internet Archives - Albeu.com
Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale
Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të Europës si dhe përdorimin e internetit, përfshin dhe Shqipërinë.
Të dhënat e fundit për aftësitë bazë digjitale janë të vitit 2023, teksa në grafikun e Eurostat, Shqipëria renditet e fundit në Europë, si për meshkujt dhe për femrat, sa i përket individëve më të paktën një aftësi bazë digjitale.
Vetëm 25% e meshkujve dhe 22% e femrave kishin një aftësi bazë digjitale, përkundrejt 57% dhe 54%, që është mesatarja e Europës. Në rajon kryeson Mali i Zi (53 dhe 50%), e ndjekur nga Serbia (36 dhe 32%). Nuk ka të dhëna për Kosovën.
Sipas Eurostat, treguesi i aftësive dixhitale (DSI) mbulon pesë fusha: aftësitë në informacion dhe menaxhimin e të dhënave; aftësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit; aftësitë për krijimin e përmbajtjes dixhitale; aftësitë e sigurisë; dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.
Këto pasqyrojnë pesë fushat e kompetencës të Kornizës së rishikuar të Kompetencës Dixhitale (DigComp 2.0). Për të pasur të paktën aftësi bazë dixhitale (të përftuara si kombinim i niveleve bazë dhe mbi bazë), individët duhet të dinë të kryejnë të paktën një aktivitet që lidhet me secilën nga këto fusha.
Në vitin 2023, 56% e personave të moshës 16–74 vjeç në BE kishin të paktën aftësi bazë të përgjithshme dixhitale, 24 pikë përqindjeje më pak se objektivi për vitin 2030 i përcaktuar në Dekadën Dixhitale.
Përqindjet më të larta të personave 16-74 vjeç që kishin të paktën aftësi bazë të përgjithshme dixhitale u regjistruan në Holandë (83%) dhe Finlandë (82%), të ndjekura nga Irlanda (73%), Danimarka (70%) dhe Çekia (69%).
Nga ana tjetër, nivelet më të ulëta u shënuan në Rumani (28%) dhe Bullgari (36%). Në shumicën e vendeve të BE-së, pesha e personave me të paktën aftësi bazë dixhitale ishte më e lartë te burrat sesa te gratë, me Austrinë, Francën dhe Greqinë që regjistruan diferencat më të mëdha, përkatësisht 8, 7 dhe 6 pikë përqindjeje.
Në 8 vende të BE-së, situata ishte e kundërt, me një përqindje më të lartë të grave me të paktën aftësi bazë dixhitale, ndërsa diferenca më e madhe u regjistrua në Lituani.
Sipas Eurostat, teknologjitë dixhitale janë përhapur në pothuajse të gjitha sferat e jetës së njerëzve. Ato transformojnë modelet e biznesit, vendet e punës dhe proceset e prodhimit, duke nxitur rritjen dhe inovacionin.
Transformimi dixhital që po përparon me shpejtësi po nxjerr gjithnjë e më shumë në pah potencialin e tij për shoqërinë dhe ekonominë: duke mbështetur punësimin, shëndetësinë dhe arsimin, duke përmirësuar qëndrueshmërinë ekonomike të bizneseve dhe duke kontribuar në qëndrueshmëri.
Aksesi në internet i familjeve shqiptare ndër më të lartat në Europë
Ndonëse shqiptarët nuk kanë aftësi digjitale, familjet shqiptare renditen ndër vendet me aksesin më të lartë të internetit në Europë, me 99.27% të familjeve që kanë akses në internet, sipas të dhënave që i përkasin vitit 2025, përkundrejt 94.74% që është mesatarja e bashkimit Europian. Në rajon, akses pak më të lartë ka Kosova, me 99.35%.
Sipas Eurostat, ndonëse të gjitha familjet në BE mbuloheshin nga teknologjitë e broadband-it, përdorimi i internetit nga familjet në BE mbeti nën 100%.
Në vitin 2024, 94% e familjeve në BE kishin akses në internet në shtëpi. Përqindjet më të larta të familjeve me internet në shtëpi u regjistruan në Holandë dhe Luksemburg, të dyja me 99%, të ndjekura nga Finlanda, Danimarka dhe Spanja, të gjitha me 97%.
Përqindjet më të ulëta të familjeve me akses në internet në shtëpi u regjistruan në Greqi me 87%, Kroaci me 88% dhe Lituani me 90%.
Shqipëria renditet lart dhe në përqindjen e individëve që e kanë përdorur internetit për të ndërvepruar me autoritetet publike në 2024-n, me rreth 70%, përkundrejt 56% që është mesatarja e Bashkimit Europian, për shkak të numrit të lartë të shërbimeve që merren online në vend.
Sipas Eurostat, në vitin 2024, 56% e personave të moshës 16-74 vjeç në BE, gjatë 12 muajve para anketës mbi përdorimin e TIK-ut në familje dhe nga individët, kanë kontaktuar ose ndërvepruar nëpërmjet internetit me autoritetet publike ose shërbimet publike për qëllime personale.
Normat më të larta të përdorimit të e-government, përfshirë faqet që lidhen me detyrimet e qytetarëve, si deklarimi i taksave apo njoftimi i ndryshimit të vendbanimit, të drejtat, si përfitimet sociale, dokumentet zyrtare, si karta e identitetit apo certifikata e lindjes, shërbimet publike të arsimit, si bibliotekat publike apo informacioni për regjistrimin në shkolla ose universitete, si dhe shërbimet publike shëndetësore, si ato të spitaleve publike, u regjistruan në Danimarkë (95%), Finlandë (90%) dhe Holandë (86%). Përdorimi më i ulët i e-government u regjistrua në Rumani (18%) dhe Bullgari (25%).
Edhe kur vjen puna tek shëndetit, shqiptarët ndërveprojnë, sidomos për të aksesuar të dhënat personale për shëndetin online, me rreth 56% të individëve.
Sipas Eurostat, në vitin 2024, 28% e qytetarëve të BE-së të moshës 16-74 vjeç raportuan se kishin aksesuar online të dhënat e tyre personale shëndetësore, 40% kishin rezervuar një takim me një mjek përmes një faqeje interneti, ndërsa 58% e qytetarëve të BE-së kishin kërkuar online informacion që lidhet me shëndetin.
Dy nga këto përqindje ishin më të lartat në Finlandë, ku 74% e qytetarëve kishin aksesuar online të dhënat e tyre shëndetësore dhe 64% kishin rezervuar një takim me mjekun përmes internetit.
Holanda kishte përqindjen më të lartë të personave që përdornin internetin për të kërkuar informacion mbi shëndetin, me 82%.
Eurostat nuk ka informacion për përdorimin e teknologjisë së informacionit nga sipërmarrjet shqiptare. Në rajon, Mali i Zi ka përqindje të ngjashme përdorimit të të dhënave analitike nga kontraktorë të jashtëm mbi mesataren e Bashkimit Europian (47% nga meshkujt, përkundrejt 33% të mesatares së BE-së) he 37% nga punonjësit e vet (28% mesatarja e BE-së)./Monitor
The post Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale appeared first on Albeu.com.
Irani 240 orë pa internet, një nga ndërprerjet qeveritare më të gjata në botë
Netblocks e ka përshkruar ndërprerjen 240-orëshe të internetit në Iran si një nga ndërprerjet më të rënda të internetit në të gjithë vendin, të udhëhequra nga qeveria, të regjistruara ndonjëherë në të gjithë botën dhe e dyta më e gjata në vend që nga protestat e janarit.
Sipas shërbimit të monitorimit të internetit, Irani “ka kaluar një të tretën e vitit 2026 jashtë linje”.
Kujtohet se në janar, Teherani vazhdoi me një fazë shtypjeje dixhitale, duke u përpjekur t’i shkëpusë protestuesit nga rrjeti Starlink, i cili ishte bërë dritarja e fundit e komunikimit me botën e jashtme pas ndërprerjes së përgjithshme të internetit nga shteti. Sipas raporteve nga aktivistët dhe vëzhguesit teknikë, regjimi aktivizoi sisteme ndërhyrjeje që degraduan në mënyrë drastike funksionimin e lidhjeve satelitore, duke rezultuar në shkëputje, humbje të mëdha të të dhënave dhe pamundësi praktike për të përdorur rrjetin në shumë zona të vendit.
Irani ka shumë vite përvojë në kontrollin dhe manipulimin e spektrit elektromagnetik. Nga bllokimi i transmetimeve televizive satelitore të huaja deri te ndërprerja sistematike e rrjeteve mobile dhe fikse, ai ka zhvilluar një infrastrukturë që i lejon shtetit të “shtrëngojë rubinetin” e informacionit kur konsiderohet politikisht e nevojshme.
Megjithëse Starlink mbështetet në satelitë me orbitë të ulët, antena drejtuese dhe lidhje të koduara, ai nuk funksionon në një vakum pushteti.
Ndërhyrja e qeverisë nuk kishte për qëllim të “rrëzonte” të gjithë sistemin, por ta bënte atë të pabesueshëm në nivel lokal. Me ndërhyrje me fuqi të lartë në zona specifike gjeografike, lidhja bëhet e paqëndrueshme, ndërpritet shpesh dhe në fund të fundit dekurajon përdorimin e saj nga qytetarët që kanë nevojë për një sinjal të qëndrueshëm për transmetimin e videos dhe informacionit. Ekspertët e rrjetit kanë dokumentuar se ndërhyrja duket se vjen nga teknologjia e specializuar ushtarake e bllokimit, e cila është e përhapur në shumë zona të vendit.
Niveli i ndërprerjes në lidhjet satelitore fillimisht u raportua të ishte rreth 30% humbje paketash dhe në disa zona deri në 80%, duke treguar ndërhyrje të fortë.
Analistët e krahasojnë këtë strategji me bllokimin e sinjalit GPS dhe satelitor që është përdorur në konflikte të tjera (p.sh. në Ukrainë), por që tani po vepron brenda një vendi për të shtypur protestuesit.
Ndryshe nga ndërprerjet klasike të internetit, ku një mbyllje e ofruesve nga qeveria është e mjaftueshme, lidhja satelitore kërkon një përpjekje të vazhdueshme teknologjike për të ndërprerë. Pikërisht këtu po investon shteti iranian: jo në bllokadë të plotë, por në një përkeqësim të vazhdueshëm të cilësisë.
Logjika është e thjeshtë, nëse komunikimi është i ngadaltë, i pasigurt dhe i pasigurt, ai pushon së funksionuari si një mjet për mobilizim masiv.
The post Irani 240 orë pa internet, një nga ndërprerjet qeveritare më të gjata në botë appeared first on Albeu.com.
Në internet kanë filluar të qarkullojnë teori të çuditshme për Melania Trumpin: Fansat pretendojnë se Donaldi e solli në votim sozinë e saj
Paraqitja e Melania Trump përkrah Donaldit në qendrat e votimit në West Palm Beach ka ndezur teori konspirative, me rrjetet sociale që vënë në dyshim se ishte ajo.
Veçanërisht në internet tërhoqën vëmendjen fotot dhe videot e Melania Trump, e cila i bënte shoqëri Donald Trumpit në West Palm Beach të Floridas, dhe shumë veta dyshojnë se në fakt është zonja e parë dhe pretendojnë se është sozia (zëvendësuesja) e saj.
Përkatësisht, Melania është shfaqur në votim me një fustan të zi me thekë të bardhë, ndërsa ka mbajtur edhe syze dielli të zeza.
Convicted felon voting… illegal.
Wearing MAGA hat while voting… illegal.
Having Melania double vote for her… illegal.
Trump Crime Family on Election Day. 🗳️pic.twitter.com/36VSRQtEAG
— Billy Baldwin (@BillyBaldwin) November 5, 2024
Ishte ky detaj që nisi teoritë e konspiracionit dhe në rrjete ata ndanë dyshimet e tyre se gruaja e Trump erdhi vërtet me të.
“Kjo nuk është absolutisht, kategorikisht, Melania”, pohoi një përdorues i Twitter, duke thënë se “kjo mashtruese mbante syze dielli brenda”.
Të tjerë gjithashtu ndanë pretendimet se një ‘Melania e rreme’ po qëndronte pranë Trumpit.
Ndërkohë, Melania pas paraqitjes së saj në Florida, postoi në secilën prej faqeve të saj në rrjetet sociale një afishe “Unë votova”, së bashku me një flamur amerikan.
Ajo foli vetëm disa fjalë në qendrën e votimit, duke u thënë gazetarëve se ndihej “shumë mirë”.
The post Në internet kanë filluar të qarkullojnë teori të çuditshme për Melania Trumpin: Fansat pretendojnë se Donaldi e solli në votim sozinë e saj appeared first on Albeu.com.
Hakeri profesionist zbulon gjithçka që nuk duhet të bëni në internet: 9 sekretet se si të ruheni
Sot, ne praktikisht jemi bashkuar me internetin. Ditë pas dite, ndërlidhja jonë po rritet, megjithatë, pavarësisht se jemi kaq të thellë në botën dixhitale, ne shpesh kemi pak njohuri në lidhje me mënyrat ‘labirinth’ dhe deri fatkeqe, prej të cilave mund të dëmtohemi për shkak të rrjeteve apo asaj që quhet “dark internet” (interneti i errët).
Prandaj, një haker profesionist (nuk ka pranuar publikimin e emrit), ka vendosur të ndajë sekretet e tij për të inkurajuar një shfletim më të sigurt në internet, duke na paralajmëruar për gabimet më të mëdha, që mesatarisht, njerëzit priren të bëjnë dhe komentojnë.
Prandaj, nëse ndiqni këto 9 këshilla dhe hapa kyçe, me siguri do t’i kurseni vetes disa zhgënjime gjatë ‘vrapimit’ tuaj në botën e pafundme dhe të panjohur të internetit (deep internet).
Mbani emocionet tuaja larg:
Edhe pse mund të mos duket kështu, shumë mashtrime në internet kryhen duke mos menduar në mënyrë racionale dhe duke marrë vendime të bazuara në emocione. Mesazhet ose e-mailet e WhatsApp që deklarojnë se janë në telashe dhe kërkojnë ndihmën tonë, janë shumë të zakonshme, kështu që duhet të kontrolloni dy herë vërtetësinë e këtij lloj shembulli (njoftimi), për të shmangur manipulimin.
Jo të gjitha e-mailet janë autentike:
Mos klikoni në lidhjet në e-mail. Nëse dëshironi të rishikoni një faqe interneti që ka mbërritur në e-mailin tuaj, mundësisht ta gjeni përmes motorit të kërkimit në internet, jo përmes lidhjeve të panjohura.
Mos jini shumë të sinqertë:
Kur u përgjigjeni pyetjeve si “Ku keni lindur?” ose “Në cilën shkollë keni ndjekur?”, ju po jepni akses në informacione jetike për veten tuaj, dhe në të vërtetë nuk është e nevojshme. E vetmja gjë e rëndësishme është të dini përgjigjet, të cilat jo domosdoshmërisht duhet të jenë të vërteta dhe në këtë mënyrë mund të parandaloni personat keqdashës, tek të cilët nuk u drejtoheshin informacionet tuaja, të gjejnë të dhënat tuaja personale.
Kini kujdes me aplikacionet falas:
Kontrolloni lejet që u jepni aplikacioneve që shkarkoni, pasi hakerat mund të vendosin spyware në pajisjen tuaj, pa e kuptuar ju. Për shembull, një lojë video nuk ka nevojë të ketë akses në listën tuaj të kontakteve ose informacionin e rrjetit për të funksionuar, kështu që mund të jetë një mashtrim.
Mos e fshini historikun tuaj të shfletimit:
Nëse përdorni një kompjuter në të cilin kanë akses individë të tjerë, si p.sh. pajisjen e një shoku ose zyre, sigurohuni që ta fshini gjurmën tuaj në mënyrë që askush të mos mund të dijë se çfarë po bënit dhe të ketë akses në informacionin personal që keni.
Nuk ka antivirus:
Është thelbësore që të keni një lloj softueri që është përgjegjës për kontrollin periodik të statusit të pajisjes tuaj, pasi redukton shumë shanset për t’u prekur nga ndonjë sulm dixhital. Rekomandohen programe të tilla si Norton Security, McAfee Total Protection dhe Kaspersky Total Secure.
Mos përdorni gjithmonë të njëjtin fjalëkalim:
Nëse zbulojnë fjalëkalimin për një llogari, ata zbulojnë fjalëkalimin për të gjitha llogaritë tuaja. Mundohuni të përdorni variacione të shumta për të shmangur këtë.
Mbani mend përgjigjet e rreme për pyetjet e sigurisë:
Nëse ndiqni rekomandimin dhe filloni të përdorni informacion të rremë për të krijuar profile në rrjete të ndryshme, duhet të bëni një përpjekje shtesë për t’i ruajtur këto përgjigje të rreme në një hapësirë ​​ku vetëm ju keni akses. Meqenëse informacioni nuk është real, është më e lehtë ta harrosh atë.
Kini kujdes me rrjetet publike Wi-Fi:
Mos bëni veprime bankare ose ndonjë lloj operacioni të rëndësishëm financiar dhe dokumentar nëse jeni duke përdorur Wi-Fi publik, pasi njerëzit mund të spiunojnë, ose rrjeti mund të jetë plot me malware të dëmshëm.
The post Hakeri profesionist zbulon gjithçka që nuk duhet të bëni në internet: 9 sekretet se si të ruheni appeared first on Albeu.com.
Alarmante! 300 milionë fëmijë përballen me “abuzim s*ksual” në internet çdo vit
Fëmijët konsumojnë orë të tëra përmbajtje në internet çdo ditë dhe përdorin platformat digjitale si metodën e tyre kryesore të komunikimit rregullisht. Ata janë zhvendosur nga një komunitet i jetës reale, ballë për ballë në një arenë më të madhe digjitale dhe aspak të sigurt.
Një studim i ri që vlerëson shkallën globale të krizës zbulon se më shumë se 300 milionë fëmijë në vit janë viktima të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet.
Sipas studiuesve në Universitetin e Edinburgut një në tetë, ose 12.6% e fëmijëve në botë kanë qenë viktima të të folurit, ndarjes dhe ekspozimit ndaj imazheve seksuale dhe videove jo-konsensuale gjatë 12 muajve të fundit.
E përkthyer në shifra, bëhet fjalë për mbi 300 milionë fëmijë në mbarë botën të cilët bien pre e abuzimit seksual në internet. Në raportin shqetësues nënvizohet gjithashtu se këta fëmijë gjatë vitit kanë qenë subjekt ndaj nxitjeve të rrezikshme në internet, të tilla si biseda seksuale të padëshiruara, duke përfshirë kërkesat për akte seksuale.
Shumë prej rasteve të identifikuara nga ky raport janë edhe në formën e “shantazhit”, ku “maniakët” kërkojnë para nga viktimat për t’i mbajtur imazhet e tyre private.
Ngacmimi seksual “online” ndaj fëmijëve është i pranishëm edhe në Shqipëri, megjithatë shumë pak raste bëhen publike. Ky studim duhet të shërbejë si mësim edhe për autoritetet në vendin tonë që të veprojnë në kohë.
The post Alarmante! 300 milionë fëmijë përballen me “abuzim s*ksual” në internet çdo vit appeared first on Albeu.com.
Aktori më i njohur i ditëve të sotme jeton i izoluar: Nuk ka internet në shtëpi dhe nuk përdor celular
Personazhi kryesor i filmit Oppenheimer dhe njëherësh aktori më i njohur i ditëve të some, Cillian Murphy jeton një jetë të izoluar dhe nuk i pëlqen teknologjia.
Ai jeton në zonën Monkstown të Dublinit, Irlandë me gruan e tij Yvonne McGuinness, me të cilën është martuar që nga viti 2004, shkruan IrishMirror. Ata jetojnë në një shtëpi e cila nuk ka internet, për të cilën Cillian shpenzoi 1.7 milion euro.
Murphy i shmanget përdorimit të teknologjisë në shtëpinë e tij, pa telefon si dhe pa internet.
Producentja e filmit Oppenheimer, Emma Thomas e cila gjithashtu është gruaja e regjisorit Christopher Nolan tregoi për periudhën kur tentoi ta telefononte Murphyn në shtëpi për t’i treguar se e kishte fituar rolin kryesor në film.
Filmi i Christopher Nolan, Oppenheimer që ngërthen ngjarjen e ndërtimit të bombës së parë bërthamore në botë është i nominuar në një sërë kategorish për Oscars këtë vit, përfshirë edhe në kategorinë kryesore.
Aktori Cillian Murphy që portretizon rolin e kreut të Projektit Manhattan, Robert Oppenheimer, është gjithashtu i nominuar në kategorinë “Aktori më i mirë”.
Ky do të ishte një sukses padyshim i madh për Murphyn nëse do ta arrinte të fitonte këtë çmim në Oscars.
Aktori irlandez, është aktori më i përfolur i ditëve të sotme dhe famën e tij kulminante e kishte arritur edhe në serinë Peaky Blinders, në rolin e Thomas Shelby.
The post Aktori më i njohur i ditëve të sotme jeton i izoluar: Nuk ka internet në shtëpi dhe nuk përdor celular appeared first on Albeu.com.
Gjermani, rritet gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi
Një studim i publikuar nga Rrjeti Gjerman i Kompetencës kundër Urrejtjes në Internet, ka dal në përfundimin se pothuajse një në dy njerëz në Gjermani i janë nënshtruar gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në internet.
Rezultat e studimit ‘Lauter Hass-Leiser Rückzug’ (Urrejtje e zhurmshme-Tërheqje e qetë) janë prezantuar në Berlin në një transmetim të drejtpërdrejtë në prani të ministres së Familjes, Lisa Paus. Ku treguan se 49 për qind e popullsisë janë fyer në internet.
Sipas studimit, 89 për qind e të anketuarve thanë se dhuna në internet është rritur viteve të fundit dhe ata me një sfond të dukshëm emigrimi dhe gratë e reja preken më shpesh.
37 për qind e të anketuarve thanë se 41 për qind e urrejtjes lidhet më shpesh me pikëpamjet politike, 57 për qind thanë se kanë frikë të shprehin opinione politike në internet, 55 për qind thanë se kanë më pak gjasa të marrin pjesë në diskutime pasi i shohin reagimet të pakëndshme, ndërsa 82 për qind kanë frikë se urrejtja në internet është një kërcënim për diversitetin në internet.
Sipas studimit, urrejtja ndaj politikanëve, shkencëtarëve, profesionistëve të medias dhe mjekëve është rritur ndjeshëm në internet gjatë pandemisë së koronavirusit COVID-19.
Studimi gjithashtu tregon se që nga fillimi i përshkallëzimit ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës në muajin shkurt të vitit 2022 dezinformimi ka arritur një nivel të ri.
“Urrejtja në internet është fatkeqësisht e gjithë-pranishme dhe vazhdon të rritet”, tha ministrja Paus.
Urrejtjen në internet ajo e përshkroi si një “kërcënim për demokracinë në tërësi”. Ajo theksoi se nëse më pak njerëz shprehin mendimet e tyre në internet, kjo minon kulturën e debatit dhe dëmton demokracinë.
“Ne duhet të bëjmë më shumë për të luftuar urrejtjen online në një fazë të hershme”, tha Paus, duke njoftuar synimin e saj për të rishikuar ligjet dhe për t’i bërë rregullimet e nevojshme.
Në studimin në fjalë janë anketuar gjithsej 3 mijë përdorues të internetit, të moshës 16-vjeç dhe më lartë e cila u financua nga Ministria Federale Gjermane për Çështjet Familjare.
The post Gjermani, rritet gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi appeared first on Albeu.com.
Fëmijët e familjeve me pak të ardhura shpenzojnë më shumë kohë në internet dhe pranë televizorit
Fëmijët e familjeve që nuk kanë shumë të ardhura shpenzojnë më shumë kohë duke shikuar televizion dhe duke përdorur pajisje elektronike sesa fëmijët e familjeve më të pasura.
Raporti i ekspertëve, i cili i ka përfshirë 1400 fëmijë të moshës 8 vjeçare, ka zbuluar se të rinjtë e familjeve më pak të pasura shpenzojnë thuajse tri orë e gjysmë në ditë duke shikuar televizor dhe duke përdorur pajisje elektronike si celularët e mençur, tabletët apo laptopët.
Ndërsa fëmijët e familjeve me të ardhura të mëdha shpenzojnë më pak se dy orë në aktivitete të tilla.
Vlen të ceket se edhe fëmijët e prindërve të edukuar mirë kishin shpenzuar më pak kohë me këto pajisje (1 orë e 37 minuta), krahasuar me fëmijët e prindërve me pak edukim (2 orë e 50 minuta).
Prindërit, por edhe ekspertët, shprehen të shqetësuar me atë që u ekspozohet fëmijëve në internet, duke përfshirë seksin, dhunën, racizmin dhe stereotipet gjinore.
The post Fëmijët e familjeve me pak të ardhura shpenzojnë më shumë kohë në internet dhe pranë televizorit appeared first on Albeu.com.
Turqia mbetet pa internet dhe energji pas tërmetit shkatërrues, OBSH aktivizon ekipet mjekësore të urgjencës në terren
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aktivizuar rrjetin e saj të ekipeve mjekësore të urgjencës në Turqi dhe Siri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, shkroi në Twitter drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.
Ekipet do të ofrojnë “kujdes thelbësor shëndetësor për të lënduarit dhe më të cenuarit e prekur nga tërmeti”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Tërmeti rrëzoi energjinë dhe lidhjen e internetit në Turqinë jugore, gjë që mund të ndikojë në “aftësinë e publikut për të kërkuar ndihmë”, sipas monitorit global të internetit NetBlocks.
⚠️ Confirmed: A 7.8 magnitude earthquake has knocked out power and internet connectivity in parts of southern #Turkey; the impact to communications may affect the public’s ability to seek assistance, with hundreds of casualties reported ? #Deprem pic.twitter.com/ppXEbB5Q4p
— NetBlocks (@netblocks) February 6, 2023
The post Turqia mbetet pa internet dhe energji pas tërmetit shkatërrues, OBSH aktivizon ekipet mjekësore të urgjencës në terren appeared first on Albeu.com.
HARTA/ Shqipëria me internetin më të ngadaltë në Europë, cili shtet mban vendin e parë
Shqipëria është ndër vendet me shpejtësinë më të ngadaltë të internetit në Europë, ku shpejtësia mesatare e shkarkimit mund të bjerë nën 20 megabit për sekondë. Pas vendit tonë nuk mbetet edhe Bosnje-Hercegovina.
Islanda është kurorëzuar si kampionia e Europës për brezin e gjerë të vitit 2022, sipas një studimi vjetor nga cable.co.uk, bazuar në më shumë se 200 milionë teste lidhjesh të kryera në të gjithë kontinentin. Luksemburgu, Lihtenshtajni, Andorra dhe Franca përfundojnë pesëshen e parë, me shpejtësi mesatare shkarkimi midis 120 dhe 220 megabit për sekondë.
Madhësia e një vendi ka një ndikim në shpejtësinë e tij të internetit. Për shembull, vende si Luksemburgu ose Lihtenshtajni kanë avantazhin që duhet të ofrojnë shërbim në një zonë më të vogël se ajo e vendeve më të mëdha si Gjermania ose Italia. Franca performoi mirë në vitin 2022 – edhe nëse sondazhi nuk merr parasysh dallimet rajonale. Duke përjashtuar vendet me më pak se një milion banorë, rrjeti francez i internetit fiks renditet i treti në mbarë botën, pas Tajvanit dhe Japonisë. /albeu.com
The post HARTA/ Shqipëria me internetin më të ngadaltë në Europë, cili shtet mban vendin e parë appeared first on Albeu.com.