqësi. Falë fondeve IPARD detyronte dhe qeverinë Shqiptare që të merrte pjesë me 25% të financimit në këto fonde sepse skemat e AZHBR janë skema kombëtare, janë një pikë ujë në oqean për sektorin e bujqësisë. Ndërkohë që standardi i Ballkanit është 3.5% shpenzime të buxhetit të shtetit shkojnë për mbështetjen e fermerëve në Shqipëri, në Shqipëri është 0.5%.

Këto fonde kanë qenë oksigjen për sistemin e bujqësisë pavarësisht se s’kanë përfunduar tek fermerët e vegjël dhe të mesëm, por si sektor kanë qenë i vetmi financim për investime. Tashmë fondet e IPARD dhe abuzimi me to kanë përfunduar në dyert e SPAK, që ka nisur një hetim mbi përgjegjësitë.

Ndërkohë që lëvizja e parë, mbi këtë skandal të përmasave të tilla, duket se ishte politike. Kur në muajin shtator kryeministri Edi Rama, largoi nga dikasteri i Bujqësisë, ministren Frida Krifca, e cila në vitet 2017-2021, ishte drejtuese e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Për ekspertin e bujqësisë, ky është vetëm fillimi i një hetimi që mund të marrë me vete shumë emra.

Vetë Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, nga foltorja e parlamentit, pak kohë para se të shkarkohej nga posti i Ministres së Bujqësisë, i quajti të pavenda akuzat për abuzim me fondet e IPARD II. Dhe se sipas saj, akuzat e opozitës për abuzimet me fondet e Bashkimit Evropian ishin një sulm ndaj sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë.

Për ekspertin e bujqësisë, Eduard Sharka, ky është vetëm fillimi i një hetimi që mund të marrë me vete shumë emra.  Deri më tani hetimi i nisur nga BE, është ndalur në vitet 2014-2020.

Ku në mesin e kësaj periudhe, AZHBR është drejtuar nga Frida Krifca.

Eduard Sharka:

Për mua në këndvështrimin tim problemi më I madh I pezullimit të fondeve dhe këtij skandali dhe varet ku  do përfundojë sepse raporti i OLAF është dorëzuar në SPAK dhe kjo ka qenë indicia që SPAK ka hapur hetimet për fondet IPARD ka dëmtuar shumë imazhin e Shqipërisë në përfitimin e fondeve IPA. Në kuadrin e fondeve IPA që për vitin 2021-2027 janë 14.4 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, nuk do ndahen më siç janë ndarë me kuota për vendet përfituese, por do jenë në bazë të përformancave të vendit. Nga hetimi i OLAF ka rënë kredibiliteti i të gjithë institucioneve shqiptare të akredituara për disburcimin e fondeve IPARD.

Është dashur vite për të akredituar AZHBR si institucion për menaxhimin e fondeve të IPARD. Ka patur audite të brendshme dhe të jashtme, ka rënë koordinatori kombëtar sepse donacionet e Evropës para se të vijnë janë përcaktuar me detaje, një sërë hallkash kontrrolli për të ruajtur interesin financiar të taksapaguesve evropianë. Në Shqipëri kanë rënë të gjitha dhe humbja më e madhe është humbja e kredibilitetit të institucioneve për të distribuuar fondet në kuadrin e programit IPA.

Por pezullimi i fondeve të IPARD është vetëm fillimi i halleve të pambarimta të bujqësisë shqiptar. Që edhe pa këtë lajm aspak të këndshëm, ishte mjaftueshëm e lodhur nga problemet e veta.  Sipas informacioneve të siguruara  në rrugë zyrtare fillimisht OLAF, Zyra për Hetimin e Mashtrimit në BE, dorëzoi në muajin qershor 2020, një raport paraprak pranë Prokurorisë së Posaçme.Raporti i detajuar që fliste për abuzimet që ishin kryer me fondet e BE-së.

Por për më shumë se dy vite, SPAK dremiti mbi dosje dhe në finale, vendosi të shpallë moskompetencën dhe t’ja pasojë topin prokurorisë së Tiranës.

Kjo e fundit konfirmoi se mbi aktet e shpalljes së moskompetencës nga SPAK, kishte regjistruar një procedim penal në lidhje me programin IPARD II më 17 nëntor 2022.

PROKURORIA E TIRANËS

“Nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, moskompetenca është shpallur pasi kanë munguar elementët e veprave penale të korrupsionit pasiv, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Procedimi penal është regjistruar për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, të parashikuara nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal. “Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka persona të cilëve u është regjistruar emri në regjistrin e njoftimeve të veprës penale”.

Por teksa zhvillimet po bëhen gjithmonë e më interesante zyra e BE-së në Tiranë konfirmoi më 19 korrik, se i ka dorëzuar Komisionit Evropian, disa zbulime që kanë lidhje me dyshimet për korrupsion me fondet e saj për bujqësinë shqiptare.

Hetime të OLAF që çuan Komisionin Evropian që të ndërpresin për momentin lëvrimin e granteve, deri në marrjen e raportit përfundimtar të hetimit nga kjo zyrë.

Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II

Problemet e sektorit të bujqësisë në Shqipëri?

Eduard Sharka: Sektori i bujqësisë dhe në statistikat e fundit të INSTAT është me rënie. Në tremujorin e dytë të 2023 kishim 0.2% ulje të prodhimit bujqësor. Ne e kemi paralajmëruar, i kemi rënë trumpetave të alarmit prej vitesh. Kemi bërë protesta, ju e keni parë. Problemet kryesore janë në kuadrin makro, paraprakisht ju thashë që Shqipëria merr 0.5% të buxhetit, skema kombëtare e mbështetjes të fermerëve. Mesatarja e rajonit është 3.5% në Evropë është 5%. Në kuadrin e krizës globale të energjisë, ndryshe nga vendet e rajonit që rritën financimet për bujqësinë, në Shqipëri u ndoq politikë e gabuar fiskale, u vu 10% tvsh për imputet bujqësore, u hoq kompensimi.

Bujqësia shqiptare zhvillohet në formë kaotike, nuk ka ekuilibër, është një gafë e madhe e ministrisë së financave në lighin për tvsh, qarkullimi i brendshëm i produkteve bujqësore është mbi 80% informal sepse duhet të blesh me 0 te fermeri dhe ta shesësh me 20% tvsh te konsumatori. Është kthyer në tatim mbi xhiron, është precedent I vetëm në botë dhe kjo bën që të jetë informale. Pra të gjitha politikat janë të gabuara. Në Shqipëri për fat të keq mungon edhe strategjia kombëtare e zhvillimit të bujqësisë sepse po spati strategji kombëtare nuk mund të ngresh politika efikase për zhvillimin e këtij sektori.

Është thënë që e ardhmja e Shqipërisë është turizmi dhe bujqësia, por në sektorin e bujqësisë politikat kanë çuar në regres. Sot në bujqësi punon një brez që është mbi të 50tat dhe janë numërohen me gishtat e dorës të rinjtë që zgjedhin për të punuar në sektorin e bujqësisë sepse mungojnë incentivat.

Por ndërsa u ndesh me refuzimin e AZHBR, për ti mundësuar grantin që do ti shërbente për të rritur pemëtoren e tij në Ersekë, Romeo Nazarko, thotë se ai nuk hoqi dorë nga projekti i tij.

Por ai nuk ndihet aspak i lumtur që Komisioni Evropian pezulloi fondet e IPARD për fermerët.

Edhe pse mund të thuhet që ai ishte nismëtari I një kallëzimi që më pas do të kthehej në një hetim nga OLAF.

Çfarë po ndodh me tokën që ju morët me qera?

Romeo Nazarko: Tokën që unë mora me qera duke qenë se mora refuzim nga AZHBR kam filluar me shpenzimet e mia dhe po zhvilloj atë project që unë e kisha nisur në mënyrë private me fondet e mia, dmth nga 23 hektarë është arritur të mbillet një sipërfaqe me 4 hektarë që dhe ajo është pjesë e shpenzimeve 20.000 euro.

Si u ndjetë kur u dha lajmi që fondet u anuluan?

Dmth nuk është se u ndjeva mirë që fondet u anuluan, por dhe të ndjehesha mirë që fondet te shkonin te xhepat e personave të cilët nuk kishin asnjë kontribut për bujqësinë, kjo ishte prapë…më mirë të bllokohen për njëfarë kohe, të rishikohen pikat, gjë që të cilat janë të specifikuara qartë në udhëzuesin që është përgatitur në Bruksel dhe ky udhëzues nuk është vetëm në Shqipëri, ky është për të gjitha vendet e rajonit, i njëjti udhëzues qarkullon. Dmth sipas skualifikimit që më bënë mua kur thanë që referuar pikës 25 nuk ke dorëzuar kontratën e qerasë, unë e lexoj pikën 25 dhe thotë fotokopje e kontratës së qerasë, nuk më thotë  e nënqerasë, fotokopje e kontratës së qerasë me një afat të paktën 10 vjeçar, unë e kam për 99 vjet, pas datës së aplikimit. Do të thotë AZHBR kërkon kontratëqeraje që unë e kam me Bashkinë Kolonjë. Nuk thotë Brukseli pastaj të merret me detajet, këto rregullohen me ligjet e çdo vendit të vet. Shqipëria paraqet deklaratë noteriale, një shtet tjetër thotë mund të bëhet dhe me vetdeklarim, dmth ka mënyra të ndryshme, por ti s’mund të dalësh nga korniza që ata kanë përcaktuar. Nqs ata thonë duhet kontratë qeraje, kontratë qeraje. Kjo kontratë qeraje është pjesë e dosjes.

Por pavarësisht korrupsionit dhe burokracive me të cilat është ndeshur ai dhe fermerët e tjerë në zyrat e shtetit shqiptar, Romeo Nazarko, thotë se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Dhe as të largohet nga Shqipëria duke thënë se ky vend nuk bëhet.

Romeo Nazarko

Nëse ka diçka që doni ta shtoni vetë…

Të gjithë pak a shumë e dinë se ç’bëhet të AZHBR dhe unë e kisha të qartë para se të aplikoja, por mendova se mos dhe drejtësisht mund të përfitoj aty. E ndoqa këtë rruge, nuk fitova dhe do vazhdoj me investimet…të paktën ato 20.000 euro që I harxhova ti kisha hedhur në mënyrë private te parcelat, nuk do ishin 4 hektarë do ishin të paktën 10 hektarë.

Si ka qenë procesi i kërkimit të drejtësisë për ju?

I vështirë përsa i përket kohës që humbet se unë punoj, atje ku punoj kërkojnë material, unë shkel afatet te puna ime dhe sepse merrem me pjesën e AZHBR pastaj te pjesa e denoncimit unë nuk futem tek njerëzit që tremben se nuk është hera e parë që kam denoncuar

Çfarë ju motivon?

Unë jam një nga emigrantët e rikthyer në këtë vend që nuk kam vendosur të ri emigroj kështu që do luftoj këtu o do luftoj këtu ose do luftoj në këtë vend dmth luftë për përmirësim jetën time, jetën e fëmijëve te mi dhe  në radhë të parë njëherë që fillon nga jeta dhe fëmijët se nëse ne do e lëmë këtu ata prapë e njëjta situatë do vazhdojë, ose do ikësh nga ky vend.Unë se kam në plan të iki të ri iki nga Shqipëria kështu që lufta është ajo që më shtyn.

The post Si përfunduan paratë e BE-së për bujqësinë te miqtë e pushtetit, zbulohen skemat appeared first on Albeu.com.

Pezullimi i fondeve të IPARD, Rama: Do të marrim shembull nga Kroacia, do të korrektojmë më nyrën e administrimit të fondeve të BE
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në kroaci, ku ka nënshkruar disa marrëveshje mes dy vendeve.

Në konferencën epërbashkët për mediat, me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviç, Rama foli ndër të tjera për pezullimin e  fondeve të BE për programin IPARD.

Kryeministri shqiptar theksoi se do të ketë një riorganizim të administrimit të fondeve të BE për bujqësinë, teka shtoi se i kanë kërkuar mbështetje për procesin e negociatave, turizmin e sigurinë kibernetike.

“Kemi kërkuar mbështetje direkte për procesin e negociatave dhe duam të përfitojmë sa më shumë mbështetje për turizmin, sigurinë kibernetike, ndihmën aktive në funksion të punësimit, si edhe për të trajtuar në mënyrë specifike raste, siç është rasti që ne kemi aktualisht lidhur me disa korrektime që do bëjmë në fushën e administrimit të fondeve të BE për bujqësinë, se një raste të ngjashëm ka pasur edhe Kroacia dhe na intereson të mësojmë për adresimin struktural që ka bërë qeveria e Kroacia”, u shpreh ai.

The post Pezullimi i fondeve të IPARD, Rama: Do të marrim shembull nga Kroacia, do të korrektojmë më nyrën e administrimit të fondeve të BE appeared first on Albeu.com.

Abuzimi me fondet e IPARD-it, ish-ministrja Frida Krifca kallëzohet në SPAK
Nisma Thurje ka denoncuar sot në SPAK ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe disa zyrtarë të AZHBR-së, në lidhje me abuzimet me fondet e IPARD, që u ndërprenë nga BE.

Endri Shabani i bëri thirrje SPAK që të hetojë zinxhirin vendimmarrës.

“Do të vazhdojmë të vijojmë kallëzime për 30 vite për ata që vjedhin këtë vend. Sot kemi bërë kallëzim për abuzimet e AXHBR-së, të fondeve të Ipardit. Kërkojmë hetim të ish-ministres së Bujqësisë dhe të përgjegjësve të tjerë. Ne shpresojmë që kjo të jetë një vijë ndarëse, e pakalueshme për dy arsye. Jemi para dy rasteve, të tradhtisë të fermerëve, pasi ai është i tradhtuar nga qeveria e vetë. Fëmijët tanë pinë qumësht nga Serbia dhe hanë domate nga Maqedonia. Po mirë që e kanë lënë fermerin vetëm dhe i heqin aksesin fermerëve nga tregjet, por edhe kur vijnë fonde nga BE, që ta ndihmojnë atë që të punojë më lirë, këto lekë i vjedhin. Vjedhin me një grup oligarkësh, siç kanë bërë 30 vite. Jemi para një vije ku nuk duhet të kalohet, drejt rrugës së BE. Ne përjashtohemi nga fondi i ndihmës që jepet nga europianët.”, tha Shabani.

The post Abuzimi me fondet e IPARD-it, ish-ministrja Frida Krifca kallëzohet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Pezullimi i fondeve të BE për Shqipërinë, reagon Ministria e Bujqësisë: Puna vazhdon, programi i mbështetjes nuk është ndërprerë
Pas publikimit në media të lajmit se BE ka pezulluar fondin e programit IPARD, ka reaguar zyrtarisjt Ministria e Bujqësisë, e cila thekson se programi dhe puna vijojnë dhe nuk janë ndërpreerë.

Në reafimin e Ministrisë së Bujqësisë theksohet se ky është një proces administrativ që lejon riverifikimin e sistemeve të kontrollit nga strukturat e akredituara të cilat do të marrin masat e nevojshme me qëllim vijimin normal të rimbursimit nga BE.

Ministria bën me dije më tej se këto janë procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga disa publikime mediatike sqarojmë publikun, por sidomos fermerët dhe agropërpunuesit në lidhje me procesin e mbështetjes nga programi IPARD:

Programi i mbështetjes nuk eshte ndërprerë. Puna vazhdon, programi vazhdon.

Autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të një pezullimi të faturës aktuale të rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve te radhës. Ky është një proces krejtësisht administrativ që lejon riverifikimin e sistemeve të kontrollit nga strukturat e akredituara të cilat do të marrin masat e nevojshme me qëllim vijimin normal të rimbursimit nga BE. Keto janë procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara.

Të gjithë strukturat shqiptare janë në bashkëpunim dhe në koordinim të vazhdueshëm me zyrën e OLAF dhe DG AGRI duke ofruar transparencë të plotë, sikurse kanë vepruar nga dita e parë e akreditimit, të të gjithë proceseve kontrolluese, hetuese dhe administrative të ndjekura deri më sot apo që mund të aktivizohen në të ardhmen.

Procesi i akreditimit të programit IPARD ka nisur prej më shumë se 10 vjetësh dhe zbatimi ka mundur te nis vetëm në fund të vitit 2018 pas akreditimit te strukturave operuese në perputhje me Marrëveshjen Kuadër, Sektoriale dhe Financiare te ratifikuar në Parlamentin shqiptar. Prej vitit 2018 programi ka sjelle një transformim rrënjësor të proceseve prodhuese e përpunuese në vendin tonë si dhe në rritjen e ekspertizës teknike të stafit vendas.

Si çdo mekanizem financiar, programi shqyrton, kontrollon dhe zbaton projekte në perputhje me rregulla të mirëpërcaktuara e të miratuara nga Bashkimi Europian të cilat kontrollohen dhe auditohen vazhdimisht nga struktura të brendshme e të jashtme. Nëse vërehen shkelje, programi përcakton strukturat operuese që marrin masa dhe veprohet në përputhje me procedurat ligjore të parashikuara ashtu sikurse veprohet në cdo strukturë të ngjashme në vendet e Bashkimit Europian.

Kjo është një punë e përditshme ku të gjithë institucionet e akredituara punojnë bashkarisht nq respekt të rregullave të BE-së për të përmirësuar hallka të ndryshme administrative të funksionimit në shërbim të suksesit të programit duke u përballur me sfidat e implementimit në sektorin bujqësor, ndaj është e rëndësishme që një program për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale të mos bëhet objekt i konsumit politik.

Programi IPARD është një gur themeli për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, rezultatet e të cilit i ka ndjerë zhvillimi i sektorit që reflektohet sot në indikatorë të rëndësishëm performance pozitive. Ky rezultat ka ardhur si pasojë e punës së jashtëzakonshme të përbashkët me fermerë e agropërpunues si edhe të punonjësve të strukturave në Shqipëri dhe në Bruksel.

Vetëm në këtë mënyrë kemi garantuar rezultate të prekshme duke mundësuar 85 pika grumbullimi, mbi 40 fabrika përpunimi agro ushqimore, mbi 130 investime në mekanikë bujqësore dhe shtim sipërfaqesh të mbjella, mbi 50 investime në subjekte agroturistike, mbi 30 investime në stalla e ferma blegtorale, mbi 40 investime në kantina dhe vreshta, mbi 85 investime në sera, investime në energji të rinovueshme etj, me impaktin direkt të krijimit të mbi 5000 vende të reja pune.

Jemi krenarë për punën e bërë, programi vazhdon dhe të gjithë strukturat e akredituara ne zbatim te tij janë në partneritet të plotë me partnerët europianë për të mundësuar mbarëvajtje të suksesshme në të mirë të vendit.

/AlbEu.com/

The post Pezullimi i fondeve të BE për Shqipërinë, reagon Ministria e Bujqësisë: Puna vazhdon, programi i mbështetjes nuk është ndërprerë appeared first on Albeu.com.