investitore strategjike Archives - Albeu.com

500 shqiptarët heronj të 2022-it
Nga Lutfi Dervishi

Çdo fund viti është bërë si traditë që media të rendisë 10 apo 100 njerëzit më të shquar të vitit.  Televizione dhe gazeta nxitojnë të nxjerrin njeriun e vitit në shkencë, në art, në komunikim, në teknologji, në novacion, në sport- dhe Shqipëria njihet si vend që prodhon shkencëtarë e novatorë  artistë, influencera me rrezatim jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë.

Lista e 500 shqiptarëve më të shquar për vitin 2022 nuk i përket  sferës së biznesit ku fare mirë në këtë listë mund të sistemoheshin biznesmenë që kanë “fituar” tenderat me 99.99% të fondit limit, mund të spikasnin “investitorë strategjikë” që dalin nga vendimet e zbardhura të qeverisë, në këtë listë mund të ishin edhe investitorë të huaj nga ata që kanë 10 vjet që kanë zënë radhën për të investuar në Shqipëri. Por, jo.

Lista e 500 shqiptarëve të shquar nuk i përket as taksapaguesve dhe bamirësve që ky vend i ka me shumicë. Kjo listë mund të bëhej publike, por “kur jep dora e majtë, e djathta nuk duhet ta dijë”

Në listën “Top 500” nuk bëjnë pjesë as zjarrëfikësit, as mjekët, as policët. Jo se nuk e meritojnë, por puna e tyre nuk ka të krahasuar me angazhimin, mundin dhe sakrificën e heronjëve të vërtetë të vitit 2022

Te këta heronj nuk bëjnë pjesë as ministrat, deputetët dhe zyrtarët që për çdo fatkeqësi që kalon vendi janë në këmbë, në ballë të situatës, nuk janë as ata që po punojnë nate dhe ditë, as ata që nuk njohin pushimin se #punojnëpapushim. Jo. Heronjtë e vërtetë janë të tjerët.

Këta heronj nuk janë as ata që kanë lehtësuar këtë vit kalimin e 12 mijë shqiptarëve në kanalin e La Manshit. 500 heronjtënuk janë të përzgjedhur as mes 12 mijë shqiptarëve që duke parë kushtet e vështira në të cilat ndodhet Anglia pas Brex-it lanë Mëmëdheun, lanë shtëpi dhe katandi dhe në traditën më të mirë të solidaritetit, vajtën për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar.

500 heronjtë e përzgjedhur mes qindra të tjerëve janë ata që orar e pa orar iu përgjigjen detyrës karshi publikut, njerëz që asnjëherë nuk panë rehatinë e tyre personale, njerëz që  nuk dallojnë ditën nga nata, të hënën nga e diela, ja pra këta janë heronjtë që vrapuan gjatë 2022 duke sfiduar herë paragjykimet, herë motin e keq dhe gjithmonë trafikun.

500 shqiptarët që meritojnë nderimin dhe përuljen e të gjithëve janë mes nesh, por si të thuash janë “fshehur” në vendin më të dukshëm- në ekranin e TV. Heronjtë e vërtetë janë të ftuarit nëpër emisione të panumërta televizive. Për të kuptuar sakrificën sublime të këtyre heronjve mjafton vetëm fakti se një televizion ka nevojë për 50 të ftuar në ditë. 15 televizione informative (pa llogaritur televizonet gjeneraliste dhe tv publik) kanë nevojë për minimumi 750 të ftuar në ditë. Janë qindra në mos mijëra që mbajnë gjallë debatin e shëndetshëm publik në Shqipëri, pa të cilin, demokracia do të vdiste dhe jeta do të bëhej pa kuptim.

As zjarrëfikësit, as mjekët, as policët, madje as patronazhistët nuk mund të krahasohen me ushtrinë e të ftuarve në ekran. Duke vrapuar nga njëri emision i televizionit në tjetrin, nga një TV në tjetrin, publiku shqiptar për çdo ditë të 2022 u informua, argëtua dhe mbi të gjitha u iluminua jo vetëm për çfarë ka ndodhur dhe ç’do të ndodhë në Shqipëri, por edhe për ngjarjet me rëndësi planetare, si ngrohja globale, terrorizmi, lufta në Ukrainë, konfliti në Jemen, zgjedhjet në Kirgistan dhe protestat në Kazakistan.  Publiku u informua për të gjitha çështjet ndërkombëtare për të cilat patën dilema zërat kopetentë nga Uashingtoni dhe Londra. Falë analistëve, komentatorëve, editorialistëve, opinionistëve, kolumnistëve, influencarve, moderatorëve, studiuesve, kritikëve, vëzhguesve, juristëve, specialistëve, ekspertëve, Shqipëria mbylli një vit në një kohë që është në pikëpyetje të madhe fakti nëse edhe vendet e tjera do të arrijnë ta mbyllin vitin.

Një dolli me fund për heronjtë e vërtetë të 2022!

The post 500 shqiptarët heronj të 2022-it appeared first on Albeu.com.

Akuzat për falsifikim firmash, Bardhi-Ballës: Kur jepni ju leksione për ligje është t’ia fusim të gjithë me vrap nga Kuvendi
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla akuzoi opozitën se firmat e mbledhura për komisionin hetimor për investitorët strategjikë janë të falsifikuara, duke shtuar se janë marrë nga një dokument i vjetër dhe janë kaluar te i riu.

Akuzave të Ballës u është përgjigjur sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili ironizoi moralin e Ballës për respektimin e ligjit, duke i thënë se kur flet për këtë çështje i bën deputetët të ikin me vrap nga seanca. Më tej ai tha se kërkesa e 36 deputetëve, u depozitua konform ligjit dhe konform përgjegjësisë.

“Të na japësh Balla leksione për shkresa, është t’ia fusim të gjithë nga parlamenti me vrap. Konferenca rrëzoi kërkesën e opozitës me pretendimin tuaj se Agron Duka ishte tërhequr. Kjo u bë në konferencën e kryetarëve, me pretendimin tuaj se tashmë janë vetëm 34 firma, ju e rrëzuat. Sipas ligjit, zonja kryetare, duhet të tregoni kujdes se jeni betuar, sipas pikës 2, mjaftojnë 5 firma që kërkesa të shqyrtohet në seancë. Ekzistenca apo jo e 35 firmave e bën të detyrueshëm ngritjen e komisionit. Kemi paraqitur në datë 27, pasi jemi njohur me tërheqjen e firmës së Dukës, kemi bërë korrigjimin në kërkesën për komision. U ridepozitua, kërkesa e 36 deputetëve, u depozitua konform ligjit, dhe konform përgjegjësisë. E gjithë sqarimi që ju zonja kryetare bëtë, dhe sqarimi që Balla bëri ishte justifikim, shqiptarët janë dëshmitare se një javë para depozitimit, Rama tha këtu se harrojeni se do të krijohet një komision. Një deputet i këtij Kuvendi, rrezikon mandatin dhe të shkojë në burg se në kushtet flagrante, ka përfituar bashkëshorti i saj statusin e investitorit stratergjik. Ministrat ndajnë me njëri tjetrin e Rama vendos në mëngjes se cilit do t’i japë një copë tokë në territorin e Shqipërisë.

Keni një kërkesë me 36 firma dhe thoni është e falsifikuar, merreni listën dhe pyesni a ka kush vullnetin për të ngritur një komision hetimor, nëse ndonjëri thote s’kam vullnet, dmth që ne i kemi falsifikuar firmat. Ne nuk jemi si ju, ju jeni për t’i shërbyer Olta Xhaçkës, ta harroni që mund të bllokoni një komision hetimor. Së pari dilni zbuluar se me atë ligj është abuzuar”

The post Akuzat për falsifikim firmash, Bardhi-Ballës: Kur jepni ju leksione për ligje është t’ia fusim të gjithë me vrap nga Kuvendi appeared first on Albeu.com.