instituti i vjenes Archives - Albeu.com

Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% në 2025
Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, parashikohet të ruajnë ritme pozitive rritjeje gjatë vitit 2025, përkundër pasigurive globale dhe tensioneve tregtare, sipas parashikimit pranveror nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw).

Ekonomia shqiptare pritet të zgjerohet me 3.7 për qind në 2025, nga 3.8 që parashikohej në raportin e mëparshëm (shkurt 2025).

Vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të zgjerojnë ekonomitë me një mesatare prej 3% në 2025 dhe 3.6% në 2026, ndërsa Turqia parashikohet të rritet me 3.5% në 2025 dhe 4% në 2026.

“Këto të dhëna konfirmojnë qëndrueshmërinë strukturore të rajonit përballë goditjeve të jashtme dhe nënvizojnë rëndësinë e forcimit të kërkesës së brendshme si amortizator ndaj zhvillimeve gjeopolitike dhe ekonomike ndërkombëtare”.

Ekonomitë e Europës Lindore i rezistojnë tarifave të Trump dhe ngadalësimit të Gjermanisë

Pavarësisht tensioneve globale tregtare dhe ngadalësimit industrial në Gjermani, ekonomitë e Europës Qendrore dhe Lindore po tregojnë një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, me projeksione të rritjes që tejkalojnë ndjeshëm ato të eurozonës.

Sipas parashikimit pranveror tarifat e reja tregtare të shpallura nga Donald Trump mund të tronditin tregjet globale, por vendet e Europës Lindore pritet të përballojnë këto goditje më lehtë.

Raporti që mbulon 23 vende nga Europa Qendrore, Lindore dhe Juglindore thekson se shumica e ekonomive të rajonit – përfshirë edhe ato anëtare të BE-së – do të ruajnë një rritje të qëndrueshme gjatë vitit 2025, edhe pse eurozona përballet me sfida të mëdha.

“Volumi i drejtpërdrejtë i tregtisë ndërmjet këtyre vendeve dhe SHBA-ve është gjithsesi i ulët, dhe dëmi dytësor i lidhur me varësinë e tyre nga industria gjermane, e cila varet shumë nga eksporti, pritet të mbetet i menaxhueshëm”, tha Richard Grieveson, zëvendësdrejtor i wiiw dhe autor kryesor i raportit.

Sipas tij, ashtu si në të kaluarën kur rajoni është goditur nga tronditje të jashtme, vendet me tregje të brendshme më të mëdha – siç është Polonia, do të jenë më të afta për të përthithur ndikimin negativ dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë ekonomike.

Përkundër tarifave të reja tregtare të shpallura nga ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe rënies së industrisë në Gjermani, ekonomitë e Europës Lindore, pritet të ruajnë ritme të larta rritjeje në vitin 2025, sipas raportit të fundit pranveror të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw).

Për vendet anëtare të BE-së në këtë rajon, analistët parashikojnë një rritje mesatare prej 2.5% për vitin 2025, një ulje e lehtë prej 0.3 pikë përqindje nga parashikimi i dimrit. Në vitin 2026, pritet një përmirësim i lehtë në 2.8%.

“Efektet negative të tarifave të Trump do të zbuten në masë të madhe vitin e ardhshëm falë kthesës së politikës fiskale gjermane dhe paketës prej 500 miliardë euro për mbrojtjen, infrastrukturën dhe klimën”, shpjegon Richard Grieveson, zëvendësdrejtor i wiiw.

Polonia mbetet performuesja më e fortë mes vendeve lindore anëtare të BE-së, me një rritje të pritshme prej 3.5% për 2025 dhe 2026. Pas saj renditet Kroacia me 2.8%.

Rajoni i lindjes do të ecë përpara eurozonës

Kjo qëndrueshmëri i vendos vendet lindore të BE-së përpara eurozonës, ku rritja në 2025 pritet të jetë vetëm 0.7%, ndërsa në 2026 vetëm 1.4%.

Me fjalë të tjera, vendet e BE-së në Europën Lindore do të rriten rreth tre herë më shpejt se eurozona në 2025 dhe dyfish më shpejt në 2026.

Pavarësisht sfidave të industrisë gjermane, vendet me integrim të fortë në zinxhirët industrialë të saj, si Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Rumania, do të ruajnë rritjen përmes një konsumi të brendshëm të fuqishëm, i ndihmuar nga rritjet reale të pagave në vitet e fundit.

E ardhmja ekonomike e Ukrainës e pasigurt dhe e varur nga ndihma e jashtme; Perspektiva ruse përmirësohet

Sipas parashikimeve të wiiw, ekonomia e Ukrainës pritet të rritet me 3% në vitin 2025 dhe 4% në 2026, por këto skenarë varen ngushtë nga mbështetja e vazhdueshme ushtarake dhe financiare nga jashtë.

Kjo mbështetje është në rrezik nëse Donald Trump rikthehet në pushtet, për shkak të qëndrimit të tij të ashpër ndaj Ukrainës.

Ndryshe nga Ukraina, Rusia po përfiton nga përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA-në. Edhe pse rritja ekonomike pritet të përgjysmohet në 2% në 2025, kjo është një përmirësim me 0.2 pikë përqindje nga parashikimi i mëparshëm i wiiw.

Për vitin 2026, rritja parashikohet të arrijë 2.5%, një rritje e konsiderueshme prej 0.9 pikë përqindje. Rritja ekonomike, më parë e mbështetur në pagat dhe kompensimet e larta për ushtarët, mund të kompensohet nga rifillimi i marrëdhënieve me Perëndimin.

Rreziqet kryesore: Lufta tregtare dhe pasiguria

Parashikimi përballet me rreziqe të konsiderueshme në kahun negativ, të cilat burojnë nga pasiguria mes konsumatorëve dhe bizneseve, e ushqyer nga politikat tregtare të paparashikueshme të Trump dhe mundësia e përshkallëzimit të konfliktit me Kinën.

“Po përjetojmë një luftë tregtare në shkallë të plotë mes SHBA-së dhe Kinës, e cila do të ketë ndikim negativ në të gjithë ekonominë globale. Luhatshmëria e lartë në tregjet financiare mund të përshkallëzohet në një krizë financiare, e cila më pas mund të përhapet në ekonominë reale”, paralajmëron Grieveson.

“Për më tepër, ende nuk është e mundur të parashikohet realisht se si kjo pasiguri e përgjithshme do të ndikojë në konsum apo investime, edhe pse rajoni ka treguar vazhdimisht qëndrueshmëri ndaj goditjeve të jashtme”.

Politika e SHBA-së ndaj Ukrainës krijon një tjetër burim pasigurie, me pasoja të mundshme ekonomike në rast të dështimit të përpjekjeve për paqe. “Aktualisht, nuk duket se Trump do të mund të bindë presidentin rus Putin për t’i dhënë fund luftës së agresionit kundër Ukrainës. Nëse Trump më pas tërhiqet i zhgënjyer dhe e lë Ukrainën në mëshirë të fatit, kjo mund të tronditë sërish ekonominë e Europës Qendrore dhe Lindore”, paralajmëron Grieveson./Monitor

The post Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% në 2025 appeared first on Albeu.com.

Instituti i Vjenës rishikon me rritje PBB-në e Shqipërisë, vala e tjetër e pandemisë nuk krijon recesion
Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përmirësoi pritshmëritë për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit dhe në dy vitet në vijim.

Në projeksionet e reja për 23 vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Jug-Lindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria instituti rishikoi me rritje projeksionet për ekonominë e 20 vendeve.

Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 5 për qind më 2021 nga 4.5 për qind që ishin parashikimet e prillit 2021.

“Fushata e vaksinimit masiv e filluar në mars ka pasur efektin e dëshiruar dhe numri i rasteve COVID-19 ka rënë dukshëm. Megjithatë, ekzistojnë rreziqe negative nga variante të reja të virusit dhe nga fluksi i turistëve. Partia Socialiste doli fituese nga zgjedhjet e Prillit 2021 dhe do të qeverisë vendin për një mandat të tretë. Kjo nënkupton një stabilitet të caktuar dhe vazhdimin e disa projekteve të infrastrukturës që do të tërheqin investime. Kështu, ne kemi përmirësuar parashikimin tonë të rritjes për 2021 nga 4.5% në 5%, dhe për dy vitet e ardhshme në mbi 4%” argumentohet në deklaratën zyrtare të Institutit të Vjenës për Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare.

Më tej ata analizuan ecurinë e ekonomisë shqiptare në tremujorin e parë të vitit 2021. Rritja u përshpejtua në 5.5% në tremujorin e parë e 2021. Eksportet e mallrave pësuan rritje me 35% në katër muajt e parë të 2021, ndërsa eksportet e shërbimeve shënuan rritje kryesisht prej turizmit, i cili këtë vit do të mbështetet tek vizitorët nga vendet fqinje.

Një valë e re e COVID-19 dhe shtrëngimi i parakohshëm fiskal janë rreziqet kryesore për rimëkëmbjen.

Në parashikimin e ri të verës, Instituti pret që 23 ekonomitë e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) të rriten me 4.2% në 2021, një rishikim në rritje prej 0.4% krahasuar me parashikimin e Prillit.

Pavarësisht nga gjendja dëshpëruese shëndetësore Rajoni i Europës Juglindore e mbylli vitin 2020 shumë më mirë sesa pritshmëritë e fillimit të pandemisë në pranverën e vitit të shkuar.

Rritja në CESEE do të drejtohet kryesisht nga konsumi privat. Konsumi do të nxitet nga kursimet e akumuluara nga viti 2020 dhe huadhënia bankare. Investimet e biznesit do të kontribuojnë gjithashtu, me kompanitë që nisin projekte të reja dhe ata që i kishin pezulluar më 2020.

Punësimi pritet të rritet në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa papunësia do të ulet, por faktor vendimtar pritet të jetë mbështetja fiskale e siguruar nga qeveritë .

Inflacioni do të jetë më i lartë se sa pritej më parë, i nxitur kryesisht nga rritja globale e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Inflacioni mesatar në CESEE në maj ishte 4.5%, niveli më i lartë 2015. Por inflacioni i lartë do të detyrojë bankat qendrore të rrisin normat e tyre të interesit në 2021.

Rreziku kryesor për rimëkëmbjen ekonomike në CESEE është një valë e re e COVID-19. Imuniteti i tufës nuk do të arrihet në shumicën e vendeve të CESEE, pasi vaksinimi nuk po e përmbush këtë mision. Sidoqoftë, një valë e re nuk ka gjasa të sjellë të njëjtin dëm ekonomik si valët e mëparshme. Ekonomitë në të gjithë rajonin kanë mësuar të përballen me pandeminë. Kështu, një valë e re COVID-19 do të çojë vetëm në një ngadalësim të rritjes, sesa në një recesion, analizoi institutit i Vjenës për Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare. /Monitor

The post Instituti i Vjenës rishikon me rritje PBB-në e Shqipërisë, vala e tjetër e pandemisë nuk krijon recesion appeared first on Albeu.com.