inteligjenca emocionale Archives - Albeu.com

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale
Të dukesh i/e zgjuar dhe emocionalisht inteligjent nuk ka të bëjë vetëm me idetë apo shprehjet që po përpiqesh të përcillni, por edhe mënyra sesi e thoni këtë gjë

Njerëzit shpesh përdorin fjalë dhe shprehje më inteligjente për t’u dukur më të thellë dhe depërtues. Kjo në fakt mund të ketë një efekt negativ, duke e lënë personin tjetër të ndihet i/e vetëdijshëm dhe i/e gjykuar.

Herën tjetër që të flisni me dikë, provoni të përdorni këto tre shprehje të thjeshta që në fakt, i përdorin kryesisht njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale.

1. “A mund të më tregosh më shumë për këtë?”

Kur dikush ju beson, veçanërisht për diçka të ndjeshme ose të rëndësishme, mendimi juaj i parë nuk duhet të jetë një gjykim i rastit.

Njerëzit me një koeficient të lartë emocional bëjnë pyetje që e bëjnë personin përballë të ndihet i/e dëgjuar dhe i/e pranuar dhe e shtyjnë drejt detajeve të reja dhe rrëfimeve të gjata dhe pa doreza, shkruan CNBC.

2. “Unë mendoj…”

Kur je duke korrigjuar dikë ose duke dhënë një mendim, të thuash “ky ishte problemi” del si ofenduese dhe e vrazhdë.

Njerëzit me vetëdije dhe inteligjencë të lartë shmangin këto lloj deklaratash. Ata në fakt, bëhen më pranues të mendimeve dhe gjykimeve të të tjerëve, duke dhënë edhe idenë e tyre shumë thjeshtë dhe pa shumë pompozitet.

3. “A mund të më japësh ndonjë këshillë?

“Sa do e çuditshme tingëllon, kërkimi i këshillave mund t’ju bëjë të dukeni më të zgjuar. Në fund të fundit, duhet pak inteligjencë emocionale dhe vetëdije që ta kuptoni se nuk i dini përgjigjet për çdo situatë apo ngjarje, citon Anabel.

Një nga pengesat më të mëdha për këtë qasje është ankthi dhe kjo ju ndalon të ndërmerrni hapin e parë që mund të çojë në një kontakt kyç biznesi, një mundësi të re pune ose një partner/e romantike. Ndaj, mos kini mëdyshje sa herë mendoni se keni nevojë për këshilla.

The post Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale appeared first on Albeu.com.

Konfliktet që shkojnë deri në humbje jete, pediatrja Gjika: Këto janë arsyet që ndodhin
Pediatrja Lira Gjika është shprehur se konfliktet mes shqiptarëve ndodhin për shkak se nuk e kanë të zhvilluar inteligjencën emocionale dhe atë kolektive.

Komentet Gjika i bëri teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Fol me Mua”, në Fax News, ku ka folur lidhur me problemet e ndryshme të fëmijëve në Shqipëri që lidhen ngushtësisht me zhvillimet në shoqërinë tonë.

Sipas saj mungesa e inteligjencës emocionale bënte që ngjarjet në Shqipëri të përshkallëzonin deri në vrasje.

“Ne nuk e kemi të zhvilluar inteligjencën emocionale dhe kolektive. Emocionalja është të kontrollosh emocionet e tua dhe të mos reagosh kur dikush të ofendon ndërkohë që ne reagojmë deri në vrasje.

Ndërsa në inteligjenca kulturore në vende tjera është më me etikë, ndërsa ne fyejmë nënën apo babain e fëmijës kur ndahemi me fjalorin më bazik. Ky është problem i madh pastaj sepse përfshihen edhe prindërit e palëve. Më pas këto konflikte ndikojnë edhe tek fëmijët e vegjël sepse bëhen në praninë e tyre”, tha Gjika.

Ajo foli më tej mbi mënyrën e edukimit të fëmijëve në shkolla, duke shtuar se ndikonte shumë mënyra sesi këta të fundit aplikonin programet e mësimit.

“Ne nuk e njohim fuqinë e fjalës, Në shkollat tona mësohen vjershat përmendësh. Ne nuk u mësojmë fëmijëve dialogun. Në asnjë vend të Europës nuk përdoren më vjershat sepse krijojnë pasiguri sepse mësohen përmendësh nuk i lë të përpunojnë informacion”, u shpreh pediatrja.

The post Konfliktet që shkojnë deri në humbje jete, pediatrja Gjika: Këto janë arsyet që ndodhin appeared first on Albeu.com.