Integrim ne BE Archives - Albeu.com

BE kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën
Bashkimi Evropian i ka vendosur kusht Serbisë për integrimin e saj në BE. Kushti i BE-së ka të bëjë me normalizimin e marrdhënieve me Serbinë.

Radio Evropa e Lirë raporton se Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian (BE) ka miratuar sot vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e saj me normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e vet, Kosovën.

Ky ndryshim ka të bëjë me kapitullin 35 të kornizës negociuese, në të cilin zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani bëhet edhe kusht formal për Serbinë në procesin e negociatave të anëtarësimit në bllok.

Në tekstin e ri të kornizës negociuese si kusht është vendosur kjo fjali: “Serbia zbaton plotësisht obligimet që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Aneksit të zbatimit të saj, siç ishin pajtuar më 18 mars të vitit 2023”.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), të cilat edhe kishin propozuar këto ndryshime, e kanë mirëpritur vendimin e Këshillit të Ministrave për ta miratuar ato, sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano.

“Të dyja palët kishin pranuar obligimet e tyre përkatëse, se Marrëveshja për normalizimin [e marrëdhënieve] do të bëhej pjesë përbërëse e rrugëtimit të tyre të integrimeve evropiane. Zbatimi i Aneksit të arritur në mars të vitit 2023 reflekton këtë obligim të të dyja palëve”, tha Stano.

Stano konfirmoi se edhe për Kosovën do të bëhet formal një detyrim i tillë përmes një grupi “special për normalizim”.

“Agjenda e takimit të ardhshëm të grupit special për normalizim për Kosovën do të përditësohet po ashtu. Ne presim që të dyja palët ta zbatojnë Marrëveshjen dhe të gjitha obligimet tjera që kanë mbetur nga dialogu, sepse kjo është kyçe për rrugëtimin e tyre përkatës evropian”, shtoi ai.

Pajtimin për këto ndryshime e kishin arritur ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së javën e kaluar.

Ky ndryshim ishte kërkuar për të përfshirë edhe obligimin për zbatimin e marrëveshjes nga dialogu i Serbisë me Kosovën si kusht në kuadër të kapitullit 35 të negociatave të anëtarësimit qysh kur ishte arritur marrëveshja para një viti.

The post BE kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën appeared first on Albeu.com.

Shqipëria nuk ka një datë për progres në procesin e anëtarësimit në BE
KE nuk ka vendosur një datë në konkluzionet për Shqipërinë lidhur me hapjen e kapitujve të parë në negociatat për hyrjen në BE.

Nga këto konkluzione lihet të kuptohet, se shkak për këtë qëndrim është bërë veto e paralajmëruar e Greqisë për ҫështjen Beleri, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, të arrestuar me burg me akuzën e shit-blerjes së votave. Kërkesat e tij për të bërë betimin si kryebashkiak edhe duke qenë në burg janë hedhur poshtë.

Shqipëria të forcojë të drejtat themelore të minoriteteve

KE i bën thirrje Shqipërisë “të forcojë më tej mbrojtjen e të drejtave të personave që u përkasin minoriteteve”. Komuniteti grek, që jeton në fshatrat e Bashkisë së Himarës, pretendon se të drejtat e tij të pronësisë po shkelen nga investitorë strategjikë, të cilët investojnë në pronat e tyre të rrëmbyera përmes korrupsionit dhe lidhjeve me pushtetin.

Ky komunitet pretendon që nuk i jepen leje nga institucionet qeveritare për të investuar në sektorin e turizmit, në pronat e tyre. Leje zhvillimi në sektorin e turizmit marrin vetëm investitorët strategjikë që përmes kërcënimeve dhe korrupsionit bëhen pronarë të tokave të tyre në Himarë.

Në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2023 në Himarë, Fredi Beleri, që ndodhet në burg, kryebashkiaku i zgjedhur dhe anëtar i komunitetit grek të Himarës, premtoi të kontribuonte për ta ndryshuar këtë situatë.

“KE inkurajon zbatimim e një reforme gjithëpërfshirëse në sektorin e tokës dhe konsolidimin e të drejtave të pronësisë në një mënyrë transparente, duke përfshirë  konsultimet me të gjithë aktorët, adresimin e rasteve të falsifikimit të dokumenteve dhe avancimin e shpejtë të procesit për regjistrim dhe kompensim të pronarëve,” theksohet në konkluzionet e KE për zgjerimin e BE.

Situata e trazuar politike në Shqipëri

Bllokimi prej 6 javësh i punimeve të parlamentit nga deputetët e grupimit të Rithemelimit të PD, të kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, hedhja në foltore i bombave tymuese dhe aksioni i mosbindjes civile të ndërmarrë nga ky grupim ka sjellë një situatë të trazuar politike në Shqipëri.

“KE rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE,” theksohet në konkluzionet për Shqipërinë.

Situata politike është një tjerër shkak që KE të mos i japë një datë Shqipërisë për të hapur kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit.

Bashkëpunimi rajonal-në thelb të procesit të zgjerimit

Në konkluzionet e KE për Shqipërinë vihet në dukje “angazhimi i vazhdueshëm konstruktiv i Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal.”

“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elemente thelbësore të procesit të zgjerimit, si dhe të Procesit të Stabilizim-Asociimit”, vë në dukje KE.

SPAK të vazhdojë përpjekjet kundër korrupsionit

KE vlerëson rezultatet konkrete e arritura nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) dhe bashkëpunimin e mirë dhe të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE dhe shteteve anëtare.

“Përpjekjet për të krijuar një histori solide në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të vazhdojnë. Është i nevojshëm gjithashtu një bashkëpunim i shtuar në hetime, duke përfshirë Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF).”

Në verën e këtij viti, Brukseli njoftoi për ndërprerjen e fondeve të BE, IPARD II, pas një raporti të OLAF për abuzime me këto fonde dhe dyshimeve për korrupsion. Raporti i ekspertëve të OLAF zbuloi që fondet e marra nga investitorë strategjikë në Dhërmi ndryshe nga sa figuronte në dokumentacionin zyrtar ishin përdorur për të ndërtime private vilash.

The post Shqipëria nuk ka një datë për progres në procesin e anëtarësimit në BE appeared first on Albeu.com.

Dendias i bën “formalitetin” Xhaçkës në Athinë: Detin ose s’ka integrim në BE
Gazeta greke “Kathimerini” ka zbuluar detaje nga takimi i djeshëm në Athinë mes ministrave të Jashtëm Nikos Dendias dhe Olta Xhaçka.

Gazeta thekson se deri më tani diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në nivelin politik sa i përket çështjes së Detit dhe nuk kanë zbritur ende në nivel teknik, gjë e cila sipas saj tregon se pavarësisht vullnetit të mirë, duket se ka ende çështje për të cilat nuk është rënë plotësisht dakord nga palët.

Gazeta përmend edhe kushtin e grekëve për perspektivën europiane të Shqipërisë, e cila kalon përmes zgjidhjes së çështjes së detit si edhe raportit me minoritetin grek në vendin tonë.

Po ashtu, “Kathimerini” thekson se nga pala shqiptare është artikuluar se gjithçka ishte e ngrirë deri në korrik të këtij viti sepse Presidenti që ndodhej në detyrë nuk jepte miratimin për vijimin e diskutimeve, ndërsa tani sipas grekëve nuk ka asnjë pengesë që të vijohet me diskutimet.

Më poshtë, Albeu.com sjell të plotë shkrimin e “Kathimerini” në lidhje me të pathënat e takimit të djeshëm Xhaçka-Dendias në Athinë:

Referimi i Ministrisë së Jashtme greke dhe asaj shqiptare për një “diskutim politik” për nevojën e zgjidhjes së mosmarrëveshjes për Zonën Ekskluzive Detare midis dy vendeve është tregues i diskutimit që u zhvillua mëngjesin e djeshëm gjatë takimit të tyre në Athinë me dy ministrat, Nikos Dendias dhe Olta Xhaçka.  =

Referenca për “diskutim politik” i referohet mungesës së kontakteve teknike mes dy palëve, pavarësisht se angazhimi në nivel politik ka ndodhur disa herë në vitet e mëparshme. Megjithatë, burime të mirëinformuara raportuan për “Kathimerini” se diskutimi ishte përgjithësisht pozitiv, veçanërisht për marrëdhëniet dypalëshe, pranimin e Shqipërisë në BE dhe ekonominë.

Duhet theksuar se nga pala shqiptare, një argument kyç ishte se të paktën deri në korrikun e kaluar, kur ndryshoi Presidenti, ishte e pamundur të procedohej me një marrëveshje të përbashkët për të shkuar më pas në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Kjo ndodhte për shkak të mosdakordësisë së Presidentit të mëparshëm.

Vlen të theksohet se nga pala greke i është komunikuar Shqipërisë me kompetencë dhe pa bujë se perspektiva europiane e Tiranës qendron dhe do të mbështetet, ndër të tjera, përmes zgjidhjes së çështjes së detit, por edhe garantimit të të drejtave të minoritetit grek në jug.

Burime diplomatike bënë të ditur gjithashtu se është shqyrtuar perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit të BE – Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në Tiranë. Nga pala shqiptare u njoftua për çështjen e ZEE-së se “në nivel politik u zhvillua një diskutim për çështjen e delimitimit të zonave detare, ku të dy shprehën përkushtimin për të ecur drejt një zgjidhjeje me përfitim reciprok”.

Sipas palës shqiptare, përtej çështjes dypalëshe, dy ministrat diskutuan për agresionin e paligjshëm rus ndaj Ukrainës dhe efektet e tij në rajon.

Siç theksoi “Kathimerini” dhe në raportimin e djeshëm, takimi mes dy ministrave ishte edhe një përgatitje për vizitën e ardhshme të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Shqipëri javën e ardhshme (6 dhe 7 dhjetor).

Mitsotakis do të jetë në Tiranë për samitin e BE – Ballkani Perëndimor, i cili është i pari që organizohet në territorin e një vendi të rajonit që është kandidat për anëtarësim në BE.

Mitsotakis pritet të ketë edhe kontakte dypalëshe në Tiranë, së pari me homologun e tij Edi Rama.

Kryeministri, i shoqëruar nga z. Dendias dhe zëvendësministri i Jashtëm K. Fragogianni, do të takohet edhe me Kryepeshkopin e Shqipërisë, z. Anastasios, ndërsa të mërkurën do të vizitojë qytete dhe fshatra ku jetojnë pjesëtarë të minoritetit grek si Himara, Livadhja dhe Derviçan.

Vizita e Mitsotakis në zonat ku jetojnë grekët është e dyta pas asaj që babai i tij si kryeministër në janar 1991 në Derviçan./albeu.com

The post Dendias i bën “formalitetin” Xhaçkës në Athinë: Detin ose s’ka integrim në BE appeared first on Albeu.com.

Të rinjtë nga Ballkani me kritika dhe shpresa për integrim në BE
Në kuadër të Procesit të Berlinit 2.0, të rinjë nga vendet e BP, kritikuan procesin e ngadalshëm të BE-së për integrimin e Ballkanit Perendimor.

Procesi i ngadalshëm i integrimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në strukturat e Bashkimit Evropian, po krijon një hendek të rrezikshëm që mund të largojë të rinjtë jo vetëm nga Bashkimi Evropian por edhe nga vlerat e tij. Ky ishte një nga konstatimet në një nga panelet e shumta që u zhvilluan këto ditë në Berlin, në kuadër të ‘Procesit të Berlinit 2.0′. Këto diskutime u organizuan nga Zyra Rajonale për Bashkëpunimin e Rinisë (RYCO). U tha se të rinjtë e Ballkanit, janë plotësisht të vetëdijshëm për kompleksitetin e sfidave me të cilat po përballen, por ata janë të gatshëm dhe do të punojnë që të përfshihen në vendimmarrje politike, duke kapërcyer kështu hendekun ekzistues të brezave në këtë fushë dhe duke i dhënë një shtysë të re procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.  I ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perendimor Michael Sarazin, tha se  Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e veta.

BE duhet të mbajë premtimet

“Nuk mundet Bashkimi Evropian në njërën anë të kërkojë që vendet e Ballkanit Perendimor t’i plotësojnë kriteret që kërkohen për integrim, e në anën tjetër kur ato kushte të plotësohen, BE-ja të mos mbajë premtimet e veta. Kjo pastaj është dëshpruese për të rinjtë e Ballkanit dhe për pasojë rritet mosbesimi ndaj institucioneve të BE-së. Prandaj nëse kërkohet ndryshimi nga të rinjtë, atëherë edhe BE duhet të mbajë premtimet dhe të rinjve t’u jepet shansi që t’i bëjnë këto ndryshime”, tha Sarazin. Megjithatë ai tha se Institucionet e BE-së, mbesin të  përkushtuara për intergrimin e Ballkanit Perendimor. Këtu ai përmendi rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilave u është dhënë  statusi i kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “BE-ja e do Ballkanin Perendimor brenda Unionit”, tha ai.

Më e zëshme në kritika ndaj BE-së ishte raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, e cila “mosliberalizimin e vizave për Kosovën e cilësoi një dështim të Bashkimit Evropian, përderisa Kosova i ka plotësuar kushtet tash e pesë vite më parë”.

BE dështoi në rastin e Kosovës

“Është shumë frustruese që Franca dhe disa vende tjera të BE-së akoma janë skeptike dhe kanë dyshime se a duhet t’i hiqen vizat qytetarëve të Kosovës, përderisa Kosova i ka plotësuar kriteret. Unë personalisht jam e befasuar me këtë skepticizëm dhe thjesht nuk kam ndonjë shpjegim”, tha Viola von Cramon.

“Për mua demokracia është proces ku duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe ku respektohet rendi dhe ligji. Prandaj unë mendoj se mesazhi për të rinjtë e Ballkanit, të cilëve u kërkohet të angazhohen për reforma në vendet e tyre, është që edhe vet BE të reformohet”, tha von Cramon.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin, thanë se vendet e Ballkanit Perendimor duhet të ndihmohen si një paketë dhe jo ndarasi dhe se Procesi i Berlinit është një mekanizëm që do ta shtyjë përpara këtë. U tha poashtu se dialogu ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë duhet të ecë përpara. Për të dyja vendet “është një moment i mirë që të arrijnë marrëveshje për normalizim”, të arrihet një treg i përbashkët në Ballkan dhe të  mund të kontribuojnë edhe në marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet vendeve.

Deklarata e përbashkët

Sidoqoftë, të rinjtë e Ballkanit me një deklaratë të përbashkët drejtuar qeverive të vendeve të tyre, por edhe Bashkimit Evropian,  nënvizuan se ata janë “dëshmitarë të mungesës së përditshme të mundësive për të reformuar në mënyrë efektive shoqëritë e vendeve prej nga vijnë”.

“Mungesa e besimit midis qeverisë dhe shoqërisë është realiteti ynë dhe kjo vë në pikëpyetje kohezionin social. Perceptimi aktual i institucioneve publike është se ato janë joefikase, të njëanshme, diskriminuese ose jo miqësore ndaj të rinjve, veçanërisht në sistemet e sigurisë dhe drejtësisë, dhe do të çojë në një gërryerje të mëtejshme të kohezionit social dhe më tej në tendencën e emigrimit të brezit të ri”. Prandaj të rinjtë e Ballkanit kërkojnë një ndryshim të rrënjësishëm që çon në integrimin e të rinjve dhe pjesëmarrjen efektive të tyre në të gjitha pjesët e shoqërisë dhe strukturat vendimarrëse.

Në këtë linjë sugjerohen qeveritë e vendeve të Ballkanit Perendimor që të marrin masa për një komunikimin strategjik me të rinjtë për sistemet politike dhe fillimin e proceseve të detyrueshme dhe të ndershme të konsultimit me të rinjtë në lidhje me nismat kryesore legjislative./DW

The post Të rinjtë nga Ballkani me kritika dhe shpresa për integrim në BE appeared first on Albeu.com.

Ministri grek vazhdon “kërcënimet”: S’ka integrim në BE nëse hapin çështjen e detit
Ministri e Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias është shprehur se çështja e detit në Hagë do të zgjidhet më lehtë me Shqipërinë, me ikjen e Presidenit Ilir Meta.

Në një intervistë për “Skay”, Dendias u pyet për këtë çështje dhe tha se tashmë Shqipëria do të zgjedhë një president të ri dhe se shpreson se çështja do të lehtësohet.

Dendias nuk tërhiqet nga kërcënimet duke shtuar se për Shqipërinë nuk ka integrim në BE nëse hapin çeshtjen çame.

Pjesë nga intervista:

CHIOTIS: E pamë dje në Shqipëri, gjatë vizitës suaj, homologun tuaj shqiptar të sillet në një mënyrë që nuk është në përputhje me këtë klimë bashkëpunimi që po përpiqemi të krijojmë. Do të thotë, kujtoj ministrin e Energjisë që vizitoi Shqipërinë javën e kaluar për t’i furnizuar me energji elektrike, sepse ishte në mungesë dhe dje…

DENDIAS: Dhe me të drejtë e bëri.

CHIOTIS: Po, por papritur ajo ka ngritur një çështje që menduam se ishte braktisur prej kohësh.

PAPADOPOULOS: Në fakt, është një çështje inekzistente

CHIOTIS: Pra, ku jemi tani me Shqipërinë?

DENDIAS: Së pari, besoj se për këtë deklaratë, përgjigja është dhënë aty për aty, që të mos ketë keqkuptime.

PAPADOPOULOS: Është e vërtetë.

DENDIAS: Por për Shqipërinë në përgjithësi, do t’ju këshilloja të shikonit nga afër qëndrimin e kryeministrit, zotit Rama – dhe nuk do të zgjerohem më. Pas takimit me kryeministrin dhe drekës që ai pati dashamirësi të shtronte, vizitën do ta cilësoja jashtëzakonisht të suksesshme.

CHIOTIS: A nuk është kryeministri shqiptar në konsultim me ministrin e tij?

DENDIAS: Nuk është pozicioni im të futem në detaje të tilla tani, kjo është e sigurt.

CHIOTIS: Pra, ju nuk e konsideroni një incident të rëndë, apo jo? Sepse siç e keni vënë re me saktësi, ata nuk do të anëtarësohen kurrë në Bashkimin Evropian për sa kohë që ngrenë çështje të tilla.

DENDIAS: Mendoj se përgjigja e Greqisë është dhënë, që të mos ketë keqkuptime në asnjë pjesë. Përtej kësaj, nuk mendoj se marrëdhëniet greko-shqiptare do të jenë peng i kësaj çështjeje, të cilën pala greke, mendoj me të drejtë, e konsideron si inekzistente.

CHIOTIS: Më lejoni t’ju pyes në një mënyrë tjetër.

DENDIAS: A nuk të thashë vetëm se ke ndërmend të më torturosh?

CHIOTIS: Edhe pak, ministër, ju kërkojmë durim për dy minuta. A ka ndonjë shans që vetoja për negociatat e anëtarësimit të vihet në tavolinë nëse vendi fqinj nuk angazhohet në mënyrë eksplicite që të mos e ngrejë më një çështje të tillë inekzistente, siç e përshkruani ju?

DENDIAS: E dini, nuk dua… Kur njeriu fillon të mbajë qëndrim për çështje hipotetike, atëherë krijon një ligj…

CHIOTIS: Jo, unë e quaj “vendosje rregullash të forta”.

DENDIAS: Për më tepër, bashkëbiseduesi e vendos në një pozitë të sikletshme që është e panevojshme. Shqipëria ka bërë një zgjedhje të rëndësishme të paktën në kohën e kryeministrit Rama. Cila është ajo zgjedhje? Është Bashkimi Evropian, ligji evropian, acquis evropian dhe, rrjedhimisht, partneriteti me Greqinë. Kjo është politika e saj e vendosur. Dhe duhen parë linjat e gjera të politikave dhe pozicionet e qëndrueshme në politikat e dikujt. Dhe Shqipëria është konsistente me të. Ajo ra dakord me ne që t’ia referojmë çështjen tonë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm. Pra, e gjithë kjo do të jetë e realizueshme që atëherë. Sinqerisht, kjo është ajo që ruaj nga qëndrimi shqiptar, si dhe nga linja e përgjithshme e politikës së Shqipërisë në lidhje me vendimet e Bashkimit Evropian si për çështjen e Qipros ashtu edhe për Turqinë. Papadopoulos dhe Z. Chiotis, Shqipëria ka respektuar të gjitha vendimet. Ajo i ka respektuar të gjitha, pavarësisht se ende nuk i është dhënë statusi specifik që do ta detyronte Shqipërinë ta bënte këtë. Ajo ka respektuar të gjitha vendimet. Pra, ne, në Greqi, nuk duhet të pranojmë stereotipe; në vend të kësaj, ne duhet të shohim pamjen e plotë dhe të qartë dhe t’i japim kohë bashkëbiseduesit tonë për t’u përshtatur.

The post Ministri grek vazhdon “kërcënimet”: S’ka integrim në BE nëse hapin çështjen e detit appeared first on Albeu.com.