interpelance Archives - Albeu.com

Mazhoranca socialiste rrëzon kërkesën e PD për interpelancë për AKSHI-n, Peleshi: Është në hetim nga SPAK
Kuvendi i ka kthyer përgjigje kërkesave të Partisë Demokratike, për interpelancë për çështjen e Agjencisë Kombëtarë të Shërbimit të Informacionit (AKSHI), duke argumentuar se nuk mund të zhvillohen, pasi janë objekt hetimi penal.

Sipas Kuvendit, një kërkesë e tillë synon në thelb të zhvendosë një çështje që i përket ekskluzivisht organeve të drejtësisë në sallën e Kuvendit, duke krijuar një formë të ashtuquajtur “gjykate politike” mbi informacione që nuk janë përfundimtare nga institucionet gjyqësore.

“Së pari, interpelanca si instrument kushtetues i kontrollit parlamentar nuk mund të përdoret që anëtarët e Këshillit të Ministrave të japin shpjegime mbi çështje që janë nën hetim penal, për të cilat ata nuk kanë as kompetencë për t’u shprehur dhe për të cilat çdo ndërhyrje apo komentim do të ishte në kundërshtim me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Së dyti, përmbajtja e kërkesës, në thelb, përbën një përpjekje për të transferuar në sallën e Kuvendit një debat që i përket ekskluzivisht juridiksionit të organeve të drejtësisë, duke synuar krijimin e një ‘gjykate politike’ mbi bazën e informacioneve të paadministruara në mënyrë përfundimtare nga autoritetet gjyqësore. Një qëndrim i tillë bie ndesh me standardet kushtetuese të shtetit të së drejtës dhe me rolin e Kuvendit si organ ligjvënës dhe jo si organ hetimor apo gjykues.

Së treti, pyetjet e drejtuara në kërkesë presupozojnë ekzistencën e dijenisë së Kryeministrit mbi elementë të detajuar të një hetimi penal, ç`ka nuk gjen mbështetje në asnjë normë ligjore. Kryeministri nuk ka detyrimin ligjor të ketë dijeni mbi përmbajtjen e dosjeve hetimore, as nuk mund të kërkohet prej tij të komentojë mbi to, për aq kohë sa këto çështje janë nën juridiksionin e organeve të drejtësisë.

Së katërti, referimi i vazhdueshëm në raportime mediatike nuk përbën qëllim për realizimin e interpelancës si formë e kontrollit parlamentar, sidomos në raste kur çështja është në proces hetimi dhe nuk ka një konstatim përfundimtar nga organet kompetente.

Së pesti, vetë natyra e çështjes së ngritur, e lidhur me hetime për vepra të rënda penale, përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar, kërkon një trajtim në kuadër të procedurave penale dhe jo një debat politik paralel, i cili mund të cenojë hetimin e çështjes dhe të ndikojë në perceptimin publik mbi procesin e drejtësisë”, thuhej në përgjigjen e kthyer nga Kuvendi për Partinë Demokratike.

The post Mazhoranca socialiste rrëzon kërkesën e PD për interpelancë për AKSHI-n, Peleshi: Është në hetim nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Sot seancë në Kuvend/ Opozita interpelancë me Ramën dhe Koçiun, çfarë përmban rendi i ditës
Këtë të enjte, mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend. Në Rendin e Ditës parashikohen disa interpelanca. Kryeministri Edi Rama dhe zëvendës ministrja Koçiu, janë thirrur në interpelancë nga deputetët e Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe Erald Kapri

Ndërkohë, parashikohet interpelancë me ministrinë Bujqësisë dhe ministrinë Arsimit, kërkuar nga një grup deputetësh të PD.

Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu shqyrtimi i disa projektligjeve.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 25, datë 14.4.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.4.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)

4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)

5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)

6. Interpelancë me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)

7. Projektligji “Për ratifikimin e protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, ratifikuar me ligjin nr. 9696, datë 21.3.2007”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., “Përmirësimi i rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë pas tërmetit të vitit 2019””.

9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, mbi bashkëpunimin teknik 2024, për projektin “Green Vjosa (Vjosa e gjelbër) – Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës””.

10.Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për zbatimin e dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit të 10 dhjetorit 1982, që lidhen me ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve peshkore ndërkufitare dhe të burimeve shumëmigruese”.

11.Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

12.Projektvendimi “Për zgjedhjen e Kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës”.

13.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

The post Sot seancë në Kuvend/ Opozita interpelancë me Ramën dhe Koçiun, çfarë përmban rendi i ditës appeared first on Albeu.com.

PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm, Balliu: Depërtimi i krimit në polici është shqetësues
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kërkuar interpelancë urgjente në Kuvend me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, duke ngritur shqetësimin e depërtimit të elementëve kriminalë në strukturat e Policisë së Shtetit.

Në një deklaratë, Balliu theksoi se raportet e ndërkombëtarëve kanë evidentuar dobësi në strukturat e zbatimit të ligjit në Shqipëri, duke i konsideruar ato të ekspozuara ndaj infiltrimit kriminal.

Sipas tij, depërtimi i elementëve kriminalë në polici përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare dhe besueshmërinë e vendit.

“Raportet e partnerëve ndërkombëtarë dhe të institucioneve prestigjioze ndërkombëtare kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se strukturat e zbatimit të ligjit në Shqipëri mbeten të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe infiltrimit kriminal. Kur elementë kriminalë arrijnë të depërtojnë në strukturat që kanë për detyrë të luftojnë krimin, kjo përbën jo vetëm një problem institucional, por edhe një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe për besueshmërinë e shtetit shqiptar ndaj partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë”, shprehet deputeti.

Ai vë në pikëpyetje edhe efektivitetin e procesit të verifikimit të integritetit në polici, duke e cilësuar atë si një reformë që ka dështuar në praktikë.

Deputeti kërkon transparencë për mënyrën e menaxhimit të emërimeve, promovimeve dhe mekanizmave të kontrollit.

Balliu kërkon që Ministri i Brendshëm të japë shpjegime për mungesën e masave parandaluese, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme.

Ai shton se publiku ka të drejtë të dijë nëse situata është pasojë e paaftësisë institucionale, apo e një bashkëpunimi të mundshëm mes qeverisë dhe krimit të organizuar.

“Në një demokraci funksionale, përgjegjësia për integritetin dhe funksionimin e institucioneve të sigurisë është edhe përgjegjësi politike. Për këtë arsye është e domosdoshme që qeveria dhe Ministria e Brendshme të japin shpjegime të qarta për mënyrën se si janë menaxhuar proceset e emërimeve, promovimeve dhe mekanizmat e kontrollit të integritetit brenda Policisë së Shtetit”, shton ai.

Deklarata e plotë:

Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kam depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm, lidhur me shqetësimet serioze për nivelin e inkriminimit dhe cenueshmërisë së Policisë së Shtetit ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar.

Raportet e partnerëve ndërkombëtarë dhe të institucioneve prestigjioze ndërkombëtare kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se strukturat e zbatimit të ligjit në Shqipëri mbeten të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe infiltrimit kriminal.

Kur elementë kriminalë arrijnë të depërtojnë në strukturat që kanë për detyrë të luftojnë krimin, kjo përbën jo vetëm një problem institucional, por edhe një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe për besueshmërinë e shtetit shqiptar ndaj partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë.

Në një demokraci funksionale, përgjegjësia për integritetin dhe funksionimin e institucioneve të sigurisë është edhe përgjegjësi politike. Për këtë arsye është e domosdoshme që qeveria dhe Ministria e Brendshme të japin shpjegime të qarta për mënyrën se si janë menaxhuar proceset e emërimeve, promovimeve dhe mekanizmat e kontrollit të integritetit brenda Policisë së Shtetit.

Zhvillimet e fundit ngrenë pikëpyetje serioze edhe mbi efektivitetin e procesit të verifikimit të integritetit në polici, i cili u prezantua si një reformë e rëndësishme për pastrimin e radhëve të policisë nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Qartazi ky proces ka dështuar.

Shqipëria ka nevojë për institucione të forta, profesionale dhe të besueshme të zbatimit të ligjit. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një prioritet i përbashkët i shtetit shqiptar dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë, dhe kjo kërkon transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe standarde të larta integriteti.

Për këtë arsye, përmes kësaj interpelance kërkoj që Ministri i Brendshëm të paraqitet përpara Kuvendit dhe të japë shpjegime të plota për këtë situatë shqetësuese. Inkriminimi i strukturave të policisë nuk është një fenomen që lind brenda një dite. Ai është rezultat i një procesi të gjatë degradimi institucional, i cili nuk mund të ndodhë pa dështim serioz të mekanizmave të kontrollit dhe pa përgjegjësi në nivelet më të larta të drejtimit.

Ministri i Brendshëm duhet të shpjegojë pse, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga raportet ndërkombëtare dhe sinjaleve të shumta që kanë dalë në dritë gjatë viteve të fundit, nuk janë marrë masa të mjaftueshme për të parandaluar këtë nivel infiltrimi të krimit në Policinë e Shtetit.

Publiku shqiptar ka të drejtë të dijë nëse kjo situatë është rezultat i neglizhencës dhe paaftësisë institucionale, apo nëse mungesa e veprimit dhe tolerimi i këtyre fenomeneve ka ardhur si rrjedhojë e një bashkëpunimi të ngushtë midis qeverisë dhe krimit të organizuar për përfitime të përbashkëta monetare dhe elektorale.

The post PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm, Balliu: Depërtimi i krimit në polici është shqetësues appeared first on Albeu.com.

PD kërkoi interpelancë urgjente me Ramën për Ballukun, mazhoranca refuzon, Peleshi: Çështja është në Gjykatën Kushtetuese
Këtë të enjte, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, shprehet se nuk e ka pranuar kërkesën e PD për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, për çështjen e Belinda Ballukut.

Sipas argumentit të Peleshit, objekti i kërkesës për interpelancë është në Gjykatë Kushtetuese.

Peleshi u shpreh se është ky organ, pra GJK që do japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve.

Kërkesa për interpelancë e opozitës u rrëzua me 74 vota pro.

“Kam argumentuar mospranimin e kërkesës për interpelancë. Objekti i kërkesës për interpelancë është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, e cila po vlerëson nëse kërkesa është e pranueshme për shqyrtim në seancë plenare.

Kërkesa për interpelancë urgjente sipas rregullores nuk duhet pranuar sepse çështja është në shqyrtim në GJK. Është ky organ që do japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve. Cdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues mund të cënojë parimet e pavarësisë së institucioneve. Është e domosdoshme të pritet vendimi i GJK”, tha Peleshi.

The post PD kërkoi interpelancë urgjente me Ramën për Ballukun, mazhoranca refuzon, Peleshi: Çështja është në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Opozita interpelancë me Manastirliun, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend
Këtë të enjte, Kuvendi zhvillon seancë plenare, ku në rend të ditës është një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në afërsi të shkollës ”Fan Noli” në Tiranë.

Gjithashtu, në seancën e sotme do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr.57 /20 15″.

Gjithashtu, Kuvendi do të shqyrtojë projektvendimin “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrative pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.

Në rend të ditës, është edhe shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrative pas mbarimit të mandatit të Komisionerëve Publikë”.

The post Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Opozita interpelancë me Manastirliun, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Skandali te Onkologjiku/ Ministrja Koçiu: Faji ka emër dhe fytyrë, jo përgjithësime, përgjegjësia tek mjekët
Gjatë fjalës së saj në Kuvend në interpelancën e kërkuar nga Partia Demokratike në lidhje me skandalin në spitalin Onkologjik, pranë QSUT, ku mjekët nuk u jepnin pacientëve mjekimin e duhur dhe i orientonin në klinikat private, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, është shprehur se secili prej mjekëve nën akuzë duhet të përgjigjet për çdo veprim që ka kryer.

Ajo u shpreh se “në këtë qeverisje faji ka emër, fytyrë dhe jo përgjithësime”, ndërsa shtoi se organet e drejtësisë duhet të hetojnë me zero tolerancë çdo individ që ka abuzuar me misionin e mjekut në dëm të shëndetit të qytetarëve.

“Ne kemi vendosur një standard i cili është i vetmi që aplikohet dhe është i barabartë dhe i njëjtë për të gjithë. Kushdo që provohet fajtor, nuk ka më punë me këtë qeveri, as me këtë familje politike”, tha ministrja më tej.

Sipas saj, tentativa për të politizuar ngjarjen, për të futur ndasi dhe diversion mes mjekëve dhe trupës drejtuese të shëndetësisë, është një akt i shëmtuar dhe që do të rezultojë i dështuar.

Pjesë nga fjala e Albana Koçiut:

Albana Koçiu: Do të përpiqem të sqaroj përmbledhtazi gjithçka në lidhje me këtë ngjarje për të cilën jemi pozicionuar qartazi, qoftë politikisht por edhe nëpërmjet akteve dhe vendimeve të marra. Së pari dua të sjell në vëmendje reagimin dhe qëndrimin në tërësi të qeverisë dhe në veçanti të Kryeministrit, i cili duke vlerësuar posaçërisht situatën u angazhua personalisht për të qartësuar pozicionin institucional që kemi ndaj çdo fenomeni që bie ndesh me qasjen tonë të cilën unë do ta përkufizoja me devizën punë dhe nder.

Pikërisht kjo devizë, që e gjej të mishëruar në mënyrën sesi përpiqemi të qeverisim sa më mirë dhe me përkushtim, më bën të ndjehem e nderuar që kontribuoj në këtë kabinet qeveritar që nuk iu shmanget përgjegjësive apo sfidave të çfarë do lloj niveli apo vështirësie qofshin ato. Ne jemi ata që marrim përgjegjësitë dhe përballemi me to duke mos i shmangur apo mbuluar ato, sikurse ka ndodhur në të shkuarën, mendësisë reminishencat e së cilës janë të ekspozuara qartazi edhe në skandalin që ndodhi me një grup individësh, që kanë thyer çdo element njerëzor e profesional në spitalin Onkologjik. Në këtë qeverisje faji ka emër, ka fytyrë dhe jo përgjithësime.

Ne kemi vendosur një standard i cili është i vetmi që aplikohet dhe është i barabartë dhe i njëjtë për të gjithë: Kushdo që provohet fajtor, nuk ka më punë me këtë qeveri, as me këtë familje politike! Ky standard vlen edhe për mjekët e vendosur nën akuzë! Secili prej tyre, duhet të përgjigjet për çdo veprim të kryer që në vlerësimin timin personal, të institucionit që përfaqësoj dhe qeverisë gjithashtu përbën faj të rëndë e të patolerueshëm në nivelet e një krimi që hyn te veprat kriminale.

Sigurisht,  dukshëm standardi sesi ne kemi transformuar mendësinë e përgjegjësisë ndaj angazhimeve e detyrimeve publike në çdo aspekt, nuk do të kishin kuptim pa implementimin reformës në drejtësi e cila bën dhe ndarjen e qartë mes përgjegjësisë për të qeverisur,  për t’u qeverisur dhe për t’u distancuar e ndëshkuar çdo akt të papërgjegjshëm i kryer me ose pavetëdije.

Në lidhje me zullumin qe doli ne dritë në Spitalin Onkologjik, dua të theksoj se Ministria e Shëndetësisë, që në momentin e parë në të cilën u mësua lajmi për zbulimet paraprake të Prokurorisë, reagoi menjëherë dhe bëri thirrje publike për të zbardhur deri në fund ngjarjen. Dhe gjej rastin të përsëris të njëjtin qëndrim edhe sot për të inkurajuar organet e drejtësisë të hetojnë me zero tolerancë dhe të nxjerrin para përgjegjësisë ligjore çdo individ që është implikuar dhe ka abuzuar me misionin e shenjtë të mjekut në dëm të shëndetit të qytetarëve, me pasoja edhe zhvatjeje për ta.

Por ndërsa shpreh këtë qëndrim të prerë për ata abuzues, dal, jam dhe do të jem krah dhe në mbrojtje të çdo anëtari të trupës spitalore të QSUT dhe jo vetëm që profesionin e ka të shenjtë dhe bluzën e bardhë të panjollosur nga korrupsioni dhe as nga korruptimi politik.

Tentativa për të politizuar ngjarjen për të futur ndasi dhe diversion mes mjekëve dhe trupës drejtuese të shëndetësisë është një akt i shëmtuar, por për më tepër do të rezultojë dhe i dështuar. Ju jeni në të drejtën tuaj për të përdorur për kapital politik jo vetëm shëndetin por edhe vdekjen. Kjo është çështje zgjedhjeje. Por nder nuk ju bën dhe asgjë s’do arrini sepse jeni shumë të lexueshëm në hipokrizinë tuaj për t’i qarë hallin njerëzve. Në fakt jeni ju për t’iu qarë hallin se jeni katandisur të improvizoni politikisht çfarë t’iu sjellë rastësia.

The post Skandali te Onkologjiku/ Ministrja Koçiu: Faji ka emër dhe fytyrë, jo përgjithësime, përgjegjësia tek mjekët appeared first on Albeu.com.

Kuvendi rrëzon kërkesën për interpelancë me Ramën, Gazment Bardhi: Kryeministri ka frikë të përballet me opozitën
Ditën e sotme, kuvendi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se Rama ka frikë të përballet me opozitën.

Ai shtoi se Rama duhet të japë llogari për emërimin si këshilltar të një personi të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

“E keni kthyer në rregull një përjashtim të rregullores, vetëm për faktin se shqiptarët kanë kryeministër një frikacak, që ka frikë të vijë në Kuvend, të përballet me opozitën, të japë llogari për lidhjet e tij me krimin e organizuar.

Ne kemi kërkuar interpelancë, sepse ekzistojnë dokumentet zyrtare që kryeministri ka emëruar këshilltar një agjent të shërbimeve sekrete rumune dhe rezulton se ky person përveçse i përfshirë në veprimtari korruptive, është i lidhur me një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Duam të dimë për çfarë e ka këshilluar ky kryeministrin”, tha Bardhi.

The post Kuvendi rrëzon kërkesën për interpelancë me Ramën, Gazment Bardhi: Kryeministri ka frikë të përballet me opozitën appeared first on Albeu.com.

U amnistuan 100 të korruptuar? PD kërkon interpelancë me Manjan: U përbetuat se nuk përfitonin të dënuarit nga GJKKO
Partia Demokratike kërkon sqarim nga ministri i Drejtësisë për amnistinë penale, të kaluar 25 ditë më parë me votat e PS dhe Rithemelimit, nga e cila raportohet se kanë përfituar rreth 100 të dënuar për korrupsion nga GJKKO.

Në kërkesën për interpelancë, deputeti Enkelejd Alibeaj rendit 16 pyetje, për të cilat kërkon përgjigje nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

“25 ditë më parë, rreth 110 deputetë të Kuvendit bashkuan votat për të amnistuar edhe të dënuarit nga SPAK-GJKKO. 25 ditë më parë, përfaqësuesit më të zëshëm të atij bashkimi të turpshëm votash u përbetuan se “asnjë i dënuar për korrupsion nga GJKKO nuk do përfitonte”, apo se “ishin marrë statistika mbi përfituesit potencialë, e thjesht 2-3 policë do përfitonin”. Sot, mediat BIRN Albania dhe Investigative Network Albania kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të denuarve për korrupsion (e me gjasë të tjerë do vijojnë të përfitojnë ditët në vazhdim).

Besimi publik për ndëshkimin e korrupsionit dhe fund të pandëshkueshmërisë Reforma në Drejtesi mori goditje të fortë! Në thelb, pazari i amnistisë ishte prova gjenerale e një bashkëpunimi i rreth 110 deputetëve në mbrojtje të së shkuares korruptive. Ata u bënë bashkë kundër drejtësisë, e me këtë akt i dhanë goditje të qartë BKH-SPAK-GJKKO. Partia Demokratike që në fillim depozitoi amendamentet kundër amnistimit të të korruptuarve, në mbështetje të SPAK-GJKKO, duke denoncuar pazarin e aleancës antiSPAK në kurriz të qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë. Me raportimin tashmë të fakteve nga media për amnistimin e të korruptuarve, PD do të ndërmarrë cdo hap për vënien para përgjegjësisë të kujtdo duike filluar me kërkesën për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë”, shkruan Alibeaj.

The post U amnistuan 100 të korruptuar? PD kërkon interpelancë me Manjan: U përbetuat se nuk përfitonin të dënuarit nga GJKKO appeared first on Albeu.com.

Bardhi kërkoi interpelancë pas dokumentarit të “RAI 3”, reagon Rama: I gatuajnë shpifjet në shtëpi të tyre, pastaj i hedhin nga dritarja si akuza
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish për shkrimin e emisionit Report në “RAI 3”, ndërsa komentoi “interpelancën”, që ka kërkuar “Rithemelimi” për këtë çështje.

Me një shkrim të gjatë në platformën “X”, shefi i qeverisë shprehet se “s’ka asnjë urgjencë për një poshtërim të radhës të parlamentit të Shqipërisë me një interpelancë të kërkuar nga autorët e prapaskenës së asaj shfaqjeje të shëmtuar në dëm të krenarisë legjitime të çdo shqiptari për Shqipërinë”

Edi Rama: Çfarë t’u thuash këtyre që i gatuajnë shpifjet në shtëpi të tyre, pastaj i hedhin nga dritarja si akuza, pastaj u fryjnë si era plehrave që shpërndaheshin larteposhtë rrugë më rrugë kur këta, mos o Zot, qeverisnin vendin, pastaj vënë kujën pse u ndotën rrugët e bëra pis prej tyre e i thonë miletit çohu se u qelb kjo punë, pastaj i fusin në thasë plehrat më të bukura e ia hedhin në kurriz çdo të huaji që u del përpara dhe kur ndonjë i huaj (si ata të RAI3-shit) që ka mbetur pa e marrë vesh çfarë malli janë këta vulëhumbur, i nxjerr në rrugë andej si thagma të ububushme, këta i riimportojnë në Shqipëri!

E pasi i rinxjerrin rrugëve si prova të ardhura nga jashtë, të thërrasin edhe me urgjencë në parlament, se obobo qenkan shqetësuar në Senatin italian pse unë nuk kam mbyllur gojën, po kam guxuar të ngre zërin andej matanë për t’u vënë emrin që kanë plehrave të shitura në Itali si zbulime investigative, ndërkohë që mua jo që as nuk më shqetëson fare se kush shqetësohet nga ata që kujtojnë se në emër të lirisë së medias në vendin e tyre, Shqipëria e shqiptarët mund të denigrohen pa bërë as gëk as mëk me plehra të nxjerra nga kuzhina e shtëpisë së xhahilëve e çingijeve të vendit tonë, po më vlon gjaku nga revolta për cënimin e imazhit të Shqipërisë e të dinjitetit të shqiptarëve!

Çfarë t’u thuash këtyre që i gatuajnë shpifjet në shtëpi të tyre, pastaj i hedhin nga dritarja si akuza, pastaj u fryjnë si era plehrave që shpërndaheshin larteposhtë rrugë më rrugë kur këta, mos o Zot, qeverisnin vendin, pastaj vënë kujën pse u ndotën rrugët e bëra pis prej… pic.twitter.com/mzFKRpJrjd

— Edi Rama (@ediramaal) April 26, 2024

Rama thotë se nuk ka ndërmend të mbyllë gojën, deri kur e vërteta shqiptare të thuhet e plotë në italisht, pa asnjë censurë. Ai pretendon se publikut italian i janë thënë gënjehstra dhe shpifje përmes emisionit Report.

Edi Rama: Prandaj as që nuk më shkon ndërmend të mbyll gojën deri kur e vërteta shqiptare të thuhet e plotë në italisht, pa asnjë censurë, mu aty ku publikut italian iu thanë ato gënjeshtra e shpifje të paketuara në Tiranë. Po nëse nuk fliska dot kryeministri i Shqipërisë me një drejtor të RAI-t se cënoka lirinë e atyre që cënuan dinjitetin e vendit dhe institucioneve tona, duke censuruar komplet fjalët e të akuzuarve pa asnjë provë e asnjë fre, e pastaj duke i akuzuar se nuk kishin thënë asnjë fjalë, kush do të flasë në emër të dinjitetit të këtij vendi e të së drejtës elementare të çdo shqiptari (qoftë edhe të shqiptarit më të keq, që nuk është fare rasti), për të mos u denigruar publikisht nëpër botë pa i dhënë as mundësinë të mbrohet?

Apo do flasin xhahilët e çingijet e Shqipërisë dhe ahengxhinjtë e tyre të klubeve televizive të natës, të cilët kur Shqipëria goditet në një media të huaj e kanë festë e shtrojnë gosti me tava plehrash përpara shqiptarëve, se edhe i gënjen mendja gjynahqarët e paudhë që do ta çojnë miletin në këmbë për muhabetet që qelbin vetë! Shkurt llafi, s’ka asnjë urgjencë për një poshtërim të radhës të parlamentit të Shqipërisë me një interpelancë të kërkuar nga autorët e prapaskenës së asaj shfaqjeje të shëmtuar në dëm të krenarisë legjitime të çdo shqiptari për Shqipërinë, e në radhë të parë të shqiptarëve që jetojnë me nder e krenari sot në Itali, pasi kanë kaluar një kalvar të tërë poshtërimesh nga artikuj, emisione e gjasme investigime të tilla në të shkuarën e errët të shtypit italian e sidomos të RAI-t ndaj Shqipërisë. Të mbarojmë njëherë punë me ata andej dhe të thuhet e gjithë vërteta në italisht, pastaj patjetër do t’u vijë radha edhe këtyre këtej, se kjo histori nuk është fare aq e thjeshtë sa duket dhe shqiptarët padiskutim meritojnë ta dinë të gjithën, sapo të tëra petët e këtij lakrori me plehra të jenë hapur deri në fund. Kështu që xhahilët, çingijet e ahengxhinjtë e tyre, le të vazhdojnë tallavanë e tyre me dollitë e gëzimit për denigrimin e Shqipërisë në atë emision skandaloz dhe le të mbrojnë Italinë e lirinë e RAI-it nga ndërhyrjet e mia, se helbete si njerëz pa atdhe që janë, punojnë për çdo të huaj që me qëllim apo nga padija është gati ta denigrojë Shqipërinë, duke nxjerrë në mexhelise jashtë kufijve tanë plehrat e shtëpisë së këtyre këtu.

/albeu.com

The post Bardhi kërkoi interpelancë pas dokumentarit të “RAI 3”, reagon Rama: I gatuajnë shpifjet në shtëpi të tyre, pastaj i hedhin nga dritarja si akuza appeared first on Albeu.com.

Naço-Peleshit: Të likuidohen pagat e punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti Nasip Naço, ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshit, ku i ka kërkuar të likuidohen pagat e punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit.

Ministri Peleshi, njoftoi se ditën e djeshme u miratua në Këshillin e Ministrave pr ligji për pagesat e punonjësve, që dot ë kalojë në Kuvend.

Naço i ka drejtuar disa pyetje, teksa i kërkon zgjidhje për qytetarët e Poliçanit, për të marrë pagat.

“I nderuar z.ministër, pyetjet e mia janë në lidhje me politikat e Ministrisë së Mbrojtjes pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë si dhe a është menduar nga ju rivënia në punë e industrisë ushtarake, ish-kombinatit mekanik të Poliçanit.

A ka patur propozime për të marrë me koncesion sektorë të industrisë ushtarake nga kompani të huaja apo vendase për t’i vënë në punë në përputhje me ligjin duke garantuar sigurinë kombëtare

Dhe e treta, ju keni propozuar një projektligj për pagat e prapambetura të punonjësve dhe ish-punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit, për përmirësimin e statusit ekonomik, dua të di çfarë është bërë në lidhje me këtë projekt ligj? Akoma nuk keni përmbushur detyrimet ligjore dhe kushtetuese për pagat e prapambetura të tyre. E keni lënë në konservim prej disa vitesh.

Ministër këta janë kërkesat për pagat për rreth 241 punonjës, çfarë t’u them që presin lajme. Si të justifikohem para tyre, kur më pyesin si ata të Ballshit janë mbështetur nga qeveria dhe ne nuk mbështetemi? Si t’u përgjigjem? Të fshihem? T’u them të ikin nga Poliçani, t’u them të bllokojnë rrugën apo të vijnë te Ministria e Mbrojtjes? Kjo është një pyetje që duhet t’i jepni zgjidhje”, tha Naço.

The post Naço-Peleshit: Të likuidohen pagat e punonjësve të ish-kombinatit të Poliçanit appeared first on Albeu.com.