investigimi Archives - Albeu.com

Investigimi në SHBA: Mikrofonat e celularëve na përgjojnë
“404 Media” e cila është një media investigative që ka në fokus teknologjinë dhe përdorimin e saj, ka tronditur botën me zbulimin më të fundit.

Një firmë marketingu e quajtur “Cox Media Group”, kliente e së cilës është dhe kompania e rrjeteve sociale “Meta”, dëgjon bisedat private të milionave qytetarëve, duke përdorur mikrofonat e smartfonëve të tyre.

Sipas investigimit, kjo firmë marketingu, zotëron një softuer të quajtur “Dëgjimi Aktiv”, e cila përmes mikrofonit të një smartfoni mbledh bisedat e qytetarëve dhe i përpunon nëpërmjet Inteligjencës Artficiale, me qëllim për t’u shfaqur përdoruesve në platforma të ndryshme, reklama që lidhen me kërkesat dhe dëshirat e tyre të shprehura gojarisht.

Po ashtu, kjo firmë marketingu arrin të shohë në kohë reale dhe kërkimet më të fundit të qytetarëve në telefonat e tyre.

Që nga publikimi i këtyre të dhënave të frikshme, Google ka hequr këtë firmë marketingu nga ‘Programi i Partnerëve’, ndërsa Meta pretendon se Cox Media Group është në shqyrtim. Nga ana tjetër, Amazon mohoi se CMG ishte partneri i saj.

The post Investigimi në SHBA: Mikrofonat e celularëve na përgjojnë appeared first on Albeu.com.

Qëndrimi i Ramës për dokumentarin e RAI3/ Gazment Bardhi: Investigimi ka të bëjë vetëm me ty, jo me Shqipërinë
ka reaguar Pas qëndrimit që mbajti kryeministri Edi Rama, për investigimin e RAI3, ku kreu i qeverisë tha se akuzat janë një çorbë shqiptare, ka reaguar edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në reagimin e tij, Bardhi deklaroi se investigimi i mediave ndërkombëtare, ka të bëjë vetëm me Ramën dhe aspak me Shqipërinë.

Reagimi i Bardhit:

“Vetëm një mafioz mund të marrë guximin që të mbrojë krimin e organizuar dhe të sulmojë median! Sjelljen e ka të parashikueshme si gjithmonë në situata të njëjta: I ikim të vërtetës me fjalë boshe, me slogane patriotizmi të rreme, duke u fshehur pas shqiptarëve dhe Shqipërisë, me “atdhedashuri” që bashkëndanë ngushtësisht me eksponentët me të rrezikshëm të krimit të organizuar, që ky dhe qeverisja e tij ia bënë Shqipërinë parajsën personale të tyre.

Investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me ty dhe mafiozët e tu, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare. Secili prej këtyre i është mirënjohës dhe falenderues gazetarisë investigative të RAI3″.

The post Qëndrimi i Ramës për dokumentarin e RAI3/ Gazment Bardhi: Investigimi ka të bëjë vetëm me ty, jo me Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

“The Telegraph”: Kontrabandistët shqiptarë i shesin 12 mijë paund pasaportat false në rrjetet sociale
Mediat britanike i kanë kushtuar sërish artikuj kontrabandistëve shqiptarë, dhe mënyrës se si ata i sjellin emigrantët e paligjshëm në ishull.

“The Telegraph”, ka bërë një tjetër investigim, ku tregon se si kontrabandistët shqiptarë po shesin pasaporta me vlerë deri në 12 mijë paund për emigrantin e paligjshëm ose kriminelin që dëshiron të udhëtojë nëpër Evropë dhe të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata pretendojnë se mund të anashkalojnë kontrollin biometrike duke përdorur pasaporta të vjetra që mund të kontrollohen vetëm manualisht.

Pasaportat e vendeve si Greqia, Rumania dhe Republika Çeke mendohet se janë vjedhur për t’i ngjasuar personit që banda kërkon të kontrabandojë .

“Bandat shqiptare reklamojnë shërbimet e tyre nëpërmjet një faqeje private në Instagram me etiketën “Passage to the UK” që ka 1600 ndjekës”, shkruan media britanike.

“12,500 paund për të hyrë në MB! Kjo reklamohet përmes story në Instagram, të cilat fshihen pas 24 orësh, në vend të një faqeje publike për të shmangur zbulimin dhe platformën që vepron për të mbyllur llogarinë. Instagram tha se kishte hequr llogarinë pasi u kontaktua nga The Telegraph.

Një gazetare e fshehtë që dërgoi një mesazh direkt tek operatorët e llogarisë iu tha se do të kushtonte 12,500 £ për person që ajo dhe i dashuri i saj të shkonin në MB.

“Shpenzimet e pasaportave dhe biletave të udhëtimit do të mbulohen nga ne. Do të paguani kur të mbërrini”, ishte përgjigja e tyre.

Komunikimet nëpërmjet Instagram

“Italia në Londër me avionë. Udhëtimi i sigurt 100 për qind me njerëzit tanë në aeroporte. Pagesa vetëm kur të mbërrini në Londër. Kontaktoni. Vetëm njerëz seriozë.”

“Shërbimet për njerëzit që kanë probleme në Mbretërinë e Bashkuar (kërkohen nga policia). Nga Italia në Irlandë. Nga Irlanda në Londër.”

“Arritja në MB 100 për qind e sigurt në avion dhe për ata që janë dëbuar nga vendet e BE-së”. Një tjetër ofronte ID dhe patentë, si dhe pasaporta.

The post “The Telegraph”: Kontrabandistët shqiptarë i shesin 12 mijë paund pasaportat false në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

Qindra miliona euro për Rrugën e Kombit, por koncensionari “çalon” te investimet: Shteti shqiptar nuk kursehet në pagesa
Të dhënat e vëna në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës konfirmojnë se, nga 12 komponentë, që përmbante kontrata koncesionare për këtë rrugë, 6 prej tyre nuk janë përmbushur ende. Megjithatë, MIE e nxjerr me tejkalim plani ecurinë e investimeve, ndërsa thotë se, koncesionari po sakrifikon nga të ardhurat e veta, edhe sa i përket kursit të disfavorshëm të këmbimit euro/lekë, që aplikohet në këtë rrugë.

Shkruan: Emirjon Senja

Albani e ndjeu veten dy herë me fat atë paradite të diele shkurti, teksa po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Vushtrrisë në Kosovë përmes Rrugës së Kombit. Vetëm pak kilometra para se të futej në tunelin e Thirrës, ai nuk mundi të shmangte një masiv gurësh, që kishin rënë kohë më parë nga shpati i malit, duke pushtuar tërësisht aksin e rrugës në drejtimin Milot-Morinë.

Njëri prej tyre i çau gomën e djathtë, të përparme dhe i deformoi diskun, duke bërë që makina të rrezikonte humbjen e kontrollit. Një manovër e shpejtë e shoferit bëri që të shmangej aksidenti.

Albani, i riu nga Vushtrria e Kosovës, pasi ka ndërruar gomën e dëmtuar nga gurët në rrugë në aksin Rrëshen-Kalimash

Të riun nga Kosova, i cili e viziton shpesh Shqipërinë për arsye pune, e kishte “tradhtuar” edhe goma rezervë. Investigative Network Albania e takoi në anë të rrugës, teksa përpiqej të gjente një zgjidhje, derisa të shkonte në gomisterinë më të afërt.

Pasi i dhamë gomën tonë, rezervë deri në Kukës, ai rrëfeu edhe rrethanat se si ishte gjendur në atë situatë.

Goma e dëmtuar e makinës tip “Volkswagen Passat” nga gurët në aksin Rrëshen-Kalimash Foto: INA MEDIA

“Siç e shihni, pak metra më tej rruga është e mbushur me gurë, që kanë rënë nga sipër. Nuk i shmanga dot. Di të them se kjo nuk do të më kishte ndodhur kurrë në pjesën e rrugës nga ana e Kosovës, madje andej edhe nuk kemi tra”, – rrëfen i shqetësuar i riu.

“Nuk e di, nëse ia vlen me ua dhënë tani atyre atje (te trau) këtë”, – thotë ai, teksa nxjerr nga xhepi një kartëmonedhë 5 euro.

Albani megjithatë e konsideron veten me fat që përfundoi me kaq. Një duzinë drejtuesish automjetesh janë përfshirë në incidente të ndryshme, për shkak të lënies pas dore të mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.

Rënia e gurëve nga shpatet e maleve, pasi ende nuk janë mbuluar tërësisht me rrjeta mbrojtëse, mungesa e barrierave mbrojtëse në zona të rrezikshme apo mungesa e sinjalistikës nëpër ura e kanë kthyer këtë rrugë, që ka kushtuar miliona euro, në burim aksidentesh.

Shteti nuk “kursehet”, por rruga lë për të dëshiruar

Referuar kontratës me shtetin shqiptar, koncesionari “Albanian Highway Concession” ka marrë përsipër, jo vetëm mirëmbajtjen e aksit Milot-Morinë, por edhe ndërtimin e pjesës së mbetur, përfshirë edhe urat. Pas kësaj Rruga e Kombit do të jetë një superstradë me dy karrexhata, me nga dy korsi vajtje-ardhje, krahas atyre të emergjencës.

Por, të dhënat dhe faktet e grumbulluara nga Investigative Network Albania faktojnë se koncesionari i ka marrë lekët, por nuk i ka kryer punimet sipas detyrimeve kontraktuale. Më konkretisht, të dhënat e vëna në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës konfirmojnë se, nga 12 komponentë që përmbante kontrata, 6 prej tyre nuk ishin përmbushur ende deri në gjysmën e parë të vitit 2022.

Rehabilitimi i urës ekzistuese mbi lumin Drin është realizuar në masën 39.5%, zbatimi i masave mjedisore është zbatuar në masën 54%; masat korrigjuese në ura janë përmbushur në masën 64.5%.

Me tejkalim 385% ka rezultuar edhe ndërtimi i sheshit të traut; po ashtu tejkalim me gati tri herë më shumë ka shënuar edhe zëri “traffic furniture“, duke u realizuar në masën 271%; edhe komponenti i ndërtimit/përmirësimit të mbikalimeve dhe kryqëzimeve është tejkaluar me 142%.

“Nuk është parashikuar rimbursim apo fatura shtesë për buxhetin e shtetit në lidhje me investimet më të larta, të realizuara apo që janë në vazhdim nga koncesionari”, – sqaron Ministria e Infrastrukturës, teksa vë në dukje se të gjitha kostot shtesë janë detyrime të koncesionarit.

INA MEDIA ka konstatuar në terren mungesa të theksuara në realizimin e investimeve, që rezultojnë në letër me ecuri të mirë apo tejkalim plani.

Kontrata koncesionare e detyron kompaninë që të nisë punimet kapitale në aksin Milot-Morinë, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj, e cila përkon me vjeshtën e vitit 2017.

Që nga ky moment (pra, viti 2017) koncesionari merr përsipër të kryejë punimet kapitale, si edhe ato të mirëmbajtjes në autostradë, të cilat fillojnë që nga shërbimet rutinë e deri te vendosja e rrjetave anësore për mbrojtjen nga gurët dhe rrëshqitjet e vogla; mirëmbajtja e asfaltit dhe urave; heqja e inerteve në rrugë; mirëmbajtja e urave; punime të tjera gjeo-teknike, deri te punimet për ndërtimin e urës së madhe në Kukës, si edhe të një ure këmbësorësh në hyrje të qytetit.

Detyrimi kontraktual nis nga Miloti, por nga vëzhgimi në terren konstatohet se, ndonëse koncesioni ka hyrë në vitin e tij të gjashtë, deri më tani nuk janë kryer punime për zgjerim apo asfaltim të rrugës, gjë e cila duhej të kishte nisur të paktën në vitin 2019 sipas kontratës.

Aksi Milot-Morinë, kilometri 3 Foto: INA MEDIA

Ndryshe nga sa saktëson kontrata, rruga vijon të jetë me një karrexhatë dhe dy korsi nga Miloti në Rrëshen, ku edhe fillon pjesa tjetër me dy karrexhata me nga dy korsi.

Fillimi i aksit Rrëshen-Kukës, ku rruga është me dy karrexhata me nga dy korsi Foto: INA MEDIA

Në këtë aks nuk është përmbushur as detyrimi tjetër kontraktual, ai i rrethimit anësor, i cili mungon tërësisht. Po ashtu, koncesionari nuk ka marrë masa as për rrjetat mbrojtëse kundër rënies së inerteve në rrugë, një detyrim ky i përcaktuar në kontratën koncesionare, të cilën kompania duhej ta kishte përfunduar deri në fund të vitit të dytë të fillimit të vjeljes së tarifës për përdoruesit.

Sipas këtij kalendari të gjitha këto punime duhet të kishin përfunduar në vitin 2020, duke qenë se shtatori 2018 njihet si data e fillimit të mbledhjes së tarifës, por Ministria e Infrastrukturës, që e monitoron këtë kontratë, duket se nuk e sheh atë që ndodh në terren.

“Punimet e realizuara në 31 skarpate të rrezikshme përgjatë autostradës kanë ulur rrezikun e rrëshqitjeve apo rënies së gurëve në autostradë, duke rritur kështu sigurinë e rrugës për përdoruesit”, – i tha INA MEDIA-s në një përgjigje me shkrim Ministria e Infrastrukturës.

Në mënyrë të habitshme Ministria e Infrastrukturës pranon se, përpara se ta dërgojë në redaksinë e Investigative Network Albania-s përgjigjen e kërkuar në lidhje me situatën e rrugës Milot-Morinë, e ka dërguar për konfirmim te koncesionari.

“Informacioni i mësipërm është konfirmuar, si nga shoqëria koncesionare, “Albanian Highway Concession“, po ashtu edhe nga inxhinieri i pavarur, “Dolsar Engineering inc.co“, – thotë MIE.

Ndryshe nga pjesa që kontrata i ngarkon koncesionarit të kryejë investimet, aksi Kukës-Rrëshen duket të jetë pjesa më e mirëmbajtur e rrugës, i cili në fakt u dorëzua i tillë nga shteti shqiptar te koncesionari.

Kompania ka detyrimin në kontratë që të përfundojë urën e makinave në Kukës, si edhe atë të këmbësorëve brenda 4 viteve të para të operimit të koncesionit. Deri më tani rezulton se asnjëra prej tyre nuk ka përfunduar.

Ecuria e punimeve në urën e madhe në Kukës Foto: INA MEDIA

Kjo urë fillimisht u premtua të përfundonte në vjeshtën e vitit 2021, por së fundmi kryeministri Rama dha një tjetër afat të ri: pranverën e vitit 2023.

Me gjithë optimizmin dhe tejkalimin e afateve me dy vite, ura e madhe e makinave është në mes të punimeve, kurse ajo e këmbësorëve nuk ka filluar ende.

Vonesat në ndërtimin e urave konfirmohen edhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës (MIE) për INA MEDIA-n, ku theksohet se deri në gjysmën e parë të vitit 2022 nuk ka asnjë euro të investuar në drejtim të ndërtimit të urës së këmbësorëve, kurse investimet e kompanisë, sipas saj, për urën e makinave janë 83%.

Megjithatë, ky 83% nuk përkon me punimet në terren. Vetë ministria sqaron se koncesionari e ka rritur vlerën e investimit në këtë urë, duke e çuar nga 15 milionë euro të parashikuara, në 24 milionë euro, ndërkohë që deri tani janë realizuar 12 milionë euro punime. Pra, nëse marrim si kosto finale 24 milionë euro dhe jo 15 milionë, mbi të cilën ka bërë llogaritë Ministria e Infrastrukturës, atëherë edhe në këtë objekt janë realizuar vetëm 50% të punimeve dhe jo 83%, siç thotë MIE. Kjo konfirmohet edhe nga pamjet e siguruara në terren nga INA MEDIA në muajin shkurt 2023, ku duket se punimet në urën e madhe nuk janë as në gjysmën e tyre.

MIE deklaron se investimi total për punimet kapitale është rritur, duke kapur shifrën e 60 milionë eurove, nga 40.8 milionë euro që ishin parashikuar.

Por, nga ana tjetër, koncesionari “ka rrudhur” investimet për rrjetat anësore. Ato mungojnë në një pjesë të mirë të rrugës, duke u vendosur vetëm në pikat e nxehta, ku bien më së shumti inerte.

Rrjetat mbrojtëse në shpatet e malit mungojnë tërësisht në aksin Milot-Rrëshen dhe pjesërisht në aksin Rrëshen-Kukës Foto: INA MEDIA

Gjithashtu, INA MEDIA konstatoi në terren se rrjeta rrethuese është e dëmtuar në mjaft segmente të rrugës, madje, edhe atje ku është funksionale, ka një gjatësi jo më të lartë se 1.5 metra, duke mos mundur të pengojë tërësisht futjen e kafshëve të egra në asfalt.

Pavarësisht kësaj situate në terren, Ministria e Infrastrukturës duket e kënaqur me punimet e kompanisë, për sa i përket këtij elementi, duke sqaruar se ky investim i ka kushtuar koncesionarit miliona euro.

“Kompania ka përfunduar më shumë se 92% të punimeve për rrethimin e rrugës me rrjetë. Investimi për rrethimin e rrugës me një rrjetë të tillë i ka kushtuar kompanisë koncesionare rreth 2 milionë euro”, – saktësohet në tabelën e ecurisë së komponentëve, të servirur nga Ministria e Infrastrukturës.

Çarja e gomave të mjeteve gjatë kalimit në ura është një tjetër “normalitet”, që haset shpesh në këtë aks. Edhe MIE i pranon problemet me masat korrigjuese në ura, që rezultojnë të jenë përmirësuar vetëm me 65%.

Ndërkohë, vetëm pak kilometra më tej kufirit, Kosova aplikon një standard krejt tjetër sa i përket mirëmbajtjes së urave, vendosjes së rrjetave mbrojtëse, rrethimit, si edhe cilësisë së asfaltit.

Urë në aksin Rrëshen-Kalimash. Pjesa e dëmtuar mbart një rrezik të përhershëm për përdoruesit e rrugës Foto: INA MEDIA

INA MEDIA iu drejtua me një kërkesë për koment kompanisë koncesionare në lidhje me këto problematika, por deri në publikimin e këtij materiali nuk morëm përgjigje.

Por, nëse kompania koncesionare nuk i ka përmbushur ende të gjitha detyrimet që rrjedhin nga kontrata, qeveria shqiptare ka përmbushur në kohë çdo detyrim financiar që rrjedh nga kontrata koncesionare me kompaninë “Albanian Highway Concession“.

Kontrata koncesionare, dhënë ndaj “Albanian Highway Concession” nga shteti shqiptar, është një ndër më të mbrojturat me garanci në shërbim te privatit. Krahas transfertave të drejtpërdrejta, buxhetore që bëhen çdo vit me qëllim ndërtimin e pjesëve të mbetura pa mbaruar të këtij aksi, qeveria e ngarkon veten edhe me detyrimin për të kompensuar çdo mosrealizim të ardhurash të koncesionarit nga tarifa e kalimit për përdoruesit e rrugës.

Të dhënat e siguruara nga INA MEDIA konfirmojnë se përgjatë viteve 2018-2022 shteti shqiptar ka transferuar më shumë se 3.2 miliardë lekë në drejtim të privatit, me qëllim që ky i fundit të vijojë përfundimin e punimeve dhe mirëmbajtjen e autostradës.

Transferta nga buxheti i shtetit për AHC 2018-2022 Burimi: Ministria e Financave Përpunimi grafik: INA MEDIA

Gjatë vitit 2022 Ministria e Infrastrukturës i ka bërë dy pagesa koncesionarit. Pagesa e parë është bërë më 29 mars 2022, me vlerë 380 milionë lekë, kurse tjetra, në shtator 2022, me vlerë 360 milionë lekë.

Ndërsa transfertat e buxhetit të shtetit janë kryer rregullisht sipas një kalendari të paracaktuar mes shtetit shqiptar dhe koncesionarit, kompania koncesionare nuk i ka përmbushur të gjitha detyrimet brenda afateve të caktuara sipas kontratës.

Të dhënat e koncesionarit tregojnë se që prej vitit 2019 kompania i tejkalon vazhdimisht të ardhurat e planifikuara nga mbledhja e tarifës, duke e bërë atë një biznes me fitime tepër të larta, i subvencionuar masivisht edhe nga arka e shtetit.

Mbifaturim me kursin e këmbimit

2021 ishte një vit i begatë për koncesionarin e rrugës Milot-Morinë pavarësisht disa kufizimeve për shkak të pandemisë. Të dhënat e siguruara nga INA MEDIA tregojnë se kompania e ka tejkaluar planin e të ardhurave nga vjelja e tarifës së përdorimit të rrugës, duke arkëtuar më shumë se 1.7 miliardë lekë, nga rreth 1 miliard e 360 milionë lekë që ishin planifikuar.

Edhe qeveria u tregua dorëlëshuar, duke i kaluar si transferta të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit 790 milionë lekë, nga 740 milionë lekë që kishte ndarë më parë, pra, duke e tejkaluar planifikimin me 50 milionë lekë.

Edhe viti 2022 ka qenë një vit rekordesh për sa i përket vjeljes së tarifës, nisur edhe nga numri i madh i vizitorëve nga Kosova gjatë muajve të verës në Shqipëri.

Në pjesë e të ardhurave të gjeneruara nga tarifa janë pará të vjela prej koncesionarit, për shkak të kursit të këmbimit euro/lekë që aplikohet dhe që është 1 euro=132 lekë. Momentalisht kursi i këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë është 1 euro=115 lekë, pra thuajse 17 lekë më pak.

Aktualisht, tarifa e kalimit të rrugës paguhet në euro dhe konvertohet në lekë për ata që përdorin monedhën vendase sipas një kursi fiks këmbimi, të caktuar që në momentin kur filloi vjelja e detyrimit.

Klauzola 11 e Marrëveshjes Koncesionare parashikon rishikimin e kursit të këmbimit në rast të një ndryshimi me 5% të raportit mes euros dhe lekut, por ky rishikim nuk ka ndodhur.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë konfirmojnë një zhvlerësim të konsiderueshëm të euros në raport me lekun gjatë dy viteve të fundit. Megjithatë, siç mëson INA MEDIA, kursi i këmbimit në traun ku bëhet pagesa për përdorimin e rrugës, është mbajtur fiks gjatë gjithë periudhës, që prej fillimit të vjeljes së tarifës në shtator të vitit 2018.

Ecuria e kursit të këmbimit euro/lekë në periudhën 1 shkurt 2021-1 shkurt 2023 Burimi: Banka e Shqipërisë

Mjetet, që përdorin rrugën, janë ndarë në pesë kategori dhe secila paguan sipas një koeficienti të paracaktuar në kontratë.

Të ardhurat nga mbledhja e tarifës për përdorimin e rrugës Burimi: Ministria e Financave Përpunimi grafik: INA MEDIA

Sipas kontratës, motoçikletat paguajnë 2.5 euro; auto-veturat, 5 euro; autobusët dhe kamionçinat, 11.25 euro; kamionët, 16.25 euro dhe kamionët e rëndë paguajnë 22.5 euro.

Ironia qëndron në faktin se një qytetar, i cili bën rrugën Tiranë-Kukës vajtje-ardhje, mund të paguajë tjetër çmim në vajtje dhe tjetër në ardhje, nëse në njërën nga udhëtimet nuk i gjenden euro me vete. Kjo ndodh për shkak se kompania aplikon një kurs këmbimi 1 euro=132 lekë, duke e çuar koston totale të një autoveture në 660 lekë.

Kompania “Albanian Highway Concession” refuzoi të komentonte, përse nuk është rishikuar kursi i këmbimit, pavarësisht se kjo përcaktohet si kusht në kontratë në rast të ndryshimeve të forta në tregun e këmbimit valutor.

Nga ana tjetër, Ministria e Infrastrukturës shprehet se, përdoruesit e rrugës, jo vetëm nuk janë mbi-faturuar, por madje koncesionari ka sakrifikuar nga të ardhurat e tij, duke mos e ndryshuar kursin e këmbimit. Sipas MIE, nëse do ta bënte këtë, sipas një formule të komplikuar që gjendet në kontratë, atëherë kostoja do të ishte edhe më e lartë për çdo përdorues rruge.

“Referuar klauzolës 11.4.4A, koncesionari ka të drejtë që ta rishikojë tarifën 3 herë në vit. Mekanizmi i llogaritjes së tarifës rregullohet në bazë të formulës dhe indekseve të vendosura në marrëveshje; nga llogaritjet ka rezultuar një tarifë më e madhe në euro, po ashtu dhe në lekë”, – shprehet MIE në një përgjigje me shkrim për INA MEDIA-n.

Sipas Bankës së Shqipërisë, përgjatë vitit të fundit euro vetëm një herë ka patur një çmim 125 lekë në tregun vendas, ndërkohë që përgjatë gjithë periudhës shkurt 2022-shkurt 2023 është vërtitur mes 116-118 lekëve.

Nëse do të rishikohej kursi i këmbimit, duke aplikuar një mesatare të tij përgjatë vitit, atëherë një autoveturë, që përdor sot aksin Milot-Morinë, nuk do të paguante 660 lekë, por 580 deri në 600 lekë maksimumi.

Diferenca plus për shkak të kursit të pandryshuar për një autoveturë është 60 lekë, kurse për një kamion të rëndë diferenca plus është mesatarisht 300 lekë.

Duke marrë në konsideratë se përgjatë vitit 2021 kanë paguar tarifën rreth 2.3 milionë autovetura, ku rreth 300 mijë janë banorë të Kukësit, të cilët paguajnë një tarifë të reduktuar, ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër ka paguar tarifën e plotë, të gjithë ata, që kanë paguar në lekë, janë mbi-faturuar.

Banorët e Kukësit, një fitore me shumë kosto

Me protestën e tyre në pranverën e vitit 2018 banorët e detyruan qeverinë dhe koncesionarin, që të aplikonte tarifa më të ulëta për ta si përdorues të shpeshtë të rrugës, por kjo nuk ishte një fitore pa kosto. Aktualisht, për ta aplikohen tarifa të reduktuara: 100 lekë për autoveturat dhe 50 lekë për motoçikletat.

Ervin Meshi ka më shumë se katër vite që endet dyerve të gjykatës, pasi u arrestua nga policia gjatë protestës së banorëve të zonës në Kalimash.

Ervin Meshi, Kukës Foto: INA MEDIA

Ai thotë për INA MEDIA-n se ende përndiqet për pjesëmarrjen në atë protestë.

“Më kanë arrestuar kot. Nuk kam bërë asgjë të paligjshme atje. Si unë kanë qenë edhe shumë kuksianë të tjerë”, – shprehet ai, ndërsa thekson se shpesh i është dashur të bllokohet në rrugë, duke ardhur nga Kukësi në Tiranë apo anasjelltas për shkak të ndërhyrjeve të vonuara të kompanisë koncesionare në pastrimin e inerteve të rëna në rrugë apo edhe të dëborës.

Gjatë kësaj proteste u shkatërrua tërësisht infrastruktura e ngritur më herët nga koncesionari për të vjelë tarifën e rrugës. Rivendosja e saj u shoqërua edhe me një ulje të ndjeshme të tarifave për banorët e Kukësit.

Megjithatë, as kjo nuk vlen sipas Rifat Demaliajt, drejtor i Qendrës për Progres Rinor, Kukës. Ai shpjegon për INA MEDIA-n se, ndryshe nga sa pritej, koncesioni ka shkaktuar probleme sociale dhe ekonomike për qytetin.

Rifat Demalia, Kukës Foto: INA MEDIA

“Tarifa ka rritur edhe më shumë kostot e jetesës në Kukës. Bizneset shkojnë dhe vijnë në Tiranë më shtrenjtë, duke e pasqyruar këtë në çmimet e produkteve dhe shërbimeve”, – rrëfen ai, duke radhitur shkaqet, që çuan në organizimin e protestave kundër tarifës.

Aksi Milot-Morinë është kontrata e parë koncesionare e këtij lloji, dhënë nga shteti shqiptar, e cila synon që të mundësojë përfundimin e punimeve kapitale në rrugës, siç janë: zgjerimi i saj apo ndërtimi i urave të mbetura, rritja e kushteve të sigurisë, si edhe mirëmbajtja periodike. Kjo kontratë zotërohet 50% nga Kastrati Group dhe 50%, nga Salillari.

“Rruga nuk ishte ndërtuar ende dhe u dha me koncesion. Mirëmbajtja bëhej më mirë, kur e kishte shteti se sa tani, ndërsa kompania ka gjetur edhe një kleçkë për të mos dëmshpërblyer të aksidentuarit, duke vendosur tabela kufizimi shpejtësie 60 km/h në zonat ku mund të lëvizësh më shpejt dhe, nëse bën aksident, ta mbash fajin vetë”, – përfundon Rifat Demalia, aktivist dhe banor i Kukësit. /INA MEDIA

The post Qindra miliona euro për Rrugën e Kombit, por koncensionari “çalon” te investimet: Shteti shqiptar nuk kursehet në pagesa appeared first on Albeu.com.

INVESTIGIMI/ Lidhja me Emiljano Shullazin, kush e vrau “Padrinon e Vlorës”?
Edison Harizaj kishte kohë që nuk dilte nga fortesa e tij, e cila thuhej se ruhej nga njerëz të armatosur. Madje edhe kur e dilte prej andej, sigurohej të kishte rrugën e lirë nga armiqtë e shumtë që kishte krijuar në botën e jashtme. Ashtu si edhe ‘kumbari’ i tij Toto Riina, ai kishte zgjedhur si fortifikim pallatet që kishte në administrim për t’u strehuar.

Ndoshta për këtë fakt apo edhe për brutalitetin e tij, ai kishte fituar me kohën edhe nofkën ‘Padrino i Vlorës’, apo ‘Edisioni i 7

Pallateve’ për hermetizimin që i kishte krijuar vetes. Por që nuk do të ishin nofkat e vetme që ai mbante mbi shpinë.

Pasi ai njihej në rrethet kriminale dhe më gjerë edhe si ‘Faqedjeguri’. Një cen, që i kishte mbetur si nofkë që nga fëmijëria e hershme, ku kishte pësuar djegie në njërën faqe. Por me gjithë këto nofka që të ngjallin krupën dhe jetës prej të izoluari që bënte Edison Harizaj, nuk mundi t’i shpëtojë armiqve të tij. Që mezi ç’prisnin ta kishin në pritë. Ku edhe pse ruhej në mënyrën më skrupuloze të mundshme, e kishte kuptuar se fundi i tij ishte i shpejtë. Për këtë arsye ai kishte rritur diskrecionin dhe masat e sigurisë.

Duke krijuar një rreth hermetik miqsh. Ndërsa parandjenja se diçka e keqe mund t’i ndodhte duket se po e shoqëronte shpesh kohët e fundit.Ku këtë shqetësim paranormal ia kishte komunikuar edhe një mikut të tij.

Edison Harizaj

“Shiko mik. Po më ndjekin, kam një parandjenjë të keqe”.

I ndjekur nga paranoja se diçka mund ti ndodhte, së fundmi ai kishte ndërruar edhe fortesën e tij. Duke u zhvendosur nga bunkeri i tij i pallateve në Vlorë në një tjetër fortifikatë, anës detit në Durrës. Aty ku thuhet se ishte në mbrojtjen e një organizate kriminale.

Por kjo ndjenjë turbullie që e shqetësonte së fundmi, nuk e shpëtoi dot Edison Faqedjegurin nga armiqtë e tij. As nuk i dha mundësinë të krijonte një mbrojtje më të mirë për veten. Edison Harizaj u ekzekutua natën e 6 nëntorit 2018, në lagjen nr 13 në Durrës.

Ndërsa po udhëtonte si pasagjer në makinën e drejtuar nga miku i tij, Genci Caca, i cili fillimisht mbeti i plagosur rëndë, por që më pas edhe ky humbi jetën në Spitalin e Traumës. Pamëshira e armiqve të Harizaj ishte e madhe. Ata derdhën mbi makinën me të cilën ai dhe miku i tij udhëtonin, mbi 50 plumba. Ndërsa errësira mori me vete nga ajo natë edhe autorët dhe porositësit e krimit.

Dosja Hetimore

“Më datë 06.11.2018 ora 22.50 në lagjen nr.13 Plazh Durrës nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar në drejtim të automjetit i tipit Audi A8 me ngjyrë të zezë me targa AA 867 TX, ku si pasojë ka gjetur vdekjen Edison Fatmir Harizaj, person me tendencë të theksuara kriminale. Si edhe është plagosur rëndë Genci Gjergji Caci. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor në cilësinë e provës materiale sekuestroi 52 gëzhoja kalibër 7.62 mm model 56, automjeti me targa AA 867 TX.”. Lidhur mbi këtë atentat, grupi hetimor mori në pyetje fillimisht anëtarë të familjeve të viktimave. I pari që u mor në pyetje ishte vëllai i Edison Harizaj, që mendohej të ishte edhe shënjestra e atentatit. Ai tha se ishte jashtë Shqipërisë kur mësoi për lajmin e vrasjes së vëllait. Dhe se ishte kthyer me urgjencë. Por nuk dha asnjë informacion të vlefshëm për aktivitetin e Edison Harizaj.

“Prej 20 vitesh jetoj në Britaninë e Madhe. Kisha 2 vite që se kisha takuar familjen, sepse nuk isha kthyer në Shqipëri. Me Edisonin kisha kontakte të vazhdueshme telefonike. Ne si familje nuk kemi konflikte apo hasmëri. Me Edisonin nuk kisha biseduar për problemet që mund të kishte. Kur mësova lajmin e vrasjes së tij u nisa me urgjencë për ceremoninë mortore”, tha Amarildo Harizaj, vëllai i Edison Harizajt.

Paralelisht me familjarët e Harizaj, grupi hetimor mori edhe dëshmitë e familjes Caci. Genci Cacit, mikut të vrarë të Edison Harizaj.

“Djali jonë nuk kishte asnjë konflikt. Atë ditë unë dhe bashkëshortja, jemi gjendur në Tiranë. Në drekë, bashkë me bashkëshorten shkuam në shtëpi. Genci sapo ishte ngritur nga gjumi. U nisëm për në Vlorë pasi do të bënim një vizitë te një kushëri i joni. Në mbrëmje na talefonuan dhe na thanë se Genci ishte plagosur. Lajmin e pamë edhe në televizion. U nisëm me urgjencë drejt Durrësit, më pas në spitalin e Traumës. Genci ndërroi jetë më vonë. Në lidhje me makinën që drejtonte në momentin kur u goditën, ne nuk kishim asnjë dijeni që ajo ishte ne emër të djalit”, pohoi Gjergji Caci, babai i Genci Cacit.

Grupi hetimor nuk kishte asnjë dyshim se objektivi i atentatit ishte Edison Harizaj. Makina e përdorur në atentat u gjet si zakonisht e djegur vetëm disa orë pas krimit. Por në të nuk u gjet asnjë provë që mund të ndihmonte hetimin. Automjeti rezultoi të ishte në pronësi të një shtetasi të huaj dhe nuk rezultonte e regjistruar në Shqipëri. Ndërsa vendi i zgjedhur nga autorët për të kryer krimin nuk ishte i survejuar nga kamerat. Çka tregon se jo më kot ishte përzgjedhur për t’i bërë pritë Edison Harizajt. Që lëvizte me një makinë gjysmë të blinduar. Sipas të dhënave hetimore, natën para krimit, Edison Harizaj po lëvizte nga Vlora në Tiranë.

Këtu ku thuhet se darkoi me disa miq të tij në një nga lokalet në periferi të kryeqytetit. Më pas anasjelltas, thuhet se ai la Tiranën për t’u kthyer sërish drejt Vlorës. Lëvizje e cila duket se ka qenë e monitoruar në përpikëri edhe nga vrasësit. Të cilët duhet të kenë qenë të shumtë. Një arsye përse ata zgjodhën Durrësin për të kryer ekzekutimin mendohet të ketë qenë edhe për shkak të masave të forta të sigurisë që Harizaj kishte në Vlorë. Çka do ta bënte edhe më të pamundur eliminimin e tij. /BW/

The post INVESTIGIMI/ Lidhja me Emiljano Shullazin, kush e vrau “Padrinon e Vlorës”? appeared first on Albeu.com.

INVESTIGIMI: Si i mbushin recetat e mjekëve “zarfet” e depove farmaceutike
Depot farmaceutike në Shqipëri paguajnë miliona që mjekët të lëshojnë receta të mbushura me suplemente të shtrenjta ushqimore, që sipas ekspertëve, nuk kanë ndikimin në shëndetin e pacientëve.

Nga Rudina Muça

Altini [emri i tij është ndryshuar], infermier në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, e mban mend shumë mirë takimin e tij të parë me drejtorin e depos farmaceutike ku bën aktualisht një punë të dytë.

“Në takimin e parë që pata me drejtorin gjeneral të depos farmaceutike, folëm për kontaktet që unë kam në spital,” kujton ai.

“Duke qenë se kam dhjetë vite që punoj si infermier në reparte të ndryshme, ky fakti i pëlqeu, pasi sipas tij mjekët specialistë janë ata që përshkruajnë më tepër receta,” shtoi infermieri, që punon gjithashtu si agjent shitjesh.

Altini është pjesë e një rrjeti të gjerë agjentësh të punësuar nga depot farmaceutike, të cilët përdorin pagesat informale ndaj mjekëve dhe farmacistëve për të infleuncuar shitjen e suplementeve ushqimore – të cila janë shpesh më të shtrenjta se medikamentet dhe nuk kanë ndikim në shëndetin e pacientit.

“Prania e suplementeve në recetat mjekësore, ndonëse nuk është e rekomandueshme, është e pranishme në Shqipëri,” theksoi kryetarja e Urdhërit të Farmacistëve, Diana Toma.

“Është tjetër gjë kur vitaminat, mineralet, aminoacidet, proteinat, në doza terapeutike tërheqin vëmendjen e mjekut dhe shikohen si alternativë për të t’u përdorur për një diagnozë të caktuar, por në dozat që përgjithësisht përmbajnë shtesat ushqimore, e vlerësoj si abuzim praninë e tyre në recetat  mjekësore,” shtoi ajo.

Sipas Tomës, abuzimi me rekomandimin e suplementeve nga mjekët filloi në vitin 2014 dhe arriti pikun gjatë pandemisë së COVID-19, duke u kthyer në një linjat kryesore të të ardhurave për tregun farmaceutik.

Drejtuesi i Urdhrit të Mjekut nuk iu përgjigj një kërkese për intervistë mbi marrëdhënien informale të mjekëve me kompanitë farmaceutike.

Fryrja e tregut të suplementeve

Medikamente mjekesore ne nje farmaci. Foto ilustruese

Shtesat ushqimore [suplementet] janë burime të përqendruara të lëndëve ushqyese – minerale dhe vitamina ose substanca të tjera, me një efekt ushqyes ose fiziologjik që tregtohen në formë pilule. Ato nuk janë medikamente, si rrjedhojë importi dhe tregtia e tyre rregullohet nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit.

Sipas të dhënave të bëra publike nga emisioni Top Story në televizionin Top-Channel, importi i suplementve u rrit nga 2.9 miliardë lekë në vitin 2015 në 4 miliardë lekë në vitin 2019. Por kostoja e importit është vetëm një fraksion i vlerës së shitjes së suplemente, duke e bërë vlerën e tregut të shtojcave ushqimore disa herë më të madh.

Sipas Altinit, infermierit të QSUNT-së dhe njëkohësisht agjent shitjesh, një pjesë e madhe e çmimit me pakicë të suplemeteve shkon për të paguar mjekët dhe farmacistët. Ai mori si shembull një flakon hekur, që një pacient e blen në farmaci për 1700 lekë. Nga kjo shumë 250 lekë i paguhen mjekut që ka lëshuar recetën, ndërsa farmacisti fiton 30% -35% të vlerës së shitjes.

“Në rast se ky produkt blihet nga pacienti, unë marr 29 lekë,  pra 2 përqind, ndërsa farmacisti nga 1700 lekë, përfiton 30-35%, pra afërsisht  510-595 lekë,” tha ai.

“Këto suplemente prodhohen me një kosto tepër të ulët, që do të thotë se efekti nuk është ai që reklamohet nga mjeku,” shtoi agjenti i shitjeve.

Ndryshe nga suplementet ushqimore, marzhi i fitimit për barnat nga farmacitë dhe depot farmaceutike është i rregulluar dhe përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Nga viti në vit, marzhi i tregtimit për barnat ka ardhur duke u tkurrur, fakt ky që sipas Diana Tomës, ka vënë në vështirësi ekzistenciale të gjithë zinxhirin farmaceutik – importues, shpërndarës me shumicë, shpërndarës me pakicë të barnave.

Shtesat ushqimore nuk kanë të përcaktuar marzhin e tregtimit të tyre dhe janë kthyer në burimin kryesor të të ardhurave të sektorit.

“Në qoftë se për barnat ekziston një VKM, pra është shteti që dikton çmimin e tregtimit të tij, për suplementin janë rregullat e tregtisë së lirë, të cilat përcaktojnë çmimin me të cilin ai do të tregtohet,” tha Toma.

“Në këtë situatë, si pasojë e vështirësisë në të mbijetuar, rrjedhojë kjo e përcaktimit të marzhit të tregtimit  të barnava pa asnjë studim paraprak nga qeveria, për pjesën dërrmuese të sistemit farmaceutik, tregtimi i suplementeve shihet si mekanizmi shpëtues”, shtoi ajo.

Sipas Tomës, importi i suplemeteve ka procedura gjithashtu shumë të thjeshta dhe pa hallka kontrolli siç ka tregtimi i barnave, i cili si fillim paraprihet nga regjistrimi i tyre.

“Tregtimi i suplementeve jo vetëm që po lulëzon, por fatkeqësisht është kthyer në patericë mbajtëse për sistemin farmaceutik,” theksoi ajo.

Zarfet për mjekët

Sipas mjekëve të intervistuar nga BIRN, marrëdhënia e deformuar financiare midis depove farmaceutike dhe mjekëve shkon pas në dekada.

Gazmend Koduzi, koordinator Kombëtar për Shëndetësinë në Partinë Demokratike i tha BIRN se kjo metodë është përdorur nga kompanitë farmaceutike për të zgjeruar tregun e shitjeve.

“Marrëdhënia midis kompanive farmaceutike dhe personelit mjekësor që lëshojnë receta ka fillesa të hershme, e cila është parë nga kompanitë si një mënyrë për të kapur tregun dhe rritur shitjet e tyre në vend,” shpjegoi ai.

Një mjek anestezist, i cili kërkoi të qëndrojë anonim pasi nuk do të ketë përplasje me kolegët e tij, i tha BIRN se kjo praktikë filloi pas viteve 2000.

“Në atë kohë, mjekëve nuk u jepej para, por u premtohej që do të shihnin botën,” tha anestezisti. “Duke qenë se liberalizimi i vizave nuk kishte ndodhur ende, mjekët tanë ishin të etur për të parë Europën,” shtoi ai.

Sipas doktorit anestezist, në atë kohë mjekëve u sigurohej nga kompanitë farmaceutike që të merrnin pjesë në konferenca mjekësore në shtete të ndryshme në BE-së.

“Kjo praktikë  vazhdoi deri në 2010, më pas shqiptarët fituan mundësinë e lëvizjes në BE pa burokraci ambasadash,” tha ai, ndërsa shtoi se mjekët kërkuan një tjetër formë shpërblimi nga depot.

“Ata kësaj here donin para në zarfe që nuk deklarohen në asnjë sistem pagash,” shtoi ai.

Suplementet në recetë

Sipas farmacistëve, përshkrimi i suplementeve në recetat mjekësore vjen kryesisht si pasojë e marrëdhënies së fshehtë financiare që vendoset midis depove farmaceutike dhe mjekëve.

Farmacistët thonë se depot farmaceutike i reklamojnë suplementet si kuruese, edhe pse ato nuk e kanë një efekt të tillë.

Për të bindur konsumatorin, grosistët e suplementeve kanë punësuar si imazhe tyre në reklama njerëz që kanë ndikim në publik – mjekë, artistë dhe persona që përfaqësojnë drejtësinë.

Një rol të rëndësishëm në këtë sistem luajnë dhe farmacistët, që sigurojnë nëpërmjet shitjes së suplementeve një marzh të kënaqshëm fitimi.

“Unë farmacinë e mbaj gjallë nga shitja e këtyre suplementeve, ku marzhi i fitimit është mbi 50%, pasi shteti nuk ma dikton mua si në rastin e barit se sa duhet ta shes një suplement,” tha një farmaciste nga Tirana.

Një  tjetër farmaciste, që gjithashtu zgjodhi të mbetet anonim pasi rrezikon vendin e punës, tha se përgjatë këtyre dy viteve pandemie, mjekët kanë përfituar shuma ‘marramendëse’ nga depot farmaceutike që tregtojnë barna dhe suplemente.

Ajo shpjegoi se farmacistët e kuptojnë se nga cila depo merr para mjeku, në momentin që bari shënohet me emrin tregtar, dhe kur i njëjti mjek kërkon të njëjtat suplemente shumë herë ose përshkruan suplementet të vetëm një depoje.

“Unë si farmaciste shumë herë më duhet të përplasem me pacientët kur u sugjeroj diçka më të mirë ose më të lirë,” tha ajo.

Farmacistja u ankua se biznesi vihet në rrezik finanaciar sa herë një mjek ndërron depot farmaceutike nga të cilat merr shpërblim.

“Unë si farmaciste marr atë bar që do mjeku, por mjekët shumë herë ndërrojnë dorën e depove dhe kështu produktet e para më mbesin në magazinë dhe nuk shiten,” shpjegoi ajo.

Çdo porosi që bëhet në farmaci dokumentohet nga agjentët e depove farmaceutike, në mënyrë që mjekët të marrin shpërblimin.

“Farmacisti dhe unë dokumentojmë me foto recetën në të cilën mjeku e ka përshkruar suplementin, më pas llogaritjet janë të thjeshta për t’u bërë,” shpegoi Altini, agjenti i shitjeve nga Tirana.

Drejtuesja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma është e trazuar nga kjo marrëdhënia kilienteliste e fshehtë e krijuar në kurriz të pacientëve.

“Mendoj se vetë përshkrimi i suplementit -përpos rasteve specifike, në një recetë mjekësore është abuzim, por abuzimi dhe më i madh që unë e kam hasur gjatë ushtrimit të profesionit tim është fakti që kostoja e recetës, shumëfishohet krahasuar me vlerën e barit të përshkruar në recetë, vetëm si rezultat i përshkrimit të suplementeve,” tha ajo.

“Pavarësisht denoncimeve të herëpashershme për këtë fenomen, shteti hesht,” përfundoi Toma.

The post INVESTIGIMI: Si i mbushin recetat e mjekëve “zarfet” e depove farmaceutike appeared first on Albeu.com.

Investigimi i Rai 3, reagon Igli Tare
Igli Tare është vet deklaruar “absolutisht pa asnjë lidhje me shoqërinë e basteve shqiptare ‘Top Bast’” në të cilën, ashtu si i vëllai i tij Genti, përfliten si pronarë, kur në fakt nuk kanë asnjë lidhje direkte apo indirekte.”

Drejtori sportiv i Lacios, ka shpjeguar qëndrimin e tij në një komunikatë të shpërndarë nga avokatët, të cilëve u ka dhënë prokurë për të ndjekur aksione ligjore për ta mbrojtur në kuadër të çështjes “Futbolli, klani dhe aferat”.

Në artikullin me titull “Hijet shqiptarë në Lacion e Tares” i publikuar në numrin e sotëm të gazetës “La Repubblica” janë shpejguar disa nga detajet e një hetimi gazetaresk të bërë nga reporterët e “Tv Repor”, emisioni që sot në mbrëmje do të transmetohet në kanalin “Rai3”.

Sipas këtij publikimi, flitet për kontrollin që Igli Tare kishte në një shoqëri bastesh ku pronari ishte dikush i vendosur pikërisht nga shqiptari sa për fasadë. Më ketë çështje, sipas të njëjtin burim, po heton prokuroria e Barit e nxitur nga qëllimit i blerjes që një klan mafioz barez kishte pikërisht ndaj kompanisë të basteve me qendër në Shqipëri.

Për tu theksuar është fakti që nuk është hetuar pikërisht Tare, por hetuesi i çështjes ka njoftuar prokurorinë e Federatës italiane të futbollit kur kjo e fundit drejtohej nga Xhuzepe Pekoraro, i cili nga ana e tij e tij ka hetuar për lidhjet e Tares, por pa e marrë kurrë në pyetje.

KOMUNIKATA E AVOKATËVE – Siç thamë, Igli Tare ka nisur një proces mbrojtjeje duke i besuar çështjen e tij një zyre avokatie. “Kjo tezë gazetarëve është një farsë e cila e frymëzuar nga elementët hetimorë spekulon mbi pronësinë e kompanisë së basteve e cila supozohet se i përket vëllezërve Genti dhe Igli Tare.

Në të njëjtën kohë, drejtuesi shqiptar i Lacios mohon çdo lidhje me veprimtarinë e përshkuar në artikullin e publikuar dje. Njëkohësisht, mohohet kategorikisht lidhja në një marrëveshje shitje të kompanisë së basteve klanit të Martiradonas.

Duke marrë shkas nga mungesa e çdo lidhje me këtë lajm dhe përhapjen e tij të bazuar në fakte të rreme, Tare ka paralajmëruar pak kohë më parë ligjërisht redaksinë e emisionit “Report” dhe gazetarin Daniele Autieri i cili i kishte dërguar disa pyetje specifike nëpërmjet një e-maili.

Që nga ky moment, zoti Igli Tare ruan të drejtën e aksioneve ligjore për të cilat i ka dhënë prokurë të posaçme avokatëve të cilët do të veprojnë edhe ndaj profileve të tjera që spekulojnë me paligjshmërinë e këtij lajmi që nga sot mund të kthehet në objekt padie.” – shkruhej në komunikatën e publikuar nga avokatët e Igli Tares për agjensinë e lajmeve “ANSA”.

The post Investigimi i Rai 3, reagon Igli Tare appeared first on Albeu.com.