investigimi i Birn Archives - Albeu.com

Investigimi i BIRN: Kompania e lidhur me zyrtarin e PS ndërtoi kate pallati “pa leje” në zemër të Tiranës
Mazhoranca po përpiqet të mbulojë me një fushatë dezinformimi faktin se ndërtuesit e kateve pa leje në kullat e Tiranës – të cilët ajo i ka përfshirë në një skemë legalizimi dhe amnistie penale përmes një VKM-je me bazë të dyshimtë ligjore, janë njerëz të lidhur me pushtetin.

Arben Maloku (me bluzë të zezë) pas kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj gjatë një aktiviteti në Zall Herr. Foto: Partia Socialiste Zall Herr.

Fushata e debatueshme e qeverisë në denoncimin e shtesave pa leje në kullat e ndërtuara në Tiranë vijoi të premten me denoncimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi te një pallat 13-katësh pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë.

Nëpërmjet një video të regjistruar, por që u transmetua sikur ishte ‘live’ në faqen e kryeministrit Edi Rama në ‘Facebook’, Çuçi i shoqëruar nga drejtuesja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici dhe drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi tha se çdo metër pa leje i pallatit në fjalë do t’i kthehet popullit.

“Ky subjekt, jo vetëm ka kate pa leje, por ka dhe një ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuari më përpara,” tha Çuçi me pallatin në sfond.

“Kjo që po bëjmë nuk është një fushatë mediatike apo demagogji”, pretendoi ai më tej ne video.

Pas shfaqjes live në Facebook, BIRN vizitoi sheshin e pallatit me 11 kate plus dy kate papafingo të denoncuar si skenë krimi, por në vend të policisë, aty kishte vetëm punëtorë ndërtimi.

Sheshi i zbrazur për të bërë videon ishte mbushur sërish me makina të parkuara, ndërsa nga brenda ndërtesës oshëtinte zhurma e makinerive të ndërtimit. Në një shesh të dytë, punëtorët e krahut vazhdonin të bënin llaç të pashqetësuar.

Serioziteti i fushatës që bazohet në një Vendimi të Këshillit të Ministrave të 7 shtatorit është vënë në dyshim nga opozita dhe ekspertët, të cilët akuzojnë qeverinë se synon në fakt amnistimin penal të ndërtuesve pranë qeverisë, duke shkelur si Kodin Penal ashtu edhe Kushtetutën.

Rasti i fundit i denoncuar nga Çuçi duket se u jep të drejtë pretendimeve të opozitës.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pallati i denoncuar nga ministri i Brendshëm në zonën e “Myslym Shyrit” është ndërtuar nga “ARB & TRANS-2010”; një kompani e themeluar nga Arben Maloku, 36 vjeç, i cili deri në 9 shtator 2022 mbante funksionin e kryetarit të njësisë administrative të Zall-Herr të bashkisë së Tiranës dhe është kryetar i Partisë Socialiste në të njëjtën njësi administrative.

Të pyetur nga BIRN nëse ndaj “ARB & TRANS-2010” ishte bërë kallëzim penal pas konstatimit të shkeljeve ligjore, Bledi Çuçi, Policia e Shtetit dhe Dallëndyshe Bici nuk kthyen përgjigje. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po ashtu nuk ktheu përgjigje për lidhjen e ish-zyrtarit të bashkisë me katet pa leje në kryeqytet dhe mungesën e referimeve nga institucionet në varësi të tij për këtë ndërtim.

Ndërsa përfaqësuesja e “ARB & TRANS-2010”, Esmeralda Maloku pranoi se ishte në dijeni të deklaratave të Ministrit të Brendshëm, por theksoi se ajo nuk mund të thoshte se çfarë qëndrimi do të mbante kompania.

Guximtari i PS-së

Kryetari i PS për Zall Herrin, Arben Maloku bashkë me kryebashkiakun Veliaj dhe deputetin Xhemal Qefalia. Foto nga Partia Socialiste Zall Herr.

Në lejen e ndërtimit të lëshuar nga Bashkia Tiranë, pallati i kompanisë “ARB & TRANS-2010” në rrugën “Myslym Shyri” përshkruhet si “Godinë banimi dhe shërbime 4 dhe 5-9 kate, me dy kate parkim dhe shërbime nëntokë”.

Ndërsa denoncoi objektin, që sipas tij jo vetëm kishte shtuar kate, por kishte dalë tërësisht jashtë projektit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e quajti ndërtuesin ‘guximtar’.

Sipas tij, guximi për aventura vinte për shkak të “drejtësisë së vjetër” që nuk i hetonte dhe ndiqte penalisht shkelësit e ligjit.

Por ndryshe nga sa deklaroi ministri me zë dhe figurë, ky ndërtim nuk është denoncuar në prokurori nga institucionet në varësi të Çuçit, si IKMT-ja dhe Policia e Shtetit dhe as nga ato në varësi të Bashkisë së Tiranës, që duhej të monitoronin zbatimin e lejes së ndërtimit të lëshuar prej tyre.

Në deklaratën për video mesazhin propagandues, Çuçi nuk e përmendi as pronarin dhe as emrin e kompanisë që kishte kryer shkeljet ligjore të pretenduara.

Kompania ‘ARB & TRANS-2010’ që ka kryer ndërtimin është themeluar nga Arben Maloku në vitin 2010. Në vitin 2018, Maloku ia shiti aksionet vjehrrit të tij, Fatmir Firit për 100 mijë lekë, ndërsa në tetor 2021, ky i fundit ia dhuroi aksionet babait të Arbenit, Shyqyri Maloku.

Ndërsa kompania ndodhej në pronësi të të afërmve të zyrtarit bashkiak, ajo mori leje ndërtimi dhe mbi 150 milionë lekë në tendera për punë publike nga Bashkia e Tiranës gjatë viteve 2019-2022. Në listën e tenderave të fituar përfshihet edhe ndërtimi i një rrjeti ujësjellësi në fshatin Qinam, në njësinë administrative që drejtonte vetë Maloku.

Edhe pas largimit nga drejtimi i njësisë administrative Zall-Herr, Maloku shfaqet i afërt me përfaqësuesit e lartë të socialistëve në Tiranë dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Më 9 shtator, Maloku ishte një hap pas kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Veliaj gjatë ceremonisë së inaugurimit të një lagjeje të re në Zall-Herr, ndërtuar për familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti i vitit 2019.

Në ceremoninë e inaugurimit, deputeti i PS-së për zonën, Xhemal Qefalia u kujdes ta veçonte Malokun mes atyre që duheshin falënderuar “për punë të palodhur”. Qefalia, në videon e postuar në Facebook nga Erion Veliaj, pasi përmend largimin nga detyra të administratorit, shtoi se Malokut i ishte dhënë “një detyrë akoma më e rëndësishme”.

Menjëherë pas Qefalisë, edhe kryebashkiaku Veliaj e veçoi Malokun në falënderime, madje të dytin pas kryeministrit Edi Rama, ndërsa kujtoi udhëtimet që kishin bërë deri në kufijtë “e largët” të Bashkisë së Tiranës.

“Bashkë me Ben Malokun që dua ta përshëndes me gjithë zemër”, tha Veliaj.

Kompania e themeluar prej Malokut është denoncuar nga opozita si e përfshirë në prishjen e debatueshme të Teatrit Kombëtar në Tiranë në maj 2020.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi në 21 maj 2020, se mjetet e kompanisë ARB & TRANS-2010, janë përdorur pa tender për të pastruar inertet pas shembjes së Teatrit.

“Cilën kullë të radhës do ju japi këtyre kompanive për ndërtim si përgëzim për punën e palodhur në shembjen e Teatrit Kombëtar?”, shkroi Zhupa, që më pas e lidhi kompaninë me emrin e Malokut, i cili ishte në atë kohë administrator në Zall-Herr.

Drejtësi e vjetër, akuza të reja

Në fillim të shtatorit, qeveria miratoi një VKM, sipas së cilës katet e ndërtuara pa leje ose dhurohen në këmbim të legalizimit të godinës, ose paguhen nga ndërtuesit me çmimin e tregut, plus një masë administrative. Në këmbim, vetë kryeministri dhe ministrat u kanë premtuar ndërtuesve se nuk do të ndiqen penalisht.

Por opozita dhe ekspertët mendojnë se ndërsa vendimi forcon sanksionet administrative, ai në thelb është një një përpjekje nga qeveria për të amnistuar veprat penale të ndërtuesve pranë saj, të cilët rrezikojnë sipas Kodit Penal deri në 8 vjet burg për ndërtimet e paligjshme me qëllim fitimi.

Për t’u mbrojtur nga këto akuza, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, sulmuan të premten Prokurorinë e Tiranës, duke aluduar se VKM-ja ishte një zgjidhje për shkak se kjo e fundit nuk kishte vepruar.

“Kur u vijnë dosje nga subjekte të kamura për evazion fiskal, për ndërtim pa leje, për krime të tjera, e shohin si një mundësi për të pasuruar xhepat e tyre”, tha ministri Çuçi në videomesazhin e filmuar pranë rrugës “Myslym Shyri”.

Çuçi theksoi se ndërsa institucionet në varësi të tij kishin përgjegjësi, barra më e madhe binte mbi drejtësinë, por nuk shqiptoi ndonjë rast konkret të mosveprimit.

Por kryeprokurori i Tiranës, Arens Çela i tha BIRN se për sa kohë ai drejtonte prokurorinë, nuk ka pasur raste të tilla. Çela tha gjithashtu se të gjitha çështjet e denoncuara publikisht nga anëtarët e qeverisë “janë nën hetim nga prokuroria”.

Kryeministri deklaroi të enjten se ishte nënshkruar kontrata e parë e dhurimit nga një ndërtues në favor të shtetit bazuar në VKM-në e shtatorit, për rreth 4600 metra katrorë të ndërtuara pa leje në qendër të Tiranës. Një ditë më vonë, ai këmbënguli se mosreagimi i prokurorisë për këtë rast ishte arsyeja për miratimin VKM-së nga qeveria.

Rama paraqiti dy fletë të një denoncimi nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në të cilat pretendohet se kompania ‘Ideal Construction’, me ortak të vetëm biznesmenin Armand Lilo, ka shkelur lejen e ndërtimit dhe se duhej të procedohej penalisht.

Kompania në fjalë po ndërton kullën e pagëzuar si “Eye of Tirana” në afërsi të sheshit “Skënderbej”. Denoncimi mban datën 1 korrik 2022, por Rama i referohet se ka ndodhur “kohë më parë”.

“Dhe ky nuk është i vetmi rast, por rasti që derdhi kupën e durimit me drejtësinë, në raport me parellinjtë e llojllojshëm, kapur me presh në duar tërë këto vite nga Policia e Shtetit, Tatimet e Doganat apo Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, por kthyer në burime të ardhurash për të korruptuarit e drejtësisë”, tha kryeministri në deklaratën e tij.

Ndryshe nga sa aludoi Rama, prokurori i Tiranës, Arens Çela i tha BIRN se rasti i kullës “Eye of Tirana’ dhe kallëzimi i IKMT-së ishin duke u hetuar.

“Edhe ky rast është në hetim si të gjithë rastet e tjera,” tha Çela, ndërsa shtoi se nuk donte të përfshihej në debatet politike.

I pyetur për akuzat dhe sulmet e përfaqësuesve të qeverisë ndaj organit të akuzës, drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla nuk iu përgjigj një kërkese të BIRN për koment.

The post Investigimi i BIRN: Kompania e lidhur me zyrtarin e PS ndërtoi kate pallati “pa leje” në zemër të Tiranës appeared first on Albeu.com.

Investigimi i BIRN: Nga trafikantë droge në Spanjë, në biznesmenë të fuqishëm ndërtimi në Shqipëri! Kush janë 2 shqiptarët që kanë përfituar tendera
Mjaft emra “VIP” në Shqipëri figurojnë të lidhur me trafikun e drogës, ose me të shkuar kriminale, në vende të ndryshme të Europës.

Këtë herë ka qenë një investigim i bërë nga “Balkan Insight”, i cili ka pasqyruar me detaje sesi dy shqiptarë të dënuar me burg në Spanjë si trafikantë kokaine, janë rikthyer në Shqipëri dhe tashmë janë në statusin e biznesmenëve të fuqishëm, në fushën e ndërtimit.

Pashuk Gjini dhe Sulejman Shkalla janë dy emrat që përmenden në shkrim, të cilët u dënuan në 2010 me 12 vite burg në Spanjë, por Gjini arriti që të largohej, duke ndërruar identitet e duke u kthyer në Shqipëri si një biznesmen.

Ndërkohë Sulejman Shkalla, edhe pse me rekorde kriminale, thuhet në shkrim, nuk e ndikoi karrierën e vëllait të tij, Petrit Fushës, i cili ishte një nga emrat e njohur në sistemin e drejtësisë në vend, ndërsa edhe ky figuron si një nga biznesmenët më të fuqishëm në vend.

“Pashuk Gjini megjithatë u arratis. Duke përdorur një identitet të ri, ai u shfaq në vendlindjen e tij në Shqipëri dhe që atëherë ka jetuar si njeri i lirë, duke ndërtuar një biznes të suksesshëm ndërtimi.

Ndërkohë, e shkuara e Shkallës nuk e dëmtoi asnjëherë ngjitjen e vëllait të tij Petrit Fushës në rangjet e sistemit gjyqësor për t’u bërë një nga prokurorët më të fuqishëm në vend, derisa një proces vetingu zbuloi lidhjen e tyre në 2019 dhe Fusha dha dorëheqjen”, thuhet mes të tjerash.

Në artikull përmenden dhe tenderat publikë që Shakalla ka përfituar nga shteti, si dhe lidhjet e fshehta dhe shmangia e drejtësisë.

Shkrimi i plotë:

Shumica e njerëzve udhëtojnë në Torrevieja në Spanjën juglindore për diellin, plazhet me rërë dhe liqenet e kripura, por Pashuk Gjini dhe Sulejman Shkalla kishin një arsye tjetër.

Më 20 qershor 2006, dy shtetasit shqiptarë, u takuan në aeroportin e Alicantes për të diskutuar marrjen e një ngarkese heroine që do të mbërrinte në Torrevieja dy ditë më vonë nga Holanda. Autoritetet, megjithatë, ishin vënë pas tyre.

Shkalla, i cili kishte jetuar në Spanjë me emrin Andres, ishte nën vëzhgim si tregtar i dyshuar i heroinës për plazhistët në provincat Alicante dhe Murcia të Spanjës. Gjini u quajt Carlos Alberto, ose ‘Bucanero’, një referencë për marinarët e egër në Karaibe në gjysmën e dytë të shekullit të 17-të.

Droga mbërriti sipas planit, pasditen e 22 qershorit, e ndarë në 100 pako të fshehura në gomat e një kamioni. Dërgesa ishte me vlerë 1.9 milionë euro, por ishte ende duke u zbërthyer në punishten e një mekaniku në Torrevieja kur policia u fut.

Në shkurt të vitit 2010, Gjini, Shkalla dhe një tjetër shqiptar i identifikuar si Inigo u dënuan me 12 vjet pas hekurave, më pas u reduktuan në pak më pak se nëntë.

Dy shtetas holandezë dhe tre spanjollë u dënuan me 10 vjet burg.

Pashuk Gjini megjithatë u arratis. Duke përdorur një identitet të ri, ai u shfaq në vendlindjen e tij në Shqipëri dhe që atëherë ka jetuar si njeri i lirë, duke ndërtuar një biznes të suksesshëm ndërtimi.

Ndërkohë, e shkuara e Shkallës nuk e dëmtoi asnjëherë ngjitjen e vëllait të tij Petrit Fushës në rangjet e sistemit gjyqësor për t’u bërë një nga prokurorët më të fuqishëm në vend, derisa një proces vetingu zbuloi lidhjen e tyre në 2019 dhe Fusha dha dorëheqjen.

Megjithë pas një rinovimi të sistemit gjyqësor nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, as Gjini dhe as Shkalla nuk e kanë gjetur veten në “kthetrat e ligjit antimafia” të Shqipërisë, i krijuar për të gërmuar në pasuri të pajustifikueshme dhe për të kapur të ardhurat e krimit, pavarësisht provave të përhapura që sektori shqiptar i ndërtimit është i mbushur me para të pista që pastrohen në këtë mënyrë.

E pyetur nga BIRN nëse sheh ndonjë problem në faktin se prokurorët nuk kishin përdorur legjislacionin antimafia ndaj Gjinit apo Shkallës, Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, tha se nuk kishte “asnjë koment për këtë çështje”. Ligji duhet të zbatohet automatikisht për të dy këta persona në fjalë.

Një avokat i Gjinit gjithashtu nuk pranoi të komentojë. Fusha, i cili tani drejton një studio private ligjore, tha se vëllai i tij, Shkalla, ishte larguar nga Shqipëria 24 vjet më parë dhe se ai, Fusha, nuk kishte asnjë dijeni për aktivitetet e tij. “Në çdo rast, përgjegjësia është personale,” tha Fusha për BIRN.

Rrugëtimi i Gjinit nga kontrabanda e drogës në ndërtim nuk është i pazakontë në Shqipëri.

“Pastrimi i parave nëpërmjet pasurive të paluajtshme mbetet një instrument dominues në Shqipëri krahasuar me format e tjera të pastrimit të të ardhurave nga aktivitetet kriminale”, tha Drejtoria e Përgjithshme e Shqipërisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, DPPP, në një përgjigje me shkrim për BIRN.

Shtrirja e pastrimit të parave të tilla ka evoluar me kalimin e viteve, tha Arjan Dyrmishi, ekspert i sigurisë në Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

“Në fillim të viteve ’90, pastrimi i parave quhej ‘investim’, sot figurat e krimit të organizuar kanë “shumë më shumë para, ndikim dhe informacion. Ata kanë synuar sektorët e ekonomisë që janë më fitimprurës, siç janë zonat që kanë çmime më të larta ose zhvillimet që janë të pozicionuara në mënyrë strategjike në zonat bregdetare.”

Në kryeqytet, Tiranë, blloqet e banesave me shkëlqim dhe xhama po mbulojnë ndërtesat e ulëta, me tulla dhe llaç, ndërsa çmimet e pronave janë rritur në një shkallë të tillë që qyteti është në të njëjtin nivel me Londrën dhe Romën kur bëhet fjalë për raportin e të ardhurat mesatare dhe çmimet për metër katror.

Autoritetet në Tiranë lëshuan më shumë leje ndërtimi vitin e kaluar se çdo vit që nga viti 2005, ndërkohë që një numër rekord zhvilluesish të rinj debutuan në treg.

Ornela Liperi, kryeredaktore e revistës ekonomike Monitor, tha se oferta e tejkaloi shumë kërkesën nga ekonomia e ligjshme.

“Shumë kompani ndërtimi “në gjumë” u rizgjuan pas 2017-2018, ndërsa të tjera u shfaqën nga papritur”, tha Liperi.

“Rreth 40 për qind e fluksit aktual në treg nuk mund të justifikohet nga burime formale”, shprehet ajo.

Tenderat publikë

Gjini u rishfaq në Shqipëri si Anton Gjinaj. Në vitin 2014, katër vjet pasi u arratis nga dënimi me burg në Spanjë, ai themeloi biznesin e tij të parë në Shqipëri – Alesio 2014 – dhe u zgjerua nga betoni në ndërtimet e banesave të nivelit të lartë, prodhimin e kartonit të gipsit dhe minierat.

Deri në vitin 2020, Gjini kishte gjashtë kompani në emrin e tij (tjetër), njëra prej të cilave, Foralb Alabaster, ishte pjesë e zotërimit të ministrisë së ekonomisë shqiptare. Një tjetër, Kopshti Rezidencë Turdiu, ndodhet pas një kompleksi të madh rezidencial dhe tregtar në ndërtim, në një nga hyrjet më të frekuentuara të Tiranës.

Sipas Regjistrit të Bizneseve në Shqipëri, Garden Rezidencë Turdiu u themelua në vitin 2019 nga Kastrati, një nga grupet më të mëdha të biznesit në vend, dhe administrohej nga vajza e Gjinit, Klaudia. Në shtator 2020, Alesio 2014 e Gjinit bleu kompaninë për një milion euro.

Alesio 2014 ka një marrëdhënie të mirë me shtetin, duke fituar një sërë tenderash publikë për ndërtimin e shkollave dhe rrugëve. Në vitin 2020, pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Shqipërinë në nëntor 2019, Alesio 2014 ishte pjesë e një numri konsorciumesh që morën pesë kontrata publike rindërtimi me një vlerë totale prej 1.5 miliardë lekësh, afërsisht 12.9 milionë euro, sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimit Publik. Në prill të vitit të kaluar, megjithatë, e kaluara e Gjinit iu “përplas në fytyrë” kur ai u arrestua nga policia në Mal të Zi në hyrje nga Shqipëria.

Ai u ekstradua me shpejtësi në Spanjë, e cila e kthyu në Shqipëri një vit më vonë për të vuajtur dënimin. Duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, Shkalla pritet të lirohet më 24 qershor 2025, por vazhdon të ushtrojë bizneset e tij nëpërmjet të afërmve.

Lidhje të fshehura

Fusha, vëllai i Shkallës, kaloi tre dekada si prokuror publik në Shqipëri, duke u ngjitur në postin e fuqishëm të kryeprokurorit të Tiranës.

Ai e mbajti të fshehtë lidhjen dhe të shkuarën e Shkallës, edhe kur ishte nën vëzhgimin e një paneli vettingu të krijuar nën qeverisjen e  kryeministrit Rama për të hequr gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Drejtoria për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, DSIK, raportoi se Fusha nuk kishte deklaruar në një formular të posaçëm se vëllai i tij ishte dënuar për trafik droge në Spanjë. DSIK citoi një autorizim të nënshkruar në Valencia në vitin 2016 që tregonte se Shkalla kishte autorizuar një noter për të nënshkruar një numër të papërcaktuar pronash për Fushën.

“Fakti që subjekti i rivlerësimit ka dështuar të zbulojë përfshirjen e personit të lidhur në veprimtari të krimit të organizuar… e bën subjektin Petrit Fusha përgjegjës për fshehjen e fakteve dhe plotësimin e pasaktë dhe të pavërtetë të Deklaratës për Kontrollin e Pastërtisë së Figurës. Përgjithësisht, për sa i përket vlerësimit të figurës së tij, Fusha është një individ që mund të vihet nën presionin e strukturave kriminale…”, shkruan DSIK në raportin e saj.

Fusha dha menjëherë dorëheqjen, duke nisur një proces të plotë vetingu. Organi i Vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, tha se e kishte referuar çështjen për hetime të mëtejshme, por, tre vjet më vonë, nuk dihet statusi i çështjes.

Komisioni i Pavarur Kualifikimi refuzoi një kërkesë për Lirinë e Informimit të paraqitur nga BIRN për një kopje të shkresave në lidhje me çështjen e Fushës, duke deklaruar se “çështja është nën juridiksionin e një organi të posaçëm hetimor”.

SPAK, prokuroria speciale, megjithatë i tha BIRN se nuk ka asnjë çështje në dosjet e saj për Fushën apo pasurinë e pashpjegueshme të vëllait të tij, Shkallës.

Një tjetër çështje që ka të bëjë me Fushën përmes procesit të vetingut u transferua në vitin 2020 nga SPAK në Prokurorinë e Durrësit.

“U konstatua se meqenëse veprat “fshehja e pasurisë” për të cilat akuzohej Fusha dhe subjekti Petrit Fusha nuk është më nën juridiksionin e Prokurorit të Posaçëm, referimi për hetim iu kalua Prokurorisë së Rrethit Durrës”, tha SPAK për BIRN.Prokurorët në Durrës njoftuan në korrik se kishin akuzuar Fushën për fshehje të pasurisë me prokurë. Fusha, i cili tani drejton një konsulencë private të quajtur Fusha & Partners, mohoi të përfitonte financiarisht nga vëllai i tij ose të kishte ndonjë ndikim në marrëdhëniet e tij me ligjin.

“I vetmi kontribut që vëllai im ka pasur në pasurinë time është akti i dhurimit prej tij një të katërtën e pasurisë së trashëguar bashkërisht nga babai ynë. Siç e shpjegova më herët, nuk isha në dijeni të aktiviteteve të vëllait tim”, tha Fusha./BIRN

The post Investigimi i BIRN: Nga trafikantë droge në Spanjë, në biznesmenë të fuqishëm ndërtimi në Shqipëri! Kush janë 2 shqiptarët që kanë përfituar tendera appeared first on Albeu.com.

Investigimi i BIRN: Biznesmenët po humbasin pronat nëpër fajde, në lojë edhe noterët! Gazetari: Njëri nuk e di ku e ka fëmijën
Gjatë një shfaqje televizive në nëntor në televizionin informativ “ABC News”, gazetari veteran i kronikës së zezë, Artan Hoxha dha alarmin se grupet kriminale po bënin kërdinë, duke i përfshirë viktimat e tyre në skemat e dhënies së parasë me fajde në përqindje astronomike.

“Fëmija i një biznesmeni ka marrë 10 mijë euro dhe atij i kanë marrë 800 mijë euro dhe fëmijën nuk e di ku e ka”, tha Hoxha, ndërsa nënvizoi se sipërmarrësit po i marrin lokale, prona dhe vila.

Hoxha shpjegoi së në këtë skemë është përfshirë një grup i strukturuar kriminal, anëtarët e së cilit kanë qënë aktivë në Tiranë që prej viti 1997.

“Janë njerëz të skeduar nga policia,” tha ai, ndërsa shtoi se “ata korruptojnë brenda policisë dhe prandaj situata është e tillë”.

Edhe pse aktivitetet financiare të palicensuara ndalohen nga Kodi Penal, të dhënat, dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga BIRN tregojnë se fenomeni i parave me fajde është i gjithëpërhapur në Shqipëri.

Përveç krimit të organizuar, në këtë biznes të paligjshëm që shpesh mbështetet nga një rrjet i besuar noterësh ‘VIP’, sipas ekspertëve janë të përfshirë edhe politikanë të korruptuar.

“Në çdo qytet të Shqipërisë mund të gjesh dy-tre [fajdexhi] si në mesjetë, të cilët të ofrojnë në çast, ndoshta edhe pa asnjë letër, shuma të mëdha dhe besimin e bazojnë te gryka e revolverit,” shpjegon Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

“Kategoria tjetër e dukshme janë një numër politikanësh, të cilët kanë hyrë në politikë falë parave që kanë mbledhur nga postet e mëparshme apo në përfshirje kriminale,” shtoi ai.

Kredi kriminale

Sipas raportit vjetor mbi gjendjen e kriminalitet në vend që Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela lexoi në Kuvendin e Shqipërisë të enjten, gjatë vitit 2021 u regjistruan 14 procedime për veprën penale të ushtrimit pa licencë të veprimtarive financiare, e cila përfshin dhe dhënien e parave me fajde.

Ekspertët theksojnë se fenomeni i dhënies së parave me fajde shkon pas dekada në Shqipëri dhe është sofistikuar me kalimin e kohës.

Artan Gjergji, ekspert i lartë mbi tregjet financiare dhe themelues i bursës së parë të letrave me vlerë në Shqipëri me kapital privat, shpjegon se shpesh qëllimi i grupeve kriminale që përfshihen në fajde është falimentimi dhe marrja nën kontroll i bizneseve huamarrëse.

“Vendosin norma interesi jashtë logjikës ekonomike, duke parashikuar falimentin e biznesit që po kërkon hua dhe marrin garanci biznesin,” theksoi Gjergji.  “Qëllimi i tyre është të marrin biznesin, kur pronari nuk është në gjendje të kthejë huanë,” shtoi ai.

Bizneset i drejtohen tregut informal të fajdeve, sepse shpesh nuk arrijnë të plotësojnë kriteret e forta të bankave për kredimarrje ose kanë nevojë për qasje të shpejtë në likuiditet.

Një kontabiliste nga Tirana, e cila foli për BIRN në kushtet e anonimatit, tregoi se një klient i saj, i cili katër vjet më parë kishte hapur një biznes prodhues, ishte përballur një vit më parë me vështirësi dhe kishte marrë një hua me fajde me vlerë 80 mijë euro. Edhe pse ka paguar mbi 90% të kredisë, sipërmarrësi po përballet me kërcënime për jetën e tij dhe peripeci të mëdha.

“Kjo është skemë e mirëfilltë kriminale,” theksoi kontabilistja, ndërsa shpjegoi se “huadhënësit e kësaj kategorie funksionojnë në grup.”

“Peshkojnë me mënyra të njëjta, derisa të të rrjepin apo të të marrin biznesin,” paralajmëroi ajo.

Fajdet zakonisht jepen mbi bazë javore, mujore, tremujore ose vjetore. Kryesisht jepen me afate të shkurtra për çështje emergjence dhe me norma interesi që variojnë nga 5% deri në 10% në muaj ose 60% deri në 120% në vit.

Fabian Zhilla, ekspert me Iniciativën Globale Kundër Krimet të Organizuar Transnacional shpjegoi se nëse pagesa e fajdes nuk kryhet në kohë, huamarrësit u merret me dhunë biznesi apo aseti për të cilin është rënë dakord të paguhet kjo fajde.

“Dëmi në ekonomi vjen sepse është si aktivitet tërësisht informal, është i pataksueshëm, po ashtu fut në ekonomi automatikisht njerëz të botës së krimit,” tha Zhilla.

“Kur ti dështon të paguash mbrapsht fajden, ti do punosh për krimin e organizuar,” shpjegoi ai, ndërsa shtoi se kjo bën që anëtarët e krimit të organizuar të mbeten të paidentifikuar.

“Ai që ka marrë fajden vijon të rezultojë si pronar, por ndërkohë kompaninë e administron organizata kriminale,” shtoi Zhilla.

Tregu i fajdeve

Megjithatë, jo të gjithë huadhënësit që japin para me fajde janë anëtarë të krimit të orgnizuar. Një konsulent biznesi, i cili foli në kushtet e anonimatit i tha BIRN se shpesh kjo formë kredimarrje informale është e vetmja mundësi kreditimi për bizneset ‘start-up’ në Shqipëri.

Ai rrëfeu rastin e dy sipërmarrësve të rinj që kishin hapur një biznes prodhues, pasi kishin punuar disa vite në këtë industri për llogari të dikujt tjetër. Konsulenti shpjegoi se dy sipërmarrësit donin të ndërtonin një punishte – si fillim në një bodrum e më pas të zgjeroheshin dhe prandaj negociuan me një të njohur për t’i marrë një kredi 30 mijë euro, duke i ofruar një normë interesi vjetore disa pikë përqindje më të lartë se banka.

“Me shumë vështirësi tentuan të merrnin kredi nga sektori bankar, ishte e pamundur,” shpjegoi ai.

Sipas konsulentit, pas disa vitesh, dy ortakët arritën ta formalizonin biznesin dhe tashmë kanë të punësuar 10 punëtorë dhe kanë një punishte produktive me një portofol me 4-5 produkte. Aktualisht ata kanë dy kredi në banka të nivelit të dytë në vlerën 120 mijë euro dhe 10 mijë euro në tregun informal.

“Gjithë kohën i kam nxitur drejt zyrtarizimit të procesit, po paratë me fajde të fillimit ishin domosdoshmëri,” shpjegoi konsulenti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë vitit pandemik 2020, sasia e parasë jashtë sistemit bankar në Shqipëri arriti vlerën rekord të 324.6 miliardë lekëve ose 2.6 miliardë euro.

Ekspertë të tregut financiar vlerësojnë se normat e ulëta të interesit për depozitat në bankat e nivelit të dytë mund të kenë nxitur huadhënien informale, pasi kreditorë kanë qenë në kërkim të interesave më të larta.

Rritja e raportit të parasë jashtë bankave dëshmon për një shumësi ekspertësh se jashtë kanaleve formale po qarkullojnë më shumë para, duke krijuar hapësira për një mbizotërim të mëtejshëm të ekonomisë informale, e cila favorizon evazionin fiskal dhe pastrimin e parave nga aktivitetet e jashtëligjshme.

“Sa i takon kufizimit të huave informale, apo shpesh dhe mekanizmit të fajdeve, Banka e Shqipërisë e konsideron atë pjesë të një problemi më të madh, i cili është lufta ndaj informalitetit,” shprehet institucioni më i rëndësishëm financiar në vend.

Të dhënat më të fundit të Bankës Botërore tregojnë se gati 35% e ekonomisë shqiptare është informale. Pjesë e ekonomisë së zezë është dhe huazimi i parave të thata në formë fajdesh.

Florian Zekja nga shoqata e Fasonëve shpjegon se fenomeni i fajdeve është një problematikë e hershme e tregut shqiptar dhe lidhet ngushtë më vështirësitë që kanë bizneset për të aksesuar kredi nga bankat.

“Arsyeja e parë është informaliteti, arsyeja e dytë është mungesa e ndihmës nga qeveritë e deritanishme dhe arsye tjetër janë burokracitë, vështirësitë që has biznesi me faktorët e riskut të bankave të nivelit të dytë,” tha ai.

Sipas tij, biznesi i drejtohet tregut të zi për të mbijetuar, për të mbajtur në këmbë atë pasuri të krijuar me vite – ku përfshihet eksperienca, klientela dhe punonjësit. Zekja thekson se ky treg është i shpejtë, nuk ka nevojë për kolateral, por që përqindjet janë marramendëse.

“Personat që disponojnë shumat e mëdha të parave që i ofrojnë si hua me përqindje mund të jenë persona normalë, të rregullt deri në rrjete kriminale që përdorin këtë trafik apo pastrim parash,” shpjegoi ai.

“Ka pasur raste që bizneset e kanë pësuar dhe kanë rënë pre e këtyre rrjeteve kriminale,” theksoi Zekja.

Roli i noterëve

Fenomeni i huave me përqindje mund të gjurmohet në zyrat e noterëve, por vetëm si principal. Në dokumentin e huasë nuk shkruhet kurrësesi interesi, sepse është i kundraligjshëm si aktivitet. Por palët bien dakord për një garanci të mundshme.

Një akt noterial i parë nga BIRN për huadhënien nga dy persona të një shume prej 45 mijë USD drejt një personi të tretë për nevoja biznesi, kishte si garanci për borxhin, hipotekën e shtëpisë së huamarrëses.

Një notere që foli për BIRN në kushtet e anonimatit shpjegoi se çdo ditë në Tiranë, në një rrjet noterësh të besuar, nënshkruhen kontrata fajdesh që shkojnë nga 10 mijë euro deri në 1 milion euro.

“Këto akte noteriale ndodhin çdo ditë, në të gjithë Shqipërinë, por në masë bëhen nga noterët e besuar që quhen noterët e VIPA-ve,” shpjegoi ajo.

“Ne të tjerët i bëjmë vetëm me të njohur, sepse sipas ligjit, jemi objekt raportimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave,” shtoi noterja.

Një tjetër noter, i cili gjithashtu foli në kushtet e anonimatit për shkak të ndjeshmërisë së temës, shpjegoi se ndër aktet ditore që nënshkruajnë, 20 për qind të volumit të punës e kanë kontrata huaje. Ai evidentoi gjithashtu ekzistencën e një tregu të mirëfilltë investimesh me para informale, ku ndërmjetës janë noterët.

“Persona që disponojnë shuma të mëdha parash, që i kanë krijuar jo në rrugë ligjore dhe i kanë jashtë sistemit bankar, na drejtohen që t’u gjejmë biznese që ata të investojnë të paktën 20 për qind të kapitalit,” shpjegoi ai, ndërsa theksoi se preferojnë të investojnë në fushën e ndërtimit dhe energjetikës.

Noterët janë një nga profesionet e lira, subjekte të ligjit ‘Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit’ dhe janë të detyruar t’i raportojnë transaksionet e dyshimta në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

“Nëse ne nuk raportojmë transaksionet që na duken të dyshimta, gjobitemi 5 milionë deri 20 milionë lekë,” shpjegoi noterja, e cila shtoi se jo të gjithë kolegët janë të barabartë në këtë drejtim, pasi disa prej tyre ‘i kanë gjetur fijet”.

“Ne na mbetet të raportojmë vetëm emigrantët, që të shkretët kanë punuar një jetë të tërë për një shtëpi,” përfundoi ajo.

Të dhënat nga Drejtoria e Pastrimit të Parave tregojnë se në vitin 2021 për 12 noterë është marrë masë administrative gjobë në vlerën e 3,8 milionë lekëve. Tipologjia e kundravajtjeve administrative të konstatuara për subjektet noteriale konsiston kryesisht në shkelje për mosraportim të transaksioneve në para fizike mbi pragun ligjor të parashikuar nga ligji në fuqi dhe moszbatim i detyrimit për kryerjen e vigjilencës së duhur.

Ekspertët sugjerojnë se lufta ndaj tregut të paligjshëm të fajdeve mund të fitohet vetëm me zhvillimin e sektorit financiar të ligjshëm.

“Nuk ka zgjidhje përpos rritjes, zhvillimit të sektorit financiar formal që t’i largohen tregut informal,” shprehet Artan Gjergji. “Duhet liberalizim i shërbimeve dhe institucioneve financiare,” shtoi ai.

Për sipërmarrësin Florian Zekja, zgjidhja e problemit arrihet me një strategji të mirëmenduar dhe afatgjatë të qeverisë, e cila mund të nisë me amnistinë fiskale, që sipas tij, mirë apo keq do të çonte në legalizimin e këtyre parave. Por ai mendon se duhet të ketë filtra dhe kritere të mirërregulluara nga qeveria.

“Pjesa e dytë do të ishte një bashkëpunim mes bizneseve, Bankës Qendrore dhe bankave të nivelit të dytë për të lehtësuar huamarrjen, për të lehtësuar procedurat e riskut që biznesin e vendosin në vështirësi të madhe dhe e bëjnë të drejtohet kah tregut informal,” tha Zekja.

Ndërkohë, kriminologu Fabian Zhilla vëren se kuadri ligjor për të luftuar këtë fenomen ekziston, por “minimizimi vjen nga hetimet proaktive’ të agjencive ligjzbatuese.

“Duhen hetuar burimet financiare të krimit të organizuar, apo të atyre që kanë para ‘cash’ dhe administrojnë ‘cash’,” tha ai, ndërsa shtoi se duhet pasur komunikim i drejtpërdrejtë me botën e biznesit për të krijuar linja raportimi të besueshme.

“Duhet një politikë më e mirë e agjencive dhe institucioneve ligjzbatuese për ta njoftuar në kohë dhe parandaluar fenomenin,” përfundoi Zhilla./BIRN

The post Investigimi i BIRN: Biznesmenët po humbasin pronat nëpër fajde, në lojë edhe noterët! Gazetari: Njëri nuk e di ku e ka fëmijën appeared first on Albeu.com.