Instituti i shëndetësisë publike - maqedoni Archives - Albeu.com

Konfirmohet në Maqedoninë e Veriut rasti i parë me virusin Zika, infektimi ndodhi gjatë pushimeve në Maldive
Rasti i parë i infektimit me virusin Zika në Maqedoninë e Veriut është evidentuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për një shtetas të vendit, i cili është infektuar pas pickimit nga mushkonja gjatë qëndrimit të tij në Maldive.

ISHP njofton se pacienti ka qenë në Maldive në periudhën nga 20 deri më 28 maj, kohë gjatë së cilës ai ka deklaruar se është pickuar nga mushkonja. Pas kthimit në vend, ai është paraqitur menjëherë për ekzaminim në Klinikën për Sëmundje Infektive.

Rezultati pozitiv për virusin Zika është konfirmuar më 17 qershor nga Departamenti i Virologjisë në kuadër të ISHP-së. Pas këtij konfirmimi, epidemiologët kanë vendosur kontakt me pacientin dhe kanë ndërmarrë masat e domosdoshme parandaluese.

Në vijim janë kryer anketat epidemiologjike, është bërë raportimi zyrtar i rastit, është realizuar dezinfektimi i hapësirës përreth vendbanimit të pacientit, si edhe janë dhënë këshilla për parandalimin e transmetimit seksual të virusit.

Instituti i Shëndetit Publik u bën apel qytetarëve që të kërkojnë pa vonesë ndihmë mjekësore pas pickimit nga mushkonjat, nëse shfaqin simptoma si ethe, dhimbje koke, skuqje të lëkurës apo çrregullime neurologjike, sidomos kur së fundmi kanë udhëtuar në vende tropikale ose subtropikale.

The post Konfirmohet në Maqedoninë e Veriut rasti i parë me virusin Zika, infektimi ndodhi gjatë pushimeve në Maldive appeared first on Albeu.com.