Inxhiniere te Facebook Archives - Albeu.com

Inxhinierët e Facebook: Askush në kompani nuk e di se ku ruhen të dhënat tuaja
Dy inxhinierë prej kohësh të Meta ishin “të shqetësuar” për mënyrën se si kompania ruan dhe mban gjurmët e të dhënave të përdoruesve dhe zbuluan se nuk besojnë se dikush në kompani mund të përpilojë të gjitha të dhënat që i përkasin një përdoruesi të vetëm.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dy inxhinierët u morën në pyetje gjatë një seance gjyqësore si pjesë e një padie për privatësinë e konsumatorit të përqendruar rreth skandalit të Cambridge Analytica të vitit 2018.

Inxhinierët u morën në pyetje në mars të këtij viti, por procesverbali i seancës u zbulua së fundmi, siç u raportua për herë të parë nga The Intercept.

Marrja në pyetje u drejtua nga një ekspert teknik i caktuar nga gjykata, i cili po përpiqej të përcaktonte saktësisht se çfarë informacioni ruan Facebook për përdoruesit dhe ku mbahen të gjitha.

Një nga inxhinierët ishte Eugene Zarashaw, profili i LinkedIn i të cilit thotë se ai është drejtor inxhinierie në Meta dhe ka punuar atje për gati nëntë vjet.

I dyti ishte Steven Elia, i cili përshkruhet në LinkedIn si një menaxher i inxhinierisë softuerike që ka kaluar 11 vjet në Facebook.

Siç vë në pah Business Insider, përcjell Telegrafi, eksperti i caktuar nga gjykata pyeti se kush në Facebook do të ishte në gjendje t’i përgjigjej pyetjes: ku ruhen të gjitha informacionet për një përdorues të vetëm?

“Unë nuk besoj se ekziston një person i vetëm që mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Do të duhej një përpjekje e rëndësishme ekipore për të qenë në gjendje t’i përgjigjem kësaj pyetjeje”, u përgjigj Zarashaw.

Një zëdhënës i Meta-s tha për The Intercept se nuk ishte befasuese që inxhinierët individualë nuk mund të identifikonin se ku ruheshin të gjitha të dhënat për një përdorues të vetëm në sistemet e kompanisë.

“Ne kemi bërë – dhe vazhdojmë të bëjmë – investime të rëndësishme për të përmbushur angazhimet dhe detyrimet tona të privatësisë, duke përfshirë kontrolle të gjera të të dhënave”, ka theksuar zëdhënësi.

Meta nuk është përgjigjur menjëherë kur është kontaktuar nga BI për koment.

The post Inxhinierët e Facebook: Askush në kompani nuk e di se ku ruhen të dhënat tuaja appeared first on Albeu.com.