investimet strategjike Archives - Albeu.com

Investimet strategjike në zonat e mbrojtura, Tabaku: Do të kthehen në parcela toke për t’u betonuar
Ditën e sotme, gjatë një konference për median, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se hapja e rrugës për investime strategjike në zonat e mbrojtura, i hap rrugë shkatërrimit të këtyre territoreve.

Sipas Tabakut, zonat e mbrojtura do të kthehen në parcela toke, për t’u betonuar dhe rrezikohen në mënyrë të pakthyeshme.

Gjithashtu, ajo shprehet se; “Ndryshimet e minutës së fundit të miratuara në seancën plenare do të jenë një mekanizëm për ta rikthyer sektorin e Lojërave të Fatit në një sektor potencial të pastrimit të parave”.

Deklarata e plotë:

Të enjten e shkuar, Parlamenti i Shqipërisë me 72 vota miratoi “Rikthimin e Marrëzisë” të Lojërave të Fatit përmes një ligji që natyrisht nuk shëron asnjë nga plagët e trashëguara nga projektligji i vitit 2015 dhe madje asnjë nga plagët që mazhoranca socialiste pretendoi se do të mbyllte me ndalimin e Lojërave të fatit.

Ndryshimet e minutës së fundit të miratuara në seancën plenare do të jenë një mekanizëm për ta rikthyer sektorin e Lojërave të Fatit në një sektor potencial të pastrimit të parave dhe informalitetit që do të prekë rëndë xhepat e qytetarëve por edhe gjendjen shoqërore të vendit tonë.

Por sot, përpara jush nuk qëndroj vetëm për të denoncuar votimin dhe miratimin e projektligjit të lojërave të fatit që është një tjetër hallkë e zinxhirit të ligjeve me porosi që miraton një parlament noter.

Si një deputete dhe përfaqësuese e shqiptarëve dhe mbi të gjitha si një qytetare e shqetësuar me Shqipërinë që do t’i trashëgojnë fëmijëve tanë, jam sot këtu për të mbrojtur me aq sa mundem trashëgiminë tonë natyrore dhe integritetin ligjor të vendit tonë.

Në kuvendin e Shqipërisë janë depozituar dy nisma të tjera, që nëse do të kalonin, do të rreziokonin në mënyrë të pakthyeshme territoret dhe zonat e mbrojtura të vendit tonë.

Me një saktësi të orës zvicerane, mazhoranca socialiste, që pak muaj më parë iu krenua botës për shndërrimin e lumit të egër të Vjosës në Park Kombëtar. Ka propozuar një projektligj për ndryshimin e Zonave të Mbrojtura, ndërkohë që qeveria socialistë ka depozituar në kuvend një opinion të sajin për draftligjin e ligjvënësve socialistë.

Draft-ligji i propozuar nga deputetët socialistë dhe më tej mendimi i qeverisë socialiste përmes VKM, kërkon që të fshijë atë që ne e kemi konsideruar si të shenjtë; zonat e mbrojtura me të cilat i krenohemi botës dhe në të cilat ftojmë këdo t’i vizitojë.

Këto zona nuk janë thjesht parcelat e ndërtimit të një toke çfarëdo, por janë mishërimi i bukurisë natyrore të vendit tonë, diversitetit ekologjik dhe trashëgimisë që ne i lëmë fëmijëve dhe nipërve tanë. Shkatërrimi i tyre, siç edhe parashikohet në propozimet që janë depozituar, apo çmontimi i statusit të tyre si zona të mbrojtura do të thotë zhbërja e viteve dhe përpjekjeve të sa e sa ambientalistëve dhe vullnetarëve për të konservuar mrekullinë tonë natyrore.

Në të vërtetë kërkesat e paraqitura nga kolegët socialistë por edhe nga qeveria nuk janë vetëm se përpjekja për të shkatërruar balancën ekologjike dhe mbi të gjitha amanetin e të parëve tanë që na kanë lënë për këto vende, por dhe tradhëtia më e madhe ndaj fëmijëve tanë.

Ndërsa drafti i dytë i propozuar e rëndon edhe më shumë krimin ekologjik duke i hapur rrugë ndërtimit në këto zona që tanimë do të kthehen në parcela toke vulnerabël për t’u betonuar me pasoja të rënda. Një lëvizje e tillë jo vetëm kundërshton angazhimin tonë ndërkombëtar dhe thyen direktivat e Bashkimit Europian, konventat e nënshkruara nga qeveritë shqiptare dërvite por i hap rrugën dhe një zhvillimi që është më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm në ato zona. Kjo, është një qasje dritshkurtër që mund t’i ofrojë një pakice fitime afatshkurtëra por që do të dënojë përfundimisht shumicën dhe të ardhmen e vendit.

Qartësisht, këto propozime ligjore janë të ndërlidhura me njëra tjetrën si një rrjetë merimange. Janë lëvizje që kundërshtohen fort jo vetëm nga deputetët e opozitës, jo vetëm nga aktorët e shoqërisë civile por edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

E kuptoj qartësisht që në kulmin e një krize ekonomike, në një situatë ku shqiptarët më shpejtë mendojnë të largohen, të flasësh për “Zonat e Mbrojtura” është mbase një luks. Por, debati sot nuk është më një çështje mjedisore, kjo më së shumti është një çështje ligjore me shqetësime të mëdha morale. Ajo flet qartësisht për vlerën e vendit tonë, për trashëgiminë tonë kombëtare dhe për angazhimin tonë të marrë përsipër pak javë më parë për një Zhvillim të Qendrueshëm dhe një qeverisje të përgjegjshme.

Shqipëria që ne duam t’i lëmë fëmijëve tanë është vendi i betonit të rezorteve në mesin e luginës së Valbonës? Thethit? Lepushës? Shqipëria që ne dëshumrojmë t’i lëmë fëmijëve tanë është ajo e betonit strategjik përgjatë lumit të Vjosës? Kanioneve të Nivicës?

Duhet të pyesim veten: cilën Shqipëri duam të lëmë për fëmijët tanë? Një të shkëputur nga mrekullitë e saj natyrore dhe pasuria ekologjike, apo një ku zhvillimi dhe konservacioni shkojnë dorë për dore, duke respektuar ekuilibrin delikat të ekosistemeve dhe ligjeve që i mbrojnë ato?

Ne mbrojmë një Shqipëri ku zonat e mbrojtura mbeten streha për biodiversitetin, ku zhvillimi ndiqet me kujdes për mjedisin, dhe ku njohuritë edhe dija e ekspertëve që kanë punuar me vite në mbrojtje të trashëgimisë sonë dëgjohet dhe respektohet. Ku konventat ndërkombëtare, direktivat e BE dhe zotimet për një Zhvillim të Qendrueshëm përpara partnerëve strategjikë nuk janë premtime të pavlera por angazhime.

Prandaj, i bëj thirrje kolegëve të mi deputetë, qeverisë dhe të gjithë palëve të interesuara të rishikojnë rrugën që këto projektligje do të na çonin. Le të punojmë së bashku për të gjetur një qasje të balancuar që siguron që zhvillimi i kombit tonë të mos bëhet në kurriz të trashëgimisë sonë natyrore. Le të mbajmë mbrojtjet që ruajnë zonat tona të mbrojtura dhe të kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme që përfitojnë të gjithë shqiptarët, tani dhe në të ardhmen.

The post Investimet strategjike në zonat e mbrojtura, Tabaku: Do të kthehen në parcela toke për t’u betonuar appeared first on Albeu.com.

“Betonizimi i jugut”, ligji për investimet strategjike i dha 5.8 milionë m2 tokë kompanive afër qeverisë
Nga Arbjona Çibuku

Qeveria shqiptare i ka dhënë 5.8 milionë metër katror tokë investitorëve strategjikë në të gjithë vendin,  nga të cilat 23 në bregdet, përmesligjit për Investimet Strategjike të miratuar në 2015.

Vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike, tregojnë se bregdeti i jugut mbetet zona më e lakmuar për investitorët strategjikë. Edhe pse ky ligj kishte për qëllim thithjen e investitorëve të huaj, vetëm 2 nga 52 projektet e miratuara kanë ardhur plotësisht nga jashtë. Investimet nga kompanitë vendase dhe njerëzit e afërt me pushtetin, kanë krijuar kantiere masive ndërtimi në kodrat e gjelbëruara të jugut, të cilat po kthehen në resorte ekskluzive vilash.

Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), i cili jep vendimet për shpalljen e investitorëve udhëhiqet nga kryeminsitri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit.

Në një përgjigje për Citizens Channel, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit dhe Investimeve AIDA tha se janë 6 projekte që kanë marrë sipërfaqje në plazh, ku pjesën dërrmuese e zë projekti i Marinës së Durrësit, i ndjekur nga kompleksi “Green Coast” në Palasë.

Rreth 1.6 milionë metër katror sipërfaqje në bregdetin e jugut u është dhënë investitorëve strategjik nga qeveria përmes ligjit për investime strategjike.

Referuar të dhënave të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), 23 projekte janë mirtuar për investime strategjike në fushën e turizmit vetëm në bregdet.

Afro 4 milionë metër katror janë dhënë gjithsej  për shfrytëzim tek investirorët strategjik në fushën e turizmit, që prekin bregdetin, ku përfshihen edhe zona e Durrësit, Kepi i Rodonit, Gjiri i Lalëzit dhe Divjaka.

Në total, sipas vendimeve të Komitetit të Investimeve Strategjike janë dhënë 52 projekte që nga viti 2016, ku përfshihen edhe fusha të tjera si bujqësi apo sektor energjitik.

Ligji thithi vetëm ‘investitor vendas’

Ligji kishte si qëllim primar të vetin kur u hartua, thithjen e investimeve të huaja direkte nga jashtë. Por nga 2016 deri në 2023 vetëm dy projekte janë lëshuar për investitorë të huaj, dhe katër janë të përbashkëta. Pjesa tjetër janë vetëm investitor vendas.

Qëndresa Qytetare publikoi një studim në 2021 për ligjin për investimet strategjike, nga ku gjithashtu del në pah se ka pasur shumë pak investitorë të huaj krahasuar me ata vendas. Studimi thekson se gjysma e investimeve strategjike janë bërë në sektorin e turizmit.

Ekspertët e cilësojnë si një ligj klientelist dhe monopolizues, pasi sipas tyre së pari ai ka dështuar të thith investitorë të njohur dhe së dyti është përdor si mjet për të kënaqur njerëz të afërt me pushtetin.

“Me sa duket ligji është hartuar keq dhe vullneti me të cilin është zbatuar ligji ka qenë edhe më specifik i fokusuar te interesat e biznesmenëve dhe grupeve të caktuara“, u shpreh për Citizens Channel Aranita Brahaj nga Open Data Albania.

Këto lloj favorizimesh kanë stepur investitorët e huaj të marrin pjesë në garë, sipas ekspertit të ekonomisë Zef Preçi. Ai shton se ata tërhiqen pasi shohin “një klimë favorizuese ndaj oligarkëve në vend”.

“Ligji duhët të sillte investiorët strategjik, ata që janë emra të njohur në perëndim që kanë ekspertizë kapacitet financiar, përvojë shumë të gjatë”, u shpreh për Citizens Channel Preçi.

Brahaj shprehet se është qeveria ajo që ka dështuar në thitjen e investitorëve të huaj dhe jo ligji.

“Ligji është hartuar, ndryshuar dhe është aplikuar në një formë të tillë që të përdoret për të favorizuar biznese me influencë dhe lidhje me drejtuesit e maxhorancës”, tha Brahaj për Citizens Channel.

Preçi shprehet se si pasojë e ndryshimeve që ka pësuar ligji është krijuar një situatë ku s’ka transparencë dhe respektim të kritereve të konkurueshmërisë.

“Ka më shumë zgjerim të rolit të organeve kolegjiale dhe është krijuar një terren ku qeveria po përdor pasuritë natyrore, kryesisht toka në bregdet si një instrument për të kënaqur interesat e klientëve të saj”, thotë Preçi.

Për listën e përfituesve Aranita Brahaj deklaron se emrat e investitorëve strategjikë janë “njerëz pranë pushtetit kanë marrë këtë status me plane aspak bindëse për zhvillim biznesi”.

Sipas ekspertëve, edhe pse ligji ka 7 vite që është në fuqi ky ligj, investimet e huaja direkte mungojnë dhe nuk janë rritur si dhe as nuk ka pasur rënie te shkallës të papunësisë nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës.

Ligji përveç faktit që nuk ka arritur të tërheqë investimet e huaja, është përdorur si një mjet “për të kënaqur njerëzit afër pushtetit”.

“Në tërësi është krijuar një klimë tejet favorizuese për grupe dhe individë dhe është zbehur interesi publik”, thotë eksperti Zef Preçi.

Rasti i fundit i cili u kthye dhe në debat në Parlament, pas akuzave për korrupsion nga opozita, ishte ai i bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka. Ministrja e pranoi shpalljen e bashkëshortit të saj si investitor strategjik duke u shprehur se “është një biznesmen serioz”.

Emra të tjerë afër qeverisë janë shpallur po ashtu “investitor strategjik”. Rasti i aktorit të humorit Gazmend Paja, i cili ka marrë pjesë në fushatën e Partisë Socialiste. Paja ka fituar 133 mijë metër katror në Dhërmi.

Për ekspertët, zgjatja e afatit të ligjit shërbeu si mjet për t’i hapur rrugë njerëzve afër qeverisë.

“Rasti më emblematik është rasti i zgjatjes së afatit të ligjit për investimet strategjike që i hapi rrugën disa oligarkëve, disa klientëve të qeverisë e deri tek anëtarëve të qeverisë dhe familjarëve të tyre”, u shpreh Zef Preçi, duke iu referuar vendimeve të dhëna pas zgjatjes së afatit.

Sipas Preçit, ligji është problematik për faktin se favorizon një grusht njerëzish të afërt me qeverinë, ndërkohë që nuk sjell impakt për interesin publik dhe ekonominë e vendit.

“Në tërë këtë proces të rregullimeve ligjore viktima mbetet interesi publik, dhe kur flasim për interesin publik fjala është për të maksimizuar të ardhurat në buxhetin e shtetit për të respektuar masterpalnet për degë edhe sektor të caktuar për të harmonizuar zhvillimin e e ekonomisë”, shton Preçi.

Investimet strategjike në brigjet e detit Jon shihen me skpeticizëm dhe me kritika dhe nga ekspertët e mjedisit. Eksperti i mjedisit dhe ambientalisti Simo Ribaj  sjell në vëmendje investimin strategjik më të madh në jug “Green Coast”, i cili u miratua me procedurë të përshpejtuar. Kompleksi po ndërton qindra vila luksoze që zënë mbi 500 mijë metra katrorë sipërfaqe në kodrat e Palsës, që dikur ishin të gjelbra.

“Green Coast kanë gjetur emër shumë të bukur,  kur thua green, gjelbërim, por ndërkohë aty asgjë s’ka green, aty ka vetëm beton”, shprehet ambientalisti dhe ekpserti Simo Ribaj.

Ai shprehet se ndërhyrja që ka bërë projekti “Green Coast” në natyrë ka shkatërruar peizazhin dhe shton se të gjitha këto investime nuk e kanë në vëmendje mjedisin.

Banorët dhe ekspertët shprehen njëzëri se janë pro zhvillimit, por duket se kundërshtitë i kanë mbi mënyrat e zhvillimit. Për Simo Ribajn investimet që po ndodhin aktualisht, e kanë lënë jashtë vëmendjes ndikimin në mjedis.

“Shqipëria duhet të zhvillohet të rinjtë duhet të punësohen këtu, resurset duhet të përdoren nga shqiptarët, pro problemi madhor është mungesa e vëmendjes për ndikimin në mjedis”, shprehet Ribaj.

“Shpronësimi i detyruar për banorët e fshatrave bregdetare”

Një tjetër problematikë e këtij ligji mbetet shpronësimi. Sipas ligjit për investimet strategjike,  lejohet shpronësimi i pronës private dhe nëse  investitori nuk ka arritur në një marrëveshje me pronarin e tokës, atëherë shteti ka të drejtë të ndërhyjë.

Shteti ndërhyn me të njëjtën procedurë që ndiqet për shpronësimin për interes publik.

Sipas raport-monitorimit të Qëndresës Qytetare qeveria thotë se nuk ka pasur raste ku shteti të këtë ndërhyrë për shpronësim, pasi investitorët kanë gjetur konsensus me pronarët për pronat ku zhvillohet investimi.

“Por megjithëse ky nen i ligjit nuk është vënë ende në zbatim, ai është qartazi një formë presioni ndaj pronarëve”, thotë raporti.

Ridvan Hajdini është kryeplaku i fshatit të Borshit prej dy mandatesh. Duke parë se çfarë ka ndodhur me brigjet e Palasës, Dhërmiut dhe Jalës, ai i trembet të ardhmes së Borshit.

“Siç u bë andej do bëhet dhe këtej, se s’kemi ku vejmë se jemi bijë të këtij fshati, mos kemi as të drejtë të vëmë një çadër që të lahemi vet, se jo të gjithë janë të pasur se shteti ndaj  është për të mbrojtur shtresat në nevojë jo ai që ka para se ai e mbron vet veten po ai që s’ka ku të vejë?”, shprehet ai.

Kastriot Hajdini punon gjatë sezonit turistik në Borsh dhe prej vitesh e njeh zonën. Ai ka shqetësim kryesor problemet me pronën të lindura nga ligji 7501 por njëkohësisht është i shqetësuar për atë që po i ndodh bregdetit. Sipas Kastriotit ligji 7051 është përdorur si katalizator për investitorët në mënyrë që ti blejnë tokat e fshatarëve më lehtë.

“Deri tani në vendin tonë për çështjen e pronave janë vrarë mbi 10 mijë vetë, ndërkohë që mbahet në fuqi një ligj që nuk ka funksionuar në të gjithë territorin e Shqipërisë. Unë ta thash unë pronën time nuk e fal, unë i them burgut hapu dhe pronat e mia të blera me flori unë s’i fal. Borshiotët këtu edhe sot që flasim janë në minorancë, kanë ardhur shumë të huaj, duke blerë toka, e gjëra me lloj lloj suportesh”, shprehet Hajdini për Citizens Channel.

Kastrioti nuk e fsheh frikën nga betonizimi i bregdetit.  Fakti që pronarët aktual të tokave bujqësore nuk kanë lidhje me vendin thotë ai, është më e lehtë për ta për ta shitur tokën. Sakaq ai shprehet se Borshi ka nevojë për investime të qëndrueshme dhe jo të betonizohet.

Ndërsa kryeplaku Ridvan Hajdini shpreson që e ardhmja e Borshit të jetë ndryshe.

“Unë jam kundër betonzimit vet si person mirëpo këtu në Borsh akoma gjendja është mirë tani për tani nuk e dimë më pas se ç’do ndodhë atë nuk flasim dot, unë jam kundër. Ne duhet të bëjmë me të vërtet investime cilësore në radhë të parë me gjelbërimin, se ai e mban, të ruajmë dhe traditën”, thotë Ridvani.

Një tjetër problematikë e shfaqur sa i përket shpronësimeve është ligji “Për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas këtij ligji toka bujqësore e shpërndarë më parë me ligjin 7501 dhe për të cilën fshatarët kanë aplikuar për ta regjistruar nën pronësi, duhet të plotësojë disa kushte për t’u regjistruar, mes të cilave, kjo tokë “nuk duhet të jetë e zënë nga ndërtimet pa leje” si dhe “nuk duhet të jetë objekt i investimeve strategjike”.

Ligji “Për menaxhimin e integruar të zonave bregdetare” gjithashtu krijon problematika sa i përket shpronësimit. Sipas këtij ligji shteti ka të drejtën e parablerjes së tokës dhe detyron që zhvillimi i saj mund të bëhet vetëm me kontrata PPP ose si investim strategjik.

Për Preçin, qeveria shqiptare gjatë këtyre tre mandatave ka marrë hapa të rrezikshëm mes raportit publik-privat.

“Shpronësimet në bregdet apo tek zona 5 maj, ku shteti gjoja në emër të interesit publik shpronëson dhe ato ja jep një klienti të saj ka kurrfarë bilanci dhe analize”, shton ai.

Sipas tij këto janë tregues të rritjes së fuqisë së oligarkisë në vendimmarrjen e qeverisë.

“Janë cenim i drejtpërdrejtë i bazave kushtetuese si respektimi i pronës private”, thotë ai. /Citizens Channel

The post “Betonizimi i jugut”, ligji për investimet strategjike i dha 5.8 milionë m2 tokë kompanive afër qeverisë appeared first on Albeu.com.

Investitorët strategjikë, Bardhi: Deputetët e PS kanë marrë porosi t’ia fshehin Gjykatës Kushtetuese rastin e Olta Xhaçkës
Deputeti demokrat Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur te investimet strategjike, ku tha se ministrat janë porositur t’ia fshehin rastin e Olta Xhakës si investitore strategjike, Gjykatës Kushtetuese.

“Në investimet strategjike, nuk mungon as ministrja Olta Xhacka. Kjo anë e sallës së parlamentit ka marrë sot porosinë, që Olta Xhaçka t’ia fshehin gjykatës kushtetuese, sepse kuvendi nuk ka kompetente të heqë apo të japë mandate. Pyetja ime për Ramës është pse e fsheh këtë rast dhe pse nuk e paraqet në gjykatën kushtetuese. Çfarë shqetësimi keni ju që pengoni dërgimin e kësaj çështjeje në GJK. Rast unik në botë, ministrja e punëve të jashtë gëzon edhe statusin e investitorit strategjik bashkë me bashkëshortin. Do të investojnë 5.5 milionë euro”, tha Bardhi./albeu.com

The post Investitorët strategjikë, Bardhi: Deputetët e PS kanë marrë porosi t’ia fshehin Gjykatës Kushtetuese rastin e Olta Xhaçkës appeared first on Albeu.com.

Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike, PD i drejtohet Gjykatës Kushtetuese (FOTO LAJM)
Partia Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e Kuvendit për mospranimin e ngritjes së një Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike.

Deputetët demokrat i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 53/2022 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”.

Në kërkesë i kërkohet Gjykatës Kushtetutese që të shprehet se deri në cfarë mase ka të drejtë shumica parlamentare të vlerësojë nivelin e respektimit të parimeve kushtetuese në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor të Kuvendit nga jo më pak se 1/4 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe nëse ka të drejtë shumica parlamentare që pa ofruar asnjë propozim a formulim alternativ, të rrëzojë një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit, për shkak se pretendon mosrespektimin e parimeve kushtetuese?

Për më shumë se 3 herë, 35 deputetë të Grupit Parlamentar të PD i kërkuan Kuvendit të kontrollonte mënyrën sesi Qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike, por mazhoranca socialiste në Kuvend, vendosi mosmiratimin e ngritjes së një Komisioni Hetimor për këtë cështje.

Për deputetët demokrat ligji i investimeve strategjike është shndërruar në një ligj klinetelist që ka favorizuar vetëm pak investitor vendas pranë Qeverisë. Për të ilustruar abuzimin me këtë ligj demokratët kanë sjell shembullin e përfitimit të statusit të invetitorit strategjik të bashkëshortit të Ministres së jashtme Olta Xhacka.

The post Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike, PD i drejtohet Gjykatës Kushtetuese (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

“Trondit” Gaz Bardhi: 10 miq të Edi Ramës përfituan 4.6 miliard euro nga Investimet Strategjike
Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka denoncuar nga foltorja e Kuvendit se 10 miq të kryeministrit Edi Rama kanë përfituar 4.6 miliard euro për investime strategjike.

Sipas Bardhit, përfitues të investimeve strategjike janë ndërtuesi i vilës personale të Edi Ramës në Surrel si dhe trafikanti i drogës nga Shkodra.

Ai shtoi gjithashtu se Edi Rama refuzon komisionin hetimor për investimet strategjike sepse është përgjegjës për abuzimet me pronat publike.

Reagimi i Bardhit:

Sot krahu i majtë i kësaj salle, deputetët e Partisë Socialiste, janë udhëzuar nga partia të votojnë kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. Në cdo vend demokratik vepron parimi që Kuvendi miraton ligjet; qeveria zbaton ligjet; Kuvendi kontrollon mënyrën sesi qeveria zbaton ligjet.

Kushtetuta jona, duke e përfytyruar Shqipërinë si një vend normal demokratik, jo vetëm parashikon ngritjen e Komisioneve Hetimore, por e detyron Kuvendin të ngre Komision Hetimor kur këtë e kërkojnë 35 deputetë.

Kjo është qartësuar edhe në ligjin për Komisionet Hetimore ku thuhet shprehimisht: “Komisioni Hetimor krijohet me kërkesë të 35 deputetëve. Grupi nismëtar paraqet qëllimin e krijimit të komisionit, çështjen që do të hetohet, propozimin për përbërjen e komisionit dhe afatin e përafërt të përfundimit të hetimeve. Kuvendi është i detyruar ta miratojë ngritjen e komisionit.

Cfarë kemi kërkuar ne 35 deputetë të opozitës? As më shumë dhe as më pak një të drejtë që na e njeh Kushtetuta: të kontrollojmë mënyrën sesi qeveria ka zbatuar një ligj të miratuar nga ky Parlament, ligjin për investimet strategjike. Ky është rasti tipik se kur mund të ngrihet një Komision Hetimor. Nëse Qeveria ka zbatuar ligjin, cfarë e shqetëson që Parlamenti ta kontrollojë?

Prej 45 ditësh shqiptarët kanë parë Edi Ramën të gjejë justifikim pas justifikimi për të bllokuar ngritjen e këtij Komisioni Hetimor.

Secili prej jush pyet veten cfarë e detyron Edi Ramën që të shkel Kushtetutën, të shkel ligjin, dhe të pengojë kontrollin nga Parlamenti të mënyrës sesi ai dhe qeveria e tij kanë zbatuar ligjin.

Përgjigjen secili prej jush e ka në këtë tabelë. Janë 36 projekte që kanë marrë statusin e investitorit strategjik me firmë të Edi Ramës, me vlerë investimi 4.6 miliard euro, aq sa është Buxheti vjetor i shtetit shqiptar. 80 % e investimeve janë në fushën e turizimit, ku Edi Rama pa garë i ka vënë në dispozicion pasuri publike, brigjet e detit dhe plazhet me të bukura në jug të vendit.

Nëse prisni të shikoni në këtë listë ndonjë investitor të huaj, do të zhgënjeheni. 36 projekte të investimeve strategjike, me vlerë 4.6 miliard euro, i kanë marrë jo më shumë se 10 individë, ku secili prej tyre ka 3 apo 4 projekte. Në këtë listë sigurisht mund të ketë ndonjë projekt që e meriton statusin e investitorit strategjik, por pjesa dërrmuese janë abuzive, klineteliste, korruptive.

Kush janë përfituesit do të thotë ju? Asnjë surprizë edhe këtu. Janë të njëjtët, ato që kanë përfituar në këto 9 vite cdo koncesion, cdo PPP dhe cdo tender të madh nga kjo Qeveri. E vetmja shtesë në këtë listë janë ministrja Olta Xhacka dhe aktori Gaz Paja.

Pra Kuvendi në vitin 2015 miratoi një ligj, gjoja me sebepin se do sillte investime të huaja dhe do krijonte lehtësi për investitorë serioz të huaj, por përfundimi është që përfitues nga ligji janë 10 individë, miq dhe oratakët e përhershëm të Edi Ramës, shtuar Olta Xhackën dhe Gaz Pajën.

Në listë nuk mungon ndërtuesi i sajareve personale në Surrel të Edi Ramës, Pandeli Carapuli; eksponentë të kallëzuar në SPAK për krime zgjedhore dhe që blenë vota për partinë socialiste, shantazhojnë votuesit si Pëllumb Gjoka, apo kompani që janë në proces likujdimi për shkak se kanë falimentuar.

Pra ligji për investimet strategjike është shndërrua nga Edi Rama në një plackë për të shpërblyer me pasuri publike, kryesisht me prona në bregdet, në kundërshtim me ligjin, miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij.

E për abuzimet me këtë ligj; Edi Rama si Kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike, nuk thotë dot që nuk dija gjë, e ka bërë ministri me kokën e vet; apo kam firmosur pa lexuar. Për abuzimet me këtë ligj përgjegjësia është direkt e Edi Ramës. Prandaj ka urdhëruar sot deputetët e tij të bllokojnë ngrtijen e Komisionit Hetimor.

Fakti që Edi Ramë dhunon Kushtetutën dhe Ligjin, duke mohuar një të drejtë kushtetutese të opozitës, është në fakt prova më e mirë që ai vetë, personalisht, jo vetëm është përgjegjësi për abuziimet me ligjin, por është edhe arkitekti i shndërrimit të ligjit për investimet strategjike në një ligj klientelist dhe korruptiv.

The post “Trondit” Gaz Bardhi: 10 miq të Edi Ramës përfituan 4.6 miliard euro nga Investimet Strategjike appeared first on Albeu.com.

Spiropali “shfryhet” te Gazment Bardhi: Shumë gaz ke pasur brenda këtë kohë o Gaz
Deputetët Gazment Bardhi dhe Elisa Spiropali replikuan me tone të ashpra mes tyre në Kuvend gjatë ditës së sotme, lidhur me investimet strategjike.

Elisa Spiropali: Do të ishte më mirë që këtë interpelancë ta kishte bërë një tjetër deputet. Ju zoti Shehaj si një njeri që e keni njohur suksesin në biznes, duhet që të ishit treguar më mirëkuptues, absurde për ngritjen e një gjyqi popullor, po tentoni të cënoni thelbësisht reputacionin e subjekteve investuese

Gazment Bardhi flet nga vendi dhe qesh

Elisa Spiropali: Mos qesh Gaz se shumë gaz të papërmbajtur këtë kohë

Gazment Bardhi flet nga vendi

Elisa Spiropali: Më lejoni t’ju them se fortuna që ngrini në gotat tuaja, është zukatje grerëzash

Gazment Bardhi flet nga vendi

Elisa Spiropali: Mos fol nga vendi. Ato investime janë një potencial

Gazment Bardhi flet nga vendi

Lindita Nikolla: Zoti Bardhi ju është bërë zakon, mos flisni nga vendi.

Elisa Spiropali: Dua të sqaroj qytetarët se statusi i investitorit strategjik nuk është një dhuratë, është një e drejtë ligjore që u jepet atyre kundrejt një të mire që i sjellin këtij vendi.

The post Spiropali “shfryhet” te Gazment Bardhi: Shumë gaz ke pasur brenda këtë kohë o Gaz appeared first on Albeu.com.

Investimet strategjike, Alibeaj: Skandal i madh, Rama i largohet si djalli nga temjani
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka folur pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëeve edhe për Investimet Strategjike që u diskutuan me dyer të mbyllura.

Alibeaj thotë se deputetët demokratë kanë ridepozituar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike, por sipas tij mazhoranca e ka rrëzuar këtë kërkesë.

“Ngritjen e komisionit hetimor, që është nga instrumentet më të rëndësishëm të opozitës. Ne ridepozituam kërkesën, tashmë jo me 35, por me 37 firma. Në mënyrën më antikushtetuese, antiligjore, nga ana e anëtarëve të mazhorancës në konferencë rrëzohet kjo kërkesë. Rregulli, Kushtetuta, e do që instanca e fundit që shprehet për ngritjen e një komisioni hetimor është seanca, por as këtë nuk e lejuan. Kjo çështje demaskoi qëndrimin e mazhorancës. Investimet strategjike, familjare strategjike në kurriz të pasurive publike, duket se është një skandal i madh, ndaj i largohen si djalli nga temjani”, tha Alibeaj./albeu.com

The post Investimet strategjike, Alibeaj: Skandal i madh, Rama i largohet si djalli nga temjani appeared first on Albeu.com.