investimi Archives - Albeu.com

Cilat tipare të ndihmojnë të arrish suksesin?
<html><head></head><body>

Shumë njerëz e shohin suksesin si një qëllim të rëndësishëm në jetë, por arritja e tij nuk mbështetet thjesht te dëshira.

Për të shkuar drejt këtij synimi duhen përkushtim, pasion dhe një angazhim i vazhdueshëm për të punuar me veten.

Zakonisht, personat e suksesshëm nuk i shmangen rreziqeve të llogaritura dhe ndjekin atë që u jep më shumë motivim.

Ata e dinë qartë se çfarë synojnë, përcaktojnë objektiva të mirëfillta dhe angazhohen vazhdimisht për të mësuar e për t’u bërë më të mirë, ndërsa çdo sfidë e konsiderojnë si një mundësi për t’u zhvilluar.

Fleksibiliteti përbën një tjetër cilësi thelbësore. Aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve dhe situatave të reja i ndihmon të vazhdojnë përpara edhe në momentet kur hasin pengesa.

Në të njëjtën kohë, ata arrijnë të balancojnë interesat personale me ato të të tjerëve, duke krijuar marrëdhënie të shëndetshme dhe bashkëpunime që zgjasin në kohë.

Një rol të rëndësishëm në sukses luan edhe investimi në burimet njerëzore, sepse zhvillimi i njerëzve dhe puna në grup hapin më shumë mundësi për arritjen e rezultateve.

Po ashtu, mirënjohja mbetet një vlerë që i shoqëron gjatë gjithë rrugëtimit, duke i ndihmuar të vlerësojnë mbështetjen, përvojën dhe çdo arritje në rrugën drejt suksesit.

</body></html>

The post Cilat tipare të ndihmojnë të arrish suksesin? appeared first on Albeu.com.

Do të garantojë energji me çmime të ulëta për amerikanët/ Presidenti Trump investon 700 milionë dollarë në qymyr
Gjatë një konference për shtyp,    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar një paketë investimi prej 700 milionë dollarësh për industrinë amerikane të qymyrit, një lëvizje që synon mbajtjen në funksion të minierave ekzistuese dhe ndërtimin e dy termocentraleve të reja me bazë qymyrin.

Trump theksoi se investimi do të përfshijë 42 miniera dhe 14 termocentrale, të vendosura kryesisht në shtete që e mbështetën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Ky veprim do t’u japë mundësi këtyre infrastrukturave të modernizohen, do të zgjasë jetëgjatësinë e tyre për dekada dhe do të garantojë energji të besueshme me çmime të ulëta për amerikanët”, deklaroi presidenti. Sipas tij, fondet do të përdoren gjithashtu për ndërtimin e një terminali të madh eksporti të qymyrit në Oakland të Kalifornisë, me synimin për të rritur praninë e SHBA-së në tregjet ndërkombëtare.

Trump e cilësoi qymyrin si një burim “të pastër dhe të bukur”, ndërsa njoftoi se dy termocentralet e reja do të ndërtohen në Virxhinian Perëndimore dhe Alaska, duke përdorur, sipas tij, teknologji moderne dhe më pak ndotëse. Megjithatë, plani ka shkaktuar reagime të forta nga demokratët dhe grupet mjedisore. Koalicioni për Energjinë dhe Mjedisin e Qëndrueshëm (SEEC), që përfaqëson rreth 100 ligjvënës demokratë, e akuzoi administratën Trump se po favorizon “ndotësit në kurriz të qytetarëve amerikanë”.

“Dhënia e 700 milionë dollarëve për një burim energjie të ndotur dhe joefikas vendos interesat e industrisë para shëndetit publik dhe klimës”, thuhet në reagimin e koalicionit.

Vendimi vjen në një moment kur përdorimi i qymyrit në SHBA kishte shënuar rënie të ndjeshme gjatë dy dekadave të fundit.

Megjithatë, sipas të dhënave të Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë, prodhimi i qymyrit ka shfaqur shenja rimëkëmbjeje gjatë viteve 2025 dhe 2026.

Ekspertët e klimës paralajmërojnë se djegia e qymyrit mbetet një nga burimet kryesore të emetimeve të gazeve serrë, ndërsa një studim i publikuar më herët kishte lidhur ndotjen nga termocentralet me qymyr me qindra mijëra vdekje të parakohshme në SHBA.

Që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka vendosur në qendër të politikës së tij energjetike lëndët djegëse fosile, duke kufizuar një sërë projektesh të energjisë së rinovueshme, veçanërisht ato të energjisë së erës.

The post Do të garantojë energji me çmime të ulëta për amerikanët/ Presidenti Trump investon 700 milionë dollarë në qymyr appeared first on Albeu.com.

Eurostat: Shqiptarët investuan 760 mln euro në pasuri të paluajtshme jashtë vendit në 2023
Sqiptarët kanë rritur investimet në pasuri të paluajtshme jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat mbi pozicionet e Investimeve të Huaja Direkte, stoku i investimeve që rezidentët shqiptarë zotërojnë në pronat jashtë kufijve ka kapur vlerën rekord me një stok 766.5 milionë euro në fund të vitit 2023.

Siç shihet nga të dhënat në tabelën e mëposhtme fluksi ka qenë shumë i lartë në vitin 2023 me 760 milionë euro, pasi deri në vitin 2022, stoku i investimeve të shqiptarëve në pasuri të paluajtshme jashtë vendit ka qenë vetëm 6.5 milionë euro, sipas Eurostat.

Të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë dërguar jashtë vendit rreth 760 milionë euro për blerje pronash, një vlerë kjo sa 2.5% të PBB-së së vendit.

Kjo shifër dëshmon për një akumulim të lartë kapitali në duart e individëve dhe kompanive shqiptare, të cilët po e zhvendosin pasurinë e tyre jashtë.

Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria paraqet një profil krejtësisht të ndryshëm dhe shumë më agresiv në raport me investimet jashtë vendit.

Maqedonia e Veriut raporton shifra modeste që nuk i kalojnë 3 milionë eurot, dhe vende si Serbia apo Mali i Zi nuk kanë të dhëna të publikuara.

Ky ekspansion ngre pyetje mbi burimet e këtij likuiditeti dhe arsyet që po i shtyjnë investitorët shqiptarë të zhvendosen jashtë, pasi tregu i brendshëm është në një fazë bumi çmimesh.

Ekspertët e tregut pohojnë se ka një vale reale ku individët e pasur po blejnë prona apo shtëpi pushimi në vende si Greqia, Italia apo Spanja, nisur nga kursi i favorshëm i euros dhe rregullat më të qarta të pronësisë.

Gjithashtu, mësohet se ka rol përmirësimi i metodologjisë nga Banka e Shqipërisë dhe rritja e shkëmbimit të informacionit.

Rritja e çmimeve të pronave në vendi tonë sidomos në Tiranë ka kaluar nivelet mesatare të çmimeve ë disa zona të Mesdheut, duke shtyrë gjithnjë e më shumë kapitalin vendas jashtë.

Nëse një apartament në Tiranë kushton afërsisht sa një apartament në një qytet europian, shumë blerës zgjedhin të dytin, duke e parë si një investim me kthim më të mirë nga qiraja.

Gjithashtu, grupet e mëdha të biznesit shqiptare kanë blerë asete të rëndësishme jashtë vendit, si hotele, resorte ose ndërtesa zyrash.

Nëse një kompani shqiptare blen një pronë të tillë në emër të saj, e gjithë vlera regjistrohet si investim dalës. Pronat jashtë vendit ofrojnë siguri më të madhe ligjore dhe mbrojtje nga luhatjet e mundshme të ekonomisë tonë./ Monitor

The post Eurostat: Shqiptarët investuan 760 mln euro në pasuri të paluajtshme jashtë vendit në 2023 appeared first on Albeu.com.

Rreth 3.8 miliardë euro për rrugët, por cilësia në kolaps! Investimet e reja të bëra vitet e fundit po shkërmoqen
Shqipëria ka investuar në infrastrukturën e transportit rrugor një shumë prej 370 miliardë lekësh, gati 3.8 miliardë euro, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për periudhën 2014-2025 dhe fondi i pritshëm për 2026-n.

Me këtë shumë mund të ndërtoheshin rreth 350 kilometra autostradë e re e tipit A nga fillimi, duke përshkuar të gjithë gjatësinë e vendit, nga Vermoshi në Konispol, duke marrë si referencë kostot që përllogarit BE-ja për vendet si Shqipëria.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, investimet në infrastrukturën rrugore janë rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke nisur nga një nivel prej 24.4 miliardë lekësh në vitin 2014, në 44.5 miliardë lekë më 2025.

Ajo që bie në sy është hovi i jashtëzakonshëm që ka marrë buxhetimi pas vitit 2022, ku shifrat pothuajse janë dyfishuar, duke arritur kulmin historik në vitin 2025 me 44.3 miliardë.

Ky shtim masiv i financave në vitet e fundit, ku vetëm viti 2024 ka regjistruar një vlerë prej 405 milionë eurosh, duhet të ishte garanci për një infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme.

Por në fakt, vendi tani është në një kolaps total, pasi të gjitha investimet e reja të bëra vitet e fundit po shkërmoqen.

Ndërkohë që shifrat nga buxhetet publike shënojnë rekorde, në rrugët e sapo-përfunduara asfalti i shtruar me kosto miliona eurosh shfaq dëmtime strukturore pa u mbushur ende viti i parë i përdorimit.

Kjo diskordancë ndërmjet buxheteve rekord dhe cilësisë së dobët të punimeve, ngre pikëpyetje të mëdha mbi efikasitetin e mbikëqyrjes teknike dhe standardet e materialeve që përdoren në këto akse.

Nëse shohim parashikimin për vitin 2026, vihet re një ulje e lehtë e fondeve në 35.4 miliardë lekë. Cilësia e ndërtimit nuk ka ndjekur rritjen e buxhetit për transportin rrugor.

Ekspertët pohojnë se miliardat e shpenzuara rrezikojnë të shndërrohen në një gropë tjetër financiare, ku paratë e taksapaguesve do të duhet të ridestinohen sërish për riparimin e veprave që sapo janë përuruar.

Ky trend tregon se problemi i vërtetë nuk qëndron te mungesa e parave, por te mungesa e përgjegjshmërisë teknike, që po lejon që investimet më të larta në dekadën e fundit të shkrihen përballë shiut të parë apo qarkullimit normal të automjeteve.

Përveç cilësisë tejet të dobët të punimeve, politikat e investimeve në transportin rrugor u sabotuan duke e lënë qendrën e vendit pa infrastrukturë. Investimet e dekadave të fundit shmangën prioritetet që ishin vendosur në strategjitë e zhvillimit.

Përdorimi politik i fondit të investimeve la rajonin Fushë-Krujë–Tiranë–Durrës–Rinas me mungesa të thella, teksa fondet u përqendruan në skaje si Rruga e Arbrit, Tuneli i Llogorasë, Qukës–Qafë Thanë apo Korçë–Ersekë.

Shmangia për dy dekada e projekteve në Korridorin 8 dhe Korridorin 10 ka zbehur përfitimet e vendit dhe ka rritur kostot për popullsinë e qendrës dhe të veriut./ Monitor

The post Rreth 3.8 miliardë euro për rrugët, por cilësia në kolaps! Investimet e reja të bëra vitet e fundit po shkërmoqen appeared first on Albeu.com.

Investimet e Kushner në Shqipëri/ Berisha: S’kam kundërshtim, Rama bëri influencë politike, por dështoi, Sazanin e kam ofruar edhe unë tek Berlusconi
Këtë të enjte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi investimet amerikane në Jug të vendit nga kompania e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

Jashtë Parlamentit, Berisha u shpreh se Rama bëri influencë politike, por sipas tij dështoi.

Gjithashtu, Berisha tha se edhe ai e ka ofruar ishullin e Sazanit tek Berlusconi, u pranua, por filloi kriza dhe nuk u realizua.

Sipas Berishës, Rama nuk e firmosi marrëveshjen para se Donald Trump të zgjidhej presidenti i SHBA-ve.

“Për sa i përket Zvërnecit është një çështje private. Unë nuk di të jetë dhënë tokë publike aty, por do ta shohim. Për sa i përket Sazanit, e kam deklaruar, deklarata ime është kjo: ne mbështesim investimet amerikane, por natyrisht ky e bëri atë për influencë politike.

I sigurt që dështoi, sepse po të mos dështonte, nuk merrte përsipër të përpiqej të bënte gazi i dheut presidentin e SHBA në një samit që u bë kryelajm i atij samiti. Ndaj dhe këtu duhet t’i ndajmë gjërat. Zvërneci është investim publik. Sazanin ai e dha, por po të më çosh pak më tutje, mund të them disa gjëra të tjera, të palidhura me këtë.

Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar. Unë nuk mund të mos jem ai që jam. E kemi ofruar, sepse në kohën kur ne kemi bërë vlerësimin, ai ka qenë një ishull aspak i lakmuar. E ofroi Fatos Nano para meje. E ofrova unë, ra kriza. Ia ofrova mikut të shquar të kombit shqiptar, Silvio Berluskoni.

E pranoi dhe bëri projektin. Bëri një projekt shumë të mirë, por erdhi kriza financiare. Aty janë dokumentet. Pse e ofruam? Sepse nuk është i lehtë për t’u zhvilluar. Tani fondet janë shumë të mëdha sepse sipas asaj që kam dëgjuar janë dy miliardë euro të fondit sovran arab. Në qoftë se bëhet, unë nuk kam asnjë kundërshtim.

Sazanin e ka ofruar Fatos Nano. E ka ofruar Sali Berisha dhe janë bërë projektet nga i ndjeri Silvio Berluskoni. Sazanin e ofroi ky. Dhe ky gjeti Xhared Kushner, i cili erdhi me një fond shumë të madh. Por çfarë bëri ky? Në qoftë se marrëveshja ishte që ta firmoste para zgjedhjes së presidentit Trump, ky mashtroi. Ky nuk e firmosi para zgjedhjes së presidentit dhe ky u përpoq gjer në fund ta përdorë atë për të paktën edhe një fotografi me Lindën”, tha Berisha.

The post Investimet e Kushner në Shqipëri/ Berisha: S’kam kundërshtim, Rama bëri influencë politike, por dështoi, Sazanin e kam ofruar edhe unë tek Berlusconi appeared first on Albeu.com.

Investimi në Sazan, Rama: Objektivi ynë, ta ngjisim Shqipërinë në majë
Pas mbledhjes në seli me drejtuesit politik të qarqeve, kreu i qeverisë Edi Rama, ka folur për gazetarët.

Ai tha se objektivi i PS është ta çojë Shqipërinë drejt BE, pa kthim pas.

Po ashtu, u ndal edhe te projekti turistik për ishullin e Sazanit.

“Forca e vetme që ka aftësi dhe përgjegjësi për ecurinë e procesit të anëtarësimit. Objektivi ynë që Shqipëria të ngjitet në atë majë pa mundësi kthimi pas.

Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së turizmit mesdhetar, është ambicie e kahershme. E kanë pasur dhe paraardhës të mitë, nuk është bërë realitet”, tha Rama.

The post Investimi në Sazan, Rama: Objektivi ynë, ta ngjisim Shqipërinë në majë appeared first on Albeu.com.

Porti i Durrësit, deputetja e PD-së ironizon investimin: “Porta Potty” në qytetin bregdetar
Deputetja e PD, Flutura Açka e cila ka kundërshtuar projektin për Portin e Durrësit ka ironizuar këtë marrëveshje nga salla e Kuvendit.

Nga vendi i saj në ulësen e Parlamentit, Açka ka nxjerrë një fletë të bardhë A4, ku shkruan me shkrim dore “Durrës Porta Potty”.

Kujtojmë se në mediat botërore qarkulloi gjerësisht lajmi mbi skandalin “Porta Potty”, ku vajza eskorta iu binden dëshirave të shfrenuara seksuale dhe jo vetëm të sheikëve të Dubait.

The post Porti i Durrësit, deputetja e PD-së ironizon investimin: “Porta Potty” në qytetin bregdetar appeared first on Albeu.com.