interpelanca Archives - Albeu.com

Nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës te interpelanca me ministrin Hoxha, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend
Këtë të enjte, Kuvendi zhvillon seancë plenare ku në rend të ditës është një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, kërkuar nga deputeti Asllan Dogjani.

Më pas, do të shqyrtohet projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë””, i ndryshuar si dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë””, i ndryshuar.

Në rendin e ditës në Kuvend, është edhe projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.1/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane të 12 dhjetorit 2024, për ndryshimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr.59/2024, në lidhje me përdorimin e certifikatave të qarkullimit të lëshuara në mënyrë elektronike, në kuadrin e kësaj konvente, të zbatueshme që nga 1 janari 2025”.

Më pas, do të diskutohet projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe dy projektvendime për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Gjithashtu, nesër Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”.

Në seancën e nesërme pritet të shqyrtohet edhe projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do mbajë funksionin e Kryetarit të Bordit”.

Gjithashtu, do të shqyrtohet edhe projektvendimi “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e vitit 2025”.

Kuvendi do të shqyrtojë projektvendimet për lirimin e Gëzim Podgoricës dhe Genc Përmetit nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, si dhe projektvendimet për shkarkimin e Leka Bungos nga detyra e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, si dhe shkarkimin nga detyra e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, Albert Minga, Ardita Reçi, Dionis Papadhimitri, Edmond Tullumani, Engjëll Ndocaj, Ilir Keko, Mevlan Shanaj dhe Milena Selimi.

The post Nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës te interpelanca me ministrin Hoxha, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Nga interpelanca me Kumbaron te projektligji për anulimin e gjobave/ Çfarë pritet të ndodhë sot në seancën e fundit të sesionit në Kuvend
Këtë të enjte, Kuvendi zhvillon sot seancën e fundit plenare të këtij sesioni. Në rend të ditës, është një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa për zbatimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Aktin normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.

Në seancën e sotme, do të diskutohet edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar””.

Gjithashtu, sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pasurinë kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017”.

Sot do të diskutohet edhe projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Gjithashtu, Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”.

Sot do të diskutohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar””, i ndryshuar.

Gjithashtu në rend të ditës është edhe projektligji “Për anulimin e masave administrative”.

Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar.

Në rend të ditës për diskutim është edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Kuvendi ka sot në rend dite edhe projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar, si dhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët”.

The post Nga interpelanca me Kumbaron te projektligji për anulimin e gjobave/ Çfarë pritet të ndodhë sot në seancën e fundit të sesionit në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Interpelanca/ Ina Zhupa i drejtohet Manastirliut: E kuptove që ishe ministre Arsimi, kur t’u rrezikua karrigia
Këtë të enjte në Kuvend, është zhvilluar interpelanca me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa, mbi sigurinë në shkolla pas vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Perlleshi, pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Deputetja Ina Zhupa, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Manastirliu e kuptoi se ishte ministre Arsimi vetëm kur iu rrezikua karrigia, pasi sipas saj, derisa kur ndodhi tragjedia nuk e kishim parë në asnjë shkollë për të diskutuar mbi problematikat.

Gjithashtu, Zhupa deklaroi se nëse një nga dy të miturit do të merrte medalje, e para që do merrte merita, do të ishte Manastirliu, por kur ndodh tragjedia ajo nuk ka faj, por vetëm jep urdhra.

Teksa i renditi një sërë akuzash për vjedhje dhe paaftësi, Zhupa i kërkoi Manastirliut dorëheqjen, duke i thënë se duhet të ikë një sekondë e më parë nga Minisrtria e Arsimit.

Ina Zhupa: “Ti karrigen tënde e ke shfrytëzutar vetëm që ti bësh dëme qytetarëve shqiptarë. Një ministre që ka rekorde për hajdutësi, vjedhje dhe fatkeqësisht dhe për vdekje, nuk vjen këtu për morale …shqiptarët dëmtohen më shumë nga vjedhja që i bën fondeve publike se sa fjala e një opozitari që mbron interesat e opinionit publik.

Nuk e kishte kuptuar akoma që ishte ministre e Arsimit. Nuk e kishim parë në asnjë shkollë të ngrinte probleme për arsimin në shkolla. Nuk e kishim parë të kërkonte buxhet më shumë për ministrinë e vet. E pamë vetëm kur iu rrezikua karrigia e vetë, kur i kërkuam dorëheqjen e kuptuam që ishte ministre e arsimit dhe fajtorin e gjeti te opozita dhe TikTok-u. Fajin e ka shoqëria, çdo njeri përveç Ogerta Manastirliu.

Nëse një nga ata dy djemtë do kishin fituar një medalje në sport në arte, e para që do merrte meritat do ishte Ogerta. Para prindërve për të bërë foto, që do na numëronte suksesin me arsimin, por kur ndodh një fatkeqësi një mungesë përgjegjësie e policisë, drejtoreshës patronazhiste, Ogerta nuk ka faj dhe jep urdhër. Flisni ju për TikTok që gjithë fushatën e keni bërë në tiktok. Shembulli jepet nga vetja, shfrytëzoi ti rrjetet sociale dhe teknologjinë që të rinjtë të marrin leksione. Duhet të ikni një sekondë e më parë, sepse injoroni prindërit. Latë nam duke bërë gjëra falso, duke thënë se çfarë do thonë prindërit.

Asnjë nga prindërit nuk dinte gjë. Brenda perimetrin nuk kishte këmbë të gjallë njeriu nga oficer i sigurisë apo broçkullat që thoni. Fatkeqësia jote e ka ndjekur të gjorin Martin, ke detyruar që urgjenca të shkojnë sipas ditëve të caktuara në spitale të caktuar. Martin do ishte gjallë nëse do çohej tek QSUT. Por ti me ato që ke bërë, e detyruar nga shkolla Fan Noli tek spitali ushtarak. Sepse ishte dita që i takonte spitalit ushtarak. Keni ndërruar një sistem ku nuk është prioritet jeta. Ky është sistemi ku mësuesi i liron një orë para se i thotë kemi mbledhje se ashtu kemi një punë. Ke përgjegjësi ti? Apo përdor mësuesit për fushatë, për like dhe share në rrjete sociale. A e di ti Ogerta që vetëm 27% e shkollave drejtohen nga individë të certifikuar? Po të tjerët çfarë janë, patronazhistë, sepse kanë merakun ti përgjigjen Ogertës se i fshin i uron suksese në jetë”.

The post Interpelanca/ Ina Zhupa i drejtohet Manastirliut: E kuptove që ishe ministre Arsimi, kur t’u rrezikua karrigia appeared first on Albeu.com.

Rama i përgjigjet Bardhit për interpelancën në Kuvend: O do gjykohet im vëlla, o ti
Përmes një postimi në rrjetin “X”, kërkesës së kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kryeministri Edi Rama, iu përgjigj për t`u paraqitur në interpelancën e kërkuar për humbjen e gjyqit në arbitrazh me biznesmenin Francesco Bechetti.

Në përgjigjen e tij, Rama thotë se opozita e rikthen dosjen Bechetti sa herë afrojnë zgjedhjet parlamentare, por përgjigjen ia kanë dhënë në zgjedhjet e fundit qytetarët shqiptarë.

Rama shtoi se do t’i shkojë në interpelancë Bardhit, atëherë kur të ketë dalë rezultati i hetimeve të SPAK për akuzën e Bardhit se vëllai i tij, Olsi Rama, është i përfshirë në grupin kriminal të trafikut të kokainës që ndërtoi laboratorin e drogës në Xibrakë.

Reagimi i Ramës:

Më thonë që Gazmend Bardhi më paskërka kërkuar sot urgjent në Kuvend për “100 e kusur milionë Eurot”, të cilat sipas tij i paskërka marrë nga shteti shqiptar ai krimineli italian, të cilin partia e B-ve e ka një nga komerdaret e vjetra, që e nxjerr si rregull përpara se sa të mbytet nga dallga popullore në zgjedhjet e radhës!

Këto “100 e ca milionët” ua treguan me të madhe shqiptarëve, si të marra e të futura në xhep prej italianit në fjalë edhe në 2021-shin, edhe në 2023-shin! Madje prodhuan edhe ca fletushka bakalli, që ua vinin njerëzve në xhamat e makinave, ku bënin thirrje për të votuar kundër meje dhe Partisë Socialiste për inat të “100 e ca milionë Eurove” të humbura për shkakun tim.

Dihet se si votuan njerëzit, që qyshse i çuan në opozitë me 1 milionë shpulla dhe i lanë thuajse pa asnjë bashki së fundmi, nuk e kanë ngrënë asnjëherë për djathë sapunin e B-ve të mëdha e të vogla të Partisë Demokratike.

Po pyetja sot është:

A janë vallë kaq injorantë këta sherrxhinj e gënjeshtarë pa din e as iman, sa të mos e dinë që kur nga ky shtet dalin lekë, për çdo detyrim për diçka apo ndaj dikujt, ka dokumenta shtetërorë ku shkruhet shlyerja e detyrimit apo janë vallë kaq të poshtër, sa megjithëse e dinë që në këtë rast nuk ekziston asnjë dokument i tillë, vazhdojnë me avazin e kësaj shpifjeje të vjetër, për të ngritur akuza dhe helmuar popullin për zgjedhjet e reja?! Nuk e di, me shumë gjasë janë të dyja bashkë.

Fakti që s’e luan topi është, se deri në këtë çast që flasim, ai kriminel i dënuar 17 vjet nga gjykata për tërë të zezat, nuk ka marrë akoma asnjë kokërr leku nga shteti shqiptar dhe nuk ka asnjë dokument shtetëror që të provojë të kundërtën! Madje ai ka hyrë tanimë në ca hesape të reja e të vështira shumë me shtetin shqiptar, që e ka denoncuar në prokuroritë e në gjykatat e disa shteteve, për korruptim flagrant të gjykatës së arbitrazhit, ku korrupsioni dhe manipulimi i procesit kundër Shqipërisë është provuar me letra, me zëra e me figura kriminelësh ndërkombëtarë me këmishë dhe kravatë!

Tani këta katranë me bojë dinë vetëm të shpifin, pastaj shpifjen ta përhapin në kanalet e ujrave të tyre të zeza mediatike dhe pastaj të kërkojnë komisione hetimore e intepelanca, për të kërkuar llogari nga ne për shpifjet e tyre! Mirëpo kjo lojë nuk ecën dot fare me ne dhe gjykata e llogarive tona e të tyre do të na dëgjojë e do të na japë hakun në pranverë, kur populli shqiptar, brenda po edhe jashtë kufijve këtë herë, do të vendosë se kush duhet të qeverisë dhe kush duhet të rrijë në opozitë e me kismet, të mësojë se si mund të qeverisë në të ardhmen.

Megjithatë, unë do t’i shkoj në çdo interpelancë Gazmend Bardhit, por vetëm pasi të ketë dalë përfundimi i hetimeve të SPAK-ut për trafikantin e drogës, që ai ka zbuluar në familjen time dhe vetëm nëse Olsi Rama nuk del siç pretendon ky zotëria që vetëm zotëri nuk është. Sepse nëse im vëlla del trafikant nuk do të kem si të shkoj, përkundrazi, nuk do të jem më jo vetëm as kryeministër, po as person publik hiçfare. Por pa u zgjidhur e zbardhur plotësisht nga drejtësia kjo çështje, unë nuk kam sy e faqe të përballem me zbuluesin që pretendon me zë shumë të lartë, se ka hedhur dritë jo vetëm mbi aktivitetin kriminal të vëllait tim, po edhe mbi përfshirjen time kriminale në fshehjen e “personit të paidentifikuar, 45 vjeç, me kapele”, i cili sipas Gazmendit na qenka Olsi Rama dhe unë, duke abuzuar me detyrën dhe madje shpërblyer dy prokurorët e dosjes së laboratorit të drogës në Xibrakë, ia paskam fshehur drejtësisë.

Kam muaj e muaj që pres të vërtetën nga SPAK-u, ku Gazmend Bardhi shkon shpesh për të luftuar korrupsionin e kriminelët e qeverisë sime dhe nuk do lodhem së prituri, përpara se sa të bëj njërën nga të dyja. O të tërhiqem nga politika përgjithnjë, o të paraqitem në interpelancat e Gazmendit dhe pastaj shohim e bëjmë si vete kjo mesele më tutje, në sy të shqiptarëve e në rrugën e mëtejshme të drejtësisë, ku o do gjykohet im vëlla, o do gjykohet Gazmend Bardhi!

The post Rama i përgjigjet Bardhit për interpelancën në Kuvend: O do gjykohet im vëlla, o ti appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Nis interpelanca për vrasjen e Martin Canit, ministrat dhe deputetët e PS-së ikin nga salla
Deputetët e mazhorancës dhe ministrat e saj, braktisin sallën e Kuvendit. Gjithçka ndodhi në nisje të interpelancës për vrasjen e Martin Canit.

Grupi i deputetëve socialistë, kanë braktisur sallën e Kuvendit pasi Ina Zhupa replikoi me Erion Braçe dhe e quajti këtë të fundit si “‘kone’, ‘të ha m** goja’!”

Sallën e braktisi edhe ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ishte thirrur në interpelancë.

Demokratja mbështeti vendimin e socialsitëve për t`u larguar, duke i thënë “të gjithë jashtë, të gjithë të korruptuarit jashtë. Ju hajdutë dhe të korruptuar nuk duhet të jeni këtu”.

Ndërsa deputeti i PS, nga vendi iu drejtua duke thenë: “Mbaje gojën, fytyre e keqe. e di ç’te punoj!

Replika e saj ndaj Braçes erdhi pasi ai në nisje të seancës plenare e quajti atë ruse.“Ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse”, tha Braçe.

The post VIDEO/ Nis interpelanca për vrasjen e Martin Canit, ministrat dhe deputetët e PS-së ikin nga salla appeared first on Albeu.com.

Mbetjet toksike/ Interpelanca me Ramën: 2 anije me 100 kontenierë po kthehen në portin e Durrësit, batuta për kryeministrin
Këtë të enjte, Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë interpelancës me kryeministrin Edi Rama në Kuvend, u shpreh se 816 ton mbetje po kthehen në Portin e Durrësit.

Pika e parë në rendin e ditës së punimeve në Kuvend, është interpelanca e thirrur nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me mbetjet toksike.

Bardhi: “Rama ka ardhur sot në Interpelancë sepse siç duket me ju atje lart i duket vetja Skënderbe.

Sipas informacioneve 2 anije me 100 kontenierë po kthehen në portin e Durrësit.

Ky port edhe më parë është shfrytëzuar për të nxjerrë nga vendi dhe rajoni mbetje të rrezikshme drejt Azisë, sipas një organizate amerikane.

Sipas tyre këto dërgesa bëhen rregullisht.

“Sipas informacioneve, dy anije me 100 kontejnerë që përmbajnë rreth 816 ton mbetje brenda tyre po kthehen në Portin e Durrësit”, tha ai.

Ndërsa shtoi se mbetjet që po kthehen në vend, janë të dëmshme për shëndetin e mjedisin.

Gazment Bardhi: “Me ju aty sipër, mesa duket i vetja duket vetja Skënderbe ka marrë guximin që të vijë në seancë. Qeveria duhet ta kishte sqaruar pa qenë nevoja që opozita të thirrtë interpelancë pasi ngjallte panik tek qytetarët dhe lidhej me jetën dhe shëndetin e tyre.

Dy anije nga Porti i Durrësit, po transportonin lëndë të rrezikshme drejt Azisë pa konfirmimin se Tajlanda do ti pranonte.

Ngarkesa në fjalë ishte pluhur i furrës produkte mbetjesh të rrezikshme që vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut, që janë të dëmshme për shëndetin e mjedisin.

Kërkon trajtim të kushtueshëm dhe për këtë arsye kompanitë që e prodhojnë, e transportojnë atë për shkak se përpunimi i tyre kërkon shpenzime marramendëse.

Sipas informacioneve, dy anije me 100 kontejnerë që përmbajnë rreth 816 ton mbetje brenda tyre po kthehen në Portin e Durrësit.

Tregojnë se hiri i eksportuar i takon firmës Sokoloaj shpk licensuar nga kjo qeveri dhe mbetjes kanë të bëjnë me fabrikën Kurum.

Në muaj prill nga porti i Durrësit, janë nisur për në Kinë disa ton mbetje që janë bllokuar dhe pritet të kthehen.

Në këtë mënyrë ka dyshime se Shqipëria ka shkelur konventën e Bazelit. Nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar, por aktivitet kriminal.

Kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme, çfarë veprimet kanë kryer aktivitet përgjegjëse janë lejuar të eksportohen pa leje përkatëse, kush i ka lejuar të hyjnë dhe të dalin përmes portit të Durrësit, Qeveria ta kishte sqaruar menjëherë.

Kur kapesh si kriminel në shkelje të ligjit nuk bën transparencë”.

The post Mbetjet toksike/ Interpelanca me Ramën: 2 anije me 100 kontenierë po kthehen në portin e Durrësit, batuta për kryeministrin appeared first on Albeu.com.

Heqja e ligjit të luftës me Greqinë dhe interpelanca me dy ministret, çfarë pritet të ndodhë sot në Parlament
Këtë të enjte, do të zhvillohet seanca e parafundit e këtij sesioni parlamentar, teksa në rendin e ditës do të jetë diskutimi për Projektdeklaratën “Për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës” .

Gjithashtu, sot do të zhvillohen edhe dy interpelanca me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa dhe me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe disa raporte vjetore të institucioneve, të Avokatit të Popullit, Bankës së Shqipërisë, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Autoritetit të Konkurrencës, të Institutit të Statistikave (INSTAT) si dhe të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2023.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut- Shqipëri 2021-2027”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit (lnterreg VI-C) URBACT IV 2021- 2027”.

Gjithashtu, Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë, përfaqësuar nga Rajoni i Emilia Romagna-s, dhe Komisionit Evropian për programin lnterreg (lnterreg VI-B) IPA Adriatik- Jon”.

Në rend të ditës do të jenë edhe projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për themelimin e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV)” si dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës Helene dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (Interreg VI-A) IPA Greqi -Shqipëri 2021-2027”.

Kuvendi do të marrë në shqyrtim edhe projektvendimin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokateve si dhe projektvendimin “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik” .

Po ashtu, Kuvendi do të miratojë disa pr/rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm, të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), të Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

The post Heqja e ligjit të luftës me Greqinë dhe interpelanca me dy ministret, çfarë pritet të ndodhë sot në Parlament appeared first on Albeu.com.

Interpelanca për Onkologjikun/ Zheni Gjergji: Ministrja Koçiu duhet të kishte dhënë dorëheqjen
Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, gjatë interpelancës të thirrur nga opozita ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, për skandalin e abuzimit dhe keqtrajtimit nga mjekët të pacientëve me tumore.

Gjergji tha se Koçiu duhet të kishte dhënë dorëheqjen për këtë skandal.

Sipas Gjergjit, “janë me dhjetëra pacientë që rrinë në këmbë në një korridor të errët, pa stola, pa ajër të kondicionuar, në katin e parë të Onkologjikut, duke pritur të takohen me mjekët”, thekson ajo.

“Sinqerisht zonja ministre, mendova që në fjalën tuaj do të kishte një reflektim, do të kishit kërkuar falje mijëra qytetarëve që përplasen çdo ditë në Spitalin Onkologjik dhe ndoshta me ndërgjegjen tuaj do të kishit dhënë edhe dorëheqjen, sepse ky është një rast flagrant me të cilin janë përballuar shqiptarët në Onkologjik.

Zonja ministre, tani që flasim, janë me dhjetëra pacientë që rrinë në këmbë në një korridor të errët, pa stola, pa ajër të kondicionuar, në katin e parë të Onkologjikut, duke pritur të takohen me mjekët. Përveçse në moshë, disa edhe në gjendje të rëndë për shkak të sëmundjes, mezi qëndrojnë. Mos harroni se më të shumtët kanë udhëtuar dy ose tre orë që kanë ardhur nga gjithë Shqipëria.

Në shumicën e rasteve ata marrin një përgjigje: duhet të prisni! Ka radhë, medikamenti mungon!

Pritjes së gjatë i shtohet ankthi se çfarë do të bëhet me të afërmin e tyre dhe zgjidhjen e gjejnë tek një farmaci aty afër që fut kontrabandë disa ilaçe apo tek klinikat dhe spitalet private.

Kjo është gjendja e pacientit sot në Onkologjik. Ata njihen në fakt. Unë kam dhe emrat e tyre po për arsye etike nuk i bëj publike sepse ata kanë frikë druhen se do të kenë pasoja nëse bëjnë kallëzime të hapura. Ju nuk folët për këtë ministre në fjalën tuaj.

Dhe për të kaluar pastaj tek politikat shëndetësore, pyetja ime është e drejtpërdrejtë për ju: a kanë arritur politikat shëndetësore përmirësimin e sistemit të sëmundjeve tumorale në institucionet shëndëtësore të shëndetit publik?! Përgjigjia është jo”.

The post Interpelanca për Onkologjikun/ Zheni Gjergji: Ministrja Koçiu duhet të kishte dhënë dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

Telat Xhaferi i mbijeton mocionit të mosbesimit
Dështoi interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

43 vota të deputetëve të opozitës nuk mjaftuan që ta shkarkonin nga detyra Xhaferin, të cilin e mbrojtën 61 deputetë të shumicës parlamentare.

Interpelanca e dorëzuar nga VMRO-DPMNE bazohej në dështimin e drejtimit të Kuvendit. Xhaferi është në këtë detyrë nga 27 prilli i 2017./ina

The post Telat Xhaferi i mbijeton mocionit të mosbesimit appeared first on Albeu.com.

Interpelanca kundër Xhaferit arrin në Kuvend, nuk dihet kur do të vendoset në seancë plenare
Deri te kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi ka arritur interpelanca e ngritur kundër tij nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së. Nga Kuvendi nuk saktësuan se kur do të mbahet debati për interpelancën, por shtojnë se kryetari i Kuvendit do të veprojë sipas afateve të Rregullores.

“-Interpelanca vihet në rend dite në seancën e parë të radhës të Kuvendit, pas skadimit të 15 ditëve nga dita e shpërndarjes së përgjigjes deputetëve. Nëse përgjigjja nuk dërgohet brenda afatit të parashikuar me nenin 46 të kësaj Rregulloreje, interpelanca vihet në rend dite në seancën e parë të radhës të Kuvendit. (Neni 47) Në përputhje me nenin 49, paragrafi 1 i Rregullores, diskutimi për interpelancën zgjat një ditë pune, deri sa të përfundojë lista e deputetëve të paraqitur për fjalë, kurse vendoset më së voni deri në ora 24.00”- thanë nga Kuvendi.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE pret që interpelanca në afat sa më të shkurt të gjendet në seancë plenare. Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE u bëri thirrje edhe njëherë deputetëve të shumicës parlamentare që të votojnë kundër Xhaferit.

“Shfrytëzoj rastin që t’i bëj thirrje edhe deputetëve të shumicës që të tregojnë një nivel më të lartë të kulturës politike dhe të votojnë “për” këtë interpelancë me qëllim që Talat Xhaferi të mos jetë më kryeparlamentar sepse ndodhitë në periudhën e kaluar tregojnë se në këtë mënyrë dhe më këtë sjellje ai njeri nuk e meriton këtë funksion”- deklaroi Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM janë shprehur se nuk do të votojnë për shkarkimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ndërsa partitë opozitare janë të gjitha të mendimit se Xhaferi nuk duhet të jetë në krye të shtëpisë ligjvënëse për shkak të skandalve të fundit me audio-inicizimin./tv21

The post Interpelanca kundër Xhaferit arrin në Kuvend, nuk dihet kur do të vendoset në seancë plenare appeared first on Albeu.com.