inteligjente Archives - Albeu.com

Njerëzit më inteligjentë kanë lindur në shtator sipas shkencës
Sipas disa studimeve shkencore, njerëzit më inteligjentë kanë lindur në shtator. Nuk e besoni? Lexoni çfarë thotë shkenca.

Megjithëse edukimi dhe zakonet që disa njerëz kanë, mund t’i udhëzojnë në rrugën e suksesit dhe të inteligjencës, ka faktorë të tjerë të dhuruar në kohën e lindjes, që mund të përcaktojnë se kush është më inteligjent se të tjerët.

Sipas studimit nga Byroja Kombëtare e Kërkimit Ekonomik, njerëzit e lindur në shtator janë më të mençur dhe më të talentuar, se ata që kanë lindur në muajt e tjerë të vitit.

Studimi e pohon këtë duke u bazuar në kërkimet e kryera, të cilat analizuan marrëdhëniet midis muajit të lindjes dhe suksesit të nxënësve në vitet e tyre të shkollës.

Studimi i titulluar “Mosha e Inovacionit Shkollor dhe Zhvillimi Kognitiv” shqyrtoi njerëzit e lindur në shtator dhe përcaktoi se ata janë shumë më të pjekur në nivelin njohës, se shokët e tyre që erdhën në botë në muajt e tjerë të vitit.

U analizua zhvillimi kognitiv i më shumë se një milion nxënësve të shkollave publike në Florida, të lindur në muajt e ndryshëm të vitit ndërmjet moshave 6 dhe 15.

Rezultatet

Rezultatet mahnitëse treguan se fëmijët e lindur në shtator kishin rezultate më të larta se ato të lindur në gusht.

Rezultatet e shkëlqyera të testit i kanë lejuar këta fëmijë të aspirojnë në universitetet më të mira, duke rritur shanset për të qenë të suksesshëm në jetë.

Ata që kanë lindur në shtator kanë në fakt 2.2% më shumë shanse për të shkuar në Universitet dhe 3.3% më shumë për t’u diplomuar.

Në Shtetet e Bashkuara, ku u krye studimi, fillon viti shkollor në shtator, i cili është gjithashtu kufiri maksimal për të hyrë në shkollë.

Fakti që njerëzit e shtatorit kanë një vit më shumë në dispozicion se sa pjesa tjetër e klasës së tyre për t’u zhvilluar luan një rol themelor në gjendjen e tyre emocionale dhe njohëse dhe i bën ata më të zgjuar dhe më të pjekur se të tjerët.

Studimi gjithashtu tregoi se njerëzit e lindur në shtator kanë më pak të ngjarë se të tjerët që të shkojnë në burg. E çuditshme, apo jo?

Për më tepër, lindja në shtator dhe shkrimi me dorën e majtë është një kombinim “i çmendur” në aspektin e inteligjencës!

Është e rëndësishme të mbani mend se studimi u krye në Amerikë, ku ka rregulla dhe konventa krejtësisht të ndryshme nga Evropa.

Prandaj, rezultati i hulumtimit mund të ndryshojë për shkak të kalendarit të ndryshëm të shkollës dhe kushteve relative të sistemit shkollor.

The post Njerëzit më inteligjentë kanë lindur në shtator sipas shkencës appeared first on Albeu.com.

Pse fëmijët e parë lindin më inteligjentë se të tjerët?
Një studim i kryer nga një grup hulumtuesish gjermanë, zbulon se fëmija i parë i lindur priret të ketë inteligjencë më të lartë.

Sigurisht, të jesh më i madhi nuk është gjithmonë e barabartë me të kesh më së shumti mençuri, por vëllai ose motra më e madhe ka disa përparësi.

Për shembull, kur prindërit kanë fëmijën e tyre të parë, ata kalojnë më shumë kohë me ta. Vëmendja e pandarë që ata i kushtojnë të lindurit të tyre të parë mund të ndikojë në IQ-në e tyre. Meqenëse prindërit kanë vetëm një fëmijë për t’u kujdesur, ata mund të investojnë më shumë energji dhe përpjekje për ta rritur. Ata mund të kenë më shumë kohë për t’i mësuar fëmijës lexim, shkrim dhe gjëra të tjera edukativo-arsimore.

Gjithashtu, me fëmijën e parë të lindur, prindërit ende po mësojnë “etapat” e rritjes së fëmijëve. Në këtë fazë “eksperimentale”, prindërit duan të bëjnë gjithçka siç duhet, ndaj kënaqin fëmijën e tyre. Pasi ndihen më rehat me prindërimin, ata e lirojnë kontrollin e tyre dhe kanë një qasje më të relaksuar.

Rendi i lindjes jo gjithmonë përcakton inteligjencën, por ky studim zbuloi se fëmijët e lindur të parët kishin IQ pak më të lartë. Studiuesit nga Universiteti i Leipzigut studiuan rendin e lindjeve të 20,000 njerëzve nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Studiuesit përcaktuan se fëmijët e lindur të parët kishin mesatarisht një IQ prej 1.5 pikë më të lartë se fëmijët e lindur të dytët. Pra, të qenit fëmija më i madh duket se ka vetëm një ndikim të vogël në inteligjencën. Gjithsesi, rendi i lindjes nuk ndikon në tiparet e personalitetit.

Pra, nëse jeni fëmija i parë në familjen tuaj, duhet ta konsideroni veten me fat. Prindërit tuaj mund të kenë qenë më të ashpër me ju, por kjo ka ndodhur vetëm sepse ata harxhuan kaq shumë kohë për të siguruar suksesin tuaj. Plus, mençuria vjen me moshën, kështu që ju mund ta ndani atë që keni mësuar me vëllezërit e motrat më të vegjël.

The post Pse fëmijët e parë lindin më inteligjentë se të tjerët? appeared first on Albeu.com.

Studimi: Burrat që lidhin jetën e tyre me gra inteligjente, jetojnë më gjatë
Ka diçka interesante në trurin e femrave, që është gjithashtu e dobishme për meshkujt që u qëndrojnë pranë.

Nuk është sekret se intelekti është një cilësi shumë e vlerësuar.

Studimet tregojnë se kur kjo cilësi është prezente te femrat, ajo mund të ndihmojë në rritjen e jetëgjatësisë së partnerit si dhe të parandalojë problemet me kujtesën.

Studiuesit britanikë dhe skocezë e “University of Aberdeen” përcaktuan se burrat që martohen me gra inteligjente jetojnë më gjatë, janë më të lumtur dhe gjithashtu vuajnë më rrallë nga sëmundje të trurit si Alzheimer.

Çuditërisht, disa burra që ishin të martuar me gra shumë inteligjente, doli se kishin një tru më të “dobët” fizikisht teksa u skanuan, por ata nuk vuanin nga asnjë simptomë e shëndetit të dobët mendor.

Burrat në Shqipëri kanë ”pushtetin” mbi paranë e biznesin, gratë rrisin peshën në politikë

Ata ishin plotësisht të bindur në aftësitë dhe kompetencat e tyre mendore. Për fat të keq, ende mbizotëron ideja se bukuria e një gruaje vlen më shumë se sa intelekti i saj.

Por, ky studim tregon se një burrë që “zgjedh” inteligjencën te partnerja e tij, do ta ketë më të lehtë të kujdeset për shëndetin e tij fizik dhe psikologjik.

The post Studimi: Burrat që lidhin jetën e tyre me gra inteligjente, jetojnë më gjatë appeared first on Albeu.com.

Njësoj si njerëzit, mënyra se si derrat pajtohen pas “luftimeve” konfirmon inteligjencën e tyre
The Economist

“Më pëlqejnë derrat”, supozohet se ka thënë dikur Winston Churchill. “Qentë na admirojnë, macet e mendojnë veten si superiorë, por derrat na trajtojnë si të barabartë.”

Por nuk është shumë e qartë nëse bashkëkohësi i Churchillit, George Orwell, i pëlqente gjithashtu derrat. Por, edhe ai, me siguri pa diçka që u mungonte kafshëve të tjera shtëpiake, sepse sipas tyre derrat janë krijesa sociale dhe shumë inteligjente.

Dhe, si të gjitha kafshët, ata ndonjëherë luftojnë.

Një studim i sapo botuar në Animal Cognition nga Ivan Norscia, një antropolog biologjik në Universitetin e Torinos, në Itali, dhe kolegët e tij, vlerësuan  një grup prej 104 derrash.

Në total, Norscia dhe ekipi i tij studiuan detajet e 216 luftimeve të derrave gjatë gjashtë muajve. Disa derra priren të jenë agresorë; të tjerët priren të jenë viktima. Kryesisht rezultati varet nga pesha, sepse, mes derrave (si, në të vërtetë, midis shumë kafshëve), kilogramët nënkuptojnë fuqi.

Agresori mund të kafshojë apo dhe të shkelmojë viktimën. Shumica e konflikteve përfunduan në sekonda, por disa zgjatën një ose dy minuta. Megjithatë, shumë nga dyluftimet mes derrave, Dr Norscia  donte të kuptonte rolin e derrave që nuk mernin pjesë por vetëm vështronin dhe se çfarë do të thonte kjo për aftësitë njohëse të derrave.

Duke qenë se zakonisht nuk kishte kohë të mjaftueshme që një derr të ndërhynte gjatë një konflikti (edhe pse kjo ndodhi), ai dhe kolegët e tij vlerësuan se çfarë ndodhi në tre minuta direkt pas një konflikti agresiv.

Ndonjëherë, ata zbuluan, se protagonistët e sajojnë vetë – për shembull, duke prekur hundët. Dr Norscia tha se marrëdhëniet midis të njejti grup janë më të sigurta që në fillim,  sepse me ata të një tjetër grupi.

Megjithatë, në raste të tjera, në dyluftim merr pjesë një derr i tretë. Ndonjëherë ky kalimtar vepronte si paqebërës, duke u angazhuar me agresorin dhe duke zvogëluar numrin e sulmeve të mëvonshme në krahasim me atë që mund të pritej ndryshe.

Ndërsa në raste të tjera, derri i tretë mbështeste viktimën. Kjo dukej se e qetësonte viktimën, sepse reduktonte sjelljet e lidhura me ankthin, si dhe lëndimet. Të ofrosh ngushëllim për viktimën i vendos derrat në një klub të vogël dhe të veçantë.

Disa primatë, duke përfshirë qeniet njerëzore, e bëjnë këtë. Kështu bëjnë disa sorra, elefantë, papagaj dhe disa brejtës, megjithëse deri më tani provat në lidhje me ta janë të pakta.

Kjo listë është e njohur për zoologët pasi përfshin grupe speciesh që dihet se kanë zhvilluar, pavarësisht nga njëri-tjetri, nivele të larta inteligjence, si individuale ashtu edhe sociale.

Megjithatë, inteligjenca sociale nuk duhet të jetë tërësisht altruiste. Derrat kishin më shumë gjasa të ndërhynin pas një konflikti nëse kishin lidhje të ngushta ose me agresorin ose me viktimën.

Ky është ndoshta një shembull i përzgjedhjes së të afërmve, i cili favorizon evolucionin e sjelljes. Njerëzit zakonisht kanë sjellje të tilla krysisht më të afërmit, e cila njihet si nepotizëm.

Kjo gjithashtu ndihmon për të shpjeguar numrin e njerëzve me mbiemrin “Churchill” që janë ulur në Parlamentin e Britanisë.

/albeu.com

The post Njësoj si njerëzit, mënyra se si derrat pajtohen pas “luftimeve” konfirmon inteligjencën e tyre appeared first on Albeu.com.

Jeni pjesë e listës? Këto janë 4 shenjat më inteligjente të horoskopit
Ekzistojnë njerëz që janë thjeshtë të zgjuar, por nga ana tjetër ekzistojnë njerëz, të cilët të impresionojnë me zgjuarsinë e tyre.Disa duhet të punojnë shumë për t’u bërë të zgjuar, ndërsa të tjerë e kanë më të lehtë.

Sipas astrologëve, me sa duket yjet ndikojnë deri diku te inteligjenca e njerëzve.

Virgjëresha

Megjithëse personat që i përkasin kësaj shenje janë shumë të zgjuar, ata vazhdimisht mësojnë gjëra të reja. Janë të kujdesshëm dhe detajistë. Virgjëresha njihet si shenja më e zgjuar e horoskopit, prandaj mos e nënvlerësoni atë.

Ujori

Ujori njihet për inteligjencën e tij krijuese. Ujori ka aftësi të ruajë qetësinë kur gjërat nuk shkojnë mirë. Personat që i përkasin kësaj shenje nuk marrin asgjë personale dhe do të vazhdojnë  të përqendrohen në arritjen e qëllimeve tyre.

Akrepi

Akrepi e ka të lehtë të manipulojë të tjerët nëpërmjet aftësive që ka në komunikim. Akrepi i pëlqen të gjejë ose të krijojë  rrugë për të arritur qëllimet e tij në çdo mënyrë të mundshme.

Shigjetari

Nëse flisni me një shigjetar mund ta identifikoni lehtësisht inteligjencën e tij. Priret të jetë shumë i thjeshtë, duke pasur ndjenjë të fortë të së drejtës dhe të gabuarës dhe është shumë i sigurt për veten e tij. Nëse dëshiron t’ju ​​mashtrojë, shigjetari mund ta bëjë këtë pa u lodhur. Sigurisht, nëse nuk jeni edhe ju shigjetar.

The post Jeni pjesë e listës? Këto janë 4 shenjat më inteligjente të horoskopit appeared first on Albeu.com.