Interes Archives - Albeu.com

“Në fund të ditës, çdo gjë që bëjmë e bëjmë për veten”, a po lidhet mirësia gjithnjë e më shumë me interesin? (VIDEO)
Mirësia në ditët e sotme, sipas diskutimeve, po bëhet gjithnjë e më shpesh edhe për interes.

Në emisionin “Shoqet”, Mbresa Hajrullahu deklaroi se kjo vjen si pasojë e egoizmit të njerëzve, transmeton Klankosova.tv.

“Ti mundesh me marrë një të mirë të vogël deri te ajo më e madhja, dhe me ardhë në përfundim që çdo gjë që e bëjmë në fund të ditës e bëjmë për vete”, tha ajo në Klan Kosova.

Në anën tjetër, gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, u shpreh se me kalimin e viteve njeriu arrin të jetë në paqe me veten, sepse, sipas saj, ai që është më i matur nuk pret më asgjë nga të tjerët.

Edhe gazetarja Edlira Çefalia-Zeka vlerësoi se mirësia duhet të bëhet vetëm për paqen e vetes.

The post “Në fund të ditës, çdo gjë që bëjmë e bëjmë për veten”, a po lidhet mirësia gjithnjë e më shumë me interesin? (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Haziri vendos kushtin e LDK-së për presidentin, analisti: një ujdi me VV-në është e mundur, por me kosto të lartë
Lëvizja Vetëvendosje mund t’i sigurojë 18 votat e deputetëve të LDK-së për zgjedhjen e presidentit vetëm nëse ky post i takon kësaj partie. Kështu është shprehur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Në një deklarim për REL, Haziri ka bërë të ditur se votat e LDK-së do të mund të bashkoheshin vetëm nëse kandidati për president do të vinte nga radhët e partisë dhe jo jashtë saj.

“Në rast se ky emër është Lumiri [Abdixhiku, kryetar i partisë] ose emri im, atëherë mund të unifikohemi. Lumirit i bie të jetë i pari, sipas detyrës zyrtare, sepse është kryetar. Pas Lumirit, konsensus më të madh [brenda LDK-së] kam unë”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka theksuar po ashtu se aktualisht ekziston vetëm një adresë kryesore ku mund të drejtohet Lëvizja Vetëvendosje për një marrëveshje të mundshme me LDK-në.

“Vetëm me Lumir Abdixhikun. Ai është kryetar. Ne nuk kemi mbledhur Kuvendin [e LDK-së]. Nëse mblidhet Kuvendi ose ka akt të dorëheqjes, atëherë kemi situatë të re. Deri atëherë është vetëm një adresë dhe nuk ka adresë të dytë”, është shprehur Haziri.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, LDK-ja kishte hyrë në garë me Vjosa Osmanin si kandidate për presidente dhe me Lumir Abdixhikun si kandidat për kryeministër.

Kjo forcë politike arriti të marrë 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës, por sipas Hazirit, në rastin e emrit të Osmanit, partia nuk do të arrinte të siguronte mbështetjen e plotë të të gjithë deputetëve të saj.

“Mund të jetë sikur herën e kaluar, pra, dy-tri vota, mund të ndahen, por në rastin e Lumirit ose rastin tim, mund të unifikohemi”, ka sqaruar ai.

Për këto deklarata të Hazirit dhe për sa i besueshëm është një skenar i tillë politik, çfarë do të fitonin të dyja palët nga një marrëveshje e tillë, çfarë tregon kjo për raportet e brendshme në LDK dhe për pozicionin aktual të Osmanit ndaj partisë, si dhe nëse kemi të bëjmë me një hap drejt një koalicioni më të gjerë qeverisës apo vetëm me një bashkëpunim të kufizuar institucional, ka folur për “Bota sot” analisti politik Eduard Gashi.

Sipas tij, deklaratat e fundit të Hazirit sinjalizojnë hapjen e një faze të re pragmatizmi politik në Kosovë, ndërsa skenari mbetet i realizueshëm, por me pasoja potencialisht ekzistenciale për vetë LDK-në.

“Deklaratat e fundit të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, kanë hapur një kapitull të ri të pragmatizmit politik në Kosovë, duke sinjalizuar një gatishmëri të mundshme për marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) në këmbim të postit të Presidentit. Nëse e analizojmë këtë lëvizje pa doreza diplomacie, ky skenar nxjerr në pah një rregull të artë të skenës sonë politike: Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund t’i besohet asnjëherë në marrëveshje afatgjata. Tregtia me postin e Presidentit: Çfarë fshihet pas pazarit?

Skenari ku LDK-ja ofron 18 votat e saj për kuorum dhe zgjedhje të presidentit është plotësisht real, por mbart rreziqe ekzistenciale për vetë LDK-në.

Nga njëra anë, LDK-ja synon rikthimin në qendër të vendimmarrjes përmes një figure si Lumir Abdixhiku apo Lutfi Haziri, duke tentuar të portretizohet si “shpëtimtare e shtetit” nga krizat kushtetuese. Nga ana tjetër, Albin Kurti blen rehati absolute. Duke siguruar kuorumin, ai eliminon rrezikun e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe mban ekzekutivin pa lëshuar pe në dikasteret kryesore. Megjithatë, historia politike e Kosovës ka vërtetuar se VV-ja i përdor partnerët vetëm si mjete për të kaluar pengesën e radhës. Për Kurtin, çdo marrëveshje është taktike, jo parimore. Në momentin që LDK-ja dorëzon votat dhe betonon Kurtin në kryeministri, ajo humb të vetmen kartë presioni që ka në dorë”, ka deklaruar Gashi.

Sipas analistit, deklarimi i Hazirit se LDK-ja mund të bashkohet rreth Lumir Abdixhikut ose rreth vetë tij përbën edhe një sinjal të qartë për marrëdhëniet e brendshme në parti dhe për të ardhmen politike të ish-presidentes.

Ai vlerëson se kjo tregon qartë se përplasjet e vitit 2020, kur Osmani u largua nga LDK-ja, ende nuk janë tejkaluar.

“Izolimi i Vjosa Osmanit dhe spastrimi i llogarive të vjetra!

Deklarata e Hazirit se LDK-ja mund të unifikohet rreth Abdixhikut apo vetë atij, por “jo domosdoshmërisht rreth Vjosa Osmanit”, është një mesazh i qartë për raportet e brendshme dhe fatin politik të ish- Presidentes.Kjo tregon se plagët e vitit 2020 – kur Osmani braktisi LDK-në dhe krijoi listën “Guxo” për t’u bërë presidente me votat e VV-së – nuk janë shëruar. LDK-ja e sotme nuk ka asnjë interes të investojë kapital politik për ta mbajtur Osmanin në post. Sot, Vjosa Osmani gjendet më e izoluar se kurrë: raportet e saj me Albin Kurtin janë ftohur dukshëm, partia e saj “Guxo” është shkrirë nën hijen e VV-së, dhe LDK-ja sapo ia mbylli përfundimisht derën e rikthimit. Mesazhi është i prerë: nëse bëhet pazar, përfiton LDK-ja, jo ata që e braktisën atë”, ka theksuar ai.

Në përfundim, Gashi shprehet se edhe nëse arrihet një marrëveshje për presidentin, ajo nuk duhet parë si hyrje drejt një koalicioni të gjerë qeverisës.

“Koalicion qeverisës apo thjesht transaksion institucional?Nëse kjo marrëveshje realizohet, ajo nuk do të jetë kurrë një hap drejt një koalicioni të gjerë dhe të sinqertë qeverisës. Albin Kurti nuk dëshiron të ndajë pushtetin ekzekutiv, buxhetin apo ministritë me një partner që mund t’i bëjë obstrukcione nesër. Për VV-në, partneri ideal është ai që nuk kushtëzon. Prandaj, ky bashkëpunim do të mbyllej si një “kontratë shërbimi” e kufizuar: LDK-ja kryen punë në Kuvend për Presidentin, VV-ja qeverisë e vetme. Duke hyrë në një marrëveshje të tillë pa garanci të forta, LDK-ja rrezikon të shihet nga votuesit e saj thjesht si një “patericë” e Vetëvendosjes. Në lojën e shahut politik, Kurti njihet për sakrifikimin e figurave të të tjerëve për të mbrojtur Mbretin. Nëse LDK-ja beson se një nënshkrim në letër e obligon VV-në të respektojë marrëveshjen për pesë vitet e ardhshme, ata po përsërisin të njëjtin gabim naiv që u kushtoi shtrenjtë në të kaluarën”, ka përfunduar Gashi.

The post Haziri vendos kushtin e LDK-së për presidentin, analisti: një ujdi me VV-në është e mundur, por me kosto të lartë appeared first on Albeu.com.

Pse e refuzojmë dikë kur tregon shumë interes për ne?
Fillimi i një njohjeje të re është gjithmonë një ndjenjë e bukur. Ka emocione, shpeshtësia rrahjeve të zemrës sa herë që takoheni dhe ngacmimet mes njëri tjetrit.

Dhe më pas ky person emocionohet më shumë dhe e shpreh hapur këtë gjë. Ai mund t’ju sugjerojë që të dilni më shpesh ose mund t’ju dërgojë mesazhe të vazhdueshme dhe t’ju përgjigjet shumë shpejt. Ai mund t’ju thotë se ju pëlqen!

Dhe, sigurisht, pas kësaj ju mund të largoheni ngadalë ose befasisht. Kjo na ka ndodhur të gjithëve nga të dyja palët. Shumë prej nesh e shijojnë flirtin dhe kur mbaron humbasim interesin. Por pse ndodh kjo?

Nëse humbisni interesin kur personi tjetër zbulon se ju pëlqen vërtet, atëherë ndoshta nuk ndiheni rehat më me të .

“Kur marrëdhënia bëhet më e ngushtë, ne bëhemi më të pambrojtur. Pra, ne mund të lëndohemi më lehtë ”, thotë Jesse Kahn, punonjës social dhe drejtor i Kolektivit të Terapisë Gjinore dhe Seksualitetit në Nju Jork.

Pra, kur largohemi nga dikush që shpreh ndjenjat e tij ndaj nesh, ne në thelb po përpiqemi të mbrojmë veten. “Ka njerëz që ndihen më të sigurt kur dikush i refuzon, sepse është më normale dhe më e lehtë për ta ”, thotë Jesse Kahn.

Kjo, sigurisht, nuk është e vetmja arsye që ne refuzojmë dikë kur bëhet më emocionalisht i ngutshëm .

Shkaku i dytë, sipas Kahn, është mundësia që personi tjetër të na japë përshtypjen se ka krijuar varësi ndaj nesh .

Kur dikush është i pavarur tregon pjekuri, por shprehja e shpejtë e ndjenjave mund të perceptohet nga personi tjetër si dëshpërim.

Nëse trembeni shumë lehtë nga ndjenjat që shpreh personi tjetër, atëherë përpiquni të mbani mend se si keni reaguar në situata të ngjashme në të kaluarën ose kur keni qenë në vendin e personit të emocionuar, sugjeron Kahn. “Në këtë mënyrë do të mund të vendosni në një klasë ndjenjën e çuditshme të distancës që dëshironi të mbani dhe të shprehni me qetësi atë që ndjeni. Nëse ju pëlqen vërtet personi tjetër, është turp të humbni kontaktin vetëm sepse ai u emocionua më shumë.”

The post Pse e refuzojmë dikë kur tregon shumë interes për ne? appeared first on Albeu.com.

“Dridhet” Milani, City futet në garë për Leaon
Sipas gazetës portugeze Record , skuadra e Pep Guardiolës është e interesuar për nënshkrimin e yllit të Milanit , Rafael Leão.

Prioriteti i skuadrës lombarde është rinovimi i tij, por negociatat janë të ngulitura për një arsye, një gjobë prej 16 milionë eurosh që duhet t’i paguajë Sportingut të Lisbonës, klubit ku lojtari u promovua.

Kampionët aktual të Italisë kërkojnë të mbajnë sulmuesin e ri portugez, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2024. Për ta bindur, ai do të ishte i gatshëm t’i paguante 6.5 milionë euro në sezon, siç raporton La Gazzetta dello Sport. Ndërkohë, Manchester City mbetet shumë vigjilent. Ai madje ka dërguar skautët në San Siro për të ndjekur përparimin e tij./albeu.com

The post “Dridhet” Milani, City futet në garë për Leaon appeared first on Albeu.com.

“Nuk e dinim që po i nisnin në luftë”, familjet ruse telefonojnë në Ukrainë: A i kemi djemtë gjallë?
Familjet ruse i drejtohen linjës telefonike ukrainase në kërkim të dëshpëruar për ushtarët e humbur

“Më falni që ju shqetësova, po ju telefonoj në lidhje me vëllain tim.”

“A keni ndonjë informacion për burrin tim?”

“Përshëndetje linjë telefonike, a është ky vendi ku mund të zbuloni nëse një person i imi është gjallë?”

Këto janë pjesë nga regjistrimet audio të bëra në një linjë telefonike të drejtuar nga qeveria ukrainase .

Nënat dhe baballarët, gratë, vëllezërit e motrat dhe të tjerët janë të angazhuar në një kërkim të dëshpëruar për të dashurit e tyre ndërsa lufta e Rusisë me Ukrainën zgjatet në dukje pa fund.

Në regjistrimet e ndara ekskluzivisht me CNN nga zyrtarët ukrainas që operojnë linjën telefonike, dëshpërimi dhe pasiguria në zërat e telefonuesve hedhin dritë mbi atë se sa fort Moska po i kontrollon komunikimet rreth luftës.

Regjistrimet tregojnë se shumë ushtarë rusë dukej se nuk e dinin se cilat ishin planet e tyre ose pse po dislokoheshin, dhe përforcojnë raportet se ushtarëve rusë u mohohej komunikimi me familjet e tyre.

Videot janë shfaqur në internet që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, duke treguar civilët dhe ushtarët ukrainas që lejojnë ushtarët rusë të telefonojnë në shtëpi dhe të flasin me prindërit e tyre.

Linja telefonike, e quajtur “Kthehu gjallë nga Ukraina”, u krijua nga Ministria e Brendshme e Ukrainës, e cila ka pranuar se iniciativa është njëkohësisht një mjet humanitar dhe një mjet propagandistik.

The post “Nuk e dinim që po i nisnin në luftë”, familjet ruse telefonojnë në Ukrainë: A i kemi djemtë gjallë? appeared first on Albeu.com.