investigim Archives - Albeu.com

“Tigri1” dhe “Tigri3” një vit “gjumë“ në Vlorë
Nga Esmeralda Topi/ Faktoje.al

Një vit pas ardhjes së tyre në Vlorë, dy anijet lundruese të prodhimit të energjisë “Tigri1” dhe “Tigri3” rezultojnë me një listë kostosh të majme por me 0 ditë pune. 7,8 milionë USD kanë firuar nga buxheti i KESH-it vetëm për depozitimin e lëndës djegëse për termocentralin. Korporatës do t’i duhet të paguajë edhe 68 milionë USD për qiranë dhe operimin, si dhe të paktën 100 milionë USD të tjera për naftën që do të djegin anijet për prodhim. Termocentrali lundrues u mor me urgjencë një vit më parë për të na shpëtuar nga kriza globale energjetike, por ende s’ka mbaruar testimet që nevojiten përpara vënies në punë.

“Sot Shqipëria ka mundësinë që të ketë dy njësitë gjeneruese të energjisë në një nga momentet më të vështira, ku i gjithë tregu, të gjitha shtetet, kanë lobuar për t’i pasur njësitë gjeneruese që ka pasur tregu. Dhe këto janë një fat për ne, pasi do të na ofrojnë një energji elektrike që sot tregtohet përmes bursave me më shumë se 600 Euro për megavatorë.”, deklaronte ministrja e Infrastrutkurës dhe Energjisë Belinda Balluku, në 26 shtator të 2022, gjatë inspektimit të dy anijeve të prodhimit të energjisë që kishin mbërritur në gjirin e Vlorës.

TEC-i i përbërë nga dy anije lundruese u mor me qira nga Korporata Energjetike Shqiptare, me qëllim përmbushjen e nevojës për energji të vendit në kulmin e krizës energjitike.

Anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” fillimisht u ankoruan në portin Petrolifera Italo Albanese – që shërben për transportim të naftës, për t’u zhvendosur përfundimisht në zonën e Triportit të Vlorës.

Një vit më vonë …

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ende nuk e ka vënë në punë termocentralin lundrues të prodhimit të energjisë elektrike, ndonëse kontrata dyvjeçare e qiramarrjes u trumpetua si shpëtim nga kriza energjitike globale.

Por edhe pse nuk kanë nisur ta kryejnë misionin për të prodhuar energji, TEC-i lundrues i ka dhënë goditjet e para në buxhetin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Në një tender pa garë, kompania ‘Petrolifera Italo Albanese’ është shpallur fituese për depozitimin dhe ngarkim-sharkimin e naftës që do të përdoret për termocentralin lundrues në Vlorë. Përmes një procedure negociimi të drejtëpërdrejtë KESH dhe Petrolifera kanë rënë dakord që ky shërbim për “Tigrin 1” dhe “Tigrin 3” të kushtojë 7,2 milionë euro apo 7,8 milionë dollarë.

Referuar kontratës, Petrolifera do të kryejë shërbimin e shkarkimit të naftës nga anijet që do të mbërrijnë në Port, depozitimin e saj dhe më pas ngarkimin në kamionat, të cilët do ta transportojnë tek dy njësitë gjeneruese. Njoftimi për tenderin u shpall më 31 korrik të këtij viti ndërkohë që procedura u zhvillua më 30 gusht.

Qindra milionë dollarë për qiranë, operimin dhe naftën

Një tjetër kosto që do të rëndojë KESH-in është ajo për sigurimin e naftës për prodhimin e energjisë nga anijet. Fatura e naftës që do të ndezë TEC-in lundrues parashikohet 100 milionë dollarë.

Por sigurimi i lëndës djegëse për të vënë në punë dy anijet lundruese në gjirin e Vlorës është një çështje ende e pazgjidhur.

Në fillim të muajit mars 2023, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare hapi procedurën për shprehje interesi për furnizimin me lëndë djegëse për prodhimin e energjisë eletrike nga dy anijet. Pas kësaj procedure, KESH planifikonte që hapi i radhës të ishte çelja e tenderit në muajin maj, afat i cili u shkel.

“Menjëherë pas përcaktimit të kushteve kontraktore për depozitimin e lëndës djegëse pranë Triportit Vlorë, do të iniciohet procedura e furnizimit e lëndës djegëse HFO (Heavy Fuel Oil)”- pohonte KESH në një përgjigje zyrtare për Faktoje në muajin qershor.

Kjo është procedura më e madhe e prokurimit që është regjistruar ndonjëherë në Shqipëri për blerje mallrash.

Ndrkohë edhe nëse dy anijet nuk vihen asnjë ditë në punë, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare do të paguajë 68 milionë dollarë, që është fatura për qiranë dhe operimin. 45 milionë dollarë do t’i marrë kompania amerikane Excelerate Energy për qiranë dyvjeçare dhe 22,5 milionë dollarë firma Renco për ofrimin e shërbimit të operimit.

Përse anijet lundruese nuk kanë nisur prodhimin?

Verifikimet e Faktoje tregojnë se anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” janë ende në fazë testimi ndonëse kanë mbi një vit të ankoruara në Vlorë.

“Sqarojmë se të gjithë testimet e kësaj faze janë testime që kryhen përpara testimeve në ngarkesë dhe fazës së komisionimit. Nga ana e zhvilluesit deklarohet se testimet aktuale janë të suksesshme.”, thotë KESH në një përgjigje për Faktoje, teksa specifikon proceset e mbetura pa kryer.

“Janë në proces testimi sistemet hidraulike. Është në proces testimi elektro-mekanik pa ngarkesa, njësitë gjeneruese.”

Po ashtu, 12 muaj pas ardhjes së dy anijeve në brigjet e Vlorës, KESH nuk ka një afat se kur do të nisë prodhimi i energjisë elektrike nga dy njësitë gjeneruese të energjisë.

“Sipas parashikimeve nga ana e zhvilluesit planifikohet që komisionimi përpara vënies në funksion të realizohet në periudhën fund Tetor deri më 15 Nëntor.”, shkruan KESH për Faktoje, teksa kujdeset të sqarojë se pagesat e kripura të kontratës së anijeve do të nisin pas komisionimit të aseteve.

“Zbatimi i kontratës mes palëve fillon vetëm pas realizimit me sukses të komisionimit të njësive gjeneruese, moment ky nga i cili fillojnë edhe detyrimet financiare për palën.”

Një vit nga mbërritja e TEC-eve, denoncimi i PD

Azmer Duleviç, me profesion inxhinier elektrik, një nga zërat më kritikë ndaj termocentralit lundrues të prodhimit të energjisë në Vlorë, doli së fundmi në një deklaratë për mediat nën logon e Partisë Demokratike.

“Tec-et edhe pse ka kaluar një vit nuk po prodhojnë energji elektrike dhe të gjitha gjasat janë që nuk do vihen në punë. Për mendimin tim nëse ka një lëvizje të gabuar në sektorin elektroenergjetik është pikërisht marrja me qira e këtyre dy anijeve lundruese për prodhimin e energjisë. “, thotë për Faktoje, Duleviç teksa ngre si shqetësim faturat e fundit të importeve të energjisë elektrike nga KESH.

“KESH vazhdon blerjet e energjisë në mënyrë anonime dhe të jashtëligjshme duke shmangur bursën ALPEX! Në total për 1 javë KESH ka paguar nga taksat e mia dhe taksat tuaja 6, 1 milionë euro ndërkohë që Tec-et Lundruese ka fiks një vit që i ha ndryshku dhe nuk kanë punuar as edhe një ditë” pohoi Duleviç.

Këto janë rezultatet e ankandit të fundit që ka realizuar KESH për blerje të energjisë nga jashtë. Ndërkohë, nga muaji janar e deri më sot, fatura e blerjeve të energjisë në import shkon rreth 35 milionë euro.

Përfundim

Të ankoruara në gjirin e Vlorës prej një viti, anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk i kanë ndezur gjeneratorët për asnjë ditë. Ajo që dimë me siguri është kostoja në kurriz të taksapaguesve prej qindra milionë dollarësh. Anijet që do të na shpëtonin nga kriza energjitike globale, ende nuk kanë përmbyllur fazën e testitmit dhe komisionimit.

Më poshte gjeni të tjerë artikuj verifikues nga Faktoje, lidhur me ardhjen e dy anijeve lundruese të prodhimit të energjisë.

The post “Tigri1” dhe “Tigri3” një vit “gjumë“ në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Investigimi: Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të shkatërruar digën në Ukrainë
Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të rrëzuar digën ukrainase që u shemb më herët këtë muaj, ndërsa ishte nën kontrollin e forcave ruse. Në këtë përfundim ka arritur agjencia e lajmeve Associated Press, bazuar në pamje ekskluzive të marra me dronë dhe informacione të tjera.

Shkatërrimi i digës shkaktoi përmbytje vdekjeprurëse, rrezikoi të korrat në zonën më prodhuese të botës, ndërpreu furnizimin me ujë për mijëra persona dhe shkaktoi një katastrofë mjedisore.

Komandantët ukrainas thonë se u prishën kështu edhe disa nga planet e tyre për të marrë pozicionet që mbaheshin nga forcat ruse në një kundërofensivë që është tashmë në fazat e saj fillestare.

Secila palë ka akuzuar tjetrën për shkatërrimin e digës, por aludimet e ndryshme të Rusisë, se u godit me një raketë, apo se u rrëzua me eksplozivë, nuk arrijnë të shpjegojnë shpërthimin, i cili ishte aq i fortë sa që u regjistrua në monitorët sizmikë në rajon.

Rusia ka përfituar nga momenti kur u shkaktua përmbytja masive që pasoi shpërthimin – megjithëse përmbytje pati edhe në zonat e pushtuara nga forcat ruse dhe pasojat mund të kenë qenë më të gjera nga ç’pritej. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Në rajonin përreth digës, Lumi Dnipër përbën vijën e frontit mes forcave ruse dhe ukrainase; forcat ruse kanë nën kontroll vetë digën.

“Nuk ka asnjë dyshim që forcat ruse hodhën në erë hidrocentralin me duart e tyre. Regjimenti i 205-të i mekanizuar kishte përgjegjësinë për stacionin dhe ishte vendosur aty që në fillim; ai mbante aty zyrën e komandës. Ajo çfarë ndodhi është se kuptuan se kishte filluar faza e kundërofensivës aktive. Pati lëvizje dhe luftime për marrjen e iniciativës në fronte të tjera, kështu që ata thjesht vendosën t’i paraprijnë dhe të hedhin në erë digën”, thotë komandanti ukrainas Illia Zelinskyi.

Gjatë javëve të fundit, forcat ukrainase kanë raportuar përparim të kufizuar në fillimet e kundërofensivës për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse që nga fillimi i sulmit në shkurt 2022.

Në ditët përpara shpërthimit të 6 qershorit, videot e dronëve ushtarakë ukrainas tregonin dhjetëra ushtarë rusë të vendosur në bregun e lumit Dnipër, ndërsa ecnin të qetë përgjatë digës, duke sugjeruar kështu se kishin kontrollin e zonës dhe në veçanti të digës, që ishte me rëndësi strategjike.

Kakhovka është ndër digat e epokës sovjetike përgjatë Lumit Dnipër që u ndërtuan për t’i rezistuar goditjeve me forcë të madhe, deri madje edhe goditjeve me mijëra kilogramë eksplozivi, duke nxjerrë mësime nga shkatërrimi i digave gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për të shkatërruar p.sh. digën në Mohne në vitin 1943, u deshën 4.5 tonë bomba të posaçme. Ukraina nuk mendohet të ketë ndonjë raketë me këtë lloj fuqie. Gjithashtu nuk duket e besueshme që komandot ukrainas të kenë futur fshehurazi mijëra kilogramë eksploziv për të shkatërruar digën që kontrollohej krejtësisht nga brenda dhe nga jashtë nga ushtarët rusë prej disa muajsh.

“Mendoj se rusët nuk përllogaritën mirë fuqinë e eksplozivëve. E shohim tek vetë reagimi i tyre. Jo të gjitha njësitë e tyre ishin të përgatitura. Disa mbetën nëpër pemë, shumë u mbytën në lumin Dnipër. Ata në fakt shkatërruan vetë vijën e frontit të tyre, që e kishin përforcuar prej gjashtë muajsh”, thotë komandanti ukrainas.

Instituti i Studimit të Luftës thotë se “balanca e evidencës, arsyetimit dhe retorikës sugjerojnë se rusët dëmtuan me qëllim digën”. Shpërthimi në orën 2:54 të mëngjesit u regjistrua në monitorët sizmikë të Norvegjisë, si i përmasave 2 ballë.

“Ata e hodhën në erë që të mos përparonin forcat tona ukrainase… Ata sulmonin nga ajo anë. Të gjitha shtëpitë u dëmtuan dhe disa nga predhat vinin nga Nova Kakhovka”, thotë Valentyna Ivanivna, banore në Kozatske.

Shërbimet ukrainase të zbulimit qarkulluan biseda të regjistruara mes ushtarëve rusë ku thonin se “grupet tona të sabotazhit gjendeshin atje. Donin të krijonin një frikësim me digën, por nuk shkoi krejtësisht sipas planit”./voa

The post Investigimi: Rusia kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të shkatërruar digën në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

INVESTIGIMI/ Spitalet publike plot me sekserë, që nga rojet deri tek punonjësit
Në vazhdën e investigimeve të Fiks Fare mbi sekserët që të ofrojnë gjithëçka në spitale, pjesë e tyre janë dhe rojet private të objekteve. Të gjithë e dimë se Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore sipas rastit të pacientit janë të gatshëm së bashku me stafin përkatës të shoqërojnë në spitalin më të afërt pacientin dhe ta lejnë aty.

Por në rastet kur një pacient i shtruar në spital, i cili ka nevojë të shoqërohet në banesë ky shërbim nuk ofrohet.

Pacienti është i detyruar ta sigurojë vetë mjetin e transportit privatisht. Në shumicën e rasteve transporti bëhet me mjete personale nga familjarët apo nga taksitë. Por ka raste kur pacienti duhet shoqëruar në banesë me ambulancë, ndoshta i duhet oksigjen apo edhe një infermier ose mjek gjatë transportit. Si duhet të veprojnë këta pacientë? Ku duhet ta gjejnë këtë shërbim?

Fiksi pyeti si në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza ashtu edhe ne Spitalin e Traumës. Në plot 6 raste të ndryshme që gazetarët e Fiksit pyetën rojet e godinave të ndryshme në ditë të ndryshme, të gjithë kishin nga një numër ambulance private. Në shumicën e rasteve numri përkoi me një djalë të quajtur Aldo dhe që rrinte afër spitalit NeuroPsikiatrik nr 5. Gazetarët kontaktuan me të dhe epyetën se sa kushtonte rruga deri në Elbasan për të çuar një të sëmurë dhe ai ju pohon 8 mijë lekë të reja.

Por përveç rojeve numra kartvizita të ambulancave private të japin dhe vetë punonjësit e 127, pasi siç u tregua edhe në Fiks Fare edhe pse punonin si shofer në Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore, kishin në pronësi edhe ambulanca private. Madje njëri prej këtyre punonjësve i ofron ndihmë gazetares së Fiksit kundrejt një ‘kafeje’.

Situata nuk ndryshon as në Spitalin e Traumës. Roja i parë që gazetarët pyesin për mjet transporti i sygjeron një agjenci funerali që e ka edhe këtë shërbim dhe është jashtë portës së spitalit. Gazetarët kontaktojnë dhe shumë që kërkon kjo agjenci edhe pse ambulanca ishte pa oksigjen ishte 12 mijë lekë të rinj. Nga një roje tjetër gazetarëve të Fiksit iu sugjerohet transporti me ambulancat private të shoferit që punon tek 127. Gazetarët e telefonuan punonjësin e Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore dhe ai u pohoi se bashkë me një mjeke ndihmëse në ambulancë shërbimi do të kushtonte 15 mijë lekë të rinj.

Pra çdo gjë tashmë është kthyer në biznes! Edhe nëse troket në shtet, portën ta hap privati, kuptohet kundrejt pagesës./ TCH

The post INVESTIGIMI/ Spitalet publike plot me sekserë, që nga rojet deri tek punonjësit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Nga bisedat me dy gra braziliane, tek pakot e “të bardhës”, kush e vrau Ilir Zelkën në Brazil?
Mediat braziliane kanë publikuar detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit Ilir Zeka në São Paulo dy vite me parë në një restorant.

Në një video të publikuar duket momenti kur shqiptari futet për të konsumuar mëngjesin, ndërsa disa sekonda më pas vjen autori. I veshur me rozë, po ashtu edhe kokoren, të cilën ai e heq vetëm në një moment, autori afrohet pranë vendit ku ishte ulur shqiptari dhe e qëllon nga jashtë xhamit.  47-vjeçari shqiptar rrëzohet nga karrigia dhe tenton që të fshihet. Më pas autori largohet me shpejtësi me motor duke humbur gjurmët.

Mediat braziliane shkruajnë se edhe pse kanë kaluar dy vite, ende nuk ka asnjë autor të arrestuar për këtë ngjarje të rëndë. Prova më e fortë që policia ka deri tani është motori i përdorur në krim, i braktisur nga vetë vrasësi.

Në investigimin e publikuar nga mediat në Brazili, thuhet se Zelka ka qenë nën shoqërinë e një gruaja e cila e ndihmonte me përkthimin në këtë shtet.

“Nga hetimet Ilir Zelka nuk kishte mbërritur në Brazil për turizëm seksual por erdhi me një propozim konkret për të ndihmuar një shqiptar të dalë nga burgu” thuhet në investigim.

Mësohet se shqiptari i arrestuar quhej Dritan dhe ishte kapur në Rio de Zhanero në 2017 për trafik ndërkombëtar droge. Ai ishte martuar me një shtetase braziliane të quajtur Aline. Kjo e fundit thuhet se është takuar me Ilir Zelkan, i cili ishte prezantuar si daja i Dritanit. Ai kishte thënë se me një shumë prej 15 mijë eurosh do të pajtonte një avokat që të ndiqte çështjen e burgosjes së Dritanit.

Aline komunikonte me mesazhe me Dritanin në burg. Kur Ilir Zelka u vra ajo i shfaqi shqetësimin e saj Dritanit. Gjithashtu ajo është kapur duke folur me shqiptarin. Komunikimet mes Dritanit në burg dhe Ilir Zelkës bëheshin nëpërmjet aplikacionit “SKY ECC”, një aplikacion i përdorur gjerësisht nga bota e krimit. Në dy telefonat e Zelkës u gjetën biseda të shumta por edhe pako me kokainë në një port.

Gjithashtu u identifikuan dhe mesazhe me një person me emrin Gordo, që janë dërguar në gjuhën shqipe mëngjesin kur ndodhi vrasja.

Familjarët nuk besojnë se vrasja ka lidhje me trafikun e drogës. “Nëse do të ishte kështu njerëzit do flisnin. Jemi një vend i vogël” thotë një person në telefon gazetarit brazilian, që duket se është i biri i Ilir Zelkës./abcnews.al

INVESTIGIMI:

The post VIDEO/ Nga bisedat me dy gra braziliane, tek pakot e “të bardhës”, kush e vrau Ilir Zelkën në Brazil? appeared first on Albeu.com.

INVESTIGIMI/ Në Shqipëri, shitblerja e punimit të diplomës është “trend” blihet online deri në 40 mijë lekë! Pedagogu: 95% e punimeve “vjedhje”
Shitblerja e punimeve të diplomës me atë të së cilës studentët përmbyllin ciklin e studimeve bachelor apo master ka qenë një problem i kahershëm, por duket se kohët e fundit është kthyer në fenomen masiv.

Nga diplomat false “Alla Kristali” ,universitet i cili mori emër në vitin 2010 për dhënien e një diplome  me nota të shkëlqyera djalit të një politikani italian, ndërkohë që ky i fundit nuk kishte qenë asnjë  ditë të vetme në Shqipëri ,tanimë duket se kemi kaluar në fabrika online ku shiten dhe blihen tema diplome.

Nga një kërkim që Report Tv bëri në rrjetet sociale konkretisht në Instagram rezultojnë se ekzistojnë një mori faqesh online që ofrojnë këtë shërbim kundrejt pagesës

Ne kemi marr në telefon një nga këta ofrues të këtij shërbimi, natyrisht duke fshehur identitetin tonë, dhe duke kërkuar një punim diplome për bachelor.

“BISEDA TELEFONIKE E ZBARDHUR***

Gazetarja: Alo, përshëndetje! Si je? Unë jam Sara, vajza që keni komunikuar dhe në Instagram. Isha e interesuar për temën e diplomës, nuk e di më mban mend?

Adm i faqes: Ëhë , po po kemi folur. Dëgjo, siç iu thashë jemi shumë të zënë.

Gazetarja: Jeni full me punë?

Adm i faqes: Janë shumë, janë shumë, po po. Kur iu duhet? Në korrik ëëë?

Gazetarja: Po, në korrik.

Adm i faqes: Kemi në dorë në fakt dhe nuk dua ta marr përsipër dhe pastaj ta lë, më kupton?

Gazetarja: Jeni të ngarkuar. Po, t’iu pyes pak për çmimin, sa më kushton i gjithë punimi?

Adm i faqes: Shiko, në përgjithësi, ju jeni bachelor apo jo, 35 faqe?

Gazetarja: Po, bachelor.

Adm i faqes: Në përgjithësi diplomat e Bachelorit shkojnë te 350 -400 , varet nga metodologjia e përdorur.

Gazetarja: Ëhë deri në 400 mijë lekë të vjetra?

Adm i faqes: Popo, për cilësinë pastaj, të paktën flas tek ne, punohet çdo diplomë punohet nga stafi. Janë persona të fushës, kështu që për cilësinë s’ka diskutim.

Gazetarja: Për pjesën e plagjiaturës dmth të rri pa merak.

Adm i faqes: Jojo, fare ,fare, fare. Nëqoftëse jeni për shtator okay, por tani..

Gazetarja: Domethënë për sezonin e korrikut nuk bëhet gjë, vetëm nëse unë e lë për në Shtator , për në vjeshtë?

Adm i faqes: Po

Gazetarja: E kuptoj, po për sa kohë e bëni punimin?

Adm i faqes: Po mirë është të na shkruash nga Gushti, sepse ka shumë.

Kjo çështje duket se është kthyer në biznes. Faqe të tjera për të njëjtën temë diplome ofrojnë çmime të ndryshme.

Diploma kushton 250 euro. Punohet nga një staf profesionist për çdo fushë. Nëse e marrim përsipër mbajmë përgjegjësi deri në fund për ndryshime nga pedagogu dhe pa plagjiaturë.

Grupi i punës mund ta punoj këtë temë. Kushton 15 euro dhe zgjat 4 javë mesatarisht. Punimi është origjinal i yti, sistem antiplagjiaturë.

Ajo çfarë është e çuditshme është fakti që fenomeni është i njohur tashmë dhe për pedagogët të cilët pranojnë që jo më shumë se 5% e punimeve të studentëve janë origjinale, pra pjesa tjetër 95% i kanë paraqesin tema diplome të blera.

“Temat e diplomës kryesisht në një masë shumë të vogël mund të them 2-5 % janë origjinale dhe kam patur një rast të freskët. Po prezantonte diplomën ajo zonjusha e shikoj të parën, të dytën, të tretën dhe i them ndalo pak. Do të bëjmë një marrëveshje. Kjo kishte marr një prezantim që kisha bërë unë në një konferencë ndërkombëtare për inovacionin. I them që do të kaloj me një kusht , sa lekë ke paguar për diplomën? Më thotë në sy të sallës 80 mijë lekë. I them ik merri 40 mijë lekë atij zotërisë që të ka bërë diplomën dhe më jep mua 40 mijë lekë se ajo është puna ime. “ – tha Rezart Prifti Pedagog Ekonomie në UT.

Edhe pedagogu Erion Muça tregon eksperiencën e tij me studentët me punime të blera.

“Shitblerja e dijes vitet e fundit në Shqipëri, jo vetëm është një fenomen që është përhapur në masë, por ka kaluar çdo kufij apo limit të komercializimit absurd të arsimimit dhe formimit të një individi.” –tha Erion Muca, pedagog.

Por ja si e dallon një pedagog një punim të blerë.

“E dalloj nga eksperienca. Ka kaluar një dekadë tashmë, dhe çdo pedagog që është i provuar e sprovuar e dallon që në fjalën e parë apo nëse ti i bën një pyetje dhe ai diskontohet direkt, por ligjërisht unë nuk e dalloj dot. Nëqoftëse kap një student dhe i them që diploma jote është e blerë, unë mund t’ia them, por skam çfarë të bëj.”- tha Prifti.

“Një punim i blerë me para është lehtësisht i identifikueshëm dhe i dallueshëm për një pedagog. Së pari mes krahasimit të kapacitetit dhe ecurisë së një studenti përgjatë gjithë vitit akademik, në përfshirjen dhe aktivizimin në orën e mësimit, në përgatitjen dhe mënyrën sesi shprehet nëse i bëjmë një pyetje, në nivelin e tij të përgjithshëm dhe komunikimin e tij me pedagogun apo kolegët e tyre për të parë rezultatet, ecurinë e një studenti dhe ballafaqimin me punimin që ai paraqet.”- Muça.

Diplomat e blera thonë pedagogët prodhojnë vetëm analfabetë funksional të pajisur me një dokument studimi dhe që vijnë vërdallë, por kurrsesi nuk prodhojnë me ekspert tregu apo intelektual.

Pavarësisht faktit që pedagogët e dinë që materiali është blerë, pra nuk është prodhimi origjinal nga vetë studentët, ata e pranojnë dhe në fund e firmosin.

“Pa fund raste, sidomos në fillimet e karrierës time, shihej një rigorozitet i frikshëm, pastaj kur pashë që ti fillon të bësh një lloj paqeje intelektuale ose paqe ndërgjegjësore me veten dhe kur shikon që ti i kthen 10 veta mbrapsht, po shikon që ai tjetri i ,kthen në sistem 30 të tjerë dhe ti thua që unë këtë sapo e penalizova dhe më ra principi sepse nga ana tjetër kaluan 30 të tjerë. Pra unë nuk po e shpëtoj sistemin , por po u bëj keq 10 personave që sipas këtij sistemi janë në rregull.”- tha Rezart Prifti pedagog në UT.

“Ne jemi përballë një lufte, përballë analfabetizmit funksional, luftë e cila fitohet vetëm përmes stimulimit apo ngacmimit të rinjve dhe studentëve për t’u futur më thellë sesa sipërfaqja.”- tha Erion Muca, pedagog, ekspert punësimi./shqiptarja.com

The post INVESTIGIMI/ Në Shqipëri, shitblerja e punimit të diplomës është “trend” blihet online deri në 40 mijë lekë! Pedagogu: 95% e punimeve “vjedhje” appeared first on Albeu.com.

INVESTIGIMI/ Tjetër skandal me tenderat, kush është kryebashkiaku socialist që abuzoi me fondin miliona lekë
“Piranjat” kësaj radhe vijnë me një investigim serioz, te bazuar mbi një denoncim të shoqëruar me fakte dhe prova për abuzimin me detyrën të një njeriu të veshur me pushtet, përkatësisht të një kryebashkiaku.

Në zgjedhjet lokale të viti 2019 në bashkinë e Vaut të  Dejës u krye një rrotacion politik pas thuajse 2 dekadash. Në krye të bashkisë u zgjodh Mark Babani, një biznesmen i suksesshëm i kësaj zone.

Kryetar i ri, vizion i ri, projekte të reja. Nisur nga këto nevoja pak muaj pas marrjes së detyrës kryetari i ri vendos të hartojë projekte për kopshte, shkolla dhe infrastrukturë.

Kështu më 11 mars të vitit 2020 ai urdhëron përdorimin e fondeve të bashkisë me vlerë mbi 8 milionë lekë të reja pa TVSH për kryerjen e një tenderi për hartim projektesh. Më 26 maj 2020 bashkia e Vaut të Dejës si autoritet kontraktor lidh kontratën me “Arabel Studio” dhe HMK Consulting e Transport Highway Consulting shpk.

Kompania fituese duhet t’i dorëzonte projektet brenda 2 muajsh nga data e nënshkrimit të saj.

“Magjistarët” e projekteve arritën të dorëzojnë brenda 2 ditësh dosjet voluminoze të porositura nga bashkia Vau Dejës. Dhe jo 1 e 2, por plot 31 projekte.

Gjithçka e bërë me një urgjencë kaq të madhe, 33 projekt për 3 ditë. Por si ja arritën kësaj?

Kryetari i bashkisë i pyetur nga “Piranjat” u përgjigj shkurt: Nuk është e vërtetë ajo.

Kryetari e mohon këtë fakt, të njëjtën gjë përpiqen të bëjnë edhe zyra e hartimit të projekteve. Por dokumentet që “Piranjat” disponojnë japin një version tjetër të historisë.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

The post INVESTIGIMI/ Tjetër skandal me tenderat, kush është kryebashkiaku socialist që abuzoi me fondin miliona lekë appeared first on Albeu.com.

Saimir Kodra: Do ju zbuloj një skandal të madh, kanë rënë pre edhe gjykatës e prokurorë!
Drejtuesi i emisionit ‘Stop’, Saimir Kodra, ka paralajmëruar se së shpejti do të bëjë publik një rast mashtrimi të madh.

Ky mashtrim sipas tij ka lidhje me bursat në Shqipëri, ku kanë rënë pre edhe gjykatës e prokurorë.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ për të folur për mashtruesit shqiptarë, Kodra u shpreh se ky mashtrim ka kapur vlerat 10 deri në 15 milionë Euro.

“Po finalizoj një histori, në Tiranë dhe Shqipëri kanë qenë para ca vitesh ca histori bursash. Po pres tani vetëm të gjej dëshmitarë. Shifra marramendëse, deri tani kam përshtypjen që duhet të jenë 10-15 milionë Euro. Kanë arritur deri në gjykatës e prokurorë që donin të investonin në bursë”

I pyetur nga Blendi Fevziu se si qytetarët ranë pre e mashtrimit, Saimir Kodra u shpreh: “Më jep paratë dhe unë kam brokerin tim në bursë që do luaj paratë e tua. Kishte bërë dhe një platformë false”.

Ndërkohë kujtojmë se ky nuk është rasti i parë i zbulimit të këtyre mashtrimeve të mëdha./albeu.com/

The post Saimir Kodra: Do ju zbuloj një skandal të madh, kanë rënë pre edhe gjykatës e prokurorë! appeared first on Albeu.com.