insulina Archives - Albeu.com

Cilat janë ushqimet që balancojnë insulinën dhe sheqerin në gjak?
Regjimi ushqimor luan një rol thelbësor në mbajtjen nën kontroll të diabetit.

Nese njeriu arrin të kuptojë dhe të mësojë për ndikimin e ushqimeve të caktuara tek insulina dhe niveli i sheqerit në gjak, ai do të bëjë zgjedhje më të mençura në të mirë të shëndetit.

Studimet thonë se një diabetik mund të zbatojë një regjim të shëndetshëm ushqimor pa qenë nevoja për të hequr dorë nga ushqimet që i pëlqejnë.

Çelësi i suksesit është të mos e teprosh dhe të dish cilat ushqime mbajnë sheqerin në gjak në nivele të shëndetshme.

Perimet Pa Përmbajtje Niseshteje

Perimet ndahen në dy kategori: me dhe pa niseshte.

Perimet e pasura me niseshte janë të pasura me karbohidrate, të cilat rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Shoqata Amerikane e Diabetit të cilës i referohet AgroWeb.org rekomandon ngrënien e 3 deri në 5 racione me perime pa niseshte në ditë.

Një racion konsiderohet gjysëm filxhan çaji me copa perimesh të gatuara ose një filxhan çaji me copa perime të freskëta.

Disa prej perimeve më të mira pa niseshte janë karrotat,  misri i vogël, kastraveci, kungulli, lakra dhe barishtet si rukola, spinaqi dhe sallata jeshile.

Drithërat E Plotë

Drithërat e plotë e të papërpunuar përmbajnë shumë vitamina e minerale.

Drithërat e përpunuar ofrojnë vetëm pjesën e pasur me niseshte dhe shumë më pak ushqyes.

Kur të blini bukë, biskota, kokoshka, makarona, tërshërë, miell misri e të tjerë sigurohuni që ato të jenë të përgatitura me 100% drith të plotë.

Yndyrnat E Shëndetshme

Acidet yndyrore Omega-3 janë një prej shembujve më të mirë të yndyrnave të shëndetshme.

Ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ruajnë shëndetin e zemrës dhe mirëmbajnë nivelin e sheqerit në gjak.

Ushqimet më të pasura me këto yndyrna janë avokadot, vaji i ullirit, arrorët dhe farat.

Peshqit

Peshqit me nivel të lartë yndyre si salmoni përmbajnë shumë proteinë dhe acide yndyrore omega-3.

Peshq të tillë duhen konsumuar të paktën një herë në javë.

Ato rekomandohet të gatuhen në skarë dhe jo të skuqen.

Kakaoja

Kakaoja përmban flavonoidë që ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Një studim i vitit 2017 zbuloi se kakaoja mund të ngadalësojë avancimin e diabetit të tipit 2 dhe të pakësojë rezistencën ndaj insulinës.

Ju mund të hani çokollatë të zezë e cila përmban më shumë kakao se çokollata me qumësht.

Megjithatë, nuk duhet ta teproni me çokollatën.

Diabetikët duhet të konsumojnë një ose dy copa të vogla (katrorë) çokollate të zezë në ditë.

Ushqimet Me Proteinë

Shkencëtarët paralajmërojnë se një regjim ushqimor i pasur me proteinë bimore mund të ulë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Ushqimet e pasura me proteinë janë salmoni, peshku ton, skumbria, mishi i pulës dhe gjelit, thjerëzat, fasulet, arrorët dhe farat.

Ushqimet Që Një Diabetik Duhet Të Shmangë

Pijet me sheqer, ushqimet e përpunuara, orizi i bardhë, makaronat, buka me miell të bardhë, drithërat e pasuruar me sheqer, kosi me sheqer, patatet e skuqura dhe frutat e thata.

Këto janë disa prej ushqimeve kryesore që një diabetik duhet të shmangë në të mirë të shëndetit.

The post Cilat janë ushqimet që balancojnë insulinën dhe sheqerin në gjak? appeared first on Albeu.com.

Stërvitja paradite apo në mbrëmje? Cila rregullon më mirë sheqerin në gjak
Glukoza në gjak qëndron në një interval të shëndetshëm për sa kohë që pankreasi mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë për të dominuar përgjigjen e dobët të qelizave, por ndonjëherë nivelet e glukozës rriten shumë dhe sheqeri mbetet në qarkullimin e gjakut.

Studimi i ri u krye nga Dr. Jeroen van der Velde dhe kolegët e tij nga Qendra Mjekësore e Universitetit Leiden në Holandë.

Studimet e mëparshme kanë treguar se stërvitja lidhet me ndjeshmëri më të mirë ndaj insulinës, e cila redukton rrezikun e zhvillimit të diabetit.

Pas aktivitetit fizik të 775 subjekteve gjatë katër ditëve, autorët e studimit zbuluan se aktiviteti fizik i moderuar deri në intensiv uli përmbajtjen e yndyrës në mëlçi dhe rezistencën ndaj insulinës, dhe ushtrimet pasdite ose në mbrëmje u shoqëruan me reduktimin e rezistencës ndaj insulinës me 18 për qind dhe 25 për qind, krahasuar me të anketuarit aktivë gjatë gjithë ditës.

U përdorën të dhëna nga Studimi Epidemiologjik Holandez i Obezitetit (NEO), i cili përfshinte burra dhe gra midis moshës 45 dhe 65 vjeç me një indeks të masës trupore (BMI) prej 27 ose më shumë, që i klasifikon ata si mbipeshë ose obezë.

Në kuadër të studimit u angazhua edhe një grup kontrolli, pra në të gjithë studimin u përfshinë 6671 persona.

Të gjithë ata i janë nënshtruar një ekzaminimi mjekësor gjatë të cilit janë marrë mostrat e gjakut për të matur nivelin e glukozës dhe insulinës në gjak pas agjërimit dhe pas ngrënies.

Studimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu një rënie më të madhe të glukozës gjatë ushtrimeve të rënda pasdite në krahasim me mëngjesin në diabetin e tipit 2, dhe ky studim e konfirmoi këtë edhe në popullatën e përgjithshme.

Studiuesit arritën në përfundimin se “rezultatet sugjerojnë se koha e aktivitetit fizik gjatë ditës është e rëndësishme për efektin e dobishëm të aktivitetit fizik në ndjeshmërinë ndaj insulinës”.

Ata besojnë se “kërkimet shtesë duhet të vlerësojnë nëse koha e aktivitetit fizik është vërtet e rëndësishme në rastin e zhvillimit të diabetit të tipit 2”.

The post Stërvitja paradite apo në mbrëmje? Cila rregullon më mirë sheqerin në gjak appeared first on Albeu.com.