institucionet Archives - Albeu.com

Sali Berisha: Institucionet po djegin dokumentet, gjurmët do gjenden dhe në Hënë, Veliaj qëndrim banditesk ndaj Olsi Dados
Ish-kryeministri njëkohësisht dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar autoritetet për përpjekje të fshehjes së provave, teksa tregoi me video sot disa dokumente që po largoheshin nga Bashkia e Tiranës.

Sipas Berishës, kjo është vetëm maja e ajsbergut, dhe tha se situatë të ngjashme ka edhe në Ministrinë e Brendshme e të Jashtme, ku ai thotë se ka ndodhur një përpjekje për të fshirë gjurmët e krimit.

Berisha ka akuzuar Erion Veliajn për intimidim të prokurorit të dosjes, Olsi Dado, ku ka kërkuar që ky qëndrim të denoncohet si një “akt banditesk”.

Ai ka paralajmëruar se do të shqyrtohet mundësia që të shtohet edhe akuza për “mashtrim publik” në këtë dosje.

Sali Berisha: Sot pamë disa dokumente që po largoheshin nga Bashkia Tiranë. Ajo që pamë sot është maja e ajsbergut. Ajo ka ndodhur tek Ministria e Lubi Ballukut, te Ministria e Brendshme, e Jashtme. Një përpjekje e ethshme për t’u fshehur, me grisje dhe djegie dokumentesh. Gjurmët e krimit do gjenden dhe në Hënë. Jam këtu për të dënuar Griseldën bis të Lali Vjedhësit. Veliaj ka intimiduar prokurorin e dosjes. Veliaj mbajti qëndrim banditesk ndaj prokurorit Olsi Dado.

Veliaj do denoncohet për mashtrim publik. Do shikohet mundësia që kësaj dosje t’i shtohet edhe ajo e Griseldës. Nesër nis përpunimi i akt akuzës ndaj Veliajt.

The post Sali Berisha: Institucionet po djegin dokumentet, gjurmët do gjenden dhe në Hënë, Veliaj qëndrim banditesk ndaj Olsi Dados appeared first on Albeu.com.

Nga “Micro Credit” te “Final”/ Si institucionet e mikrokredisë mashtruan qytetarët dhe u shitën banesat
Ata nuk e dinin se në çfarë peripecish po fusnin veten, edhe pse kredia që po firmosnin në një bankë të nivelit të dytë ishte një shumë gati e papërfillshme, thjesht për nevoja të tyre të konsumit të momentit.

Megjithatë, M.L dhe A. L, dy bashkëshortë me të ardhura modeste, nuk kishin nga ta dinin se ajo kredi e vogël prej 50 mijë lekë të reja, një ditë do tu kthehej në një barrë të shumëfishtë, vetëm për shkak të një neglizhence.

Ata mendonin se e kishin shlyer në vitin 2006, por një ditë, shumë vite më pas, përmbaruesit u sollën në derën e tyre për të mbledhur detyrimet në emër të një kompanie kredimbledhëse të këqija.

Kjo kompani kishte blerë borxhin e bashkëshortëve nga banka e nivelit të dytë. Ky ishte vetëm fillimi i kalvarit të gjatë të mundimeve me të cilat çifti i bashkëshortëve u përballën.

Pas mbledhjes së borxhit, kompania ‘Micro Credit Albania’ nuk u qëndroi vetëm te kjo veprimtari, por i shtoi edhe një kamatë çiftit të bashkëshortëve, e cila e rëndoi shlyerjen e kredisë.

Vlera e kredisë u rrit nga 50 mijë lekë të reja në 212 mijë lekë të reja. Jo vetëm kaq, por gjithashtu bllokoi të gjitha llogaritë e tyre deri në arritjen e një marrëveshjeje midis tyre dhe kompanisë që mbledh kreditë e këqija. Kjo marrëveshje ishte rrënuese për buxhetin e bashkëshortëve.

Vjoldi Danaj, Ekspert i Politikave Ekonomike: Në ndryshim nga Europa, ku kanë një kuadër ligjor shumë të specifikuar, në Shqipëri ky kuadër ligjor nuk ekziston dhe iu lejon hapësira deri diku abuzive këtyre institucioneve.

Në Europë përpara se të kalojë quhet cedimi i kreditit, pra shitja e kreditit tek një nga këto institucione të cilat janë të autorizuara të çertifikuara dhe të regjistruara në regjistër të posaçëm. Dhe në momentin që kalohet te cedimi i kreditit, kredidhënësi fillestar komunikon me debitorin që detyrimi i tij do i kalojë një shoqërie tjetër.

Rasti i mësipërm nuk ishte i veçuar për dy bashkëshortët që u përfshinë në këtë skemë. Ata u detyruan të luanin jo vetëm me kredinë e vjetër, por edhe të morën një kredi tjetër që duhet të paguhej me këste, për të shlyer borxhin e rritur, i cili ishte katërfish më i lartë se ai i filluar.

Kjo ndodhi përmes një marrëveshjeje që futi në kurth edhe shumë kreditorë të tjerë të ngjashëm. Shpejt, përmes kësaj skeme, ata u përballën me bllokimin e llogarive deri te sekuestrimi i pronave të patundshme. Kjo ndodhi për shuma që, në fakt, ishin më të vogla dhe gati modeste në krahasim me pasuritë e patundshme që po u bllokoheshin.

Vjoldi Danaj, Ekspert i Politikave Ekonomike: Zakonisht shitblerja e borxhit ndodh duke pasur një përqindje, skonto ose zbritje. Pra nëse kemi shoqërinë ‘X’ që ka për të marrë kreditë nga një debitor i cili mund të jetë 10 lekë, ia shet këtë detyrim këtyre institucioneve duke bërë një zbritje që nga 10 lekë ajo mund ta shesi 8 lekë dhe 2 lekë i ka fitim institucioni që blen borxhin. Në këtë rast institucioni që blen borxhin hyn në diskutime me debitorin dhe arrin të marrë të paktën 90 % të vlerës ose 9 lekë në këtë rast. Pra nuk merr dot 100 %, por merr deri në vlerën 90 %.

Megjithëse rasti i dy bashkëshortëve që ishin marrë peng nga kompania ‘Micro Credit Albania’ nuk ishte i vetmi, ai tregonte vetëm një pjesë të historisë më të gjerë. Kompani të ngjashme ishin shpërndarë tashmë në treg dhe vepronin me të njëjtën metodologji. Pas blerjes së kredive të këqija nga bankat e nivelit të dytë, ato hidheshin në sulm duke robëruar klientët përmes kërcënimit me përmbarim.

Vjoldi Danaj: Këto institucione në mënyrë abuzive i detyrojnë klientët, një pjesë e tyre nuk e dinë se çfarë firmosin, që të firmosin disa letra për të marrë kredi të dytë për të shlyer kredinë e parë.

Po interesat që kanë këto institucione janë shumë herë më të larta se interesat që ky kredimarrës mund të ketë pasur me një bankë të nivelit të dytë në këtë rast.

Shumë prej atyre quajtur debitorë nuk kuptuan asgjë deri në momentin kur u përballën me bllokimin e llogarive të tyre bankare, ose edhe kur pronat e tyre kalonin nën kontrollin e vendimeve të gjykatave dhe kompanive të dërguara për të mbledhur kreditë e këqija.

Këta debitorë nuk ishin thirrur as për të qenë të pranishëm gjatë seancave gjyqësore, ku pronat ose llogaritë e tyre bankare bllokoheshin.

Vjoldi Danaj: Këta abuzojnë dhe me privatësinë e individit, që do të thotë përtej telefonatave të panumërta me orar pa orar, ditë pushimi ditë feste që nuk njohin, kalojnë pastaj dhe tek komunikimet me familjarët e tyre. Pra këtu është një shkelje e të drejtës së rezervimit të individit.

Sot, e vërteta është se ‘Micro Credit Albania’ nuk është e vetmja kompani që ka blerë kreditë e këqija dhe, përmes kësaj skeme, po grabit kreditorët e pamundur, duke i zhytur ata gjithmonë e më shumë në pamundësi të reja.

Ajo që dikur konsiderohej si e drejtë e bankave të nivelit të dytë për të mbledhur kreditë e këqija, sot duket se është kthyer në një formë moderne skllavërie. Këta kreditorë, në vend që të mbroheshin, janë rënë pre e një tjetër robërie, që duket edhe më e rëndë.

Eduart Gjokutaj, Ekspert i Ekonomisë: Si çdo lloj institucioni i cili duhet të jetë në zbatim të përhershëm, të jetë konsenkuent në ndjekjen e rregullave dhe këtu nuk duhet ta lejojë atë që quhet teprimi , kalimi i kufirit dhe ruajtja e një sensi mase dhe balancash midis institucionit të mikrokredive dhe bankave për të mos kaluar në një mbivlerësim të një dege nga një tjetër.

Sipas ekspertëve, kjo skemë nisi të aplikohet kryesisht pas vitit 2014, periudhë kur ekonomia globale hyri në një stanjacion ekonomik dhe kriza e likujditetit u bë gjithmonë e më pranishme, duke prekur bizneset dhe kreditë individuale.

Kjo krizë u shfrytëzua me sukses edhe në Shqipëri, ku filluan të lindnin dhjetëra kompani. Këto kompani, pasi blinin kreditë e këqija nga bankat e nivelit të dytë, filluan ti mbledhnin ato duke shkelur rëndë të drejtat e këtyre kreditorëve. Situata arriti deri aty sa atyre u vendosej gjoba, duke shkuar në masën e 30 për qind.

Vjoldi Danaj, Ekspert i Politikave Ekonomike: Shpeshherë këto institucione financiare dërgojnë komunikime në adresa fallco ose në adresa që nuk janë të kredimarrësit. Kjo bëhet me tendencën që të zgjatet sa më shumë koha e detyrimit dhe të paguajë komisione. Dhe shkon vlera e komisionit më e lartë se principali.

Kur kjo nuk mund të ndodhë sepse nëse merret 50 000 lekë kredi ose borxh, principali mund të shkojë deri në 200, 300 apo 400 000 lekë në total, dhe kjo nuk ka sens dhe logjikë. Dhe kjo është tendencioze nga këto lloj institucionesh.

Ky operacion duhej të kishte mblidhur kreditë e këqija nga kreditorë të mëdhenj, por në fakt përfundoi si një aksion për të grabitur të pamundurit, sidomos kreditorët e vegjël. Nismëtari i këtij operacioni ishte ish-zv.

kryeministri i kohës, Arben Ahmetaj. Ai e pa si zgjidhje për problemet e borxhit që kreditorët kishin ndaj bankave, shitjen e këtyre kredive të cilat u konsideruan të këqija te institucione të licensuara për të mbledhur këto borxhe.

Pas aprovimit të këtij megaoperacioni për pastrimin e kredive të këqija, në Shqipëri, brenda një periudhe të shkurtër, u shfaqën dhjetra institucione tagrambledhëse.

Selami Xhepa, Ekonomist: Normalisht Banka e Shqipërisë është autoriteti mbikqyrës si për bankat ashtu dhe për institucionet financiare jo banka ku përfshihen institucionet e mikrokredisë, njëkohësisht edhe shoqatat e kursim kreditit.

Në Shqipëri dihet që operojnë gati 40 të tilla deri tani dhe që kanë në përgjithësi një volum aktiviteti që mund të shkojë deri në 1 miliardë Euro. Çka do të thotë që nga një vit në tjetrin pesha e tyre ka ardhur në rritje.

Kjo skemë u zbulua edhe nga Ministria e Drejtësisë, pasi u konfrontua me ankesa të shumta nga kreditorët. Ata jo vetëm u përballën me këtë fakt, por edhe këto institucione bankare, në bashkërendim me disa shoqëri përmbaruese, vendosën një penalitet prej 30 përqindësh mbi vlerën e detyrimit, duke e bashkuar edhe interesin.

Ky veprim nuk përputhej me principet sanksionuese të rregullorjes së Bankës së Shqipërisë për këtë lloj rasti. Në një situatë dëshpëruese, ku pronat apo llogaritë e tyre ishin të bllokuara, debitorët ishin të detyruar të paraqiteshin pranë shoqërive përmbaruese, të cilat ishin lidhur ose krijuar nga këto institucione bankare.

Kjo ishte e vërtetë edhe për ‘Micro Credit Albania’, e cila kishte kontraktuar zyra përmbarimi, por në fakt ishin vetë kjo kompani. Këta debitorë këshilloheshin nga përmbaruesit të lidhur me këtë kompani që, me qëllim të shlyerjes së borxhit, të lidhnin një aktmarrëveshje me ‘Micro Credit Albania’, duke përfshirë edhe penalitetet e vendosura.

Vjoldi Danaj, Ekspert i Politikave Ekonomike: Përmbaruesit sot kanë dalë nga shinat, nëse mund ta themi në gjuhën popullore, dhe tashmë po i tejkalojnë të gjitha kompetencat e tyre duke shkatërruar bizneset por qoftë dhe në mënyrën e tyre individët.

Kështu që të tre institucionet që thashë pak më lart duhet të jenë ato që duhet t’i monitorojnë të dy këto institucione të tjera. Kjo skemë e cila u zbulua edhe falë një hetimi të nisur, tregoi se zyrat e përmbarimit ‘Shërbimi Përmbarimor Zig’, ‘Star’ dhe ‘Flash’, nuk ishin askush tjetër përveçse ‘Micro Credit Albania’.

Ndërsa borxhlinjtë merreshin për dore nga zyra e përmbarimit dhe çoheshin pikërisht te ‘Micro Credit Albania’, aty ku do të duhet të firmosnin marrëveshjen e vendosur në tavolinë pavarësisht se sa rënduese ishte ajo për ata.

Vjoldi Danaj, Ekspert i Politikave Ekonomike: Ka raste që unë kam dëgjuar që për një vlerë 100 000 lekë i është sekuestruar shtëpia, makina. Kjo është totalisht në shkelje. Vlera duhet të jetë në proporcion me vlerën e kredimarrësit. Në momentin që tejkalohet kjo vlerë atëherë do të thotë që dhe përmbaruesi është në abuzim.

Pra kemi dy abuzues në këtë rast. Kemi institucionin financiar dhe përmbaruesin. Vetë përmbaruesët bashkë me institucionet financiare janë bërë problem shumë i madh për shoqërinë, jo vetëm për sipërmarrjet por po dëmtojnë dhe vetë pjesën e privatit.

Sipas hetimeve, debitorët nuk shihnin paratë me sy, pasi ato transferoheshin menjëherë duke thyer një çek në llogarinë e ‘Micro Credit Albania’. Ministria e Drejtësisë, duke hulumtuar pas ankesave të shumta nga debitorët tashmë të skllavëruar, zbuloi se ata ishin detyruar të lidhnin deri në 3 herë kontrata të reja kredie, të cilat kishin vlerë deri në 2, 3 apo 4 herë më të lartë se detyrimi fillestar.

Kështu, ata u kthyen në viktima, pa e ditur se ishin pre e kësaj skeme mashtrimi, ndërsa Ministria e Drejtësisë identifikoi raste të shumta të kësaj natyre gjatë hetimit.

Edhe pse Ministria e Drejtësisë hoqi licencën e 7 përmbaruesve privatë të lidhur me ‘Micro Credit Albania’, kjo nuk arriti të frenonte skemën, por përkundrazi, ajo përshkallëzohet edhe më shumë. Pavarësisht kësaj hapi, fenomeni shqetësues i rritjes në masë të kreditorëve që po skllavëroheshin nuk u ndal.

Ministria e Drejtësisë kishte kallëzuar 7 përmbaruesit në Prokurori, megjithatë organi i akuzës kishte dyshime të veta se ishin dhjetëra familje që ishin rënë pre e skemës së grabitjes së ngritur nga ‘Micro Credit Albania’. Këto familje, për të shlyer borxhet e vjetra, u detyruan të nënshkruan kontrata për kredi të reja.

Selami Xhepa, Ekonomist: Në raportet periodike të Bankës së Shqipërisë janë të pozuara herë pas here problematika që manifestohen në këtë sektor që kanë të bëjnë kryesisht me transparencën, me mënyrën e funksionimit të tyre të brenshme, kanë të bëjnë me asimetrinë ose si të themi me një lloj politike jo shumë të hapur ndaj kredimarrësve.

Fjala vjen mënyra e ndryshimit të termave të kredisë që mund të bëhet në mënyrë të njëanshme, kushtet e transparencës në mënyrën se si llogaritet interesi etj etj.

Kompania ‘Micro Credit Albania’ nuk ishte e vetmja që u përfshi në një hetim të gjerë nga Ministria e Drejtësisë dhe më pas nga organi i akuzës. Lulëzimi i tyre fillon në vitin 2016, periudhë kur Banka e Shqipërisë nisi licencimin e tyre dhe lindjen e kompanive të tjera të mbledhjes së borxheve, të cilat u emërtuan ‘Tranzit’, ‘Final’, pastaj ‘Kredo Financë’, ‘Lute Credit’, ‘Micro Credit Risk’, dhe të tjera.

Këto kompani, duke parë suksesin e tyre, nuk u mjaftuan vetëm me mbledhjen e kredive të këqija nga bankat e nivelit të dytë, por shtrinë aktivitetin e tyre edhe në fusha të tjera, duke përfshirë kompanitë celulare dhe stoqet e detyrimeve të papaguara.

Shumë qytetarë u përballën me telefonata të shumta nga këto kompani të mbledhjes së borxheve, ku u kërkohej të paguanin detyrimet e prapambetura që kishin ndaj tyre.

Vjoldi Danaj, Ekspert i Politikave Ekonomike: Mjafton të marim normativën europiane dhe ta përdorim këtu. Normativa europiane i ka zgjidhur shumë mirë këto lloj situatash dhe nuk ka lënë hapësira për abuzime siç ndodh fatkeqësisht në Shqipëri.

Megjithatë këto kompani borxhmbledhëse nuk mund të funksionin në mungesë të një kuadri rregullues legjislativ.

Eduart Gjokutaj, Ekspert i Ekonomisë: Natyrshëm ky është një risk i madh për sa kohë ekzistojnë fenomene të tilla që vijnë në mënyrë të përsëritur nga mungesa e kontrollit dhe në një farë mënyre nga këto kushtet e lehtësuara të cilat ulin vigjilencën qoftë të menaxhimit të brendshëm që e menaxhon apo kontrollon sa duhet punën e tij, qoftë dhe Banka e Shqipërisë, e cila në vetvete nuk e ka fokusin kryesor mbikqyrjen e tyre pasi më së shumti ka sistemin bankar.

Për të adresuar këtë situatë, Banka e Shqipërisë ndryshoi rregulloren e licensimit të institucioneve të mikrokredisë. Dy pikat e shtuara ishin ‘blerja e kredisë’ si një nga format e kredidhënies dhe subjekti financiar jo-bankë që mund të blinte ‘kredi me probleme’, duke përfshirë ato që kishin 100 për qind të portofolit të kredisë të tyre të përbërë nga kredi të tilla të blera nga bankat.

Kjo hapësirë e krijuar në legjislacion i mundësoi këtyre kompanive të abuzonin ndjeshëm dhe të intensifikonin sulmet e tyre ndaj individëve apo familjeve, veçanërisht të varfra.

Këto shkelje të rënda u konstatuan gjatë një hetimi të nisur në vitin 2019 nga Ministria e Drejtësisë. Ata dërguan një dosje voluminoze me mijëra faqe në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ekspozoheshin mënyrat se si këto institucione mikrofinanciare e kishin kthyer mbledhjen e këtyre kredive të ashtuquajtura të këqija në një mundësi dhe minierë ari për të grabitur qindra qytetarë. Këto histori njerëzore nuk tregonin asgjë tjetër përveç dëshpërimin dhe varfërinë ku kishin përfshirë ata.

Vjoldi Danaj, Ekspert i Politikave Ekonomike: Këtu janë gjykatat përkatëse që duhet të ndërhyjnë dhe të kërkojnë me forcë modifikimin e ligjit ose pse jo dhe dënimin në mënyrë të drejtpërdrejtë të këtyre institucioneve.

Këto janë institucione që nuk bëjnë gjë tjetër përveç se shkatërrojnë ekonomitë individuale, shkatërron në tërësi dhe ekonominë…Pra ndikojnë në uljen e konsumit në uljen e vetë kredive. Kjo gjë u mendua në fillim që do ndikonte në uljen e kredive të këqija, por kjo vetëm sa ka shtuar kreditë e këqija, sepse merret kredi për të shlyer kredi.

Në këtë skemë grabitqare, tragjikja e vërtetë ka qenë humbja e banesave për shumë kreditorë. Kjo ndodhi si rezultat i mashtrimit financiar që doli jashtë kontrollit ose u lejua të ndodhë me vetëdije nga shteti.

Gjatë vitit 2023, këto institucione, përfshirë ‘Micro Credit Albania’ dhe ‘Final’, përvetësuan jo vetëm shumën e parave nga kreditorët, por finalizuan skemën duke rrëmbyer edhe pronat e tyre.

Këto kompani jo vetëm që morën pronat nga debitorët, por edhe i shitën ato në ankand, duke bashkëpunuar me zyrat e përmbarimit, të cilat organizonin shitjen e pronave të debitorëve.

Vjoldi Danaj, Ekspert i Politikave Ekonomike: Shpeshherë përmbaruesit bien në marrëveshje me individë që janë të interesuar pikërisht për të blerë këto lloj asetesh. Dhe automatikisht pa respektuar shpesh herë dhe procedurat ligjore, e vendos në sekuestro preventive dhe kohën, afatin që lë për shlyerjen e detyrimeve është shumë e shkurtër që dhe në këtë rast nuk respektohen termat ligjorë, arrin që ta nxjerrë në shitje, normalisht çmimi që del në fillim është sa detyrimi fillestar që ka kredimarrësi pastaj arrin që nëse për një farë periudhe ajo nuk shitet, arrin detyrimi, vlera të ulet.

Kjo skemë grabitqare duket se ka funksionuar edhe në rastin e kredive konsumatore të blera nga këto institucione. Në këtë situatë, pasuritë e kreditorëve ishin shumë më të mëdha se shuma e parave që ata kishin marrë fillimisht, dhe ato u nxirreshin në shitje.

Tre ankande organizoheshin nga përmbaruesit, duke ulur ndjeshëm çmimin e pronave. Në rastin kur nuk kishte ofertues, në ankandin e tretë, pronat i propozoheshin vetë kreditorit me çmimin që do të dilte në ankandin e tretë.

Kjo do të thotë se kreditori, i cili kishte humbur pronën për shkak të kredisë së keqe që kishte akumuluar, futej në ankand për të blerë pronën e tij me çmimin që i vendoste në këtë rast përmbaruesi, pronës së tij.

Vjoldi Danaj, Ekspert i Politikave Ekonomike: Gjykatat pikërisht duhet të ndezin alarmin, në momentin që një pronë ose një pasuri e paluajtshme apo e luajtshme shitet nën vlerën reale të tregut atëherë duhet të bëhen pikërisht hetime, por hetimet duhet të jenë 360 gradë, jo vetëm në këtë rast por dhe në momentin që fillojnë hyjnë në mes për blerjen e borxhit të keq institucionet financiare ose dhe vetë përmbaruesit. Këtu skema është shumë e ndërlikuar është shumë e koklavitur dhe është shumë deri diku e korruptuar mendoj unë.

Zbulimet e Ministrisë së Drejtësisë evidentuan se mijëra prona ishin shitur në ankand, ku një përmbarues, i njohur si Rigels Bejko dhe i lidhur me ‘Micro Credit Albania’, kishte organizuar disa muaj brenda vitit 2023 rreth 1300 ankande për këto prona.

Megjithatë, u zbulua se këto ankande ishin thjesht fiktive, dhe Dhoma e Përmbarimit i cilësoi ato si mashtrim. Përfituesi kryesor i kësaj skeme ishte ‘Micro Credit Albania’. Edhe pse pronat, si apartamentet në Tiranë dhe Durrës, dilnin në ankand me shuma të vogla, si 2 apo 3 milionë lekë të vjetër për apartament, ose 200 apo 300 mijë lekë të vjetër për ullishte, të gjitha ankandet përfundonin pa ofertues. Kjo do të thotë se ankandet ishin organizuar thjesht për formalitet, ndërsa pronat regjistroheshin në emër të ‘Micro Credit Albania’ në Kadastër.

Vjoldi Danaj, Ekspert i Politikave Ekonomike: Ministria e Financave duhet të vendosë dispozita ligjore specifike për të kontrolluar këtë lloj aktiviteti. Dhe pastaj Ministria e Drejtësisë nëpërmjet legjislacionit.

\Pra duhet të tre këto institucione të jenë në koordinim me njëra tjetrën që të rregullojnë jo vetëm institucionet financiare por që të rishikohet dhe figura e përmbaruesit.

Dhoma e Përmbaruesve ka kallëzuar këtë grup të strukturuar kriminal, i cili zhvillonte ankande dhe përmbarim fiktiv, në SPAK në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar. Megjithatë, çështjet kanë mbetur në vendnumëro dhe përgjegjësia ligjore për këto institucione grabitëse ende nuk është dëshmuar.

Edhe pse Ministria e Drejtësisë kishte dorëzuar një dosje në Prokurorinë e Përgjithshme në vitin 2020, duke përfshirë akuza për mashtrim me pasoja të rënda për qytetarët.

Kjo listë e pritjes përfshin përmbarues dhe drejtues të institucioneve financiare të mikrokredive, të cilët vazhdojnë aktivitetin e tyre pa u ndalur, duke drejtuar nga jashtë vendit ku ndodhen.

Selami Xhepa: Kreditë me shuma të vogla kanë një kosto administrative shumë më të lartë sesa kreditë që janë me volume të mëdha dhe është një ligjësi e natyrës së sistemit që karakterizohet nga norma të larta.

Por kur këto shndërrohen në abuzuese sepse normat duhet të kenë dhe një logjikë nga e cila ato ndërtohen që nënkupton jë llogaritje të saktë të kostove administrimit të kredisë. Kështu që duhet të ketë një logjikë që ta mbështesë dhe ta sigurojë normën e interesit që aplikohet.

Por a mund të zhvillohet ky aktivitet mashtrues pa ndihmën e Bankës së Shqipërisë? Dhe pse kjo Bankë jo vetëm nuk vepron, po mban një qëndrim mospërfillës, kur në mes është qytetari?

Selami Xhepa, Ekonomist: Në këtë rast klienti nuk mund t’i drejtohet sistemit të drejtësisë sepse thjesht dërgimi i çështjes në sistemin e drejtësisë e bën problemin të pazgjidhësm dhe për pasojë klientët ngelen pa një dritare ku të kenë mundësinë që të ankohen dhe të marrin një të drejtë, pra një mbrojtje më e mire. E drejta e qytetarëve në mendimin tim duhet të realizohet nga Banka Qendrore dhe legjislacioni për këtë duhet të ndryshojë.

Pavarësisht se në vitin 2022, kompanisë ‘Micro Credit Albania’ iu pezullua licensa për një vit, për të mos blerë kredi nga bankat e nivelit të dytë, ajo vazhdoi aktivitetin e saj duke mbledhur dhe shitur borxhe.

Gjatë vitit 2023, megjithëse institucioni rregullator, Banka e Shqipërisë, nuk vendosi asnjë pezullim, ‘Micro Credit Albania’ vazhdoi praktikat e tilla, duke shesur nëpërmjet ankandeve fiktive prona me vlera të ulëta.

Në shtator 2022, Departamenti i Mbikëqyrjes kryeu një ekzaminim të pjesshëm pranë ‘Micro Credit Albania’, duke vënë në dukje se rekomandimet e lëna nga ekzaminimi i mëparshëm në korrik 2020 ishin realizuar vetëm pjesërisht.

Inspektimi tregoi shkelje serioze, duke përfshirë mosklasifikimin e kredive në përputhje me rregulloren dhe mosreflektimin e kufizimeve të penaliteteve në kontratat e kredive. Megjithatë, edhe pas penalizimit dhe heqjes së licensës nga Banka e Shqipërisë, ‘Micro Credit Albania’ vazhdoi veprimtarinë e saj dhe vazhdoi të mbledhë dhe të japë borxhe.

Bilanci vjetor për vitin 2022 tregoi një fitim neto prej 1.5 milionë euro dhe të ardhura të tjera nga penalitetet dhe interesat në vlerën e 3 milion eurove, pa llogaritur vlerën e pronave të fituara nëpërmjet ankandeve fiktive.

The post Nga “Micro Credit” te “Final”/ Si institucionet e mikrokredisë mashtruan qytetarët dhe u shitën banesat appeared first on Albeu.com.

Borrell: Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u kërkon institucioneve shqiptare të përshpejtojnë reformat.

Një ditë para vizitës së tij në Tiranë, zyrtari i lartë, në një intervistë për gazetën “Panorama”, e cilëson Shqipërinë një partner të fortë dhe të besueshëm në qëndrimet e saj të unifikuara sa i takon politikës së jashtme të Bashkimit Europian. Në lidhje me dialogun Kosovë Serbi, zoti Borrel shprehet se vendet e BE-së kanë pritshmëri të larta nga ky dialog dhe në arritjen e një marrëveshjeje, e cila do të jetë e zbatueshme.

U bë më shumë se një vit nga lufta e agresionit të Rusisë në Ukrainë. Ukrainasit po rezistojnë heroikisht, bota demokratike perëndimore po e mbështet rezistencën e tyre. Së fundmi keni thënë se kjo luftë është një sfidë për sigurinë tonë dhe një sfidë ekzistenciale për Evropën. Si e shihni vitin e ardhshëm, ndërkohë që brutaliteti i luftës është rikthyer në truallin evropian?

Putini ka rikthyer luftën në Evropë dhe ka përkeqësuar paqëndrueshmërinë dhe krizat në mbarë botën. Agresioni i vazhdueshëm i paligjshëm rus kundër Ukrainës është kërcënimi më i madh për sigurinë dhe stabilitetin, jo vetëm në Evropë, por globalisht. Pasiguria ushqimore dhe energjetike, si dhe inflacioni në rritje janë pasoja të drejtpërdrejta të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kam frikë se do të na duhet të përballemi me këtë edhe këtë vit. Fatkeqësisht, kjo nuk është sfida e vetme. Në Lindjen e Mesme, dhuna po shtohet në Territorin e Pushtuar Palestinez dhe në Izrael. Nuk i duket fundi në horizont një prej krizave më pak të raportuara – konflikti në Jemen. Shohim sfida të rendit demokratik në disa vende të Amerikës Latine, pushtime ushtarake në disa vende në Afrikë. Shtojini kësaj ndryshimin klimatik dhe problemet që lidhen me të, si thatësirat apo përmbytjet e mëdha. Kjo është arsyeja pse duhet të investojmë për zgjidhje shumëpalëshe për një botë që është plot kriza dhe sfida. Kjo mund të bëhet vetëm duke bashkuar forcat, me përpjekje të përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është edhe filozofia që drejton marrëdhëniet tona me Shqipërinë, e cila përtej të qenit një shtet i ardhshëm anëtar i BE-së është gjithashtu një lojtare e rëndësishme në arenën ndërkombëtare përmes vendit së vet aktualisht në Këshillin e Sigurimit të OKBsë. Së bashku jemi më të fortë dhe mund të përballemi më mirë me botën e paqëndrueshme dhe sfiduese që na rrethon.

BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, një objektiv i përbashkët strategjik që bashkon rajonin dhe BE-në. Bisedimet e anëtarësimit vazhdojnë me Malin e Zi dhe Serbinë; negociatat e anëtarësimit, konkretisht i ashtuquajturi procesi i shqyrtimit analitik, tani është duke u zhvilluar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; Bosnjë dhe Hercegovinës i është dhënë statusi i vendit kandidatit për në BE me kusht që të zbatojë disa hapa reformash në sektorë kyç; dhe Kosova është një kandidat potencial për anëtarësim në BE. Si do ta vlerësonit anëtarësimin në BE si një nxitje, si një mjet për të çuar përpara reformat e nevojshme në Ballkanin Perëndimor, një rajon që gjeopolitikisht ka një rëndësi të veçantë për BE-në?

Politika e zgjerimit të BEsë është më shumë se kurrë një investim gjeostrategjik për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë të kontinentit tonë. Pushtimi brutal i Ukrainës nga Rusia ka ndryshuar rrënjësisht peizazhin gjeopolitik dhe po vë në provë rendin e bazuar te rregullat. Është në interesin tonë të përbashkët – si në interesin strategjik të rajonit ashtu dhe të BE-së – pasi është thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit tonë si i tërë që të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë të përparojnë drejt anëtarësimit në BE duke përqafuar dhe mbrojtur plotësisht demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, të cilat janë në qendër të vlerave të BE-së. Në fillim të integrimit evropian, BE-ja numëronte 6 shtete anëtare. Sot jemi 27 dhe 10 vende të tjera janë të interesuara për t’u bashkuar. Është e vështirë të mendosh për ndonjë politikë tjetër të BEsë që të ketë qenë më transformuese për kontinentin evropian sesa zgjerimi. Ai transformon vërtet, duke sjellë më shumë stabilitet dhe prosperitet për të gjithë ata që janë brenda tij.

BE-ja u ofron partnerëve të Ballkanit Perëndimor mbështetje politike, financiare dhe teknike, për t’i ndihmuar të zbatojnë reformat e nevojshme dhe për t’u përafruar me rregullat dhe rregulloret e BE-së. Qytetarët dhe kompanitë nga rajoni tashmë po marrin pjesë në programet e BE-së që operojnë në vetë Bashkimin Evropian, si Erasmus+ që mbështet shkëmbimet studentore dhe Creative Europe, duke mbështetur projekte bashkëpunimi në fushën e kulturës.

BE-ja do të vazhdojë t’i mbështesë partnerët e vet të Ballkanit Perëndimor për të ndërmarrë reformat e nevojshme në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Të mos harrojmë se me mbi 29.5 miliardë Euro të angazhuara që nga viti 2007 në rajon, BE-ja është deri tani investitori më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Dhe përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve, BE-ja po mobilizon afërsisht 30 miliardë euro për të mbështetur rimëkëmbjen afatgjatë të rajonit, për të nxitur integrimin e tij ekonomik dhe konvergjencën me BE-në.

Si i vlerësoni marrëdhëniet BE-Shqipëri? Shqipëria shpesh merr lëvdata për linjëzimin e saj të plotë me politikën e jashtme të BE-së. Çfarë do të thotë kjo për BE-në? Dhe çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kjo do të thotë se Shqipëria tashmë po sillet si një anëtare e plotë e BE-së kur bëhet fjalë për vendimet e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes. Kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme për BE në – linjëzimi i Shqipërisë i bën vendimet tona më të forta dhe më me ndikim. Për Shqipërinë kjo do të thotë se është pjesë e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Gjithashtu, tregon në praktikë, se deklaratat e shqiptarëve, në fakt, pasohen me veprime. Kjo rrit besueshmërinë dhe sigurinë e vendit në sytë e partnerëve.

Kjo ka një rëndësi të shtuar në kontekstin e realitetit të ri gjeopolitik të krijuar nga agresioni rus kundër Ukrainës. Shqipëria ka mbajtur një qëndrim shumë të qartë për orientimin e vet strategjik, duke ruajtur rekordin e saj të linjëzimit 100% me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BEsë, përfshi edhe sa u përket sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Shqipëria ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në vitin 2022 për mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar te rregullat. Për BE-në kjo do të thotë se Shqipëria është një partner i fortë dhe i besueshëm. Ky është një tipar thelbësor për një vend që ndan kufijtë me BE-në dhe që synon të hyjë në BE.

Në fusha të tjera, kemi bërë një hap gjigant përpara vitin e kaluar me fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE, gjë që në vetvete nuk do të kishte qenë e mundur pa përpjekjet për reforma të Shqipërisë, veçanërisht reformën në drejtësi. Procesi i shqyrtimit analitik tani po zhvillohet me ritme të larta, me përfshirjen aktive të institucioneve shqiptare. Për Shqipërinë kjo do të thotë se ka një mundësi të qartë për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE duke e sjellë Shqipërinë në standardet e BEsë në të gjitha fushat. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat, nisur nga mbështetja masive të popullit shqiptar për integrimin e vendit të tyre në BE. Në fund të fundit, të gjitha këto reforma të lidhura me BE-në kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së njerëzve në Shqipëri, sepse ndryshimi duhet të ndodhë në Shqipëri, për shqiptarët.

Dialogu Beograd-Prishtinë i ndërmjetësuar nga BEja synon të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, ligjërisht të detyrueshme, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke trajtuar çështjet e pazgjidhura, në mënyrë që të dyja vendet të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane, të krijojnë mundësi të reja dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve të tyre. Së fundmi, ato ranë dakord të mbështesin planin tuaj të propozuar për normalizim, duke nxitur komente se më në fund gota është më shumë se gjysmë plot. Ndërsa thatë se puna diplomatike vazhdon, cilat janë pritshmëritë tuaja realiste për raundin e ardhshëm të bisedimeve dhe sa afër jemi me një marrëveshje të nënshkruar nga të dyja palët?

Në fund të muajit të kaluar, Kosova dhe Serbia u angazhuan për Marrëveshjen në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Ky është një hap pozitiv dhe i rëndësishëm përpara, pasi teksti tashmë është mbyllur zyrtarisht.

Në të njëjtën kohë, ka ende punë për të bërë për ta finalizuar Marrëveshjen, duke arritur në një kuptim të qartë se si dhe kur do të zbatohen dispozitat e saj. Një marrëveshje pa zbatim nuk ka vlerë të shtuar. Prandaj, palëve iu është paraqitur një Shtojcë e Zbatimit. Kam thirrur një takim të nivelit të lartë në Ohër me Kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç për ta finalizuar këtë Shtojcë Zbatimi të Marrëveshjes së BE-së në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë ditëve të fundit, Përfaqësuesi im Special, Miroslav Lajèák, udhëtoi në Prishtinë dhe Beograd në emrin tim për të marrë komente nga palët mbi Shtojcën e Zbatimit, para takimit të nivelit të lartë që do të thërras këtë fundjavë.

Pres që të dyja palët të ruajnë një ritëm të mirë që nga takimi i fundit në Bruksel, si dhe të vazhdojnë me qasje konstruktive dhe realiste për t’u siguruar që kjo Marrëveshje të zbatohet. Kjo është ajo që u kërkova të bënin. Por ende pres diskutime të gjata dhe të vështira. Dy ditë pas takimit të Ohrit do të kemi takimin e rregullt mujor të ministrave të jashtëm të BEsë dhe më vonë gjatë javës Këshillin Evropian, ku do të takohen krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së. Ka pritshmëri të qarta nga ana e shteteve anëtare të BE-së për të parë rezultate nga ky dialog dhe angazhim nga të dyja palët. BE-ja po vëzhgon me shumë vëmendje.

Ku e shihni BE-në pas disa vitesh? Ka një skepticizëm në rritje mes shqiptarëve – pavarësisht mbështetjes së madhe për BE-në dhe anëtarësimin e Shqipërisë – se vendi po përparon mjaft ngadalë në rrugën e tij drejt BE-së. Ky progres shumë shpesh duket se ndikohet nga zhvillimet brenda vetë bllokut. Si e shihni BE-në në të ardhmen, për sa i përket kapacitetit të saj për të thithur anëtarë të rinj, fuqisë së saj ekonomike si dhe sigurisë së saj?

Zgjerimi i BE-së ka sjellë historikisht përfitime për popujt e shteteve të reja anëtare dhe BE-në. Por anëtarësimi në BE është një proces i bazuar në merita. Shpejtësia e negociatave të anëtarësimit varet nga shpejtësia e reformave dhe përmbushja e angazhimeve nga vendet kandidate, duke nisur nga fushat themelore si demokracia, shteti i së drejtës dhe respektimi i të drejtave themelore. Kërkesat janë të qarta dhe u takon kandidatëve t’i përmbushin ato.

Ndonëse vonesat dhe padurimi që lidhet me to janë të kuptueshme, viti 2022 ishte një vit shumë pozitiv për Shqipërinë dhe gjithë rajonin. Ai u shënjua nga fillimi zyrtar i negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – Konferencat e para Ndërqeveritare me këto vende janë një përparim i madh me rëndësi kyçe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për gjithë rajonin dhe më gjerë. Më 6 dhjetor, Tirana priti Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku liderët e BE-së riafirmuan mbështetjen e qartë të BE-së për perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE dhe bënë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, bazuar në reforma të besueshme nga partnerët, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz, si dhe parimin e meritave të veta. Dhe sot jam në Tiranë për Këshillin e parë të Stabilizim-Asociimit që po zhvillohet këtu, në Shqipëri. Këto janë shenja konkrete se BE-ja po afrohet.

Natyrisht, për palën e BEsë, kapaciteti për të thithur anëtarë të rinj, duke ruajtur vrullin e integrimit evropian, është gjithashtu një konsideratë e rëndësishme. Përvoja e kaluar tregon se zgjerimi dhe reformat e brendshme janë arritur gjithmonë paralelisht. Dhe sado që ne këmbëngulim për reforma në vendet kandidate, duhet të bëjmë një përpjekje të ngjashme për ta reformuar BE-në dhe vendimmarrjen tonë.

Kjo është një çështje praktike, si të funksionojmë me efikasitet kur jemi 30 apo më shumë, por është edhe një imperativ gjeopolitik. Sepse një BE e zgjeruar duhet të jetë gjithashtu në gjendje të veprojë shpejt dhe në unitet. Kjo nënkupton gjithashtu reduktimin e shtrirjes së rregullit të unanimitetit në politikën e jashtme dhe në fusha të tjera, për të marrë më shumë vendime me shumicë të cilësuar votash. Kjo është një nga reformat, që më duket si më e rëndësishmja për ta përshtatur politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së me sfidat e botës së sotme.

The post Borrell: Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat appeared first on Albeu.com.

Sa shqiptarë duhet të ketë në institucionet maqedonase?
Në bazë të përditësimit të të dhënave të Ministrisë për Shoqëri Informative dhe Administratë, në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik në institucionet e shtetit, shqiptarët duhet të përfaqësohen në administratë me 30 për qind në përputhje me të dhënat e regjistrimit të realizuar në tetor të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës më 30 mars, numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente dhe jorezidente në Maqedoninë e Veriut është 2.097,319, prej tyre 54.21 për qind janë deklaruar maqedonas, 29.52 për qind shqiptarë, 3.98 për qind turq, 2.34 për qind nga komuniteti rom, 1.18 për qind serbë, 0.98 boshnjakë dhe 0.44 vllahë.

Ndërkohë, si popullsi rezidente pa përfshirë këtu qytetarët me shtetësi maqedonase që jetojnë në diasporë, Maqedonia e Veriut ka vetëm 1.836,713 banorë, prej tyre 58.44 për qind maqedonas dhe 24.3 për qind shqiptarë.

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simonovski, tha se tashmë e ka informuar Ministrinë për Shoqëri Informative dhe Administratë, se si kategori relevante për përfaqësimin e bashkësive etnike në institucionet e shtetit mbetet vetëm ajo pjesë e popullsisë që është e regjistruar si rezidente në Maqedoninë e Veriut.

Në Kushtetutë si shqiptarë

Ministri i Shoqërisë Informative, Admirim Aliti, thotë për Radion Evropa e Lirë se Ligji për të punësuarit në sektorin publik ku është e inkorporuar dhe çështja e përfaqësimit të etniteteve të ndryshme në institucionet e shtetit, qartë përcakton se për bazë merret numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar, pa bërë ndarjen mes asaj rezidente dhe jorezidente.

“Ajo që ne e kemi për detyrë, si Ministri, është të respektojmë ligjin. Në ligj theksohet ‘qytetarët’ askund nuk bëhet dallimi rezident ose jorezident. Edhe në data-bazën paraprake në bazë të të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vitin 2002 është përfshirë edhe qytetarët rezident dhe ata jorezident. Të njëjtën gjë e bëmë edhe tani. Por, qarqe të ndryshme maqedonase dëshirojnë të nxjerrin probleme nga kjo. Drejtori i Entit të Statistikave thirret në disa standarde të OKB-së ku i jepet prioritet popullatës rezidente, por nuk thirret në Kushtetutë. E, ne gjithsesi primare kemi respektimin e Kushtetutës së vendit para respektimit të standardeve të organizatave ndërkombëtare”, thotë Aliti.

Çka thotë ligji?

Ligji për të punësuarit në sektorin publik, i cili filloi të zbatohet në vitin 2015, parashikon një mekanizëm për shpërndarjen e punësimeve të reja me përfaqësim adekuat dhe të drejtë të përfaqësuesve të bashkësive të ndryshme etnike që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Me përditësimin e fundit të të dhënave nga dikasteri i Shoqërisë Informative, shpërndarja e punësimeve të reja bëhet në mënyrë elektronike përmes mekanizmit të quajtur ‘balancues’.

Shqiptarët në Maqedoni të Veriut përbëjnë 24.3 për qind të popullsisë

Balancuesi si mekanizëm ka filluar të zbatohet në vitin 2016, metodologji kjo për planifikimin e punësimeve në sektorin publik. Në bazë të kësaj metodologjie, çdo institucion obligohet të hartojë planin vjetor të punësimit dhe të zbatojë procedurat e punësimit në përputhje me planin vjetor duke respektuar përfaqësimin e drejtë e adekuat të të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Versioni i fundit i balancuesit me përditësimin e të dhënave nga regjistrimi i fundit i popullsisë që u realizua në tetor të vitit të kaluar ka filluar të zbatohet nga gushti këtij viti.

Ndërkohë që ekspertët janë të ndarë nëse duhet të jetë përkatësia etnike apo përgatitja e tyre profesionale ajo që hap dyert për punëtorët e rinj të administratës.

Dragan Gocevski, ligjërues i së Drejtës Administrative në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë se përfshirja e shqiptarëve në institucione në përputhje me rezultatet e regjistrimit, u tregua e pasuksesshme, për sa i përket funksionimit të administratës.

Etnia në letërnjoftime nxit ndarje apo avancon pozitën e shqiptarëve?

Gocevski konsideron se nëse duhet respektuar balancuesi, atëherë duhet të merret si bazë vetëm përqindja e popullsisë rezidente.

“Do të duhet të shfrytëzohen të dhënat nga regjistrimi i fundit dhe më e rëndësishmja të merret parasysh qëndrimi organeve përkatëse, në këtë rast Entit Shtetëror të Statistikave, institucion ky i cili ka bërë të ditur se duhet të merren parasysh vetëm të dhënat e popullsisë rezidente”, thotë Gocevski.

Me këtë qëndrim nuk pajtohet Isak Sherifi, profesor në Universitetin e Tetovës, ish i burgosur politik.

“Përderisa diaspora shqiptare është e pranishme në vendlindje përmes remitancave, dhe investimeve, në vendlindje duhet të shërbehet nga një administratë e cila është në përputhje me përqindjen e popullsisë së përgjithshme, përfshirë këtu dhe personat që jetojnë në diasporë” vlerëson Sherifi.

Në anën tjetër, Gocevski shton se balansuesi ka arritur që vetëm pjesërisht të prodhojë efektet e pritura, përkatësisht t’u hapë dyert bashkësive të ndryshme etnike në formë të barbartë në përputhje me të dhënat e regjistrimit të popullsisë.

“Balancuesi si mekanizëm u tregua i pasuksesshëm, pasi efektet e dëshiruara arritën të realizohen pjesërisht. Pse e them këtë? Gjatë punësimit askujt nuk mund t’i tregohet se si ndihet, cilës bashkësi etnike i takon. Përkatësisht, abuzohet me vendet e garantuara për bashkësitë e caktuara etnike, pasi gjithsesi thotë se ndihet se i përket përkatësisë së caktuar etnike në varësi se për kë është i garantuar ai vend pune”, thotë Gocevski.

Një pano për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Por, Sherifi vlerëson se shumë institucione edhe pas dy dekadave nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit e shmangin përfaqësimin e shqiptarëve në përputhje me përbërjen e përgjithshme të popullsisë.

“Pa mekanizmat që prodhoi Marrëveshja e Ohrit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të të gjitha etniteteve në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët në administratën e shtetit do të mbeteshin të përfaqësuar në mënyrë provizore”, thekson Sherifi.

Nga ana tjetër, Neda Malevska nga Qendra për Menaxhim me Ndryshime, thotë për Radion Evropa e Lirë se duhet të hiqet plotësisht mekanizmi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në bazë të përkatësisë etnike në institucionet e shtetit, dhe në vend të kësaj të vendoset matës për efikasitetin e kryerjes së detyrave nga administratorët.

“Vlerësoj se qasja e ministrit Admirim Aliti, i cili në përditësimin e të dhënave ka përfshirë dhe popullsinë jorezidente, është joadekuate sepse ajo përqindje nuk jeton këtu dhe si e tillë nuk duhet të përfshihet si përqindje që duhet të jetë e përfaqësuar në institucione”, thotë Maleska.

Partia maqedonase në opozitë, VMRO DPMNE, vlerëson se duhet të hiqet mekanizmi i balancuesit pasi ka ndikim negativ për sa i përket kualitetit dhe profesionalizmit të punonjësve në administratë.

Sipas të dhënave nga regjistri i të punësuarve në sektorin publik deri në dhjetor të vitit 2021, në gjithsej 1 mijë e 346 institucione të pushtetit qendror dhe atij lokal, ka të punësuar 132 mijë e 88 administratorë. Nga ky numër 82 mijë e 975 janë maqedonas, 22 mijë e 954 shqiptarë, 2 mijë e 203 turq, 1 mijë e 34 romë etj, që në esencë shqiptarët në institucionet e shtetit janë të përfaqësuar me rreth 20 për qind. REL

The post Sa shqiptarë duhet të ketë në institucionet maqedonase? appeared first on Albeu.com.

Takimi me Ballën dhe Alibeajn, Yuri Kim: Partitë të rrisin transparencën
Paraditen e sotme krerët e grupeve parlamentare ditën e sotme, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj kanë zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Mbi këtë takim ka reaguar edhe ambasada amerikane.

Gjatë takimit Kim ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit midis partive, për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë si dhe për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë. Në fokus të diskutimeve ka qenë gjithashtu integrimi në BE dhe zbatimi i reformës në drejtësi.

“Yuri Kim u takua me drejtuesit e Kuvendit Taulant Balla (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD) për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh në axhendën e Parlamentit dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri. Ambasadorja Kim vuri në dukje se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të punojnë së bashku për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e të gjitha institucioneve, të refuzojnë përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, të përmirësojnë rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe ta çojnë Shqipërinë me vendosmëri përpara për të përmbushur kërkesat për anëtarësim të plotë në Bashkimi Europian. Ajo theksoi gjithashtu se tani është koha për të intensifikuar zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Kuvendi e miratoi unanimisht në vitin 2016 dhe që ka filluar të japë rezultate”./albeu.com

The post Takimi me Ballën dhe Alibeajn, Yuri Kim: Partitë të rrisin transparencën appeared first on Albeu.com.

Përfundoi në prokurori, revoltohet Kim Mehmeti: Të pamëshirshëm, Maqedonia kontrollohet nga Serbia
Shkrimtari shqiptar nga Shkupi, Kim Mehmeti, u thirr në prokurori për shkak të një padie nga partia maqedonase “Levica” e cila pretendonte se Mehmeti kishte ofenduar popullin maqedonas.

Pas daljes, Mehmeti u shpreh se në Maqedoninë e Veriut liria e fjalës nuk është e plotë dhe sipas tij kjo ishte arsyeja që ai kishte përfunduar në bankën e të akuzuarit.

Shkrimtari shtoi se institucionet në Maqedoninë e Veriut kontrollohen ende nga Beogradi dhe në qoftë se hyn në interesat e politikës atje, ata sipas tij tregohen të pamëshirshëm.

Komentet Mehmeti i bëri në ABC ku ishte i ftuar dhe nga ku tregoi detaje edhe nga ajo se çfarë kishte ndodhur në Prokurori.

“Ne jetojmë në shtete ku ende lira nuk është e plotë. Institucionet i shërbejnë partisë, Individëve dhe jo qytetarit të thjeshtë. Jetojmë ne shtete ku nuk duhet t’i themi të vërtetat ashtu siç i mendojmë. Por ato që kërkojnë të tjerët nga ne. Institucionet ngaqë janë në shërbim të ndryshme marrin edhe masa për të rritur autocensurën. Nëpërmjet kësaj do ju cojnë një sinjal të rinjve se keni kujdes se po mundëm me këtë, shteti funksionon. Bëra ironi dhe u thash tani dua t’ju kërkoj falje të madhe se gjyqësori nuk funksionon dhe po them se po funksionon dhe sa të rreptë jeni ndaj atyre që brohorasin vdekje e shqiptarëve. Që dërgoni në burg njerëzit që vjedhin, pasi ndaj menje morët këto masa. Kur ju u ndërhyni tek interesat e tyre ata janë të pamëshirshëm. Mendoj se kam ndërhy dhe ata nuk ma falin. E kam thënë dhe do e përsëris, Maqedonia është politikë filiale të Serbisë. Institucionet janë ende në kontroll të Beogradit. E them dhe e përsëris dhe normalisht këtë nuk ta falin. Nuk jam nga ata që i shtoi vetvetes peshën, se nëse Maqedonia është e rrezikuar nga fjala ime, kurrë s’do bëhet ky shtet. Se një shtet që e rrezikon fjala e lirë ai shtet nuk duhet të ekzistojë. Këtë i kam thënë. Sepse nuk dua të vdes e të bëjë vetëvrasje. Se njeriu ditën kur frigohet mendimeve të veta ai është i vdekur dhe jo i gjallë. Ju mund të më vritni nëse doni ju thash. Por të vras veten unë nuk e bëj, se ma ndalon feja ma ndalon edhe vetëdija ime”, tha Mehmeti./albeu.com/

The post Përfundoi në prokurori, revoltohet Kim Mehmeti: Të pamëshirshëm, Maqedonia kontrollohet nga Serbia appeared first on Albeu.com.