Investime Archives - Albeu.com

Trepça rrezikon shpërbërjen, përplasja mes pronarëve: Dorëzo 50% të aksioneve, përndryshe ndalen investimet
<html><head></head><body>

Pavarësisht përforcimeve të realizuara gjatë merkatos së verës, KF Trepça po kalon një krizë të rëndë që mund ta çojë deri në shkrirje. “Newsport.al” ka zbuluar prapaskenat e situatës që ka shkaktuar trazira të mëdha te klubi i Ligës së Parë të Kosovës.

Pronësia e klubit nga Mitrovica ndahet në mënyrë të barabartë mes dy aksionerëve, të cilët zotërojnë nga 50% secili. Megjithatë, vetëm njëri prej tyre ka financuar gjatë merkatos transferimet e futbollistëve, pagat dhe detyrimet e tjera ekonomike të premtuara. Ortaku tjetër, ndonëse kontrollon gjysmën e aksioneve, nuk ka kontribuar me asnjë “kacidhe”.

Për këtë arsye, financuesi kryesor i ka kërkuar partnerit që t’i kalojë edhe 50% të aksioneve të tij, në mënyrë që të bëhet pronari i vetëm legjitim i Trepçës. Kërkesa është refuzuar dhe ky qëndrim e ka futur klubin në gjendjen e vështirë ku ndodhet aktualisht.

Aksioneri që deri tani ka mbuluar shpenzimet nuk pranon të vazhdojë investimet pa marrë edhe pjesën prej 50% që i përket ortakut. Sipas informacioneve të “Newsport.al”, nesër është parashikuar të mbahet një mbledhje brenda klubit.

Të dy presidentët do të dalin përpara lojtarëve. Pronari që nuk ka investuar ua ka bërë të qartë paraprakisht futbollistëve se ata që duan mund të vazhdojnë të qëndrojnë, ndërsa të tjerët janë të lirë të largohen. “Newsport.al” mëson se skuadra ka besim vetëm tek aksioneri që ka financuar klubin, çka e komplikon edhe më shumë situatën dhe shton mundësinë që një numër i konsiderueshëm lojtarësh të largohen.

Gjatë merkatos, KF Trepça afroi edhe disa emra të njohur në Shqipëri, mes tyre ish-lojtarin e Tiranës, Okseold Sefa, ish-mbrojtësin e Laçit, Rudolf Turkaj, si dhe ish-portierin e Vllaznisë, Jurgen Mehidri. Tashmë, secili prej tyre ka të drejtën dhe mundësinë të largohet.

</body></html>

The post Trepça rrezikon shpërbërjen, përplasja mes pronarëve: Dorëzo 50% të aksioneve, përndryshe ndalen investimet appeared first on Albeu.com.

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ngre alarmin: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të investimeve të ulëta në shëndetësi
Shpenzimet e ulëta publike për shëndetësinë në Shqipëri nuk ndikojnë vetëm te cilësia e shërbimit, por edhe te jetëgjatësia e qytetarëve dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Ky është përfundimi i një raporti të përgatitur nga ekspertë ndërkombëtarë për llogari të Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili paralajmëron se nënfinancimi i sektorit po sjell pasoja të rënda si në shëndetin e popullsisë, ashtu edhe në ekonomi.

Sipas raportit, mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të nivelit të ulët të investimeve publike në sistemin shëndetësor.

Përveç kostos njerëzore, dokumenti vlerëson se barra e sëmundjeve ul produktivitetin e forcës së punës, frenon inovacionin dhe shkakton humbje të konsiderueshme ekonomike.

Në vitin e kaluar, shpenzimet publike për shëndetësinë në Shqipëri ishin mesatarisht 330 euro për banor, një nivel rreth pesë herë më i ulët se në vendet e ngjashme të rajonit dhe dhjetë herë më i ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian.

Ekspertët argumentojnë se rritja e fondeve publike për rimbursimin e barnave, zgjerimin e aksesit në terapi bashkëkohore dhe forcimin e programeve të depistimit dhe diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve do të sillte përfitime të konsiderueshme.

Sipas tyre, nëse Shqipëria do t’i afrohej niveleve të financimit të vendeve të rajonit, ekonomia mund të gjeneronte mbi 560 milionë euro prodhim shtesë çdo vit.

Raporti rekomandon që qeveria të ndërmarrë një plan gradual për ta çuar financimin publik të shëndetësisë në 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030, nga 2.9% që është aktualisht.

Për realizimin e këtij objektivi do të nevojiteshin 457 milionë euro financime shtesë.

Nga kjo shumë, 287 milionë euro do të përdoreshin për zgjerimin e rimbursimit të ilaçeve, terapive moderne dhe programeve parandaluese, ndërsa pjesa tjetër do të investohej në kujdesin shëndetësor parësor, mbështetjen për personelin mjekësor, mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe investimet në dixhitalizim.

Autorët e raportit theksojnë se kjo nuk duhet parë si një barrë për buxhetin, por si një investim me kthim të lartë ekonomik, pasi përmirësimi i shëndetit të popullsisë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e produktivitetit dhe zhvillimin ekonomik.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se vendet që shpenzojnë më pak se 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shëndetësinë janë ato që përfitojnë më shumë nga rritja e investimeve në këtë sektor.

Megjithatë, raporti evidenton se parashikimet e Programit Buxhetor Afatmesëm tregojnë një ulje të mëtejshme të peshës së shpenzimeve publike për shëndetësinë në raport me ekonominë.

Sipas autorëve, kjo qasje rrezikon të thellojë kostot sociale dhe ekonomike, në një kohë kur kërkohet rritje e investimeve në shëndetësi.

The post Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ngre alarmin: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të investimeve të ulëta në shëndetësi appeared first on Albeu.com.

Ramiz Kelmendi cites the example of investment in North Macedonia and calls for greater support for foreign capital in Albania
Ramiz Kelmendi has recounted a personal experience from the ELKOS Group’s investment in North Macedonia, presenting it as an argument for the need to build as favorable an environment as possible for foreign investors.

In a Facebook post, he explains that everything began after an invitation from the ambassador of North Macedonia, while the first two cities chosen for investment were Shtip and Gostivar.

According to Kelmendi, the local authorities created facilitating conditions by reducing the burden of construction taxes, intervened to improve the infrastructure around the facility, and made it possible for the supermarket to be completed in record time.

He also recalls that during the inauguration ceremony, the mayor had described this investment as added value for the city and the state, emphasizing that the facility had not only given a more attractive look to the architecture of the area, but would also serve citizens for many years.

Kelmendi stresses that this investment continues to generate revenue, adding that the ELKOS Group later expanded its presence even further across the territory of North Macedonia.

In his response, the businessman argues that foreign investments bring considerable economic benefits. In this context, he mentions that countries such as the United States of America, the United Arab Emirates, Israel and Qatar invest in different states without interfering in their legal systems.

Speaking about Albania, he says that major investments could turn the country into a competitive tourist destination, guarantee a secure market for farmers and local producers, increase jobs, and encourage economic development.

Along the same lines, Kelmendi highlights as important benefits the operationalization of Vlora Airport, as well as the development of the transport and tourism sectors.

According to him, rejecting major investments risks harming the investment climate, driving away foreign capital, and weakening confidence in the state’s ability to guarantee stability and security for businesses.

Finally, he underlines that foreign investors influence the growth of competition, wages and labor standards. He also adds that citizens have the right to express their position, but the consequences of the decisions taken will also be felt by the generations to come.

The post Ramiz Kelmendi cites the example of investment in North Macedonia and calls for greater support for foreign capital in Albania appeared first on Albeu.com.

Ramiz Kelmendi sjell shembullin e investimit në Maqedoninë e Veriut dhe kërkon më shumë mbështetje për kapitalin e huaj në Shqipëri
Ramiz Kelmendi ka rrëfyer një përvojë personale nga investimi i Grupit ELKOS në Maqedoninë e Veriut, duke e paraqitur atë si një argument për nevojën e ndërtimit të një ambienti sa më të favorshëm për investitorët e huaj.

Në një postim në Facebook, ai shpjegon se gjithçka nisi pas një ftese të ambasadorit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy qytetet e para ku u vendos të investohej ishin Shtipi dhe Gostivari.

Sipas Kelmendit, pushteti vendor krijoi kushte lehtësuese përmes uljes së barrës së taksave të ndërtimit, ndërhyri në përmirësimin e infrastrukturës përreth objektit dhe bëri të mundur që supermarketi të përfundonte në një kohë rekord.

Ai rikujton gjithashtu se në ceremoninë e inaugurimit, kryetari i komunës e kishte cilësuar këtë investim si një vlerë të shtuar për qytetin dhe për shtetin, duke nënvizuar se objekti jo vetëm i kishte dhënë një pamje më të bukur arkitekturës së zonës, por do t’u shërbente qytetarëve për shumë vite.

Kelmendi thekson se ky investim vijon të prodhojë të ardhura, ndërsa shton se Grupi ELKOS më pas e ka zgjeruar praninë e tij edhe më tej në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Në reagimin e tij, biznesmeni argumenton se investimet e huaja sjellin përfitime të konsiderueshme ekonomike. Në këtë kuadër, ai përmend se vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli dhe Katari investojnë në shtete të ndryshme, pa ndërhyrë në sistemin juridik të tyre.

Duke folur për Shqipërinë, ai shprehet se investimet e mëdha do të mund ta kthenin vendin në një destinacion turistik konkurrues, do të garantonin një treg të sigurt për fermerët dhe prodhuesit vendas, do të shtonin vendet e punës dhe do të nxisnin zhvillimin ekonomik.

Në të njëjtën linjë, Kelmendi veçon si përfitime të rëndësishme edhe funksionalizimin e Aeroportit të Vlorës, si dhe zhvillimin e sektorëve të transportit dhe turizmit.

Sipas tij, mospranimi i investimeve të mëdha rrezikon të dëmtojë klimën e investimeve, të largojë kapitalin e huaj dhe të dobësojë besimin te aftësia e shtetit për të garantuar stabilitet dhe siguri për bizneset.

Në fund, ai nënvizon se investitorët e huaj ndikojnë në rritjen e konkurrencës, të pagave dhe të standardeve të punës. Po ashtu, shton se qytetarët kanë të drejtë të shprehin qëndrimin e tyre, por pasojat e vendimeve të marra do të ndihen edhe nga brezat që do të vijnë.

The post Ramiz Kelmendi sjell shembullin e investimit në Maqedoninë e Veriut dhe kërkon më shumë mbështetje për kapitalin e huaj në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Investime të korruptuara dhe të keqmenaxhuara, modeli aktual po godet klasën e mesme
Përmes një video në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar  mbi zhvillimet e fundit ekonomike në vend, duke ngritur shqetësimin se modeli aktual po penalizon punën dhe po thellon pabarazitë.

Sipas Tabakut, ekonomia shqiptare është kthyer në një “gjueti shtrigash” ndaj atyre që punojnë, ndërsa të dhënat e fundit buxhetore tregojnë një zhvendosje të rrezikshme të barrës fiskale.

Ajo thekson se të ardhurat nga tatimi mbi punën përbëjnë tashmë rreth 20% të totalit të të ardhurave në buxhet, duke u kthyer në burimin kryesor të financimit publik.

Në të njëjtën kohë, deputetja vëren se të ardhurat nga konsumi janë në rënie, një sinjal që sipas saj tregon qartë se qytetarët po shpenzojnë më pak, për shkak të rritjes së çmimeve dhe uljes së fuqisë blerëse.

Tabaku kritikon modelin ekonomik aktual si joproduktiv dhe të orientuar drejt investimeve që, sipas saj, janë të keqmenaxhuara dhe të korruptuara, pa krijuar vlerë të shtuar për ekonominë.

“Kemi një model që nuk prodhon, që nuk nxit sektorët me produktivitet të lartë dhe që ka shteruar burimet e tij”, thekson ajo.

Më tej, ligjvënësja demorkate nënvizon se ekonomia është kthyer në një sistem që favorizon një pakicë të privilegjuar, ndërsa shumica e qytetarëve përballen me taksa më të larta mbi punën dhe me mungesë mundësish.

Sipas saj, kjo situatë po dëmton drejtpërdrejt klasën e mesme dhe po nxit largimin e qytetarëve nga vendi.

Në përfundim, Tabaku bën thirrje për ndryshim të modelit ekonomik, duke e cilësuar situatën si një emergjencë jo vetëm ekonomike, por edhe demografike për Shqipërinë.

The post Jorida Tabaku: Investime të korruptuara dhe të keqmenaxhuara, modeli aktual po godet klasën e mesme appeared first on Albeu.com.

Mashtronin shtetas të huaj duke u premtuar investime në ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtatë persona, të cilët akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mashtruar shtetas të huaj, kryesisht italianë, duke u premtuar investime fitimprurëse në bursën “Forex”.

Të pandehurit janë shtetasit me iniciale B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R. dhe L.Sh.

Nga hetimet rezultoi se të pandehurit zhvillonin veprimtarinë mashtruese në ambientet e shoqërisë “OZAR” sh.p.k., përmes një skeme të mirëorganizuar në formën e një call center-i.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit kontaktonin shtetas të huaj dhe i bindnin të investonin shuma të ndryshme parash, duke i premtuar përfitime të larta financiare.

Ndër viktimat rezultojnë edhe shtetasit italianë me iniciale L.C. dhe S.S., të cilët kanë kryer transferta bankare me vlera të konsiderueshme.

Si funksiononte skema?

Nga këqyrja e telefonave të sekuestruar dhe aplikacionit “WhatsApp”, janë zbuluar komunikime të të pandehurve me shtetas italianë, të cilëve u kërkoheshin shuma parash për investime në Forex.

Në një rast konkret, shtetasi me iniciale L.C. ka kryer një transfertë prej 8,700 euro, pas nënshkrimit të një kontrate që parashikonte investim në vlerën 100,000 euro. Më pas, atij i është kërkuar edhe një pagesë shtesë prej 3,500 euro, si formë penaliteti për vonesë të transfertës së parë.

“Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘WhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer trasfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29.11.2023, ai ka kryer tranfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje. Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13.12.2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se transferta e parë ka shkuar me vonesë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria thekson se aktiviteti mashtrues është kryer me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror, ndërsa të pandehurit kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën e paligjshme të veprimtarisë së tyre.

Roli i të pandehurve në skemën e mashtrimit

Sipas Prokurorisë, të pandehurit ishin të ndarë në role. Shtetasi me iniciale Gj.R., i punësuar në “Ozar” shpk ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve.

Ndërsa shtetasi L.Sh, ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj.

Në këtë skemë, shtetasi E.A., figuron si administrator ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k. dhe përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme.

Shtetasi A.Ll ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari.

Ndërsa shtetasit B.B., dhe K.D. kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente dhe J.J. personi kryesor i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve.

Njoftimi i Prokurorisë Tiranë:

Mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’ për të përfituar, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë persona, shtetasit B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R., dhe L.Sh., për veprën penale ‘Mashtrimi’ parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.8500 të vitit 2023, të nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, mbi subjektet e licensuara dhe të palicensuara në lidhje me veprimtarinë ‘Forex’, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i. Brenda kësaj veprimtarie, të pandehurit në fjalë, kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve të huaj, mes tyre shtetasit italianë L.C. dhe S.S., duke kontribuar në funksionimin normal të mekanizmit të mashtrimit dhe në sigurimin e vijimit të tij.

Nga ky procedim janë veçuar aktet dhe vijojnë hetimet në një procedim të ri me numër 8500/1 për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 K.Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, parashikuar nga neni 287 i K.Penal ndaj viktimave të tjera në bashkëpunim me autoritetet e huaja .

Nga këqyrja e aplikacionit “WhatsApp” të telefonave të sekuestruar, u konstatuan biseda me persona të ndryshëm, shtetas të regjistruar me emra italianë, të cilët kanë dërguar foto të kartave të identitetit, të kërkuara nga përdoruesi i telefonit. Nga bisedat rezultoi se këtyre shtetasve u kërkoheshin shuma të ndryshe monetare për t’i investuar në bursën Forex, me qëllim përfitimin e vlerave më të mëdhaja në këmbim.

Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘WhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer trasfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29.11.2023, ai ka kryer tranfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje. Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13.12.2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se transferta e parë ka shkuar me vonesë.

Në rastin konkret të aktivitetit mashtrues të zhvilluar në ambientet e call center-it, rezulton se të pandehurit kanë vepruar me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror. Ata kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën mashtruese të veprimtarisë, që konsistonte në kontaktimin e klientëve të huaj për investime të rreme në Forex dhe kanë ndjekur në mënyrë të përsëritur të njëjtin mekanizëm për të përfituar shuma parash pa qëllim kthimi.

Shtetasi Gj.R i punësuar në “Ozar” shpk ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve. Ndërsa shtetasi L.Sh, ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj. Në këtë skemë, shtetasi E.A., figuron si administrator ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k. dhe përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme. Shtetasi A.Ll ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari. Ndërsa shtetasit B.B., dhe K.D. kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente dhe J.J. personi kryesor i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve.

Nga sa më sipër, rezulton e provuar se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe më shumë se një herë, kanë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

The post Mashtronin shtetas të huaj duke u premtuar investime në ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona appeared first on Albeu.com.

Dhëndri i Trump investime në Shqipëri/ Rama: Ata që flasin për rrezik të shkatërrimit, delirojnë…
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbledhur në Gjirin e Lalëzit në Durrës Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas lajmit se dhëndri i ish-Presidentit Donald Trump, pritet të investojë në dy zona turistike të Shqipërisë, në ishullin e Sazanit dhe në Manastirin e Zvërnecit.

Sipas kryeministrit Edi Rama, ata që flasin për shkatërrim të zonave të mbrojtura, thjesht delirojnë, pasi siç u shpreh ai “Sazani nuk ka qenë kurrë zonë e mbrojtur, përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës”.

“Dhëndri i ish-presidentit Trump, shpalli iniciativën për të investuar në Shqipëri. Po ata që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë, si shembuj të paarritshëm për investime direkte sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit, në kthim të një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe.

Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveç ushtareve të Enver Hoxhës”, tha Rama.

The post Dhëndri i Trump investime në Shqipëri/ Rama: Ata që flasin për rrezik të shkatërrimit, delirojnë… appeared first on Albeu.com.

Dhëndri i Donald Trump kërkon Sazanin, Ivanka e pa nga helikopteri verën e kaluar
Korrikun e vitit 2021, Ivanka Trump ndaloi për një vizitë 6 ditore në jugun e Shqipërisë, një vizitë private e cila u njoftua vetëm më vonë, gjatë të cilës sikurse u tha, së bashku me të shoqin Jared Kushner kishin përshkuar me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare, vizituan në Përmet kishën e Leusës, ndërsa ndaluan edhe në Butrint.

Vitin e kaluar, u rikthye sërish e pjesë të ndalesës së saj bëri edhe një admirim nga helikopteri të brigjeve shqiptare.

Riviera e bukur e vendit tonë duket i ka mbetur në mendje vajzës së Donald Trumpit që kërkon të marrë sërish frerët e Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të këtij viti në SHBA. Por duket, interesi që vendi ynë ngjalli, shkonte përtej një admire të thjeshtë momenti, cka e dëshmon qartë artikulli i një dite më parë i Bloomberg, i cili tregoi se kompania e Kushnerit, Affinity Partners, synon tani të realizojë dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri, së bashku me një tjetër në Beograd, vlera e përbashkët e të cilëve mund të kalojë 1 miliard dollarët.

Qëllimi i kompanisë së investimeve të dhëndrit të ish-presidentit amerikan është ta transformojë ishullin e Sazanit, i përdorur deri më vetëm si një baze ushtarake, në një eko-resort luksoz të markës Aman. Vetë sipërmarrësi amerikan pohoi për se “Sazani është një nga vijat bregdetare më të pacënuara dhe unike që kam parë parë kudo në botë”.

Interesi i Affinity është shtrirë gjithashtu deri në zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikuar ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila. Kushner ka shërbyer si këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e pasi e la punën në administratë, ai krijoi kompaninë Affinity Partners, e cila, sipas Bloomberg-ut, zotëron asete prej 3.1 miliardë dollarësh. Kompania ka edhe mbështetjen e investitorëve nga vendet e Lindjes së Mesme, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite.

Lidhur me projektet e tij në Shqipëri, Ministria shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit i tha Zërit të Amerikës se kompania e Kushner ka paraqitur një aplikim pranë Agjencisë së Zhvillimit të investimeve “për një projekt turistik në ishullin e Sazanit, si shumë aplikime që bëhen nga investitorë të huaj, dhe lajmi i mirë është që tanimë turizmi ka hyrë në sektorët e interesit të investitorëve të huaj, jo vetëm të shqiptarëve.

Por sipas ligjit, projekti duhet të kalojë në disa shkallë shqyrtimesh, para se të merren vendime, megjithatë, deri sot, një projekt i tillë nuk ka ardhur ende në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit”.

The post Dhëndri i Donald Trump kërkon Sazanin, Ivanka e pa nga helikopteri verën e kaluar appeared first on Albeu.com.

Bloomberg: Dhëndri i Trump plan për të zhvilluar resorte turstike në ishullin e Sazanit, Zvërnec e Beograd! Investimi 1 miliardë dollarë (FOTO)
Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump,Jared Kushner deklaron se ka plan të zhvillojë resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri dhe në Beograd. Në shkrim thuhet se investimi mund të kalojnë 1 miliard dollarë dhe shoqërohet dhe me disa foto të projektit të vilave në ishullin e Sazanit dhe në Beograd.

Në shkrimin  që mban datën 15  mars 2024″  me titull ‘Jared Kushner’s Saudi-Backed Firm Eyes Billion-Dollar Balkan Deals Kushner thotë se në Zvërnec kompania e tij Affinity Partners do të ndërtojë dhjetëmijë njësi akomodimi turistike ndërsa në Sazan do të ndërtohen njësi akomodimi luksoze eko-resort të markës Aman. Shkrimi shoqërohet dhe me foto të projekti si parashikohet të ndërtohet. Kompania e investimeve Affinity Partners mbështetet nga fonde nga vendet arabe.

Shkrimi i plote i Bloomberg:

Kompania Affinity Partners, e Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump është në bisedime të avancuara për investime në zhvillimin e pronave në Ballkan që mund të kalojnë 1 miliard dollarë.

Firma me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit, që më parë ishte shtëpia e një baze ushtarake, në një njësi akomodimi luksoze eko-resort të markës Aman, tha Kushner në një intervistë me Bloomberg News.

Kompania po kërkon gjithashtu të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecit të Shqipërisë, një rajon bregdetar me më shumë se tre milje plazhe me rërë të bardhë. Firma planifikon të shtojë disa resorte kryesore në zonë, me afro 10,000 njësi vilash dhe dhoma hoteli.

“Ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacenuara dhe unike që kam parë kudo në botë,” tha Kushner

Duke hulumtuar me miqtë e tij Ric Grenell, i cili shërbeu si ambasador i SHBA në Gjermani gjatë administratës Trump, dhe Asher Abehsera, Kushner u tërhoq nga një nga zonat turistike me rritje më të shpejtë në botë. Qyteti turistik i Ksamilit renditet ndër destinacionet kryesore globale të Airbnb.

Një projekt i tretë do të transformonte tre blloqe të braktisura në zemër të kryeqytetit serb Beograd në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1,500 rezidenca. Zona historike ka qenë e zbrazët që nga bombardimi i NATO-s në prill 1999 ndaj ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes të ish-Qeverisë së Jugosllavisë.

Kushner është dhëndri i ish-presidentit Donald Trump dhe ka shërbyer si këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Pasi la punën në qeveri, ai krijoi Affinity, i cili tani ka asete me vlerë 3.1 miliardë dollarësh.

Firma u mbështet nga investitorë nga Lindja e Mesme, duke përfshirë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Ai po shikon gjithashtu mundësi për të investuar në energjinë e rinovueshme, qendrat e të dhënave dhe inteligjencën artificiale.

Kushner luajti një rol kryesor në Marrëveshjet e Abrahamit që normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa kombeve arabe në vitin 2020. Ai ka treguar se nuk do t’i bashkohet administratës së Trump nëse kandidati i supozuar republikan fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor.

The post Bloomberg: Dhëndri i Trump plan për të zhvilluar resorte turstike në ishullin e Sazanit, Zvërnec e Beograd! Investimi 1 miliardë dollarë (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Kina shpalos planin ambicioz për zhvillimin e Azisë Qendrore
Presidenti kinez Xi Jinping paraqiti të premten një plan ambicioz për zhvillimin e Azisë Qendrore. Ky plan përfshin ndërtimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e tregtisë, duke shënuar daljen e Kinës si një lider i ri në një rajon që historikisht ka rënë brenda sferës së ndikimit të Rusisë.

Duke iu drejtuar Samitit Kinë-Azi Qendrore i organizuar në Kinën veriperëndimore, presidenti Xi shprehu gatishmërinë e Kinës për të lidhur strategjitë e zhvillimit me Kazakistanin, Kirgizinë, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin.

Ai theksoi promovimin e modernizimit për të gjitha këto vende.

“Ky samit i ka dhënë një shtysë të re zhvillimit dhe rivitalizimit të gjashtë qarqeve dhe ka instaluar energji të fortë pozitive në paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha Xi në një konferencë shtypi me homologët e tij të Azisë Qendrore.

“Ne do të punojmë së bashku për të kultivuar një model të ri bashkëpunimi që është reciprokisht i dobishëm”, tha ai.

Duke u përfshirë në mënyrë aktive, Kina e ka pozicionuar veten si një kryesuese në garën për ndikim politik dhe akses në burimet e energjisë në rajonin e Azisë Qendrore. Për Kinën, një gjë e tillë është bërë më e lehtë për shkak se Rusia është e preokupuar me luftën në Ukrainë, si dhe për shkak të pranisë së reduktuar të SHBA-së në rajon, si rezultat i tërheqjes së forcave nga Afganistani.

Pesë republikat ish-sovjetike në Azinë Qendrore i ofrojnë Kinës rrugë alternative transporti për karburant, ushqim dhe mallra të tjera në rast të ndërprerjeve në rajone të tjera.

Angazhimet e mbështetjes dhe bashkëpunimit të bëra gjatë samitit dy-ditor shërbejnë si një kontrast i fortë me portretizimin “negativ” të Kinës gjatë samitit të fundit të liderëve të Grupit të Shtatë (G7) në Japoni.

Mbështetja e Kinës për Azinë Qendrore duket se është gjithashtu një kundërpeshë ndaj akuzave të SHBA-së për diplomacinë e saj shtrënguese.

Xi tha se Kina dhe vendet e Azisë Qendrore duhet të thellojnë besimin dhe të ofrojnë “mbështetje të qartë dhe të fortë” për interesat thelbësore si sovraniteti, pavarësia, dinjiteti kombëtar dhe zhvillimit afatgjatë.

Ai nuk përmendi Ukrainën, e cila ashtu si vendet e Azisë Qendrore, ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

“Kina është e gatshme të ndihmojë vendet e Azisë Qendrore të përmirësojnë zbatimin e ligjit, sigurinë dhe ndërtimin e aftësive të tyre mbrojtëse”, tha ai.

Tregti dhe investime

Xi deklaroi se Kina planifikon të përmirësojë marrëveshjet dypalëshe të investimeve dhe të rrisë vëllimin e eksporteve të mallrave me rajonin.

Ai tha se do të inkurajojë bizneset e financuara nga Kina në Azinë Qendrore për të krijuar më shumë vende pune, për të ndërtuar fabirka dhe për të nisur një linjë të veçantë të trenave që synon promovimin e turizmit.

“Për të forcuar bashkëpunimin tonë dhe zhvillimin e Azisë Qendrore, Kina do t’u sigurojë vendeve të Azisë Qendrore një total prej 26 miliardë juanë (3.5 miliardë euro) mbështetje financiare dhe grante”, tha Xi.

Xi theksoi nevojën për të përshpejtuar ndërtimin e Linjës D të tubacionit të gazit natyror Kinë-Azi Qendrore.

Ai bëri thirrje gjithashtu për rritjen e tregtisë së naftës dhe gazit midis Kinës dhe Azisë Qendrore, zhvillimin e bashkëpunimit energjetik në industri të ndryshme dhe nxitjen e bashkëpunimit në burimet e reja të energjisë dhe përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.

Kina mbështet gjithashtu ndërtimin e një korridori transporti ndërkombëtar ndër Detin Kaspik dhe synon të forcojë zhvillimin e qendrave të transportit për shërbimet e trenave të mallrave Kinë-Evropë, tha Xi.

The post Kina shpalos planin ambicioz për zhvillimin e Azisë Qendrore appeared first on Albeu.com.