integrimi Archives - Albeu.com
KFOR fillon përfshirjen graduale të Policisë së Kosovës në strukturën e sigurisë së Manastirit të Deçanit
<html><head></head><body>
KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, ka filluar sot përfshirjen hap pas hapi të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në arkitekturën e tij të sigurisë në Manastirin e Deçanit.
Në njoftimin e misionit bëhet e ditur se kjo nismë lidhet me përmirësimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë dhe është pjesë e procesit për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it.
KFOR-i sqaroi se procesi do të zhvillohet gradualisht dhe në varësi të kushteve, ndërsa po bashkërendohet nga afër me disa aktorë. Mes tyre janë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, institucionet në Kosovë, Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.
Misioni i NATO-s nënvizoi se angazhimi i tij për mbrojtjen e Manastirit të Deçanit dhe për sigurinë e të gjitha komuniteteve lokale mbetet i palëkundur.
Sipas KFOR-it, trupat e tij janë vendosur në pozicione që u mundësojnë të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm, në përputhje me mandatin e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara.
Misioni theksoi gjithashtu se KFOR-i vazhdon të jetë reaguesi i parë për sigurinë e Manastirit të Deçanit.
KFOR-i njoftoi se do ta vijojë koordinimin e ngushtë me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe Forcat e Armatosura të Serbisë.
Sipas misionit, ky bashkëpunim ka për qëllim të ruajë transparencën, frymën e bashkëpunimit dhe besimin e ndërsjellë, si dhe të parandalojë keqkuptimet.
Në deklaratë theksohet se është me rëndësi që të gjitha palët të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog dhe bashkëpunim.
KFOR-i rikujtoi se vijon ta përmbushë mandatin e tij në mbështetje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke ndihmuar në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes.
Misioni bëri të ditur se këtë detyrë e kryen në mënyrë të paanshme dhe në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, ku secili vepron sipas rolit të përcaktuar si reagues në fushën e sigurisë.
</body></html>
The post KFOR fillon përfshirjen graduale të Policisë së Kosovës në strukturën e sigurisë së Manastirit të Deçanit appeared first on Albeu.com.
Procesi i anëtarësimit në BE kërkon angazhimin e përbashkët institucional, thotë Zulfaj
Jeton Zulfaj, kryenegociatori i Kosovës për bisedimet me Bashkimin Evropian, nënvizoi se rruga drejt anëtarësimit në BE është një përpjekje kolektive që përfshin të gjitha institucionet, ndonëse përgjegjësia kryesore për koordinimin i takon mekanizmave të dedikuar për integrim.
Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, ai shpjegoi se aktiviteti i përditshëm i zyrtarëve të integrimit mbetet kryesisht i padukshëm për opinionin publik dhe konsiston në shkëmbimin e qindra mesazheve elektronike, përpunimin e dhjetëra akteve, si dhe komunikime telefonike e mbledhje për ndërkombëtarizimin e punës ndërmjet institucioneve.
Zulfaj njoftoi se gjatë një takimi me këta profesionistë, u shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre dhe bashkëbisedoi rreth pengesave dhe potencialeve që paraqet rrugëtimi evropian.
Sipas tij, burimet njerëzore paracaktojnë njëkohësisht vështirësi dhe shanse. E sheh si sfidë faktin që zbatimi i reformave kërkon ekipe të kualifikuara që mbulojnë secilin sektor brenda 33 kapitujve negociues me BE-në, të cilët prekin çdo dimension të ekzistencës.
Ai vuri në dukje se transformimi i vërtetë vjen pikërisht nga reformat e vazhdueshme, legjislacioni dhe rregulloret nënligjore të harmonizuara me acquis të Bashkimit Evropian, të cilat konsolidojnë demokracinë, nxisin progresin kombëtar dhe ngrenë cilësinë e jetës për qytetarët.
Në përmbyllje, Zulfaj çmoi përkushtimin e stafit të integrimit, duke veçuar se pjesa më e madhe e tyre janë përfitues të bursave për studime në disiplina që lidhen drejtpërdrejt me agjendën evropiane.
</body></html>
The post Procesi i anëtarësimit në BE kërkon angazhimin e përbashkët institucional, thotë Zulfaj appeared first on Albeu.com.
BE-ja: Kthimi në punë i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, pjesë e bisedimeve për normalizim
<html><head></head><body>
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian deklaroi të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se çështja e rikthimit të magjistratëve dhe prokurorëve të komunitetit serb në sistemin e drejtësisë në Kosovë po diskutohet brenda dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësi theksoi se BE-ja i ka kërkuar vijimësisht Serbisë të nxisë këtë proces, ndërsa Kosovës t’i hapë rrugë rintegrimit të punonjësve të drejtësisë serbë, duke respektuar marrëveshjet e dialogut dhe legjislacionin vendor. Po ashtu, Brukseli u bëri thirrje të dyja palëve të krijojnë kushtet e duhura për zbatimin e detyrimeve dhe të shmangin veprime që do ta vështirësonin më tej situatën.
Braktisja masive e institucioneve nga përfaqësuesit serbë ndodhi në fund të nëntorit të vitit 2022, si reagim ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndaluar përdorimin e targave të lëshuara nga Serbia dhe për t’i konvertuar ato në ato të Republikës së Kosovës. Në atë periudhë, përveç efektivëve të policisë dhe nëpunësve komunalë, dorëheqjen e paraqitën edhe afro 130 gjyqtarë, prokurorë dhe personel administrativ nga katër komunat veriore: Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku.
Problemi i dorëheqjeve të pazgjidhura u bë sërish aktual në mes të qershorit, kur ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, iu drejtua Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës duke kërkuar finalizimin pa vonesë të procedurave përkatëse. Ajo argumentoi se vonesat në trajtimin e këtyre rasteve po pengojnë funksionimin e rregullt të sistemit të drejtësisë.
Këshilli Gjyqësor konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se e ka marrë letrën më 19 qershor dhe se do ta shqyrtojë temën në njërën nga seancat e ardhshme, duke vepruar sipas kompetencave të përcaktuara me kushtetutë dhe ligj. Ndërkaq, Këshilli Prokurorial nuk dha asnjë koment për këtë çështje.
Nisma për largimin kolektiv të serbëve nga strukturat shtetërore të Kosovës erdhi nga Lista Serbe dhe u përkrah nga zyrtarët në Beograd. Ata që dhanë dorëheqje u pajisën me kontrata të përkohshme dhe vijuan të marrin rroga nga buxheti serb. Megjithatë, një pjesë e tyre që nuk rreshtoheshin pas Listës Serbe humbën si këto të ardhura ashtu edhe mundësinë për t’iu kthyer posteve të mëparshme.
Pas një sërë krizash në veri, përfshirë sulmin e armatosur në Banjskë kundër Policisë së Kosovës në vitin 2023, presidenti serb Aleksandar Vuçiq u shpreh pro rikthimit të serbëve në radhët e policisë dhe në organet e drejtësisë. Edhe Lista Serbe, përpara zgjedhjeve vendore të vitit të shkuar, e pranoi se braktisja e institucioneve kishte qenë një gabim.
Në anën tjetër, autoritetet në Prishtinë, me në krye kryeministrin Albin Kurti, kanë mbajtur qëndrimin se çështja e rikthimit nuk duhet trajtuar si temë politike, por si një proces rreptësisht juridik dhe kushtetues.
</body></html>
The post BE-ja: Kthimi në punë i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, pjesë e bisedimeve për normalizim appeared first on Albeu.com.
Marta Kos hedh poshtë propozimin e Ramës dhe Vuçiç për integrimin në BE pa të drejtë vote: Ata nuk e dinë se sa shumë duhet të bëjnë që të jenë pjesë e tregut të përbashkët
Gjatë një interviste, Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos, hodhi poshtë idenë e paraqitur nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, për integrim të përshpejtuar në tregun e përbashkët dhe zonën Schengen pa të drejta vetoje.
Ajo u shpreh se procesi i reformave është i vështirë dhe kërkesat për t’u bërë pjesë e Schengen-it, apo tregut të përbashkët janë shumë të larta.
“Nuk jam e sigurt nëse Vuçiç dhe Rama e dinë sa duhet të arrijnë nëse duan të jenë pjesë e Shengenit apo të tregut të përbashkët dhe se procesi i reformave është i vështirë si për integrimin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në BE”, ka thënë Kos në intervistë për Politico.
Ajo shtoi gjithashtu se; procesi i reformave është i vështirë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në BE.
“Pa vendimet e vendeve anëtare nuk mund të ecim përpara. BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re anëtarësimesh”, tha Kos, duke bërë thirrje që ata që nuk mbështesin idetë e Komisionit të propozojnë planet e tyre alternative.
Ajo bëri të ditur se Komisioni ka paraqitur tre opsione për politikën e zgjerimit, ruajtjen e status quo-së, integrimin gradual dhe integrimin e fazuar.
Sipas saj, as opsioni i tretë, që parashikon anëtarësim të shpejtë të ndjekur nga reforma, dhe as ruajtja e sistemit aktual nuk janë të pranueshme.
“Opsioni i tretë do të ishte një revolucion, ndërsa i pari nuk është më një zgjedhje”, u shpreh Kos, duke shtuar se diskutimet po fokusohen në përmirësimin e modelit të integrimit gradual për ta bërë procesin më të shpejtë.
The post Marta Kos hedh poshtë propozimin e Ramës dhe Vuçiç për integrimin në BE pa të drejtë vote: Ata nuk e dinë se sa shumë duhet të bëjnë që të jenë pjesë e tregut të përbashkët appeared first on Albeu.com.
Edi Rama: Integrimi në BE do të vështirësohet, por PS do të qëndrojë e palëkundur në rrugën e saj
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se procesi i integrimit do të vijë duke u vështirësuar, ndërsa theksoi se është në fazën kur kërkon një punë dhe përkushtim të madh.
Megjithatë, shtoi se PS nuk do të ndalet në rrugën e saj.
“Për shumicën qeverisëse duhet të jetë e qartë se procesi do të vijë duke u vështirësuar pasi ka një volum legjislativ që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës.
Por unë jam besimplotë dhe i bindur që Grupi Parlamentar do jetë në lartësinë e kësaj sfide. Është e rëndësishme të rrisim komunikimin me mbështetësit e PS dhe betejën me frontin e gjerë të dezinformimit në të gjitha tenxheret që gurgullojnë ditë e natë. Por rruga drejt BE do të jetë e pandalur”, tha ai.
The post Edi Rama: Integrimi në BE do të vështirësohet, por PS do të qëndrojë e palëkundur në rrugën e saj appeared first on Albeu.com.
Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian.
Ditën e hënë, më 17 nëntor do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, i cili shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh.
“Shqipëria arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh – rekord absolut në procesin e integrimeve europiane” – e vlerësoi këtë moment Kryeministri Rama, i cili do të marrë pjesë të hënën në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, së bashku me Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar për të çelur negociatat për Grup-Kapitullin V: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.
Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.
-Grupkapitulli V përfshin pesë kapituj thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me ndikimin më të drejtpërdrejtë tek prodhimi, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i balancuar i territorit:
“Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” (kapitulli 11);
“Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare”, (kapitulli 12);
“Peshkimi” (kapitulli 13);
“Politika rajonale dhe koordinimi i instrumentave strukturore” (kapitulli 22), si dhe
“Dispozitat Financiare dhe Buxhetore (kapitulli 33).
Përmes këtij Grupkapitulli, Shqipëria përfiton lidhur me modernizimin e bujqësisë, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe dixhitalizimin e zinxhirit ushqimor. Një vend të veçantë zë forcimi i mekanizmave të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe përafrimi me standardet e BE-së, ndërsa sektori i peshkimit dhe akuakulturës synon të përfitojë nga rregullat dhe programet europiane për menaxhim të qëndrueshëm.
Në komponentin e kohezionit, Shqipëria adreson rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e fondeve të BE-së dhe përgatitjen për pjesëmarrje efektive në politikat e zhvillimit rajonal.
Ndërkohë, kapitulli për dispozitat financiare dhe buxhetore përfshin përputhjen me praktikat europiane për transparencë, planifikim buxhetor dhe administrim të fondeve publike.
Hapja e Grup-Kapitullit V përfaqëson një hap vendimtar drejt afrimit përfundimtar të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke konsoliduar progresin e bërë dhe duke krijuar bazën për reforma më të thelluara në sektorët që mbështesin ekonominë, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
The post Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave appeared first on Albeu.com.
Komisionerja Marta Kos: Është më e vështirë t’i mbyllësh se sa t’i hapësh kapitujt e integrimit (VIDEO)
Ditën e sotme, në Bruksel po mbahet konferenca e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama me Marie Bjerre, Ministre e Çështjeve Europiane, Mbretëria e Danimarkës dhe Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin.
Pasi u hapën dhe 4 grup-kapitujt e radhës në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Komisionierja Kos kujtoi se; “Është më e vështirë t’i hapësh, se sa t’i mbyllësh kapitujt”.
Më herët, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, deklaroi sot përpara Konferencës së 6-të Ndërqeveritare BE-Shqipëri në Bruksel se “Shqipëria po bën një punë mbresëlënëse” me reformat e integrimit evropian.
“Sot do të hapim grupkapitullin e pestë, për agjendën e gjelbër dhe lidhjen e qëndrueshme. Kjo është shumë e rëndësishme sepse, nëse vazhdojmë me këtë shpejtësi, do të jemi në gjendje të hapim të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti”, tha Kos.
Komisionerja theksoi se, Shqipëria po tregon se me lidership të fortë, ndryshimi pozitiv është i mundur.
“Nëse ata arrijnë rezultatet, edhe Komisioni Evropian do t’i përmbahet premtimeve. Dhe, sigurisht, gjithçka bazohet mbi parimin e meritës”, tha Kos.
“Një gjë shumë e rëndësishme është se ne shohim dallime mes vendeve kandidate. Një nga rolet më të mëdha në procesin e anëtarësimit është roli i lidershipit. Nëse lidershipi tregon vërtet orientimin pro evropian, atëherë edhe qytetarët e ndiejnë që vendi po ecën në drejtimin e duhur”, shtoi më tej Kos.
Kos nënvizoi se, “qëllimi i qeverisë së Shqipërisë është të përfundojë pjesën teknike të procesit të negociatave deri në fund të vitit 2027. Komisioni Evropian po mbështet këtë vizion të qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama”.
VIDEO – Konferenca e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama me Marie Bjerre, Ministre e Çështjeve Europiane, Mbretëria e Danimarkës dhe Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin.
The post Komisionerja Marta Kos: Është më e vështirë t’i mbyllësh se sa t’i hapësh kapitujt e integrimit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.
BE: Qeveria e re maqedonase të avancojë rrugën drejt integrimit
Bashkimi Evropian i ka inkurajuar faktorët politikë në Maqedoninë e Veriut që të punojnë në krijimin e një Parlamenti dhe të një qeverie stabile, e cila do të avancojë rrugën e integrimit evropian të Shkupit.
Kështu tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurisë, Josep Borrell, dhe komisionari për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi, përmes një deklarate të përbashkët lidhur me zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut më 8 maj.
Dy zyrtarët e lartë evropianë thanë se zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale u zhvilluan në një atmosferë paqësore dhe demokratike, në të cilën u respektuan liritë themelore, ndonëse, sipas Borrellit dhe Varhelyit, kanë mbetur disa procese që ende nuk janë rregulluar në mënyrë e duhur.
Zgjedhjet parlamentare i fitoi VMRO DPMNE, e cila deri më tani ka qenë në opozitë, ndërkaq ato presidenciale i fitoi kandidatja e po kësaj partie, Gordana Silanovska-Davkova.
“BE i uron presidentes Silanovska-Davkova zgjedhjen e saj dhe i gëzohet bashkëpunimit me presidenten e re, gruas së parë si shefe e shtetit në Maqedoninë e Veriut”, u tha në komunikatë.
Borrell dhe Verhelyi ia rikujtuan Maqedonisë së Veriut se duhet të punojë në reformat që do ta ndihmojnë atë në rrugën e saj evropiane.
“Ne inkurajojmë të gjithë aktorët relevantë politikë që të punojnë në formimin e Parlamenti dhe një qeverie stabile. Të dyja institucionet duhet të punojnë së bashku për ta avancuar Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, përfshirë edhe përmes zbatimit të reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, në interes të të gjithë qytetarëve”, thanë Borrell dhe Varhelyi.
Sipas dy zyrtarëve të lartë evropianë, Shkupi ka bërë hapa vendimtarë në procesin e anëtarësimit në bllokun evropian dhe është e rëndësishme që shteti të zbatojë obligimet “që kanë mbetur si të domosdoshme për hapjen e bllokut të parë të kapitujve në procesin e anëtarësimit”.
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet kushtetuese që pakica bullgare të njihet si popull shtetëformues. Këto ndryshime janë kusht për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë negociatat për anëtarësim në BE.
VMRO-ja, që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje dhe ka nisur negociatat për formimin e Qeverisë, nuk mbështet këto ndryshime kushtetuese, ndërkaq presidentja e zgjedhur ka thënë se Parlamenti miraton ndryshimet, ajo do t’i respektonte ato.
The post BE: Qeveria e re maqedonase të avancojë rrugën drejt integrimit appeared first on Albeu.com.
PE shpreh keqardhje për situatën në Malin e ZI: Kriza politike rrezikon integrimin europian
Përmes një raporti, deputetët e Parlamentit Evropian kanë shprehur keqardhje për ngecjen që Mali i Zi ka bërë në rrugën drejt integrimit në BE si pasojë e krizës së brendshme politike.
Eurodeputetët po ashtu shprehën shqetësim edhe për tentimet për ndërhyrje dashakeqe nga jashtë që sidomos vijnë nga Rusia, Kina dhe Serbia.
Raporti për Malin e Zi u miratua në Komisionin e Politikës së Jashtme të PE-së me 51 vota në favor, tri kundër dhe tetë abstenime.
Në raport u tha se ligjvënësit evropianë mirëpresin vazhdimin e përkushtimit të Malit të Zi për integrim në BE dhe mbështetjen e lartë që ekziston për këtë gjë në opinionin publik.
“Eurodeputetët shprehen se dështimi për të ndërtuar konsensus për çështjet e interesit kombëtar dhe mungesa e dialogut ndërpartiak, e kanë vonuar progresin në reformat evropiane dhe e kanë kthyer Malin e Zi në një krizë të thellë institucionale dhe politike”, u tha në njoftimin e lëshuar nga PE-ja pas miratimit të raportit.
Eurodeputetët kanë mirëpritur përshtatjen e plotë që Mali i Zi ka bërë me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës për shkak të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.
Raporti është përpiluar nga deputeti kroat, Tonino Picula, i cili ka thënë se ky raport, që është i fundit në këtë mandat të Parlamentit Evropian, dëshmon një ngecje të gjatë të rrugëtimit të Malit të Zi drejt BE-së dhe ekzistimin e një krize të thellë politike në këtë shtet.
“Deputetët presin formimin e një qeverie pro-evropiane sa më shpejt që të jetë e mundur, një Qeveri e cila qartë dhe pa dyshime mbështet politikat dhe vlerat evropiane, në përputhje me pritjet e shumicës domethënëse të qytetarëve të këtij vendi”, tha Picula, që është raportues në PE për Malin e Zi.
Mali i Zi cilësohet si lider në Ballkanin Perëndimor sa i përket procesit të anëtarësimit në BE. Ky vend ka qenë kandidat që nga viti 2010, dhe më 2012 i hapi bisedimet për anëtarësim me Brukselin.
I hapi të gjithë kapitujt e procesit të anëtarësimit, por i mbylli përkohësisht vetëm tre kapituj.
Pavarësisht faktit se vlerësohet si vendi më i avancuar në bisedimet për anëtarësim, që nga viti 2012, Mali i Zi nuk e ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare (që është brenda kornizës së bisedimeve për anëtarësim), për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në procesin e reformave, që është hap shumë i nevojshëm për të shënuar përparim në bisedimet për anëtarësim.
Ndryshe, Mali i Zi ka mbajtur të parakohshme parlamentare më 11 qershor. Lëvizja Evropa Tani fitoi më së shumti vota, përkatësisht 26 për qind.
Qeveria e re pritet të formohet nga Millojko Spajiq, do të jetë e treta që nga largimi i Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviqit nga pushteti, në gusht të vitit 2020.
Qeveria e parë e Zdravko Krivokapiqit, e formuar nën ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe, zgjati 14 muaj.
Në të, Jakov Millatoviq dhe Millojko Spajiq ishin ministra.
Qeveria e dytë, në krye me Dritan Abazoviqin, u përball pas tre muajsh me votë mosbesimi dhe deri më sot ajo funksionon me mandat teknik. /REL
The post PE shpreh keqardhje për situatën në Malin e ZI: Kriza politike rrezikon integrimin europian appeared first on Albeu.com.
Presidenti i Estonisë: Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në integrimin europian
Presidenti i Estonisë Alar Karis ka zhvilluar një vizitë në vendin tonë, duke u bërë i pari president estonez që vjen në një vizitë zyrtare në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me presidentin Bajram Begaj, ai është shprehur se ajo që është me rëndësi të theksohet është rrugëtimi i Shqipërisë dhe i të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian.
“Bota përreth ka ndryshuar dhe është në ndryshim. Vendi juaj ka arritur shumë dhe ka marrë hapa të rëndësishëm në integrimin evropian. Qoftë në rrugën e drejtësisë ose në politikën e BE-së. Ju nxis që të vijoni në këtë rrugëtim, dhe theksoj se Estonia është një mbështetëse e madhe për integrimin e Shqipërisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është e gatshme që të ndajë reformat kryesore. Reformat janë kryesore për zhvillimin e vendit, integrimi në BE i jep mundësi për zhvillim rajonal brenda vendit.
Kjo do të ndihmojë që të ndalë dhe të kthejë tharjen e trurit tek të rinjtë, edhe ne në estoni kemi pasur të njëjtin problem, përpos luftës në Ukrainë procesi i zgjerimit është rritur edhe më tej, por në bazë qëndrojnë kriteret shtetërore”, ka thënë presidenti i Estonisë.
Ndër të tjera ai ka theksuar se në këtë takim me Begaj, ka diskutuar edhe në lidhje me agresionin rus në Ukrainë, ku sipas tij është e rëndësishme që të rritet akoma më shumë vëmendja e ndërkombëtarëve në këtë vend.
The post Presidenti i Estonisë: Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në integrimin europian appeared first on Albeu.com.